Parashikuesit e motit në Afrikën e Jugut janë kërcënuar me burg në rast se parashikimet e tyre rezultojnë të pasakta.
Parashikuesit e pavarur të motit janë paralajmëruar se do dënohen deri në 10 vjet burg ose mbi 1 milion dollarë gjobë nëse lëshojnë paralajmërime të pasakta për motin pa leje zyrtare.
Kërcënimi i çuditshëm pritet të kthehet në ligj për të parandaluar dëmet ekonomike dhe panikun që shkaktohet kur paralajmërohet gabimisht për thatësira, përmbytje apo stuhi.
Afrika e Jugut përballet me ndryshime radikale të motit. Opozita ka kundërshtuar këtë projektligj. Ajo thotë se synimi është t’i japë monopolin një shërbimi të vetëm meteorologjik.
hahahahah te forte jeni Tema..ku i gjeni keto lajme ..dhe ne ne internet jemi gjithe diten po sgjeme gjera te tilla..kjo eshte vertet shume per te qesh…..bote e cmendur!!