I dhuron vajzës 7-vjeçare 8.500 euro për operacione plastike

5 Janar 2012, 11:42Lifestyle TEMA

Vajza 7-vjeçare Poppy Burge, ka marrë nga e jëma si dhuratë për Krishtlindje, një çek me 8.500 euro, për t’i shpenzuar për ndërhyrje kirurgjike. E lumtur, vajza u shpreh se nuk mund të merrte dhuratë më të bukur. Ajo do ta përdorë këtë çek vetëm pasi të mbushë 16 vjeç.

Mamaja e saj, Sarah Burge, e cila në Angli njihet si “Barbi Njeri”, për shkak të operacioneve të shumta plastike, rreth 100, ka ngjallur diskutime të shumta me këtë veprim. Kjo, duke qenë se vajza e saj 7-vjeçare shprehet se dëshiron të bëhet si e jëma dhe madje të ketë një gjoks të madh, kur të rritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje