Akuza: Rusët e pasur blenë vendet në barkat e shpëtimit

23 Janar 2012, 10:50Lifestyle TEMA

Prokuroria në Itali po heton për një akuzë gati të pabesueshme: Pasagjerët e Costa Concordia kanë blerë vendet në barkat e shpëtimit. Sipas dëshmitarëve, rusët e pasur kanë paguar ekuipazhin e anijes.

Franca Anichini, që banon direkt në port, thotë se kishte shkuar për të ndihmuar njerëzit që vinin nga barkat e shpëtimit. “Vrapova që të ndihmoja gratë, fëmijët dhe të plagosurit. Por kur pashë, në barka kishte vetëm meshkuj të shëndoshë dhe gra elegante me kostume mbrëmjeje. Ata flisnin rusisht”.

La Repubblica thotë se edhe ata me aftësi të kufizuara janë shpërfillur. Dje është zbuluar edhe një tjetër kufomë, duke e çuar në 13 numrin e të vdekurve.

Tragjedia e Costa Concordia ka ngritur një diskutim të madh në lidhje me dy tema: se a duhet që fëmijët e gratë të kenë përparësi në shpëtim dhe a duhet të braktisë kapiteni anijen që po mbytet pa u larguar të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje