Sa peshë kanë fjalët e Bob Hand-it rreth aftësisë së Berishës për të drejtuar vendin?

26 Janar 2012, 12:58Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një intervistë dhënë dje Zërit të Amerikës, Bob Hand tha: ”Të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, kjo sigurisht nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, Kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë” Por sa peshë kanë fjalët e tij?

Bob Hand (emri i plotë: Robert A. Hand) është këshilltar politik në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së që prej vitit 1983. Komisioni përbëhet nga 9 senatorë, 9 kongresmenë, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, një përfaqësues i Pentagonit dhe një i Departamentit të Tregtisë. Në këtë komision, Bob Hand është specialist i Ballkanit, që ndjek dhe raporton për zhvillimet në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ai ka qenë organizator i të gjitha seancave dëgjimore rreth Shqipërisë të zhvilluara nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-së. Përfundimet e këtyre seancave dëgjimore i dërgohen Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Departamentit të Tregtisë.

Pas seancës dëgjimore të qershorit 1996, Bob Hand tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Nga qëndrimi që mbajti presidenti Berisha për zgjedhjet, vihet në dyshim të madh nëse ai ende ka ideale demokratike”. Pas seancës dëgjimore të korrikut 2004, Bob Hand tha kështu në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës: “Emërimi në poste të larta nga Kryeministri Nano i njerëzve që ai vetë i kishte akuzuar më parë për korrupsion, vë në dyshim të madh kredibilitetin e qeverisë së tij”.

 

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/1/26/sa-peshe-kane-fjalet-e-bob-hand-it-rreth-aftesise-se-berishes-per-te-drejtuar

19 komente në “Sa peshë kanë fjalët e Bob Hand-it rreth aftësisë së Berishës për të drejtuar vendin?”

  1. elinor bahiti says:

    E fituam! Sapo t’i shkoje Shtepise se Bardhe kjo deklarata e Bobit, Obama do te leje menjane te gjithe angazhimin e tij ne zgjedhjet presidenciale dhe do te shqyrtoje problemet tona!! Leje me c’ka per te bere Pentagoni kur ta lexoje kete – menjehere do te na nise 3 helikoptera ‘Black Hawk’ me 30 Navy SEALs ne to!
    Gjithcka qe ne duhet te bejme tani eshte te shijojme “shfaqjen”!!
    Eh te shkretit ne si nuk zume mend njehere por presim te tjeret te na rregullojne problemet tona!

    1. amerikani says:

      nqs ti elinor nuk beson se shba ka lujt rol te rendesishem per nderrimin e pushtetit ne shqiperi ne vitet 1992, 1997 dhe 2005, mund te thuhet se ke fjet gjume keto 20 vjet…

      1. Kalorsi i zi says:

        O amerikan me ylla, ate po thote dhe elinor B. Usa ka rol te madh ne shqiperi per mbajtjen e tradhetareve ne pushtet. Duan ta bejne shqiperine islamike me zorr. Shqiptaret nuk duhet te presin te na rrugulloje USA por duhet te rrugullohen vete sic duan.

      2. elinor says:

        Ka luajte rol? Amerika ka rolin e saj ne nderrimin e cdo pushteti nga i cili preken interesat e saj por, te pakten ne 97n, ishte opozita e perkrahur nga populli ajo qe vendosi piken mbi ‘i’!
        Sa per ne 2005n, nje rol te madh luajti edhe injoranca e shqiptareve qe votuan saliun mbasi e hoqen me pushke!
        Nuk dua te perdhos ameriken, por besoj se ceshtjet tona duhet t’i zgjidhim vete.

    2. Che'G says:

      E di si eshte puna Elinor,ka vajt ne nje pike qe nuk mban me pilafi uje.Populli ka frike te ngrihet jo sepse ka frike Saliun,po i trembet nje tjeter 97-te.Ta marrim te thene qe u ngrit populli,dolen te gjithe ne proteste dhe demonstrata,ai nuk do caje koke,atehere populli do kaloj ne veprime te dhunshme dhe pikerisht Sala kete do dhe do luaje rolin e viktimes ne syte e nderkombetareve qe po me marrin pushtetin dhe nga ana tjeter do dergoj ceten e dragobise ne te njejten kohe te terrorizoje dhe vrase popullin..Shiko se cfare plani djallezor beri per 21 janar aty per aty kur i kishte demonstruesit perballe,ai beri nje plan te qarte i vrau per qellim qe tja faturonte opozites dhe po ti vesh re ata i kane perzjedhur viktimat(jo se i njihnin) kane zgjedhur njerez qe kane qene spektator dhe kane qene dy ose me shume afer njeri-tjetrit,per te thene qe jane vrare nga afer nga vete demonstruesit dhe me plan nga opozita per te nxitur rrezimin e qeverise..Situata jone eshte shume e rende sinqerisht ai eshte kriminel dhe nuk e le pushtetin pa gjak dhe sic po shkojne punet besoj se shume shpejt do jete e pashmangshme perpallja POPULL-sali.

      1. elinor says:

        E pranoj analizen tende, Che’G. Vetem se kete here saliu i ka duart disi te lidhura ngaqe vete gardistet do te maten mire para se t’u binden urdherave per te hape zjarr mbi protestuesit. Them se tani ata duhet ta kene te qarte qe, sado te vonoje, drejtesia do te vendoset ne fund. Nuk jam i mendimit qe protestat te jene te dhunshme, por te jene te vazhdueshme saqe ta paralizojne funksionimin normal te shtetit. Nga ana tjeter, mungesa e protestave i jep arsye saliut per te thene qe nuk ka arsye te pranoje doreheqjen e qeverise dhe zgjedhje te parakoheshme.
        Jam dakord me ty, qe do te kete pergjakje te reja, por ato jane te pashmangshme. Prandaj, me mire heret se vone!

        1. Che'G says:

          Dhe Saliu e di qe ka perballe jo nje pjese te popullit qe ka frike,por nje pjese te popullit qe e do Shqiperine dhe nuk do ta shkaterroj e qe jane me llogjike dhe te qyteteruar dhe nga kjo perfiton monstra qesharaka e vucidolit.Shume shpejt besoj do kemi konfrontim te pashmangshem dhe saliu si ne 97-ten ka dhene prova qe nuk i ben llogarite mire dhe gjithmone e con vendin drejt shkaterrimit ne te gjitha rastet si ne pushtet si ne opozite.Ky monster me gjithe monstrat e tjera kesaj rradhe duhet te pergjigjen nje me nje per cdo gje qe kane bere dhe po pregatisin te bejne.VSLP Noro :))

    3. Oiseu says:

      Po pra e fituam, po paska perkthyer ndryshe ai perkthysi Kamunist per Ameriqine se Po na Ftojne Kucken e bashkise ne sofren e tyre!!!!!!!!

  2. hakmarrja e popullit mbi ty says:

    sali berisha , ky kriminel qe tashme dihet, mbahet nga usa dhe europa dhe shkad eshte pikerisht siktati qe ai perdor, nuk ka nge europa te meret me ne se plot vatra te nxehta ka ku dhe interesat, usa-europe ,jane evidente e te medha,ca europolitikan i kane mare ndonje gje shqiperise nga sala, e bejne gallate me ne, eksperimentojne ,mbushin xhepat me sherbimet ne shqiperi ne po ne vend. nese eshte e domozdoshme nje 97 e re atehere le te behet e te shpetojme njehere e mire me kete klase politike hajdute e kriminele ,si dhe femijet e tyre mafjoze.

  3. WDC says:

    Z.zaloshnja
    JU JENI NJE PJESMARRES TEK STUDENTET E DHJETORIT QE PAS 1997′ KENI MARRE TITULLIN TE “DHJERE TORIT” SE U BETE TRIMA ME NJE RAMIZ ALI QE KISHTE
    NENSHKRUAR KAPITULLIMIN DHE ME NJE ADIL CARCAN ME BEBELINA NEPER KEMBE..
    KU ISHIT JU O TRIMAT E DHJETORIT KUR U DOGJ VENDI NE 97′
    TI JA MBATHE ANDEJ VIRXHINIA DHE MESILA PORNODODA NGA VATIKANI
    PER STUDIME ..
    PO TANI QE NE SHQIPERI ESHTE INSTALUAR NJE REGJIM MONSTER ME K/MINISTER
    (DIKUR I RRACES TUAJ)QE ESHTE KTHYER NE DEVIL??????
    PO KUJT I PLASI TRAPI PER ATE BOBIN QE PO NA I ANALIZON KAQ THELLE..
    ****PSE NUK BEN NJE ARTIKULL PER PORNOSTARIN E RI TE POLITIKES TE KALASE DODES QE DO VARI NJERZIT NEPER PALMA..
    O ZALO .. E PSHURRET KETE VEND … MOS U MERR ME BOBAT PER T’I SHPELARE TRURIN NJEREZVE…HARRAM

  4. me duket se dhe amerika eshte ne nje rresht me demostruesit e 21 janarit tashme ! vetem qe nuk ka shkopinj druri ne dore, po sigurisht s’eshte e pa revoltuar.(kuptohet, qe ajo ka planet e saj )

  5. WASHINGTON MAJOR says:

    Per lexuesit shume te nderuar te temes;
    Para ca vitesh kam pare ketu ne washington kryetarin e bashkise se ketij kryeqyteti te botes me MONSTERN FARI BALLIU.
    NE FOTOGRAFI ESHTE ISH MAJORI NJE ESMER DY METRA ME BALLI KUBIKUN
    QE KISHTE TE SHPALOSUR LIBRIN E TIJ QE KISHTE BERE PER NEXHMIJEN HOXHEN..
    dhe mendoja:c’pune ka kryebashkiaku i kryequtetit te botes me nje nga figurat me te urryera te shqiperise pas viteve 90′
    I LUTEM STAFIT TE TEMES TE GJEJE KETE FOTOGRAFI ..
    BIE ERE E KEQE “SHOW” I VIZITES TE NJE VRASESI,TRADHETARI DHE HAJDUTI
    LUL UDBASHI NE KETE QYTET TE NDERUAR ..

  6. faktet says:

    neokomunizmi i tiranistanit.
    Ala s’e kuptonoi qe enveri ja dha fronin ramizit,ky ja dha nanos,nanoja saliut,saliu po pregatit lul fashionin,luli nje nga kopeja e tyre qe tu ruaje pasurite dhe te mjelin cifligun Shqiperi.
    Po ra saliu e mer ruci.
    Indirekt ne tiranistan sundon nga vari jenver kasapi me neokomunizxmin demon-kratik,nderkohe nexhi gjysme e vdekur perseri jep keshilla.Konkluzion:Ne allbanistan ende sundojne xhonturqit e rinj dhe
    neo-komunistet.

  7. luis says:

    Po pse vertete besoni se Berisha do rrije me ne pushtet.Neqoftese deri tani ai vertet ka qendruar ne pushtet fale perkrahjes nga Amerika dhe Europa tani ata nuk mund ta durojne me dhe ka marre fund qe ai do pjerdhet nga pushteti njehere e mire dhe nuk ka bythe ai tu rezistoje amerikaneve.
    Eshte tjeter gje dhe besoj qe ky do u kerkoj garanci qe mos te cenohet pas renies nga pushteti.E ketu varet se sa do i marre seriozisht keshillat e tyre,se po qe se ben te fortin edhe me amerikanet jam i sigurte se do perfundoje si Gadafi.

  8. shpetim says:

    Ju jeni kokrrat e injoranteve qe hani buke kot dhe mezi prisni te vini ne pushtet!!! As ju u ha shume per popullin se keshtu jeni mesuar JU, qe i doni gjerat me force qe pastaj ta milni lopen(shtet.
    Ne menyre te rithoni shprehjen: Nano PO ose Rama Po! Me ate hanin te gjithe edhe pse vidhej!!!
    PO nuk merrni vesh ju o injoranter, qe edhe pse me ne fund po shihni qyrret e njeri tjetrit ne driten e llampes qe me se fundmi ndricon pa nderprerje, ndryshe nga koha kur ju te PS-ja vidhte, keni me mire qejf te mos pagoni taksa, te mos keni sherbime edhe te behen tere mallakastriotet dhe fieraket pronare te gjitheckaje ne kete vend. Edhe pse padashje ju bejne nenat dhe motrat.
    Me falni qe perdora gjuhen tuaj por ky pseudo sit dhe kjo pseudo gazete keshtu e meriton.

    1. elinor bahiti says:

      Mos kerko te falur hic se nuk ke perdore gjuhen tone – ke perdore bash gjuhen e shpellarit tend sali. Me teper se kaq nuk kam pse te t’kthej pergjigje ngaqe vec idiotlleqe gjenden tek komenti jot.

  9. Shpresa D. says:

    Gjykoni ngushtesisht z.”shpetim” komentuesi,sa thoni.
    Mendohu para se te shkruash,vecanerisht kur thua:”me ate hanin te gjithe eshte pse vidhej”.
    Ja kjo eshte e keqia sot se,nuk “hane”te gjithe,po vetem vidhet dhe me keq shiten troje shqiptare,luftohet per te mos u bere mbareshqiptaret, NJE shtet. keshtu nuk do te vjedhin pasurite sa pervetesuar djersen, apo tjetersojne kufijte e Tij ne bashkepunim me te huajt si po bejne.
    Shqiperia MEME,KOSOVA vecanerisht,kete nuk do ta lejoje, po as CAMERIA.
    Camet e vertete qe jetojne ne ato troje,dhe nuk jane pake, te bashkojne zerin e tyre, me Camet e perzene nga atdheu i stergjysherve te tyre padrejtesisht, nga qeverite greke te kohes sa reaksionit nderkombetar antishqiptar vepruar.
    Shtypin e lire mos e pergojoni se pergojoni veten
    zoterinj!
    Dhimbia e Madhe D.

  10. CIA says:

    ramizi iku prej cia-s, sala 1 iku prej cia-s, tosi i nones iku prej cia-s, sala 2 do iki prej cia-s; trust me!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje