Kryetari i opozitës, Edi Rama, i ka nisur sot një letër kryeprokurores Ina Rama ku i shkruan se gëzon mbështetjen e opozitës në punën e saj për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit. Rama i bën me dije se është i gatshëm që në hetim të përfshihet ai i pari, por ndërkohë të mos lihen jashtë këtij hetimi të rëndësishëm Sali Berisha e Lulzim Basha, ndaj të cilëve Rama ngre gishtin si urdhërues të masakrës së 21 janarit. Por më tej Rama i thotë kryeprokurores se një hetim s’do të ishte asnjëherë i plotë nëse s’do të dilnin urdhëruesit e atyre vrasjeve si dhe i kërkon që të marrë parasysh dëshminë e vëllait të të vrarit Hekuran Deda për përfshirjen e Sali Berishës në një tjetër krim, pas atij të 21 janarit.
LETRA E PLOTE E EDI RAMES
E nderuar zonja Prokurore e Përgjithshme e Republikës,
lejomëni t’Ju drejtohem publikisht në këtë moment kaq përcaktues për fatin e demokracisë shqiptare, ku roli i organit të akuzës është vendimtar dhe hetimi i plotë e i paanshëm i tragjedisë së 21 janarit domosdoshmëri mirëfilli historike. Ju përgëzoj fillimisht edhe drejtpërsëdrejti për hapat e rëndësishëm që janë hedhur së fundmi në drejtim të zbardhjes së vrasjeve dhe për bashkëpunimin e suksesshëm me FBI-në, falë mbështetjes së paçmuar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara e të Ambasadorit Arvizu.
Mbështetja e posaçme e partnerit të madh strategjik të Shqipërisë e të shqiptarëve nuk përbën vetëm një garanci më shumë për hetimin e 21 janarit. Ajo përbën edhe një detyrim më shumë të institucioneve të drejtësisë e të vetë politikës shqiptare për ta merituar këtë mbështetje kaq të vyer, duke përmbushur standardet e një drejtësie të denjë për vizionin e për vlerat që partneri ynë i pazëvendësueshëm mishëron si simbol i përbotshëm demokracie dhe me plot të drejtë kërkon prej të gjithëve ne në funksion të një Shqipërie demokratike.
Nga ana e Partisë Socialiste dhe forcave të opozitës së bashkuar, unë Ju garantoj gjithashtu për mbështetjen tonë pa kushte në këtë hetim, për suksesin e plotë të të cilit kemi qenë dhe jemi tërësisht në dispozicion të organit të akuzës.
Kërkesën Tuaj për përfshirjen në hetim të tre deputetëve socialistë e kemi pranuar pa asnjë ngurrim dhe Ju siguroj se do të japim votën tonë në parlament që imuniteti i tyre të mos përbëjë pengesë për ekzigjencat e një hetimi shterues e të paanshëm. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nëse nevojat e hetimit do të kërkojnë përfshirje deputetësh të tjerë të Partisë Socialiste.
Por në këtë pikë e shoh të udhës t’Ju bëj publikisht një pyetje dhe një shpjegim nga këndvështrimi im si kryetar i Partisë Socialiste e në këtë rast edhe organizator i demonstratës së 21 janarit.
Pse zonja Prokurore e Përgjithshme nuk jam thirrur ende unë vetë, pikërisht në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës dhe për rrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve të asaj demonstrate, për organizmin e së cilës të tre deputetët e kërkuar prej Jush nuk kanë bërë as më shumë e as më pak se të gjithë kolegët e tyre e, padyshim, asgjë më shumë se sa unë personalisht?
Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin Tuaj jo më pak se dëshmitë e tyre. Prandaj pres me padurim që të thirrem për të kontribuar me gjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri, e për vetë Shqipërinë në rrugën e mundimshme të ndërtimit të shtetit të së drejtës.
Dua të besoj se Ju do ta çmoni seriozisht këtë shprehje vullneti nga ana ime për ta ndihmuar hetimin dhe nuk do të ngurroni të më rendisni edhe mua në radhën e të hetuarve. S’kam asnjë imunitet dhe mbi të gjitha asnjë dallim nga të tre deputetët në fjalë apo nga cilido tjetër që, njësoj si ata, ka qenë pjesë e organizimit të demonstratës së 21 janarit.
Më anë tjetër, vjen natyrshëm edhe një pyetje e pandarë nga e para, të cilën dua t’Jua bëj po publikisht. Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm?
E pamundur të kuptohet nga ana jonë, por me sa kam vënë re edhe nga ana e opinionit të shqetësuar publik, mbetja e hetimit në nivelin politik tek vetëm tre deputetët opozitarë. Me gjithë gatishmërinë e tyre të plotë ata s’mund ta përmbushin dot assesi nevojën e një hetimi shterues të të gjithë nivelit politik, që as mund të ndahet nga hetimi e as mund të hetohet pjesërisht.
Pranoni paraprakisht ndjesën time nëse kjo kërkesë e prokurorisë për imunitetin e vetëm tre deputetëve opozitarë, nuk është fundi po vetëm fillimi i hetimit mbi rolin e palëve e të aktorëve politikë për gjithë sa ndodhi në 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më tutje akoma zonja Prokurore e Përgjithshme, ju me siguri jeni në dijeni të dëshmisë rrëqethëse, publike, të vëllait të njërit prej të vrarëve, të ndjerit Hekuran Deda, i cili ka denoncuar publikisht kryeministrin Sali Berisha për një ofertë tronditëse në adresë të familjes Deda. Besoj se edhe kjo dëshmi e bën të domosdoshme marrjen në pyetje të Sali Berishës, bashkë me dorëzanin e tij që ka premtuar tek familja Deda në emër të Sali Berishës jo vetëm para, por dhe fotografinë e vrasësit të Hekuranit në këmbim të favorit të mikpritjes në shtëpi të kryetarit të qeverisë.
Shqipëria meriton të dijë të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Të njëjtën gjë meritojnë padyshim edhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Sepse, në opinionin tim modest, e vërteta e plotë e 21 janarit nuk është thjesht e vërteta e një ngjarjeje tragjike por një gur themeli në procesin e demokratizimit të vendit tonë e të garantimit të barazisë para ligjit për vitet e ndoshta dekadat që vijnë.
Jam plotësisht i vetëdijshëm për barrën Tuaj shumë të rëndë në kushtet kur rendi ligjor në Shqipëri është thellësisht i kompromentuar dhe hetimi seriozisht i penguar nga dëmtimi i qëllimshëm i provave, ashtu siç jam i vetëdijshëm edhe për të gjitha ngarkesat e pamerituara që ka vënë mbi supet e organit të akuzës politika e përbaltjes së pakursimtë të institucionit të prokurorisë e të vetë autoritetit Tuaj kushtetues, përveçse dinjitetit Tuaj njerëzor. Të tilla pengesa të pashembullta e ngarkesa të jashtëzakonshme s’ka dyshim se nuk e lehtësojnë kryerjen e detyrës nga ana e prokurorisë dhe Juaja personalisht. Por misioni i lartë që keni ndaj popullit shqiptar përmes Kushtetutës së tij e bën praktikisht të pamundur në këtë rast uljen e nivelit të hetimit për sa u takon palëve e aktorëve politikë.
Ata duhet të hetohen që të gjithë, pa dallim e pa anshmëri, pavarësisht fuqisë aspak të vogël propagandistike dhe jo vetëm propagandistike që njëra palë, fatkeqësisht ajo në pushtet, i kundërvë prej një viti këtij procesi kaq të rëndësishëm hetimor duke sulmuar egërsisht prokurorinë e Ju personalisht.
Duke Ju siguruar edhe njëherë për mbështetjen pa asnjë ekuivok që opozita shqiptare dhe unë si kryetari i saj do t’i japim deri në fund organit të akuzës, lejomëni zonja Prokurore e Përgjithshme që bashkë me konsideratën time më të lartë t’ju shpreh publikisht edhe besimin se kërkesa logjike për të mos lënë jashtë hetimit të plotë nivelin politik të vendit, do të çmohet nga prokuroria si një domosdoshmëri e patjetërsueshme në rrugën e nxjerrjes në dritë të të gjithë të vërtetës së 21 janarit tragjik.
Punë të mbarë në misionin Tuaj të vështirë dhe sukses në këtë përpjekje që së fundmi i ka dhënë publikut shqiptar rezultate inkurajuese për zbardhjen e krimeve të asaj dite, e cila jo vetëm s’duhet të përsëritet më kurrë po mund dhe duhet të shërbejë si një pikë kthese për shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Me shpresë dhe respekt,
Edi Rama
Politikanet tane,ndonese flasin tere diten qe politika nuk duhet te nderhyje ne drejtesi, nuk bejne gje tjeter vec nderhyjne me cdo mjet dhe ne cdo forme. C’dreqin ke zoteri, qe i shkruan leter kryeprokurores? Ju duket jeni armik i betuar i se liges, por, duket,kur e bejne te tjeret, sepse kur e bene vet e quan te drejte. Nese nuk rri do pa dhene mendim, sepse ndoshta ke bindjen se duhet ta besh pa tjeter kete, pikerisht per kete eshte shtypi. I shkruake leter kryeprokurores dhe flet pastaj, pa ta bere syri terr, per nderhyrje ne drejtesi.
TE KERKOSH VETE,VULLNETARISHT TE HETOHESH SI ORGANIZATORI KRYESOR I DEMOSTRATES SE 21 JANARIT,JU E QUANI NDERHYRJE NE PUNET E DREJTESISE/SHUME I ZGJUAR.
Or mik, lere ironine dhe te lutem kuptom drejt. As qe ju beje koment atyre qe thote zoteria ne leter. Ajo eshte nje e drejte e tij dhe per ato qe thote ai nuk do i marri leje njeriu. Une thjesht po them qe te gjitha keto ai fare mire mund ti shprehte si nje kerkese te botuar ne shtyp. Nuk ka pune asfare me kryeprokuroren drejtperdrejt, mendimet asaj i thuhen edhe nepermjet shtypit. Por politikanet tane jane edhe demokrat te kulluar, edhe njecikez, po fare pak ama, me mendesi komuniste. Per te mos thene se jane revolucionar konseguent, te destinuar per ta perfunduar misionin kurdohere si diktator shembullor.
Ke bere mire qe e ke vene pseudonimin tend “xha Temja”, se me te vertete qe qenke plak i rrjedhur nga trute, qe i ben aresyetimet lemsh.
C’ke or zoteri, qe e fyen kete plak.Nuk eshte fajtor pse ka lindur perpara teje. Sidoqofte, ty duhet bere e qarte, se ato qe thote ai, nuk jane ushqim per trurin tend. Ti do tallash, or zoteri. Dhe ndoshta po ti shtosh edhe pak byk,kjo mund ta plotesonte fare mire kuadrin tend ushqimor per trurin.
Xha Temja ka plotesisht te drejte –Ci duhet Edit ti beje leter Kryeprokurores
–Kjo quhet nderhyrje tek drejtesia …..
Lere ore mik drejtesine te punoje..,..
Hajde degjo Salen tani…
mire EDI RAMA … por ajo dihet se kush i vrau protestuesit ne 21 janar .. duhet te shkulet nga themelet kjo junte ushtarake qe eshte vendos ne vendin tone .. poshte diktatura berishiane ..
Per 21 vite aktori kryesor per cfar ka ndodhur ne Shqiperi eshte Sali Berisha, ne te gjitha ngjarjet, tragjike e kriminale ai eshte deshmitar me shume ndikim dhe me shume dijeni. Asnjeher nuk eshte treguar i gatshem te pyetet ne prokurori ose gjykate, asnjehere te vetme. Ja cfar respekti ka ai per ligjin, shtetin e se drejtes dhe institucioneve. Me pelqen Ed Rama me kete gadishmeri dhe respekt qe tregon ndaj institucionit te vetem kushtetues te ndjekjes penale.
Edi Rama, po gaboni per hetimin e Berishes dhe te Bashes. Ato kane pushtetin dhe kjo do te thot qe jane te mbrojtur nga pushteti qe kan. Me duket qe ke vendosur qe humbesh kohen ose per te treguar gjoja se ben opozite!!
Edi Rama, po gaboni per hetimin e Berishes dhe te Bashes. Ato kane pushtetin dhe kjo do te thot qe jane te mbrojtur nga pushteti qe kan. Me duket qe ke vendosur qe te humbesh kohen ose per te treguar gjoja se ben opozite!!
KING JONG RAMA E DI MIRE QE KRYEDASMRJA E TIJ INA RAMA NUK KA SHANSE TE KETE NJE MANDATE TE DYTE PRANDAJ DHE SHPEJTON SEPSE PAS 7MUAJE AJO BEHET NEKRYETARE E PS
Oj krijese e zotit, te keshillova dje te filloje nje kurs kunder analfabetizmit andej nga fshatrat e Vucidolit.
Je regjistruar?
Pse te vjen cudi, ky eshte mbeshtetesi tipik i Sali BERISHES dhe Partise se Shpellarve qe ai drejton. Ky e ka nga budalleku dellin e pro-Sales, te tjeret e kane nga interesi.
P.S
KING domethene Mbret – ne themi ta bjeme thjesht kreminister (ne vend te shpellarit tuaj) jo mbret.
(Koreanet jane KIM, jo KING o CECEN)
oj elena e tropojes qe do me u bo nje cike troje
nderrroje kete nickun ver na nji ma te mire ma modern
p.sh kim kardashian ose mesila pornododa..ose ajo qe knon
ate kongen “o sa te mire beithen e kam” qe ja keni vu dhe ne kryesine
e pd..hajt jarone tung e jepi prap me na nje nick tjeter
ho tu bofte shaba ty..
O Dronja ajo elena, po i vje turp me thon se jom maloke, Dronja qe kur i vdiq burri ishte ne festival te Gjirokastres dhe tha, megjithse mka dek burri do knoj para partise dhe shokut Enver dhe Enveri i futi nji tperqafume dhe i tha keshtu i do partija jone nuset, trimeresha dhe besnike te partise, ne Dronja sun rri dot pa parti, ka gjet partin e Sales. Se di a u ka martu prap apo ka met e ve, duhet tjet nja 60-vjece tani.
Cfar flet mer zhuls , je ne terezi apo jo. Po vriten njerez po kercenohen per te shkuar ne burg te pafajshem ti ja fut si kau peles. trap
Helena Gjika, me dukesh fukara dhe i shkundur ne te gjitha anet. Lum Berisha qe te ka mor injorant i analfabetizmit.
Zoti edi kam respekt per punen tuaj ne kete ambjent te politikes shqiptare
qe eshte mbushur tej mase me gjarperinj dhe hiena.
Te gjithe e dine qe berisha eshte vrases dhe tradhetar.Historia 21 janarit ka fillur ne 2 prill 1991 ku shqiptaret u futen ne vellavrasje dhe ne nje percarje te pabesueshme.Ishte ajo kohe ku dipllomacia amerikane beri disa gabime qe po vazhdojne dhe sot.Atehere u mbeshteten shume grupe ish bashkpuntore te fashizmit dh tredhetareve ose te pinjolleve te tyre qe kishin alergji per cdo gje te krijuar ne sitemin e kaluar deri sa situata shkoi deri ne piken e fundit.Detashmenti me i rrezikshem qe parapriu kete fushate ishin tipat si berisha,tritan shehu dhe company qe nga komuniste te neveritshem u bene bashkpuntore te UDB deri atje sa te deklaroje
hapur se “udbashin damir fazllic e kam mik shtepie” ..
Ju bete nje gafe te madhe qe u futet ne votime pa zbardhur vrasjet makabre
te 21 janarit duke demtuar veten tuaj dhe duke asgjesuar opoziten.
Situata sot eshte teper e renduar se berisha del hapur si vrases por nuk dorzohet nga segmente te caktuara qe e perkrahin deri ne shtepine e bardhe
Ne keto kushte teper diskriminuese ju duhet te kerkoni fuqishem:
1-DOREHEQJEN PA KUSHTE TE BERISHES
2-KRIJIMI I NJE QEVERIE TEKNIKE
3-DALJEN NGA PARLAMENTI NQS SE NUK REALIZOHEN KETO DY KERKESA.
Eshte tamam koha.Ju duhet te kuptoni qe amerika midis teje dhe berishes ka zgjedhur tropojanin.
Mos e lodh me kete popull…iken 4 vjet ..nuk durohet me.. o andej o kendej
nuk ka me rruge te mesme..
Po more po Edi Rama nuk ka pune tjeter por te lexoje sugjerimet tuaja.Ai nuk degjon njeri dhe nuk duron dot sepse mendon se eshte mbi te tjeret dhe i di te gjitha.Prandaj as ne 2013 nuk fiton dot.Atje ne opozite do kalbet deri sa ta shporrin vete socialistet e vertete.
Prokurorja dukej qe eshte e trembur, besoj qe keto dite ka nevoje per mbeshtetjen e te gjitheve, edhe publikisht. Shpresoj qe te arrije ta coje deri ne fund kete detyre. Mgjthate duhet ripare edhe njehere fakti qe ajo ka kontakte te cdo momenti me Garden e Republikes, si eskorte. Besoj se ky fakt duhet te jete gjithashtu ne vemendjen e te gjitheve.
Hiqe ate emer te nderuar qe ka ELENA GJIKA ne shqiperi.TI je nje plehre qe paguhesh nga berisha basha e co.TURP per ju.
Prokuroria nuk eshte e trembur fare pasi ka mbeshtetjen maksimale nga tjeter kush.Burrat e shtetit jane burra zakoni,ata shesin troje grekut,vjedhin meleona ne rrugen e kombit ku kjo e fundit i sherbrn me shume serbise,ke te drejte te flasesh por jo ama te kerkosh ti heqesh kolltukun dhe shume e shume te tjera qe sic thoshte Ramizi ndjese paste “Ju nuk i dini mire disa gjera”Ky batak qe ju be havale ketij kombi nuk ka nevoje per gjyqe se nga gjyqet ky kriminel del i pa fajshem prandaj o Edi Rama o organizo popullin deri ne doreheqien e qeverise o rini rehat e tundni koken nga kjo farse gjyqesore qe po luhet theater me nje popull te cfilitur.Turp edhe per ata qe pretendojne se jane kampione te demokracise.
Ju lumte Edi Rama, jeni e vetmja shprese e ketij vendi dhe ketij populli te shume vuajtur. Luftoni qe ketij procesi ti shkohet gjer ne fund dhe fajtoret te vihen para drejtesise.
Dua te bej nje kujtese per deputetet Balla,Doshi e Baraj qe ofrohen te paret ne procesin e hetimit.Kam qene,per gjithe kohen, ne demostraten e 21 janarit e nuk e toleroj aspak neglizhencen e deritanishme te Opozites qe s’ka trajtuar si genocid hedhjen e gazit mbytes e helmues mbi mijra njerez ne shesh qe ne terheqje e siper per te shpetuar nga asfiksia u rrezuan e shtypen midis nesh edhe mjaft te moshuar;nuk i kam pare asnjehere te filmuara keto pamje qe s’do me shqiten kurre.Se dyti,prania e grykave te armeve te drejtuara,ne menyre permanente, kercenueshem mbi kokat e njerzve nga tarracat a kuvendit e kryeministrise ishte makabre.
Ky person eshte fytra perendimore e ketij shteti Aranut. Fjalet , arsyetimi, elokuenca e tij bien kryekeput ndesh me egersine, makabritetin dhe erresiren e ish qenit-komunist Sali Berisha.
Do vija koha kur ky milet do e kuptoje diferencen dhe gabim qe ben, duke mbajtur me vota ne Qeveri nje Monster te ngjashem me diktatoret e rrezuar Arab?
NJE ARESYE ME SHUME PER ARRESTIMIN NE FLAGRANCE TE SALI BERISHES….
KRYEKZEKUTORI SALI KADAFI THOTE QE HETIMET PER MASAKREN E TIJ TE 21 JANARIT DO TI KRYEJE KRYE- PROKURORI I RI SALI KADAFI !
CFARE PRET INA RAMA !?
– Pse nuk nxjerr urdherin per arrestimin ne flagrance te Sali Berishes !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Guxim prej te cmenduri
Sot kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, nepermjet zedhenes se se tij ligjore kre nje shkelje flagrante te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise qe e ka kthyer ne nje lecke pa asnje vlere ne mbrotje te sundimit te tij despotik, kusar dhe vrastar.
Me nje guxim prej te cmenduri, me nje logjike prej psikopati, me nje zjarrmi prej despoti te kapur ne flagrance nga mbreti boteror i hetimeve Byroja Federale e Hetimeve- FBI-ja amerikane
( nje keshille gjuhesore per liderin e opozites Rama : Investigim ne shqip do te thote Hetim) ai kercenoi jo vetem opoziten, presidentin por edhe prokuroren e pergjithshme te Shqiperise Ina Rama.
Sabotuesi me i madh i drejtesise shqiptare, prishesi me i madh jo vetem i provave, por edhe protektori e kryekzekutori de jure e de facto i 21 janarit 2011 sic e kam shkruar e denoncuar publikisht qysh ate dite, nuk heziton te kercenoje perseri e perseri kryeprokuroren dhe gjithe Boten, pershi edhe FBI-ne e Ambasaden amerikan sic veproi para dy ditesh, per sabotimin dhe vonimin e hetimeve te asaj tragjedie tjeter te tij.
Sabotuesi therret kapni sabotuesin !
” Prokuroria e Përgjithshme, gjatë këtij viti, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre që organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, por në prokurori janë prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi” thuhet ne deklaraten cartane te Sali Berishes te lexuar keq nga zedhenesja e tij para mediave.
Po cfare mase, cfare veprimi konkret ligjor mund te ndermarre Prokurorja e Pergjithshme kunder krye-organizatoreve, kunder kryesponsoreve, kunder krye- regjizoreve te masakres se 21 janarit 2011 qe jane pikerisht Sali Berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta, Arben Imami, Jozefina Topalli… dhe krejt ceta e gangstereve dhe kusareve te tij!?
Cfare mund e cfare pritej te beje kryeprokurorja Ina Rama kur vete Sali Berisha, sic e pohoi pardje me gojen e vet po Sali Berisha urdheroi policine qe te mos arrestonte asnje gardist!?
Kryeprokurore apo sherife !?
Mos valle Ina Rama duhej te vishte uniformen e policit dhe te ngjeshte koburen e kaubojses apo sherifes per te arrestuar krye-ekzekutoret e siperpermendur te 21 janarit 2011!? Qe te perfundonte edhe me keq se 4 fakirat paqesore qe i ekzekutoi Sali Berisha nepermjet dores se krye-gardisitit te Gardes Pretoriane te Sali Berishes !?
Cfare mund te bente e cfare pritet te beje kryeprokurorja Ina Rama apo prokuroret e saj perballe ekzekutoreve te kryekzekutorit Sali Berisha, kur edhe sot kur ata u zbuluan si te tille nga FBI-ja syshqiponje amerikane per vrasje per cilesi te vecanta e ne rrethana te vecanta , gjykata e Sali Berishes i “denon” me arrest shtepie!?
Pse !? Sepse keshtu ka urdheruar Sali Berisha qe te kene kushte e mundesi me te mira per sajimin e alibive te reja qe te shpetojne kryekzekutorin Sali Berisha dhe ndihmesit e tij te pafjshem Lulezim Basha e Ilir Meta…. E thoni po deshet se ai ndryshon sadopak nga Mubaraku, Ben Aliu e sidomos Muamar Kadafi!?
Kryehajduti cirret kapeni hajdutin !
Cfare mund te bente e cfare mund te beje kryeprokurorja Ina Rama kur krye-kusari numer dy pas Sali Berishes, Ilir Meta, i filmuar ne flagrance ne kamera para syve te 10 milione shqiptareve nga zevendesi i tij politik e qeveritar Dritan Prifti shpallet, i denoncuar e kapur mat edhe nga tabalutat telefonike te zbuluara nga prokuroret e “Silvia Kondit” shqiptare, ic e pat quajtur Tano Karidi shqiptar Sali Berisha vete, shpallet i pafajshem!?
Pse!? Sepse ekspertet e paguar nga Sali Berisha, Ilir Meta e “ceta e gangstereve” te tyre me parat e taksat e shqiptareve shpallen te pavlefshme videot e flagrances se tyre, qe eksperti i FBI-se amerikane i kishte shpallur si plotesisht te verteta!?
Raporti i tru- lopes se Skraparit me trute e Harvardit
E ndersa kryeksperti amerikan u pagua me vetem 5 000 dollare amerikane , sepse kaq para i ka dhene Berisha dhe gangsteret e tij prokurorise shqiptare qe sot e akuzon, ekspertet e tij dhe te Ilir Metes u paguan me 35 mije euro te taksave te djerses dhe mundit te shqiptareve fakira.
Pa llogaritur milionat dhe vilen e Ilir Metes dhurate per avokatin e tij ish- prokuror xhelat komunist !? Para kusarie e para vrastarie !!!
A e pate e degjuat zevendes- Padrinon e Sali Berishes, Ilir Meta, si festonte “pafajesine” e tij duke thirrur me sa fuqi kishte per fitoren e kusarise berishiane perballe drejtesise se kapur po nga Mafia berishiane me rezultatin 5:0 !?
Fitorja e Ilir Metes dhe kusareve berishiane ndaj drejtesise shqiptare nuk eshte 5:0… Jo! Sic e tregon raporti i pagesave ajo eshte shume me larte. Eshte fiks 10:1. A nuk eshte kaq raporti i pageses se ekpserteve nga Mafia berishiane me ate te ekspertit amerikan te paguar nga drejtesia dhe prokuroria shqiptare e lene fakire nga e njejta Mafia!?
Por Ilir Meta aq tru ka ! Aq tru sa te kapet ne flagrance si lope Skrapari nga zevendesi i tij me tru Harvardi
Fitorja 10:1 e Mafias berishiane me drejtesine
Ky eshte edhe raporti i pagesave qe ben shteti dhe Mafia edhe ketu ne SHBA!!! Vecse ne Shqiperi jane nderruar rolet: Shteti qeveria eshte Mafia e gjithpushtetshme. “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic shkroi “The New York Times”. Jashte kontrollit te ligjit por krejt nene kontrollin e urdherat e Saliqit!
Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia shqiptare kur Padrinoja i Shqiperise Sali Berisha dhe kusaret e tij Meta e co. vjedhin hapur votat e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011 ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe te ambasadoreve… dhe ben ligjin me vota te vjedhura per te vjedhur, per te vrare, per te gjakosur e per te nakatosur nje vend te tere sic vepron Sali Berisha … E hajde mos e quaj Sali Berishen Muamar Kadaf po deshe !?
Cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia e kapur nga “Mafia qeveritare shqiptare qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne zbatim e ne mbrojtje te ligjit kur i vetmi ligj qe urdheron e zbaton Sali Berisha dhe gangsteret e tij ne qeveri apo afer saj eshte “Ligji jam une” i Luigjit te 14-te… E hajde dalloje Sali Berishen nga Muamar Kadafi apo Kim Jon Il-i !?
Kur kryehajduti cirret kapeni hajdutin !
Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama perballe kesaj cete krye- ekzekutoresh e krye- kusaresh, hajnash e kryehajdutesh qe cirren dite e nate me sa fuqi kane “Kapeni Hajdutin !”
Sidoqofte me lind nje pyetje e thjeshte edhe per Ina Ramen: Cfare pret!?
Pse nuk e arreston ne flagrance qytetarin Sali Berisha sot kur perseri kercenoi publikisht se jo vetem ju do merrni denimin e merituar pse vonuat, lejuat te prishnin provat e urdherat e ekzekutimit de jure te qindra shqiptareve e de facto te 4 prej tyre me 21 janar 2011 qe kishte dhene vete Sali Berisha e de jure 11 prej tyre e njerin prej tyre de facto e kishte ekzekutuar kryegardisti i tij Prendi!?
Pse nuk zbaton e mbron Kushtetuten e ligjin shqiptar qe cdo qytetar eshte i barabarte para ligjit, si qytetaret shqiptare te ekzekutuar ashtu edhe krye- ekzekutori i tyre Sali Berisha, qe merr guximin e cmendur jo vetem te urdheroje ekzekutimin e tyre, por edhe te kercenoje kryeprokuroren e Shqiperise sapo ne saje te syshqiponjave amerikane te FBI-se fillojne te zbulojne petet lakrorit te terrorit shteteror te Sali Berishes dhe bandes se tij kusare e vrastare me 21 janar 2011!?
Nuk eshte vetem krimi mbkaber i 21 janarit 2011. Eshte nje liste e gjate krimesh te pazbuluara e te pa ndeshkuara te tij: 2 prilli 91, katrahura kombetare e 97-es, nxjerrja ne prite e Azem Hajdarit dhe grushti i shteti i 14 shtatorit 98, Gerdeci i 15 marsit 2008, vrasja ne gjueti shtrigash e Kosta Trebickes dhe ekzekutimi ala Al Kueida i Aleksander Kekes me 18 qershor 2009…!?
Mbrapsht edhe per se vdekuri !
Pse nuk zbaton Kushtetuten e ligjin shqiptar Zonja Kryeprokurore e Shqiperise!? Pse nuk nxjerr urdher arrestin, pse nuk arreston ne flagrance qytetarin Sali Berishen, Tano Karidin, krye- Padrinon dhe Il Capo dei Capi te Mafias qeveritare shqiptare me vota te vjedhura !?
Si cdo kriminel ai eshte nje frikacak, nje tiger prej letre… Eshte prej Berishe… Ulerijne shume… por nuk kafshojne! Jane vertete tigra prej letre. Edhe kur mbyten ne lume duhet tu kerkosh kufomen perpjete e jo teposhte, themi ne tropojanet… Edhe per se vdekuri ecin mbrapsht!
I njoh shume mire… Jam nip Berishe
Cfare pret Ina Rama!? Beju, futu ne histori perjete si Silvia Kondi shqiptare !?
po sa shume e dashkeni ed(e)in mo njerez te pa tru