“Amerika është sërish këtu”

25 Janar 2012, 11:36Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbajtur fjalimin e tij më të rëndësishëm përpara zgjedhjeve të nëntorit, ku ai pretendon të fitojë një mandat të dytë.

Në qendër të fjalimit ka qenë pabarazia e të ardhurave. I quajtur ‘State of the Union’, ky fjalim i mbajtur përpara Kongresit, është i një rëndësie të veçantë. Obama tha se duhet të luftojnë për vlerat amerikane. “Ne mund të zgjedhim që të jetojmë në një vend ku numri i atyre që janë shumë mirë ekonomikisht është në rënie dhe numri i atyre që mezi ia dalin është në rritje, ose mund të rikthejmë ekonominë ku secili trajtohet ndershmërisht. Në lojë nuk janë vlerat e Demokratëve apo të Republikanëve, por vlerat amerikane. Ne duhet t’i rikthejmë ato,” tha Obama.

Një korrespondent i BBC thotë se republikanët e shohin këtë qëndrim të Obamës si luftë klasash. Nëse republikanët thonë se ata do rikthejnë vendin e tyre, Obama thotë se do rikthejë vlerat amerikane.

Obama foli për rreth një orë dhe në qendër kishte atë që njihet me emrin Rregulli Buffet- një parim sipas të cilit një milioner nuk duhet të paguajë një taksë më të vogël se një punonjës tipik.

Ideja është huazuar nga Warren Buffet, miliarderi që thotë se paguan më pak taksa se sekretarja e tij.

Sekretarja e Buffet ishte në llozhë duke ndjekur pranë Michelle Obama këtë fjalim.

Obama tha se ka ndërmend që të taksojë ata që fitojnë 1 milion dollarë në vit me së paku 30 përqind taksë. Ai shpalli se do ndihmojë bizneset që të mos transferojnë punët e tyre jashtë vendit, deklaroi ngritjen e një njësie për të mos lejuar që vende si Kina të përdorin praktika të pandershme ekonomike, financime më të lehta për shtëpi e shkollim, etj.

Republikanët janë përgjigjur me anë të guvernatorit të Indianës, Mitch Daniels, që tha se fjalimi i Obamës ishte pro- varfërisë.

10 komente në ““Amerika është sërish këtu””

  1. Kalorsi i zi says:

    I genjeve nje here Amerikanet me kete teme dhe nuk besoj se mund ti genjesh dy here. Kultura e rezultatit. Populli eshte si nje kuti kursimi dhe kur vjen dita per ta hapur gjen cfare ke hedhur brenda……

    1. N.Vjosa says:

      Obama eshte ne rrugen e te famshmit Bill Klinton, qe e pasuroi Ameriken
      ne kushtet e parakrizes, rriti nivelin e jeteses se popullit.
      Ndoshta Obama eshte dhe me radikal si socialdemokrat se futi sigurimin shendetsor dhe ngushtoi gersheren midis shtresave te popullsise.
      Ketij Cjapit tone nuk po i cjen hakut si duhet, sic u erdhi hakut diktatoreve te Pranveres arabe!

  2. Durimi nga Kavaja says:

    Amerika ka qënë në Shqipëri që në vitin 1945 deri tani.

  3. Shqiptari says:

    borgjezet e rinj te tiranistanit apo allbanistanit i tmeron politika e re e Z.Obama kuptohet pasurite e kodosheve qe perbejne 5% te shqiptareve do pjestohen me fakiret,mjeranat shqiptare qe rojne si pulat neper qymezet e tyre.

    Jete te gjate ZOTIT OBAMA.

  4. bwterfly says:

    Presidenti Obama e gjeti arken e shtetit bosh ose me minus.KJo qe si rezultat i luftes ne Irak.Ky fjalim i ka kthyer shpresat popullit amerikan se eshte pikerisht ky vend i mundesive.Pas kthimit ne shtepi te ushtareve nga Iraku parate nuk do te perdoren me per jasht vendit por per popullin amerikandhe deficitin e krijuar nga ish presidenti para tij.PresidentiObama duke u rritur taxat te pasurve do te rindertoje klasen e mesme amerikane.Une besoj ne fjalen e tij se ish pikerisht ai dhe stafi i tij qe e vrane kriminelin nga ku amerika humbi mbi 3mije njerez te pafajshem.Une bseoj tek ky president qe do te ktheje perseri Ameriken sikunder ish ne kohen e presideentit Bill Klinton.Faleminderit zoti president per kete drite jeshile qe i keni hapur klases se mesme amerikane ku edukimi i femijeve te tyre ne kollexhe do te vazhdoje .AMERIKA ESHTE VENDI ME I MIRE KU TE GJITHEVE U JEPET MUNDESIA TE ZHVILLOJNE AKTIVITETIN E TYRE.

  5. wert says:

    Amerika eshte serish ketu…pra….ne vend numero.
    E degjova fjalimin dhe nuk kishte asnje ndryshim nga fjalimet e mbajtura nje vit me pare, dy, tre, nga presidente te tjere, nje propagande staliniste, dhe nje brainwash per amerikanet.
    Obama fliste per ameriken dje sikur te ishte ne vitin 1 te qeverisjes e jo ne ate te fundit, tha qe duhen per keto, ato, qe amerika eshte vendi me i mire e te tjera “traplliqe” si keto, nderkohe qe realiteti pertej dhomes se kongresit te buzeqeshjeve fallco, eshte teper ndryshe.
    Nderkohe qe ai fliste sesi te beje ameriken me te mire, Kina, Japonia, Gjermania ecin me ritme galopante perpara.

  6. luani u.s.a. says:

    Ne fjalimin vjetor te sesionit te perbashket te Kongresit Amerikane,presidenti Barak Obama per ekonomi me te larte dhe punesim eshte me rezerva skeptike dhe eufori te genjeshtrave te radhes para fushate per mandatin e dyte te zgjedhjeve qe do te mbahen ne nentor,ky fjalim vjetor te presidentit Barak Obama eshte sikurse ne te kaluaren e fjalimeve vjetor te sesionit te Kogresit Amerikane per arsye se gjate intervenimit ushtarake okupuese amerikane te luftes ne Irak,ekonomia amerikane eshte falimentuar ne te cilen tani mbi 50 milion familje amerikane jane ne varferi ne mungese te beneficioneve,sigurimeve medikale,sigurimeve penzionale,gjithashtu ne papunesi rekorde ne histori amerikane qe vleresohet qe jane mbi 25 milione amerikane te pa pune qe ne disa media raportohen ne greva te pergjithsme te popullates ,poashtu ne veteranet e luftes qe jane mbete ne meshiren e askujte ne dalje neper rruge te qyteteve te ndryshme amerikane ne kerkim te lemoshe nga populli prandaj kjo eshte gjendja reale ne krizen ekonomike amerikane…!!!???

  7. tironci says:

    po arriti OBAMA me hap ca vende pune .. dhe po kthehu bizneset perseri ne Amerike .. e ka te fituar edhe nje 4 vjecar tjeter ne drejtimin e amerikes ..

  8. plaku says:

    Djema, une sonte naten ( reth ores 4 te menjezit ) pashe direkt ( ne programin gjerman Phonix ) me perkthim live ne gjermanisht fjalimin e Obames. Une kisha keto gjera :
    – Nuk jetoj ne Amerike dhe nuk jam i informuar sic duhet ne lidhje me gjendjen ekonomike dhe socjale ne Amerike.
    – Dihet nga te gjithe se, kapitalizmi ne Amerike nuk ka qene kurre dhe nuk eshte akoma fatkeqesisht aq SOCIAL si kapitalizmi ne Europe. Per kete nuk eshte faji i Obames.
    – Dihet se normalisht republikanet jane me te djathte se demokratet dhe perfaqesojne dhe mbrojne te drejtat e te pasurve ne amerike.
    – Obama ka kerkuar disa here qe pasanikeve tju vihen taksa me te larta dhe keto leke te investohen per shendetesi, shkolla, asistence socjale etj. Por fatekeqesishte republikanet kane shumicen ne Kongresin amerikan dhe bllokojne keto propozime te Obames.
    – Me gjithe perpjekjet e presidenteve te meparshem amerikane Obama KA MERITEN E MADHE se futi per here te pare ne historine e Amerikes ligjin per sherbimin mjekesor. Obama shkoi larg por, republikanet bene qe ideja e MADHE e Obames ne lidhje me sherbimin shendetesor ne amerike te mos plotesohej 100%. Jam i bindur se Obama do mbetet ne historine e kombit te madh amerikan si presidenti qe vuri ligjin njerezor per sherbimin mjekesor.
    – Obama eshte shembull per shume te rinj ne bote qe duan te studjojne. Ai mori kredi per te sudjuar ne universitetin e Havardit. Pas mbarimit ne menyre te shkelqyer te universitetit ai pak nga pak filloi te laje kredine.
    – Miq, mos harroni se Amerika eshte nje shtet i madh demokratik dhe kuptohet se eshte e drejte e popullit amerikan qe te kete mendime te ndryshme per probleme te ndryshme. Obama eshte ai qe me durim i shpjegon popullit amerikan idete e tij humaniste dhe pacifiste.
    – Mos harroni ju lutem se Obama trashegoi nga Bushi :
    * Luften ne Irak dhe luften ne Afghanistan.
    * Borxhet e medha si rezultat i krizes se imobilieve.
    * Papunesi gjigande si rezultat i krizes.
    Ai arriti te heqi pothuaj e gjithe ushtaret amerikane nga Iraku dhe filloi heqjen e ushtareve amerikane nga Afghanistani.
    Industria e prodhimit te makinave e mori veten dhe futi shume amerikane ne pune.
    – Obama eshte ai qe, me te drejte nuk kerkon ne asnje menyre qe ne vendet e ndryshme te botes ( p.sh. vendet arabe ) te kopjojne 100% demokracine amerikane. Fakt per kete jane edhe bisedimet qe ai zhvillon me talebanet e moderuar ne Afghanistan me qellim qe problemi i luftes atje te zjgidhet ne menyre paqesore duke futur ne qeveri edhe talibanet e moderuar.
    – Djema, mor te harrojme se edhe Obama eshte njeri dhe jo Zot. Ai per mua eshte nje i krishtere i mire, visionar, humanist, pacifist, baba dhe bashkeshort i mire. Eshte e kjarte se ne kete bote shume gjera zgjidhen me KOMPROMIS. Kjo eshte aresyeja qe shume gjera qe ai do te beje nuk i ben dot sepse me te drejte ne amerike ka demokraci dhe se shumica ka te drejte. Pra kur nuk ka shumicen ai eshte i detyruar te beje edhe kompromise. Vetem komunistet dhe diktatoret e kesaj bote thone o me mua o kunder meje.
    Djema me falni se e zgjata, une personalishte jam nje fans i Obames dhe ndoshta per kete aresye shume gjera nuk i shof sic duhet.

    1. wert says:

      Demokracia amerikane nuk ka asgje per tu kopjuar. Eshte thjeshte nje propagande per te mbajtur te mbyllur mendjen e njerezve te thjeshte qe edhe sot e kesaj dite mendojne se jane ne lufte te ftohte me USSR.
      Demokracia amerikane eshte ajo demokraci e cila nuk lejon greva sindikatash, e cila urdheron policet te rrahin e te hedhin pepper spray kundra rinise se Occupy Wall St, ajo e cila pretendon se ka zhdukur racizmin, por racizmi eshte teper i ndjeshem kudo. Demokraci qe ka favorizuar 1% te popullsise e cila kontrollon 85% te pasurise se gjithe vendit, nderkohe te ardhurat mesatare per nje familje me 4 vete jane tek 48000 dollare ne vit, nje turp i madh. Kjo eshte amerika e standarteve te leshit, promotorja e lufterave ne te gjithe boten, nje brainwash banal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje