Vëllai i Veizit: Me dhunën e duarve në xhepa do ta rrëzonte Ziveri, Berishën?

27 Janar 2012, 10:46Politika TEMA

Çaush Veizi, vëllai i të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë nga Garda e Republikës përballë derës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, tha mbrëmë në linjë telefonike për “Shekullin” se asnjëherë nuk ka folur për dhunë dhe se ndihet i kërcënuar nëse kreu i qeverisë bën deklarata si ato që bëri në një emision televiziv të mërkurën në mbrëmje. “As nuk është folur mes nesh për dhunë e për rrëzime, e jo më të kem deklaruar unë, apo Ziveri, ndonjë gjë të dhunshme për Berishën. Me se do ta rrëzonte Ziveri, Berishën, me duar në xhepa? – thotë z. Veizi. Më poshtë, pjesë nga biseda e mbrëmshme e z. Veizi me gazetaren e “Shekullit”, Lindita Çela.

 

Z. Veizi, Berisha u shpreh për të ndjerin Ziver Veizi dhe ju, në një intervistë televizive mbrëmë se “vëllai i tij tha se erdhi nga Greqia se do të rrëzojmë Sali Berishën dhe se kjo do të hetohet”…

Me se do ta rrëzonte Ziveri, Berishën, me duar në xhepa? E ka parë mbarë një popull si u ekzekutua Ziveri përballë Kryeministrisë. Ajo që unë kam folur është veç e vërteta e familjes sonë dhe e Ziverit. Unë e kam përcjellë atë ditë në mëngjes për të ardhur në Tiranë. As nuk është folur mes nesh për dhunë e për rrëzime, e jo më të kem deklaruar unë, apo Ziveri, ndonjë gjë të dhunshme për Berishën. Ziveri merrte pjesë në çdo protestë. Këtu ai ndihej i diskriminuar dhe ishte pa punë. Kjo ka qenë arsye përse atë ditë ka ardhur në Tiranë. Nuk ishte një njeri i dhunës Ziveri. As fjalë, as mjete të dhunshme nuk përdorte. Shkonte me duar në xhepa, ashtu siç edhe e vranë. Edhe që vizitën e parë në jetën e tij në Greqi e ka bërë disa ditë para se të vritej. Qëndroi tek motra jonë në Selanik 4 a 5 ditë dhe më pas u kthye në shtëpi, as ka punuar e as ka jetuar atje, ndaj nuk kish si të kthehej nga Greqia për të rrëzuar me dhunë Berishën.

 

Z. Veizi, ju a ndiheni të kërcënuar pas deklaratash të tilla publike?

Nëse Berisha e ka bërë një deklaratë të tillë, sigurisht që ndihem i kërcënuar. Kush nuk do të ndihej i kërcënuar? Në këtë vend çfarë nuk të ndodh. Edhe këtë mund ta bëjnë. Sigurisht që ndihesh i kërcënuar kur dëgjon gjëra të tilla. Deri sa arrijnë e sajojnë një gjë që nuk e kam thënë, a mund të pres ndonjë gjë të mirë më pas?

 

Deklarata e Berishës në intervistën në emisionin “FAKT”

 “….Është familja e viktimave të Ziver Veizit në mos gaboj, vëllai i tij tha se erdha nga Greqia se do të rrëzojmë Sali Berishën, e kanë të gjitha mediat këtë. Kjo kërkon një hetim. Por këtë hetim nuk mund ta bëjnë ata, të cilët ishin pjesë e këtij puçi për të rrëzuar Sali Berishën…”

16 komente në “Vëllai i Veizit: Me dhunën e duarve në xhepa do ta rrëzonte Ziveri, Berishën?”

  1. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    Sa te jete Berisha kryeminister nuk ka drejtesi, por humbje kohe. Te flasesh per 21 janarin eshte humbje kohe. Shqiptaret ose te largojne Berishen nga pushteti, ose te harrojne 21 janarin njehere e mire, pra me Berishen nuk ka drejtesi. Nqs doni drejtesi? Largoni Berishen dhe te filloje hetimi i 21 janarit!

  2. fule says:

    Mashtrues me te ndyre se Sali RAM BERISHA nuk ben me nena ne kete bote.

  3. Gjergji says:

    Sigurisht qe gjithe ata njerez ne bulevard qene aty per te rrezuar Sali Berishen. Pse cfare kujton Berisha se ishte xhiroje e mbremjes ajo? Sigurisht qe kane ardhur edhe nga Greqia e vende te tjera njerez per te rrezuar Berishen nga pushteti, por ajo qe Berisha do ta donte (por nuk mundet ta vertetoje)eshte qe demonstruesit te mos kishin pankarta por arme. Po te kishin dashur njerezeit ta rrezonin Berishen me arme, ai dhe te tijte tani do te ishin ne te s’emes e nuk do benin bla-bla-bla.

  4. aljeda says:

    Ketu qendron nje filozofi shume e thjeshte, pasi tentoi ti blinte, pra ti joshte me te mire dhe nuk ia arriti dot, eshte mese normale per psikologjine e tij vepruese, te perdore kercenimet si presione per te frikesuar familjaret: e para qe te tremben kur te flasin publikisht dhe ta denoncojne ate dhe e dyta ti paraprije nje hakmarrje te mundshme kundrejt tij dhe familjes se tij.

    Pra e thene shqip: desha t’ju blej, nuk pranuat, tani do perdor pushtetin tim per t’ju burgosur (nenkupto, turturuar, vrare, etj etj)

    1. fule says:

      Kete logjike te thjeshte shpellaret nuk e kapin dot.

  5. Ledi says:

    Me duket qe e mbaje mend kete vllain e Ziverit kur thote para nje kamere se kam ardhur nga Greqia per te rrezuar Berishen, po cfare u kishte premtuar ketyre budallinjeve Rama, si e futen vehten ne zjarre per bythen e tij

    1. ELENA GJIKA says:

      Po po edhe une. Eshte ai qe kishte ate stilolapsin pistolete qe e futi ne xhep pastaj dhe ja dorzoje Taulant Balles ne fund. E kam pare me keta dy syte e mi. Pastaj foli me Edvin Ramen ne Celular dhe i tha Bac u Kry. E kemi degjuar te gjithe aty. Pastaj ky u taku fshehtas me Presidentin dhe i tha filloni planin B te pucit. Nderkohe qe afer Prokurorise, Besnik Bare u pa me nje cante plot me leke, 2 ore para se Tom Doshi te sillte benzin e vet mbushur me fishekziare te dera Kryeministrise.

      Te gjitha keto i kemi te faktuara, te dokumentuara. Z. Halimi nga dita ne dite do i bej publike te komisioni parlamentar. Madje cuditem pse i mban te fshehura ket fakte deri tani.

      1. Aredion says:

        Me njerez te tille si puna jote qe mbeshtesni trillimet e nje njeriu te qelbur si sali berisha Shqiperia ska per te ecur ndo1her perpara. Jeni gati qe te hani dhe bar dhe vetem saliun ta keni ne pushtet qe te vjedhi dhe te vrasi. turp plehra.

      2. Elena Abdullah says:

        Po e the ti, i eshte vendosur vula kesaj gjeje, ooo Zenepe e Sales dhe sojit Turkoshak !!

      3. besa says:

        shume fantazi e corientuar.

  6. agbi says:

    Kur arin nje qytetar i ketij vendi te deklaroj se-po ndihem i kercenuar nga kryeministri i vendit tim – c’far vlere munde te kene fjalet e tjera .

  7. Shefqet Cela says:

    Sa shume hesape te frikeshme ben Saliu!
    Mezi pret heqjen e Ina Rames qe te vere nje prokuror-Gangster. Ai do te rifilloje hetimin nga e para dhe Ina Ramen te denoje te paren (pa harruar Topin qe po e meriton mbiemrin kohet e fundit). Pastaj te nxjerre vrasesit llagar dhe viktimat puçiste.
    Per te ardhur keq mavrija! Ka dy pengesa te pa kaperxyeshme:
    1. Ylli i tije eshte ne renie, me gjith bishtin qe le nga mbrapa.
    2. Shumica e njerezve qe ka zgjedhur i kane dale per duarsh, duke zbatuar detyren, sipas ligjit. Ketu flas per kuadrot e larta si presidentet, prokuroret dhe tani nder duar ka edhe KRESHNIKUN qe po ja trazon keq gjumin makbethian mbas vrasjeve, si ata kreshniket prallore.
    Eshte katandisur me Voksha, Doda e lamashe te tjere. Ata po i qendrojne “sus” sa te kete karriken ai,pastaj edhe ata brylin te paret.
    Pame Ina Ramen mbreme karshi Fevziut, ne rrolin e prokurorit bufon.
    Ajo tregoi jo vetem inteligjencen, sjelljen njerezore me butesine femerore (o nene, o nene, kur e krahasova me MESILEN E SALIUT ME LITAR VARJE NEN SUTJENA, apo Vokshet,….. ), por edhe profesionalizmin duke gozhduar jo vetem Fevzon vocerrak “zog pa pupla me ciflen e vezes mbi koke”, po te gjithe vrasesit mafjoze, ne panik per te fshehur krimin.
    E ndiej si çfryjne Saliistet, me gjithate vete me shume, kur mendojne se u vertetua profecia e Saliut kur e quajti Silvia Konti:
    MORI SHKODER, MOJ MIZORE,
    PAK U DUKE SHUM NA DOLE!
    GJITHE RRESPEKTET ZONJES INA RAMA!

  8. emigranti says:

    O berisha ti je i cmendur ,jemi shume large se te gjtihe do vinim ne ate mitinge per te zhdukur ty kolere ,ne porositim cdo dite njerzit tane te dalin ne mitingje deri sa te te zhdukin ty o qelbesire qe vete qelbesires i vjene dote prej teje.

  9. Bali Staka says:

    …Me duar thatë, tuj ngritë dy gishta,
    Ju thotë Sala, terrorista!!

  10. xhino says:

    peralla me te bukura se te-ELENA GJIKA- nuk kam dhe nuk do degjoj asnjehere ne jeten time Vetem njeri ja kalon PLAKU MERE. Ah moj ELENA cme shikon ashtu apo te te var ne palma perbalLE kryeministrise

  11. tironci says:

    poshte kjo DIKTATURE FASHISTE e vendosur nga mostra sali berisha ..
    nuk meriton populli SHQIPTARE nje qeveri te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje