-Deputeti i PD: Nuk fituam këto zgjedhje, PD mori kostot, nga hakmarrjet tona të brendshme po fiton LSI
Deputeti demokrat, Gazmend Oketa, që u pa së fundmi në shoqërinë e presidentit Bamir Topi në Durrës, ka thënë në një intervistë për Vizion Plus se askush nuk ia mbyll dot derën presidentit në PD. Oketa tha se sipas statutit Topi është anëtar i Këshillit Kombëtar, por varet më pas çfarë vendimi do marrë Topi dhe a do zbatohet ky nen i statutit.
Oketa tha gjithashtu se nuk do e votojë Nanon për president, por do votojë propozimin që vjen nga e djathta. Deputeti demokrat u shpreh se nuk është e vërtetë që zgjedhjet lokale u fituan nga mazhoranca, pasi u humbën qendrat kryesore në Shqipëri veç Tiranës. Duke parë faktin se LSI ka pasur ngritje dhe PD ulje në zgjedhje, Oketa thotë se PD mori kostot e koalicionit. “Nuk kemi pse e fshehim se edhe në kontaktet me bazën duket se ka diçka që nuk funksionon. Fatkeqësisht ky lloj koalicioni po përdoret brenda mazhorancës edhe për hakmarrje personale. Po piketohen persona të caktuar për luftë të brendshme politike dhe i ofrohen si poste LSI-së,” tha Oketa.
Oketa tha se ishte gabim që skandali i videos Meta- Prifti u cilësua si luftë e brendshme në LSI, pasi ajo preku mazhorancën.
Z Oketa,kame respekte per ju personalisht,jeni politikan i ekujlibruar,prandaje kujdes,sekretari byrose nuke e pranon realitetin,tropojani ishte e mbetet i njejte,kure flete sekretari e vendose partia,prandaje ska mendime,e ide ndryshe,vetem si thote sh sekretare.
Topi, pas sfides drejtuar Berishes: “Une te sfidoj per president nga populli”, duhet te qartesoje pozicionin e ti politik: “A ishte kjo vetem nje provokim kundrejt Berishes?” Eshte i nevijshem sqarimi per te mos krijuar dileme.
Ja keni fut kot, se Sales tem nuk ja dilni dot, se ate e don poplli dhe provojeni kush fiton ne popull: vetem Saliu im, se baben nuk ja n njeh kush, as une vete nuk e dij se kush ma ka fut ket kopuk ne p…
Z.OKETA ju meritoni respekt per ate cfare keni ofruar ne POLITIKE.Ka ardhur koha te bashkoheni edhe njehere me me shume forca per te krijuar nje te djathte teshendoshe pa KRIPTOKOMUNIST TE TIPIT SALI BERISHA .Ne SHqiperi nuke ka me PARTI DEMOKRATIKE POR PAETI TE SALIUT EJOZEFINES te cilet na cane trapin per nate duke renditur sukseset e arritura nen udhrheqjen e ndritur si ne kohen e ENVERT.
per z oketa respekte per topin kam bindjen se esht brenda lloit ankou te djali per baban me salen ka ber lek dhe karjer ka nje shtepi 3 000 ooodollarshe kur e beri o popull budalla ai si zanat esht doktor pulash
jan lojra ai do trazhgoj pushtetin pa cenuar askend si qofte
asgje sdo ndryshoj ai kok tul me barseta model i vjeter
oketa bravo qe ngre zerin,sa per topin eshte nje k……………ampion se per 20vjet ka bo aq leke sa ne nuk kemi per ti bere kurre me statusin e 2te pd tani qe ata te pd nuk e kane me qef i ka hy rames ne qef traplliqe