Berishën nuk e ftojnë në Davos, mban leksione ekonomie në…Klubin e Biznesit Shqipëri-Francë

27 Janar 2012, 13:42Politika TEMA

Vizitat e kryeministrit Berisha pothuajse çdo vit në konferencën e Davos-it, ku flitet për ekonominë, kanë qenë gjithmonë një motiv krenarie për këtë të fundit, sepse kishte mundësinë të shtrëngonte duart me disa prej liderve kryesorë të Europës dhe botës.

Këtë vit, Berisha nuk është ftuar në konferencën e përvitshme të Davos-it, edhe pse ai thotë se modeli ekonomik shqiptar është ndër më të suksesshmit në Europë dhe për këtë arsye, mund të jepte këshilla të vlefshme.

Megjithatë Berisha e ka gjetur vendin ku të japë disa leksione për ekonominë: Klubin e Biznesit Shqipëri-Francë.

“Koha, siç e theksuat, është e veçantë, por krizat janë sfida nga të cilat dilet me një horizont të ri. Kriza e borxheve dhe e Euros ka pllakosur Evropën. Natyrisht, Shqipëria ndjen pasojat e saj, por realitetet duhet t’i njohim ashtu siç janë. Modeli shqiptar është model i bazuar në taksat më të ulëta, në dorën më të shkurtër të qeverisë, në peshën më të vogël të sektorit publik mbi sektorin privat, në standardet më liberale dhe gjithnjë në zgjerim”, ka thënë Berisha.

“Ne ishim në një konference të shkëlqyer të organizuar nga ministri francez i Ekonomisë dhe Energjetikës z.Besson. Ajo që më impresionoi më shumë ishin njohuritë dhe besimi i kompanive të mëdha franceze për potencialet e Shqipërisë, vullneti dhe vendosmëria e tyre për tu angazhuar në investime në këtë vend. Presidenti i CNR/GDF-Suez, gjatë takimit që pata me të, u shpreh se ‘Shqipëria mund të bëhet një basen i madh i energjisë së rinovueshme në Ballkan”. Interes të gjallë dëshmoi presidenti i TOTAL, zoti Kristof, njëshi në botë për naftën. ALSTOM po shqyrton të gjithë mundësitë e investimeve dhe ndërhyrjeve të mëdha në Shqipëri, në fushat e tij të shumta, si energji, infrastrukturë, hekurudha, etj. Qeveria po punon me kompaninë Sagem për të zgjeruar gamën e veprimtarive në fushën dixhitale. Janë një seri fushash të tjera, për të cilat kemi rënë dakord me kryeministrin e Francës dhe qeveritarët e tjerë të lartë që të vendosim një bashkëpunim.”

29 komente në “Berishën nuk e ftojnë në Davos, mban leksione ekonomie në…Klubin e Biznesit Shqipëri-Francë”

  1. Vlora says:

    bo,, bo,, mos te ishte i veshur me pushtet,,,sbesoj se do te kishte njeri te thjeshte,, qe te pinte qofte edhe nje kafe me kete njeri.

    1. Mike says:

      Bravo Berisha,ajo gje dihet,qe vazhdon mbeshtetja e Europes dhe USA ndaj politikave te sukseshme ekonomike te qeverise tende,gje qe e tregon edhe futja ne Nato, heqja e vizave etj.Kush ka sy i shikon dhe i dallon keto arritje,natyrisht je edhe me fat qe Perendimi e shikon me dyshim te madh opoziten ish komuniste.Ee

    2. Reflection says:

      @Vlora: Mos ma prekè berishen more…se keshtu rrezikojme te humbin injorantin dhe mendjemadhin me te frikshem qe kombi mban mend! Mua po me vjen keq qe ky tani, na paska humbur shancin te japè mesime per ekonomine boterore… Sa injorante keta evropianet, e kan diamantin ne dore e nuk ia dijne vleren… Pthuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!
      P.S Me terbojne fare ata qesharake, ketu (qe as emrin s’dua t’ua permend) qe thone viza,nato, e bla-bla.. Mqe ra fjala, vizat kur i morem, te fundit,edhe Serbia qe kishte bere lufte me europen i mori 2 vjet perpara, ne patem ngele ne dere, the Presidenti francez, prandaj e pranuam ne NATO shqiperine… ik more injorant, te humbtè fara…..

      1. Boner says:

        c,mendjemadh mavria ..Sali Berisha eshte idiot i certifikuar..nuk e ftuan ne Davos se eshte nje karagjoz i paturpshem qe flet njesoj si para nje grupi shqiptaresh injorant si ky Mikja dhe para qeveritarve europiane qe kane 200 vjet qe jetojne ne sistemin anglo -sakson te ekonomise tregut dhe kane mbaruar universitet me prestigjoze ne Europe dhe USA ndersa klouni i Vucidolit ka mbaruar shkollen e Partise te Nexhmije Hoxhes

        1. Salvatore B says:

          Eshte CAR

        2. Shefqet Cela says:

          Me rrespekt ju them se nuk keni plotesisht te drejte. Ai ka qene dy here ne Davos dhe “i ka dhene mend gjithe botes”, duke reklamuar “mrekulline ekonomike shqiptare”. BUdallalleqet, qe nxori nga goja i di gjithe bota.
          Po perse e ftuan?
          Ftesa ishte me pagese te majme, nga parate tona, te vjedhura.
          Tani ky eshte ne hall: parate jane harxhuar ne afera te tjera: Nga tja mbaje i ziu njeri. Jep para ketej, jep andej, xhvat per vete; ato firuan. Nuk ka me.
          Per syte e bukur se fton njeri, mend po dihet qe s’ka; atehere le te rrije rehat ketu dhe te na llomotise neve.
          Po e degjuam ne marrezite qe thote!

  2. Kalorsi i zi says:

    Po pse ore gomar, nuk i ndertove vete keto projekte apo pret te vine te tjeret dhe ne te paguajme. O gomar nuk ka nevoje evropa per kriminel si ty. Do ikesh si hija e keqe dhe do mbahesh mend si tradhtari me i madh i kombit. Niperat dhe mbesat do ndryshojne emrin nga turpi. Mallkuar qofshe

  3. fule says:

    Ky eshte kufome e gjalle. Kush ta ftoje? Eshte mbeturine.

    Une them ti kthehet turit te Fshatit, me pjeshka e me rruge komunash qe inagurohen 3 here ne vit. Te pakten per hater te elektoratit me intelekt, qe perfaqson…

  4. Gjoke Xhumaku says:

    Nuk paska hudh pare sala per te vajtur ne Davos, apo nuk po i ecin edhe paret tani. Mbase paraja do ti ece per tu bere superstar i Krans Montanes.

    1. artiles says:

      Po jo o burri i dheut! Ti se kupton perse nuk e kane ftuar? Jane xheloze per arritjet e Shqiperise qe eshte kaq e suksesshme ne zhvillimin ekonomik ne 5-6 vitet e fundit sa kane frike se do i mbysi me mallra “Made in Albanistan”

  5. plaku says:

    Hik more genjeshtar i qelbur dhe injorant. Merkeli vete thote se fenomeni i krizes financjare te borxheve eshte shume i komplikuar. Shume profesore ekonomie dhe mbajtes te cmimit Nobel per ekonomine japin propozime nga me te ndryshmet. Problemi im si kancelare e Gjermanise eshte se, une mbaj pergjegjesi morale dhe shteterore kur marr nje vendim, sepse ky vendim, bazuar ne thenjet e specialisteve, mund te jete i gabuar dhe per kete do paguajne taksapaguesit gjermane. Ajo shton se, lenja e Lemon Brothers ne 2008 te falimentoje ishte nje gabim fatal i cili pershpejtoi krizen. Pra kancelarja e gjermanise, doktoreshe ne fushen e fizikes berthamore, qe rethohet nga specialistet me te medhenj te ekonomise boterore thote se, per momentin nuk kemi njohurite e duhura per daljen nga kriza e borxheve, ndersa brekegrisuri nga Vucidoli jep receta botes per dalje nga kriza. O Tempora, o moras!!!

  6. elinor bahiti says:

    A ja vlen te komentosh ne lidhje me kete kukudh te neveritshem?!

  7. Shtegtari says:

    Presidenti i TOTAL quhet; “Christophe de Margerie”. Kur ne njoftimin e dhene nga kryeministri yne thuhet…”Presidenti i TOTAL, zoti Kristof….” eshte njesoj sikur te kemi thene “Kryeministri yne zoti Sali”

  8. Claus says:

    Nuk ka njeri kohe per te humbur me brockullat e ketij te marrosuri ne Davos.

    Ndoshta i duhej per reklame ne Tirane kjo ftese, tek Fevziu, per te thene “takova kete”, “takova ate”, “prezantova modelin ekonomik te qeverise time”, “une kam busull teorite e Reganit” e te tjera idiotizma te ketij lloji.

    Per c`fare mund te ftohej i mjeri Sali ne Davos?

    Atje eshte diskutuar per ruajtjen e mjedisit dhe masat e metejshme per te “dorezuar” nje rruzull te gjelber brezave te ardhshem.

    Elita politike dhe ekonomike ka shtruar hapur pyetjet:

    A mund te funksionoje ne te ardhmen sistemi kapitalist i shekullit te 20-te?
    Si mund te perballohet kriza dhe si mund te shpetohet €uro?

    Fleta-zyrtare me nr.42 e ketij forumi ekonomik hapet me moton:
    “Transformimi i madh – krijim modelesh te reja!”

    Po lere Berishen ne boten e tij mbushur me marrezira.

    Kur ne Davos diskutohet per gjetjen e modeleve te reja politiko-ekonomike dhe vihet ne diskutim tere sistemi kapitalist, i marri yne thote:

    ” Une eci me parimet e Reganit”

    Te tjeret duan te cojne boten perprara, i marri yne do ta coje boten ne vitet `80!

    Eshte per te qeshur dhe per te qare.

    Ja pra, qe askush nuk ka kohe te degjoje brockullat e tij. Ato le ti degjoje Bode, Ruli, Bregu dhe ndonje tjeter diteve te merkura ne mbledhje qeverie.
    Davosi eshte teper i larget per te.

  9. AGIM says:

    Te gjithe po i kthejne kurrizin se e kane marre vesh se cfare BESTIE eshte

  10. Ndoc sukaj says:

    Bota e ,,terbuar perendimore,,nuk fton ne Davos ,,Mjeshtrin e Ekonomise dhe te suksesit,,te ekonomise se tregut alla berishiane.
    Eshte per tu habitur qe ky ,,personalitet ekonomik dhe politik,, nuk ftohet ti tregoje botes se si shqiperia nje vend i vogel ka patur suksesin me te madh ekonomik ne njezet vitet e fundit te ,,demokracise dhe ekonomise moderne,,

  11. Ky pallosh u ka bo ne politike si komentet e SHAKOHOXHES ne SUPERSPORT: ESHTE NE FAZEN PERFUNDIMTARE TE DIPLOMIMIT BUDALL I CMENDUR.

  12. arra says:

    po pse ta thrisnin. tani te gjith e dime cdo te thote mbillni kumbulla fiq mana fera.dhe banane e speca djegs,rofsh o saal qe na meson

  13. Horri i bulevardit says:

    Europa humbi shancin e vetem qe pati, mosftuarja e liderit te mrekullise shqiptare, do te coje kete kontinent e me gjere, ne nje katastrofe te pashmangshem.
    Koken hengshin, ne u dolem borxhit, se fundmi e cuam udheheqesin tone ne Mal te Zi, per te reklamuar strategjite ekonomike qe mund te sjellin mrekulli te paimagjinueshme.
    Do ta kerkoni Salin Europe, por sdo ta keni me, do te silleni si cifuti ne mesdhe, por do te qerroheni nga mrekullia jone.

  14. derman says:

    Ke, teveqelin te ftojne ne Davos?

  15. tironci says:

    mos u merzit sali berisha se do te ftojne ne qelite e ftohta te burgut te TIRONES shume shpejt ,,POSHTE FASHIZMI berishian

  16. mergim tari says:

    NUK E KANE FTUAR SE KANE PATUR FRIKE SE MOS VRISTE NJERI.

    Ruhen Bota Mucooooo, nuk jane si shqiptaret.

    E degjuat Ambasaden Amerikane qe i bente thirrje qytetareve
    amerikane te mos kalonin nga Kryeministria. E dini pse?
    Nese nuk e dini arsyen kete e di Amerika qe beri edhe thirrjen.

    Arsyeja:
    “PO KALUAT NGA KRYEMIINSTRIA…., ATY ESHTE DIKUSH QE TE VRET”.

  17. brazili says:

    I, po pse nuk e paskan ftuar udheheqesin sy patrembur Sali.Aty kane ftuar disa ekonomiste dhe udheheqes nga vende qe jane shume prapa nesh,si Franca,Greqia,Spanje Italia etj Nuk ka asnje lloj lezeti qe Saliu nuk eshte ftuar(ky shkon edhe vete pa e ftuar)Ne po mundohemi te kalojme Gjermanine nga ana ekonomike,dhe besoj se do ta arrisim dhe te kalojme jo vetem Gjermanine,por edhe Kinen Brazilin Usa, etj,dhe keto nuk begenisnan te marrin experience nga ne,nga Sala.Ne qafe paci veten o ekonomista dhe lidere koti,se Sala qe ketej e tutje,nuk ju meson fare.

  18. Devolliu says:

    Punë e madhe se nuk e ftuan në Davos. Aq më keq për ta, Bota ka për tu rrokollisur poshtë e më poshtë në humnerën e krizës ndërsa ne, nën udhëheqjen e strategut legjendar, analfabet të ekonomisë Saliut të shpellave, do ia kalojmë edhe Kinës edhe Amerikës e do të jemi një kopësht i arrëzuar, i lajthizuar e borronicuar; do të jemi një superfuqi energjitike.
    Rrnoftë Donkishot Salihi e Sanço Iliri; rrnoftë dhe dylqinja e çobajve xhosefinë.
    E di se ju do të më thoni:”Thyefshin qafën të tre në një ditë që ta lenë rehat Shqipërinë”.

  19. ALBI says:

    TOTAL qenka kompania njesh ne bote per nafte??????????????? HAHAHAHAHAH
    Ky qenka haber fare!!!!! TOTAL eshte firma me e vogel e naftes dhe gazit ne bote nga 6 SUPERMAJOR-s. E para ne bote eshte EXXON MOBIL dhe me pas ROYAL DUCH SHELL, BRITISH PETROLEUM, CHEVRON, CONOCO PHILLIPS dhe ne fund, por ne fund vjen TOTAL.

  20. Viktor Shpresa says:

    Mos moj Evrope se cfare kane humbur…leksionet brockulla te nje gomarri te marre

  21. ladi says:

    nuk u ftua kete vit sepse nuk kishte pare te paguante ..kopuku homo i ram berishes .mund ta imagjinoni te kete europa nevoje te degjoj nje gomar Vucidoli.. qe as higjenen personale nuk njef po fle me te njejta breke per dy jave ….te pakten keshtu tregon Slobodanka

  22. urrejtja e popullit mbi sali berishen dhe familjen e tij ne 7 breza says:

    shporru o qen te shpetoj ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje