Sekretari për Rininë dhe Emigrantët në Partinë Socialiste, Erjon Veliaj, deklaroi në emisionin e “Ora-News” se për fat të keq Shqipëria është vendi më i korruptuar në NATO. Ai kritikoi ashpër modelin e qeverisjes dhe kultin e pandëshkueshmërisë. Më tej Veliaj shpjegoi edhe planet e punës së tij në krye të një prej sektorëve partiak më të rëndësishëm, duke vlerësuar në maksimum rolin e të rinjve dhe të emigrantëve në zhvillimin e vendit dhe përcaktimin e të ardhmes. Veliaj tha se më 15 janar të gjithë të rinjtë socialistë, por edhe ata që nuk janë dakord me këtë qeverisje, do të mblidhen në një takim të veçantë për të diskutuar.
Duke ju referuar deklaratës së lidershipit të PS-së, Rama, ai theksoi se bashkëpunimi qeveri-opozitë duhet të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë vendin dhe jo marrëveshje për hir të marrëveshjes.
“Nuk dua të bashkangjis deklaratë pas deklarate. Ajo që di të them është se jeta në Shqipëri është bërë e papërballueshme dhe kryeministri ynë është tërësisht i shkëputur nga realiteti. Qeveria transmeton çdo ditë, indirekt, mesazhe mosbesuese ndaj institucioneve në popull. Por nëse kjo marëveshje ndërmjet palëve politike do jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve unë jam dakort, por kurrsesi për një marëveshje në funksin të një marrëveshje”-deklaroi Veliaj.
Lidhur me prespektivën dhe dëshirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve për marrjen e statusit kandidat në BE, Veliaj tha se mund të konsiderohet arritje, por nuk sjell bukë. Ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj realizimi dhe përmbushja e 12 pikave do të përbënte një progres, në kushtet kur Shqipëria është vendi më i korruptuar në NATO.
Më tej ai ka theksoi se si sekretar për Emigracionin dhe Rininë në Partinë Socialiste do hapë prespektiva të reja për të rinjtë, duke i parë ata si mundësi.
“Jemi populli më i varfër dhe më i korruptuar, por jemi dhe populli më i ri në botë. Ne i shohim të rinjtë si mundësi. Nga 1 000 000 të papunë në Shqipëri, kryesisht janë të rinj të diplomuar. Duhet të vëmë theksin tek shkollat profesionale, të rinjtë të marin zanat. Përpjekja më e madhe e qeverisë është të bërit show mediatik, janë hedhur ca hapa , por mbeten përpjekje mediokër.Tarifat në master për gjuhen e huaj janë shumë të shtrenjta dhe të panevojshme për të rinjtë që jetojnë në Shqipëri. Stazhi i papaguar është një tjetër problem. Kështu të rinjtë po kthehen më keq nga ç`ishin 8 vjet më përpara”-tha ai.
I pyetur rreth festimit të 20 vjetorit të krijimit të FRESH, Veliaj tha se 15 janari do të mbledhë të gjithë të rinjtë dhe të gjithë ata anëtarë të shoqërisë civile në një debat dhe diskutim në retrospektivë. Ndërsa theksoi se ftesa e hapur do të jetë në shërbim të gjithë ature që kanë qoftë dhe një opikë të përbashkët me programin e Partisë Socialiste.
“FRESH ka qenë shumë aktive në jetën politike dhe vazhdon të punojë. 15 janari në Pallatin e Kongreseve do të jetë një mbledhje e të gjithë të rinjve. Një debat dhe dialog me të rinjtë për ecurinë e problemeve. Do të ketë një rifreskim të FRESH. Synimi ynë është përdorimi i një sistemi të hapur për këdo që gjen një pikë të përbashkët me programin e PS-së, program me një çështje. Do të jetë e një ftesë e hapur për të gjithë aktivistët e shoqërisë civile” përfundoi sekretari për Emigracionin dhe Rininë në Partinë Socialiste.
Erion—Ne se ke organizim te te rinjeve ne emigracion dhe qe desherojne nje shtet demokratik le te dalin te protestojne ne FRANCE me pankarta kunder kryeministrit SALI BERISHA si vrases i popullit te vete ne 21 janare . ky do te ishte nje levizje demokratike e shoqerise tone ne emigracion dhe le te ishte kjo nje levizje e re qe kudo ku ai te shkoje te pritet me protesta qe dhe vendet perendimore ta kuptojne perfundimishte si hajdut dhe vrases
E drejte po kush ta beje, shqiptaret jane legene, vetem llafe kane. Shume here shqiptaret kane pasur motiv te manifestojne jo vetem kunder Sali Berishes po thjesht edhe per shkeljet ndaj shqiptareve neper bote dhe asnjehere se kane bere se jane popull i perulur, kudo ti çosh ata te njejte do te ngelin nuk ndryshojne. Vetem nga fakti qe kane qene shqiptare ka raste kur shqipet kane marre 1 ose 2 vjet me shume burg per te njejten veper penale sesa rracat e tjera se jane jetime pa shtet dhe te huajt e dine kete, se mund te jemi populli i vetem ne bote me te cilin mund te tallen se s’ka kush e ngren zerin per ta. Kur edhe Gaboni ( per ata me njohuri te kufizuara ne gjeografi Gaboni ndodhet ne Afrike) ngren zerin dhe i thote Frances te respektoje qytetaret e vet imagjino se kush jemi ne. Jemi populli qe kemi me pak organizata kulturore jashte per te mos thene aspak. Manifestimet e vetme te shqiptareve kane qene ne kohen e luftes se Kosoves po edhe atehere kane qene manifestime me shume te organizuara nga mbeshtetesit e huaj proshqiptare sesa nga vete shqiptaret. Ai stan kete bylmet ka prodhuar s’ke ça te besh. Harroje se mund te dale kush te manifestoje kunder Salahudinit, i ke shqipet neper kafe tu lujt me letra.
Te lumte pena dhe dora more Rani, sa bukur e ke shkrujt.
Kush i ri socialist i vjen nga pas ketij mor aman? Nderkohe qe ata qe u rriten me PS dhe Freshin punonin e jetonin me PS dhe Fresh, ky Veliu i qellonte me gure. Ky ke zona vet mori vetem dy vota ne 2009. Rrofte edi rama
RANI BRAVO KOMENT I SHKELQYER
KUSH KA GJAK SHQIPTARI NE 21 JANAR TE PROTESTOJM TE GJITH KUNDER KRIMINELIT TE KOMBIT SHQIPERIA ESHT SHQIPTAREVE TE NDERSHEM
o erion veliaj po ti i sa koruptuar je aman me duket se e ke memorjen e dobet cfare ndodhi me G99 nejse se dhe ju qe filloni dhe ulerisni nuk jeni me te meire se ai psikopati yne kryeministri shoket e tij jeni akoma se keni kuptuar qe e lodhet popullin nuk ka me fuqi
Nuk e kam me mbrojt Erionin, se ka nje liste te gjate para Erionit qe na e kane shpif dhe nuk do kem mo fuqi me shajt Erionin kur ti vij ralla, por kam dy pyetje:
1. Nga cfare o lodh populli qe rron ne Shqiperi. Nga bythet qe i zune kallo tu pa lajme gjithe diten ne televizor, apo nga te ndejturit pa fund neper kafe duke mallkuar qeverine apo opoziten sipas krahut qe simpatizon. Te kishin bere vaki kaq shume skandale sa bejne ne Shqiperi ne nje vend tjeter populli do e kishte zene qeverine me domate dhe veze.
2. Juve emigranteve qe ju lodh shpirti me keto qe degjoni perdite ne media, perse nuk i hypni tragetit/ avionit dhe ti jepni fund lodhjes tuaj duke perdorur voten. Ti mbase vjen voton se nuk je nga ato qe dorezohesh ndonjehere, por sa % e atyre qe shkruajne ne web ishin heren e fundit per te votuar ne Shqiperi ??!!!
Edhe meqe mu dha perseri rasti, po riperseris respektin qe kam per emancipimin dhe mprehtesine qe ke.
kush lujti menc te vije ne shqiperi te shpenzoje mijra dollare kot per te hedhur nje vote qe manipulohet kollaj apo zhduket fare nqs eshe kundra malokut…ne shqiperi vijme po te fillojne shqiptaret aty protestat apo dicka tjeter ..te bejme dicka qe vertet i vlen Shqiperise dhe shqiptarve ..nje nga grate qe merrej me organizimin e votimeve ne lagjen 8 ne Tirane me tha se qe ne vitin 1992 vota ime ka shkuar per PD..une kam ikur ne 1990 dhe as qe e kisha degjuar ndonje here kete karakterin Berisha..si puna e votes time jane hedhur qindra mijra ne keto 20 vjet..dhe keshtu ka ardhur dhe qendruar ne pushtet ky coban dhish
Ja ku e provove vete qe po te vish ka nje vote me shume kunder Saliut dhe nje vote me pak per Saliun (qe eshte ajo qe do mbushin po nuk erdhe ti). $1000 yt u be dy vota. Dhe ketu nuk behet fjale per $1000, behet fjale qe te tregojme njehere qe jemi popull ne shqiptaret dhe qe dime ta bejme fatin tone pa na e bere te tjeret dhe pa e djegur vendin.
Ju qe roni larg nuk e kuptoni dhe aq mire realitetin. Saliu po e ndjen qe nuk ka me fuqi ti kontrolloje te gjitha mekanizmat prandaj thirri kamerat dhe vodhi live votat e Tiranes, qe ti dekurajoje njerezit duke u thene qe une beje c’te dua me ju prandaj mos voton kot. Nderkohe qe votuesit e PD i ka me lista te sakta dhe nuk le asnjerin te mungoje ne zgjedhje, keshtu qe atij edhe nje vjedhje “modeste” 3%-5% i mjafton.
” G99 ” , i “MJAFT”, i financonte SOROS ,Lola. Keni te drejte!
FATKEQESISHT, sot , kushdo qe eshte i mund te vij ne pushtet, KUDO,nuk mund te veproj dhe te rezistoj,pa u diktuar dhe mbeshtetur nga keto qendra.Dhe qellimi i tyre tashme eshte i qarte.Gjithe sistemi politik,keshtu sic eshte i ndertuar,eshte direkt i indirekt i korruptuar. Dhe ne (populli) do jemi si gjithmon APON (te menjanuar),dhe do grindemi me nj-tj.Kaq injorant jemi.
Erion ti ishe kryetari i levizjes jo qeveritare te quajtur “Mjaft”.Me disa fonde te dyshimta qe nuk i sqarove kurre dilje ne protsta kunder Qeverise Socialiste Nano.Bete cmos qe te hiqnit qafe Nano-n duke deklaruar se ju e antaret e tjere do ishit vashdimisht zeri i njerezve te thejste e sdo merreshit direkt ne politike.por sot ju e shume antare te tjere te Mjaftit keni mbushur rradhet e Partise Socialiste me Deputete e mesi prisnit te vinit ne qeveri.bete dhe nje Parti me emrin G99.Por deshtuat aty.Pa u skuqur fare ju dergove leter te gjithe perfaqesive Dipllomatike ne Tirane per ceshtjen Griselda po ate nate(edhe pse e dije te verteten e ngjarjes dmth po genjeje haptazi)Mund edhe te vashdoj me shume por sja vlen.Thjeshte pyes veten perse Shqiptaret duhet tju besojn juve apo tipave si ju?
nisma e ps dhe erjon veliajt per ringritjen e fresh-it jane per tu pershendetur, sepse fresh gjithmone ka sjelle personalitete te ps dhe ka rinovuar kete parti qe pavaresisht se ngelet partia me e moderuar ne shqiperi, perseri ka nevoje per shume gjak te ri,
dhe kjo behet me mire nepermjet fresh sesa nepermjet prurjeve sporadike qe mund te ndodhin ne menyre kaotike,
flm
Cfare zbulimi!!!!!!!
Kur degjon lajme te tilla nga opozita kupton se nuk kane asgje per t’i propozuar popullit; nuk jane te afte te prodhojne as lajme dhe jo me alternativa.
Kush mendon ky se do t’i votoje me keto zbulime?
Sot qytetaret e ndershem te Shqiperise u “kercenuan” me deklarimin e te ardhurave. Nese socialistet jane te ndershem dhe duan vota te kerkojne:
1 – bojkotin e deklarimit nga cdo qytetar i thjeshte;
2 – deklarimi te fillohet nga ata qe kane punuar ne administrate publike keto 20 vjetet e fundit
3 – te taksohen te ardhurat nga burime jo te ligjshme
4 – te vazhdohet me qytetaret e thjeshte
Me kete qe po behet edhe socialiste edhe demokratet po i fusin ne nje thes hajdutet me njerezit e ndershem ose vazhdon logjika e atij qe eshte tani ne pushtet: “Shqiptaret jane bashkefajtore dhe bashkevuajtes”!!!
Une per veten time nuk jam hajdut, ma do mendja(ose kam shprese) dhe shume te tjere, por kujt t’ia kerkosh te vendoset e drejta, Erjon Veliajt i cili nuk ka bere asnje dite pune ne jeten e tij…
Çfare do beni mo, Veliaj? Do mblidheni ne Pallatin e Kongreseve per Show Mediatik? Do mbaje nje fjalim programatik Edi Rama; do te mblidheni te festoni “fitoren” te Qendra Stefan dhe do te shkoni si deshe te trullosur e do t’ia fusni gjumit ne krevat.
Shqiperia -vendi me i korruptuar ne NATO?! Po si e nxore kete perfundim o Veliaj? Pse nuk na paraqet nje statistike, nje tabele krahasuese etj. etj.? Po ja, e the edhe ti kete llaf; e pastaj? Kujt ia thua? Mblidh trute o Veliaj dhe hidhe rinine socialiste ne veprim, lerini llafet e demagogjite. Perpara keni 21 janarin, çfare do te beni? Ne Shqiperi po lind nje Esat Pashe Toptan i Ri, shkon ne France per te shitur Shqiperine, po ti çfare ben, konferenca tek Pallati i Kongreseve? Show, fjale fishekzjarre?
Ti them keto fjale sepse ke zene vendin e nje Avni Rustemi…
21 Janari le te jete dita e nje REVOLUCIONI total,ku te marre pjese i gjithe Populli per largimin e Kucedres Tiranike nga Pushteti per largimin e Qeverise Kriminele te montuar nga Banda Berishjane.
Te gjithe me 21 Janare ne shesh deri sa te largohet Satrapi Berishjan qe ka kapur ne fyt Shqiperine me i eger se kushdo
Pir… o Veliaj,spo na thua ndonje te re
po shporreni at shpellar at qe shiti tan shqiprin se dhe emrin e kam vner me ja permen karaduzen e vicidolit