Grupi ‘Reporterët pa Kufij’ e ka publikuar sot raportin për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011, në të cilin Shqipëria sivjet është e 96-ta, një renditje që në krahasim me vitin 2010, paraqet rënie të thellë.
Shqipëria, e cila renditet në vendin e 96-të, ka humbur 16 vende nga një vit më parë.
Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet poshtë të gjitha vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi që për vitin 2011 ndodhet në vend të 107-të.
Shqipëria ka lënë pas Kamerunin, Guatemalën, Brazilin, Mongolinë etj. Ndërsa më mirë se ne janë pozicionuar vende si Republika Domenikane, Kongo, Zambia, Timori Lindor, Kenia, Madagaskari etj.
Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnjë Hercegovina radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia është e 68-ta. Kosova radhitet në vendin e 86, me 30 pikë.
Sllovenia është radhitur në vendin e 36, ndërsa në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të shtypit, janë Finlanda dhe Norvegjia.
Serbia e 80-ta, Maqedonia e 94-ta, Bosnia e 58-ta, Kroacia e 68-ta. Shqiperia e 96-ta.
Jemi te sigurte qe jemi NE me te miret, sic plote here pretendojme?