Mirësevini në një botë të re dhe të frikshme

6 Janar 2012, 16:12Lifestyle TEMA
Mirësevini në një botë të re dhe të frikshme

Dy krijimet më të fundit të botës shkencore kanë ngritur një valë shqetësimesh, por edhe frike mes aktivistëve të ndryshëm në mbarë botën.

Fillimisht ishin shkencëtarët kanadezë që deklaruan se kanë krijuar një milingonë ‘super-ushtare’, e cila ka kokë gjigante dhe nofulla të forta. Milingona është krijuar duke aktivizuar disa gjene primitive. Shkencëtarët thanë se mund të krijojnë një milingonë kaq të frikshme duke futur tek larvat normale hormone speciale. Ata thonë se çdo milingonë e ka potencialin gjenetik për të qenë e tillë, por atyre u mungon thjesht një shtysë hormonale. Mendohet se një milingonë e tillë ka jetuar miliona vite më parë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, aktivistët e të drejtave të kafshëve janë tërbuar kur kanë zbuluar se shkencëtarët amerikanë kanë arritur të krijojnë majmunin e parë chimeric- me materiale gjenetike nga gjashtë ‘prindër’ të ndryshëm. Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë marrë embrione nga gjashtë majmunë të ndryshëm dhe i kanë kthyer në një embrion të vetëm, që është futur në një majmun surrogato. Shkencëtarët thonë se lindja e tyre hap një mundësi të jashtëzakonshme për kërkime shkencore për shkak të lidhjeve të afërta mes majmunit e njeriut. Shkencëtarët pretendojnë se do mësohet më shumë për metodat e ngjizjes dhe për rritjen e organeve njerëzore nga e para.

Milingona normale dhe ajo e laboratorit

 

8 komente në “Mirësevini në një botë të re dhe të frikshme”

  1. elinor bahiti says:

    A thu edhe kete majmunin tone ta kene kriju ndonje grup shkencetaresh depseza?!

    1. Robi says:

      Jo,ky eshte produkt i spermatozoidit te Sales me Jozefinen!!

      1. noa says:

        hahaahhahahahaha fiks fare, ose e Argites me lulezo luleza ime Luli-o

  2. Albann says:

    Fillimi i fundit.Kjo ishte etapa qe natyra “se kalonte” :qe dy specie te ndryshem te mund te kombinoheshin …Vazhdimin e merni me mend vete se c perbindesha mund te krijohen.Te shpresojme qe gjerat te mos rrokullisen shpejt “se do shohim aliene praj verteti por qe jane krijuar ne Toke :(. Do shohim qen-njeri,peshkaqen-njeri,dhe hajd te mbrohesh prej tyre…

    1. gallata says:

      Pse thua do shohim ?!-Ne kemi mbi 20 vjet qe po e shohim ,e me keq se kaq ku mund te veje ?

      1. Albann says:

        S doja te futesha ne politike,po nese do mendimin tim ai eshte qe qenie te tilla egzistojne se i mbajme ne.Sic thote dhe ambasadori i Danimarkes,eshte e pakuptimte qe populli voton politikane qe s mendojne per shqiperine dhe shqipetaret.
        Psh:Tjetri doli ne vidio duke vjedhe dhe ne zgjedhje mori 40 mije vota me teper.A eshte normale kjo?Si mund te zhduken keta “aliene” qe vjedhin,vrasin dhe u shtohen votat????
        Eshte populli anormal,jemin ne anormale….

  3. shqiptar says:

    kushedi se cfare kombinimi do te dale dyshja ber-isha+ meta= pinok koke lope

  4. Zigur Qarri says:

    Mire qe ja kan vene emrin majmunit ne variantin grek dhe jo shqiptar Himara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje