Liderit të opozitës i pushohet akuza për sodomi

9 Janar 2012, 13:37Lifestyle TEMA

Lideri i opozitës në Malajzi, Anwar Ibrahim, është pastruar nga akuza që i ishte bërë për sodomi.

Gjykatësi Zabidin Mohamed Diah tha se provat e ADN-së, të sjella nga prokuroria, janë të pabesueshme.

64 vjeçari tha se akuzat ndaj tij ishin të montuara politikisht, kurse qeveria tha se vendimi tregon se gjyqësori është i pavarur.

Anwar akuzohej se kishte bërë seks me një ish- ndihmësin e tij mashkull. Nëse gjendej fajtor, do dënohej deri në 20 vite. Sodomia është e paligjshme në Malajzinë me shumicë myslimane.

Në vitin 2000, Anwar, që ka qenë edhe zëvendëskryeministër, ishte gjetur fajtor për sodomi, pasi akuzohej se kishte bërë seks me shoferin e gruas. Por në vitin 2004, Gjykata e Lartë ia rrëzoi akuzën dhe ai u lirua. Në vitin 2008 iu ngrit akuza tjetër.

3 komente në “Liderit të opozitës i pushohet akuza për sodomi”

  1. artiles says:

    E dine si shpetoi???????? Doli deshmitare gruaja qe ka qene dashnore e shoferit te saj, pra qe shopferi nuk eshte homo!

  2. daku says:

    Po te ishte per Edi Rame do i kishte heger 40 dhe me shume vite burg…

  3. Aqifi says:

    Kot ja kane pushuar akuzen! Duket ky qe ne surrat – tipik homo islamik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje