“Kush e dinte që femrat në orgji ishin prostituta?”

13 Janar 2012, 13:09Lifestyle TEMA

Ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ka deklaruar përmes avokatit të tij se ai nuk e dinte që femrat që po merrnin pjesë në një orgji ku ishte ai, ishin prostituta.

Kjo falje e çuditshme erdhi pasi disa regjistrime në telefon celular tregojnë se ekonomisti ka fjetur me 10 prostituta të ndryshme dhe secila kërkonte rreth 1500 euro për njëherë.

Avokati i DSK tha se nuk ka asnjë mënyrë që ai ta dinte se ato ishin prostituta.

“Në këto festa, njerëzit nuk ishin të veshur dhe unë ju sfidoj të më tregoni ju se cila është diferenca mes një prostitute të zhveshur dhe një gruaje tjetër të zhveshur?”, tha avokati i DSK.

Vetë DSK ka pranuar se ka marrë pjesë në ‘festa’ të tilla, por pranon se nuk ka paguar asnjë vajzë për të bërë seks. Ai ka pranuar gjithashtu se ka nevojë për tu trajtuar për shkak të varësisë që ka ndaj seksit.

13 komente në ““Kush e dinte që femrat në orgji ishin prostituta?””

  1. tana says:

    “Ai ka pranuar gjithashtu se ka nevojë për tu trajtuar për shkak të varësisë që ka ndaj seksit.” Pra sherbyesja e hotelit te New York-ut paska patur plotesisht te drejte. DKS duhet te rikthehet ne burg.

    1. gallata says:

      Imagjinoni sikur ky njeri te arrinte te behej president i Frances siç ishte nisur.

      1. Lani says:

        hahhaa,pse mos Sarkozi eshte me i moralshem nga ky,pastaj sdo te ishte i vetmi,psh italia ka pas kaq kohe Berluskonin!

      2. Enough is Enough says:

        Pse ca ndryshon me keta qe jane ne fuqi ne gjith boten,te pakten ky ishte qefli sexi kurse shoket e ketij qe kane pushtete jane qefli varsjes ,qefli torturash ,qefli shtypjesh e percarjesh.Ku ta gjenim te ishin si ky SARKOZIA ,BUSHI APO DHE NDONJE IDIOT SI PUNA KETIJ QE NA KA RENE NE PJESE NE

  2. stalinsali says:

    Ore Strauss-Kahn, rri rrehat se kete semundje qe ke ti eshte per te qeshur. Ti ke problem se do gjithmone te “cposh”, po grekeve si tja u bejme ketu, ata kane problem te vertete, duan te “cpohen” !

  3. Artur Duka says:

    Hajdutet e degjeneruar qe na predikojne globalizmin qe te vjedhin sa me shume dhe te na bejne skllever trushpelare qe te konsumojme mallra pa vlere dhe qe te mos mendojne me koke por me b…!

  4. aleksandri i madh says:

    Kurth ose jo zgjuarsia e tij do te ishte qe mos ta hante kokren e ullirit. Tani qe e hengri i befte mire dhe me mire qe e hengri sepse ky njeri pervers edhe si president, ne qofte se do te zgjidhej, do ta nxirrte koken e tij te zgjebosur jashte reres.

  5. net says:

    nje burr i kesaj moshe ben pjese ne orgji?

    po me thoni ju ku eshte dallimi i atyre femrave qe bejn sex ne orgji me kurvat?

    keta arrijn aq thelle ne IMORALITET saqe duan te shfajesohen duke bere dallim mes orgjive dhe kurvave??

    ja pra, kjo eshte kur te erresohet e tera mendja dhe zemra nga mekatet nuk arrin te besh dallimin e te keqes dhe te mires,biles te duken njesoj te tera…

  6. Altini says:

    Ike,ore njeri i varur nga seksi,mos na ben moral,ben mire te pranosh imoralitetet qe ke mbi shpine se i tille je.Tani ben lodra fjalesh i bashke prostitutat ta kene te shkruar ne balle fjalen “prostitute”.Ti i njh prostitutat ashtu si njeh alkoolisti alkoolin,si e njeh drogaxhiu drogen.

  7. denkoka says:

    pupupupu ku kemi arrit…
    horra si puna e ktyne drejtojne sot institucionet e vendet ma te fuqishme nbote…
    eshte i detyrushem apokalipsi

  8. Agimi, says:

    Jam krenar qe jam shqiptar dhe me gjakftohtesi deklaroj qe :

    ..mbasi lexova keto fjale :
    “Vetë DSK ka pranuar se ka marrë pjesë në ‘festa’ të tilla, por pranon se nuk ka paguar asnjë vajzë për të bërë seks. Ai ka pranuar gjithashtu se ka nevojë për tu trajtuar për shkak të varësisë që ka ndaj seksit.”…dua te them qe ti “DSK” je per mua nje…zotni burre !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje