Jo gjithmonë kur je e bukur mund të bësh karrierë. Kjo gjë ka ndodhur me Louise Mensch, e cila është shprehur shumë e mërzitur që, pavarësisht se ka vite që merret me politike, ende nuk ka arritur që të zgjidhet deputete e parlamentit britanik.
“Mesazhi im politik humbet pothuajse gjithmonë, për shkak se njerëzit fokusohen tek pamja dhe veshja ime. Gjithmonë kur paraqiten listat e kandidateve për deputete, emri im nuk është. Pyes veten se ku kam gabuar”, është shprehur e merzitur ajo.
Fjalët e Mensch me siguri që nuk do t’i kenë pëlqyer kryeministrait Cameron, që pritet ta kandidojë më në fund për deputete atë.
Megjithatë, Mensch nuk duhet të mërzitet, pasi ndryshe nga deputetet, ajo ka qenë ndër femrat që është ftuar më shumë në televizione dhe ka zënë kopertinat e revistave.
Ndërkohë, revista GQ pyet se, kur nuk kërkon që të bjerë në sy me veshjen dhe bukurinë e saj, atëherë përse Mensch vishet kaq mirë?