Aftësitë e trurit për të funksionuar siç duhet nisin të përkeqësohen që në moshën 45 vjeçare, thuhet në një studim të publikuar në British Medical Journal.
Siç raporton BBC, studimi është kryer nga University College London. Kërkuesit kanë zbuluar një rënie prej 3.6 përqind në arsyetimin mendor në moshën 45- 49 vjeç.
Ata kanë vlerësuar kujtesën, fjalorin dhe aftësitë kuptuese të 7 mijë meshkujve dhe femrave nga mosha 45 deri në 70 vjeç për një periudhë 10 vjeçare.
Kërkimet e mëparshme kishin zbuluar se rënia e aftësive konjitive nuk fillonte përpara moshës 60 vjeç.
Kërkuesit thonë se një përfundim i tillë ka rëndësi pasi shkencëtarët mund të nisin kërkimin për kurimin e Alzheimer-it që në këtë moshë.