Nga Hervin Çuli
Një vit pas tragjedisë së 21 janarit më në fund me ndihmën e FBI kemi disa emra konkrete që e bëjnë ngjarjen e 21 janarit më të qarte në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ka filluar te ndërtohet rruga drejt zbulimit të fajtoreve. Por jemi ende larg aktoreve kryesore, atyre që i shohim për ç’do ditë me zë dhe figure të shpërfytyruar nga inati, duke skërmitur dhembet për të kafshuar… Rrallë jam prekur në jetën time si me 21 janarin e këtij viti kur ne takimin e organizuar në ALA folën fëmijët dhe të afërmit e viktimave. Një klithëm dëshpëruese i unifikonte të gjithë fjalimet e tyre: Kush është fajtori? Nuk ka njeri të ndershëm, që përpiqet të jetojë me djersen e ballit, që nuk ka ulëritur qofte edhe për një here të vetëm këtë togfjalësh, ne kete vend ku dominon kultura e pandëshkueshmërisë, ku më i madhi e ha me të voglin, ku më i forti e mbyt me të dobëtin, më i pasuri e shtyp më të varfrin, më i ndershmi është budalla përballë me të korruptuarit. Ndofta poshtërimin e një populli të tere që kërkon drejtësi mund ta mjekojë disi një institucion legjendar si FBI. Megjithatë, të gjithë jemi në pritje që gjithçka te zbardhet, që vrasësit t’i vihen në dispozicion drejtësisë, duke shpresuar që gjykatat në fund te procesit te japin dënimet e merituara. Eksperienca e deritanishme fatkeqësisht tregon krejt të kundërtën. Gjykatat kanë qenë totalisht në kontroll të plotë nga pushteti. Zhgënjimi i njerëzve të thjeshte pas çdo procesi të bujshëm që përfundon me shprehjen “hajduti dhe vrasësi u larguan në drejtim te paditur”, bën që askush te mos besoje me tek Shteti i së Drejtës. Ne i dimë kush janë fajtoret, por gjithmonë të trishtuar vazhdojmë të klithim: Kush është fajtori?
Sali Berisha duket qartë se këtë situatë të vështirë kërkon ta kthejë në avantazh nëpërmjet shantazhit. Ai nuk ka fare ndërmend të tërhiqet nga rruga e tij e mbrapshte që kërkon të na dhunoje të gjithëve duke na tundur bastunin e më të fortit. Pasi i ranë alibitë e ndërtuara njëra pas tjetrës, që prej thikave me helm e pistoletat çadër e deri tek grushti i shtetit kundër tij me protagonist Edi Ramen, Ina Ramen, Bamir Topin, Mero Bazen, Andi Bushatin, Sokol Ballen e shume shumë të tjere, i është kthyer asaj që di ta bëjë më mirë se gjithçka, shantazhit. Saliu, i tërbuar që nuk po arrin t’i mbyllë një herë e mirë vrimat, po humbet ç’do ditë e me tepër kontrollin nga vrimat e reja që i hapen, e që pavarësisht makinacioneve që pjell truri i tij diabolik, nuk ka me forcë t’i ndalojë. Fundi i tij politik dhe moral mesa duket do te jete përsëri me njolla gjaku. Një situatë e tille e renduar ka rrezikun ta nxjerrë totalisht jashtë binareve këtë demon politik. I turbulluar, i pamundur të jetë racional, ndërkohë që Prokuroria me mbështetjen e Ambasadorit Amerikan drejton gishtin tek përgjegjësit e parë të tragjedisë, Doktori kërcënon Prokuroren se do të jete nën hetim sapo t’i përfundojë mandati. Kush është ai Kryeministër në një vend demokratik, që ditën kur institucioni i akuzës lëshon fletë –arrestet për vrasje, në vend që ta mbështesë me force hetimin për të nxjerrë përfundimisht fajtorët, i kthehet Silvia Kontit dhe i thotë: “Sa të të heq qafe ta tregoj unë ty”. Kush është ky i dalë mendsh që kërcënon hapur në televizionet e një vendi demokratik në mes të Europes nëpërmjet një deklarate për shtyp Prokuroren e Përgjithshme, e jo vetëm!!!??? Deklaratat e tij edhe pse shenje e degradimit të plotë, janë shume të rrezikshme, pasi Berisha ka treguar gjatë historisë së tij politike se kur i vjen fundi është i gatshëm të tërheqë një popull të tërë në humnere. Me tepër se kërcenim ndaj Ina Ramës, pickimi i tij ka ka si objekt njerëzit e thjeshtë. Saliu qartësisht po heq dorë nga alibitë duke ju kthyer dhunës. Ai po na thotë hapur se kushdo qe do te jete kundër tij, e pret fati i katër të vrarëve ne 21 janar. Jo me kot folësit e tij publike, analistë dhe politikane, kane filluar të artikulojnë fort idenë se SHTETI TE VRET po qe se e rrezikon. Zonja Mesila Doda, një prej zëdhënëseve të Berishës, e kërcënoi hapur deputetin e opozitës Saimir Tahiri tek emisioni Opinion se do ta varnin tek palma po t’i afrohej edhe një herë Kryeministrisë. Kjo do të thotë se kushdo që kërkon t’i rrëmbejë karrigen Doktorit do te ketë një fund të tmerrshëm. Kjo do të thotë se që të mos e pësosh, duhet të mbyllesh në shtëpinë tende, të pranosh varfërinë, krimin korrupsionin, madje te duartrokasësh për këto arritje madhështore. Kjo do të thotë se Bamiri, Ina Rama, gazetarët, populli, ditën kur Berisha të kapë dhe Presidencën e Prokurorinë, për tu mbrojtur duhet të ikin nga Shqipëria. Sepse vetëm Saliu e di se deri ku shtrihet rreshti i gjatë i puçistëve, e gjithsecili prej nesh ka qenë apo jo pjesë e puçit papritur mund të gjendet i akuzuar. Personalisht kam shume frike nga e nesërmja që na gatuan Doktori dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ilir Meta, me çuditë që po artikulojnë gjatë rrënimit të plotë moral te tyre. Këtë të dytin, bashkëpunetorin, atë që krijoi irritimin kryesor për protestën e 21 janarit, dëshira për hakmarrje e ka shtyre në marrëzi. Ato që thotë, e ke vështirë të mendosh se dalin nga goja e një individi me gjendje mendore të stabilizuar. Edhe pse ka ne dore vendimin e gjykatës që e liron ligjërisht nga akuzat, vete Meta ka filluar t’i bëjë gropën Metës. Duke arsyetuar thjeshte, thëniet e tij dhe te Spartak Brahos tek emisioni Opinion janë për të vënë duart në koke. Duket sikur ai e ka kapur shume keq me vetveten dhe me Saliun. Po pse vallë? Ilir Meta është i pafajshëm. Të paktën kështu ishte vendimi i gjykates përkundër akuzës se ngritur ndaj tij nga opozita prokuroria dhe opinion publik për korrupsion, pas filmimit të famshëm me Dritan Priftin. Unë, si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi, që jetoj brenda kornizave te shtetit ligjor shqiptar, jam i detyruar ta pranoj si te mirqene kete vendim, edhe pse ai dhunon ndërgjegjen time qytetare mbi Shtetin e se Drejtës. Por vendimet e gjyqësorit vërtet nuk i zhbej dot, ama te drejtën qytetare të gjykimit mbi gjykimin e Gjykatave dhe mallkimin mbi to fale Zotit nuk ma heq dot njeri. Ndaj them, pavaresisht vendimit të Gjykatës, Zoti Meta duhet të na japë një sqarim te detajuar publik, në detyrimin qe ka si sherbetor i zgjedhur i popullit, i atij populli qe u vra ne 21 janar e qe vritet çdo dite pak e nga pak nga barbaria e pashembullt e ketij pushteti, për disa deklarata te tmerrshme qe ai ka bere pas marrjes se certifikatës se pafajësisë. Këto deklarata, të padëgjuara kurre me pare, e pozicionojnë vendin tone përkrah Kolumbisë apo Italise së dikurshme qe drejtohej totalisht nga Mafia. Zoti Meta deklaroi ne emisionin Opinion se eshte ne shenjestren e krimit të organizuar për tu likuiduar politikisht dhe fizikisht. Shumë me i rëndë eshte plotësimi që i bën shefit te tij Spartak Braho, prokuror i përhershëm si e quan Meta, po ne emisionin Opinion tre dite me pas kur deklaronte: “Organizata kriminale ka si numer 3 të saj Dritan Priftin, para te cilit janë dhe dy bosa te tjere mafiozë në liste”. Deklaratat janë bombe. Sinqerisht, në momentin e parë që i degjova, fillova te mendoj seriozisht për sigurine time dhe te familjes ne kete vend. Kur një individ si Ilir Meta eshte i pasigurte per jeten, po unë që jam pa pushtet, pa para a gjë kafshe tjeter, që edhe llap here pas here gazetave dhe televizioneve, ç’siguri kam? Gjithsesi pas tronditjes së parë fillova të arsyetoj, e frika ja la vendin neverisë për këta sharlatane që vjedhin ditët tona me pislleqet që gatuajne nga mengjesi deri në darke. Logjikën po e vazhdoj aty ku e la Iliri dhe Spartaku. Pra, sipas deklaratave te tyre tek Fevziu, i bie qe qeveria shqiptare ka pasur si Minister të Ekonomise vetëm para pak kohësh një kriminel, pjestar të një grupi mafioz!!! Në kupolën drejtuese të LSI per shume vjet paska qenë një individ i rrezikshëm si Dritan Prifti!!! Madje, kur ai u largua nga qeveria, Kryeministri Berisha foli me superlativa si një nga ministrat me të suksesshëm krah tij në reformat e qeverisë pikërisht për Dritan Priftin, pikërisht për perfaqesuesin e krimit të organizuar, sipas Ilir Metes dhe Spartak Brahos!!! Po sikur kjo të jete e vertete? Tmerr! Ç’punë ka një perfaqesues i krimit të organizuar në qeveri? Personalisht e besoj, dhe pse nuk dua ta besoj atë që thotë Iliri dhe Spartaku, sepse në këtë derexhe ku eshte katandisur kjo qeverisje nuk është çudi të jete peng i kriminalitetit të organizuar. Por skandali i deklarates së Metës dhe Brahos qëndron gjetkë. Këtu fillon bjerrja mendore e një politikani të dalë boje, dhe e atyre qe luajne lojën e tij vetëdemaskuese. Pikërisht këtu pyetjet qe e groposin Ilirin ne llumin e shoqerise nuk kane te sosur. Pse Ilir Meta eshte shenjester per krimin e organizuar? Që të jesh shenjestër e mafias ka një shkak, se kjo nuk ndodh se te ka inat Edi apo Dritani!!! Po të jetë e vertetë thënia e Ilirit se ai eshte shenjester e krimit, logjikisht ish- zevendëskryeministri ka shkaktuar një shqetesim te madh tek boset e mafias. Kush është lideri i LSI, ndonjë Xhovani Falkone shqiptar që i ra bretku duke gjurmuar kemba- këmbës mafiozet, e ata tashme ja kane vene syrin per ta eleminuar? Me thënë të drejtën kjo me duket shume e veshtire sepse nuk kemi asnje shembull që dëshmon se Meta eshte nje luftetar i paeepur kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, pa analizuar aspak luksin ne te cilin ai jeton, qe veshtire se ka lidhje me tipologjine e Komisar Katanit. Ateherë, ç’farë pazaresh ka prishur ish zv- Kryeministri, qe dikush që ai e njeh mire, nuk ja fal? Nëse i duhet mafias të të eleminojë për pune pazaresh, diku e ke ngjyer dorën, apo një të fuqishem e ke prekur ne kallo, se ashtu kot s’të eleminon njeri. Ah, në një lufte per pushtet koke me koke me një tjetër si vetvetja, eshte normale qe Iliri është i rrezikuar. Të paktën këtë logjike të dominon historia e ngjitjes dhe rënies se dinastive mafioze. E pra, për t’i vene fre gojëve të liga si kjo e imja, shefi i Lëvizjes Socialiste për Gllaberim duhet të shprehet hapur dhe pa humbur kohe mbi te vertetat që ai pretendon se di. Ky eshte nje detyrim qe nuk kalohet duke na shitur teori konspirative tek Fevziu dhe Peka, sepse të gjithe kemi të drejte te marrim vesh se kush eshte fajtori. Kush? Si mundet një ish- Kryeministër, Zevendes Kryeminister, ish- Ministër i Jashtëm, kryetar i një force të rëndësishme politike të flasë qesim, direkt në televizion, duke terrorizuar një popull të tërë!? Zoti Meta nuk ka asnje shans ta shtyje kete histori me pretendimin se gjoja do të flase atehere kur duhet, qe nga eksperienca 20 vjeçare e gënjeshtrave te politikes shqiptare do të thotë asnjëhere, se nuk ka asgje per te thene, por krijon një tymnaje, sa të harrohet skandali që e ka perfshire. Ose me keq akoma deklarata e tij te jete një paralele me kercenimin e Doktorit, e Meta ka nder mend të hakmerret kur Prokuror i Shtetit të jetë dikush tjetër, ndofta Spartaku, që mund të shpiki gjithfarë akuzash diktuar nga kupola qeverisëse. Fatkeqesisht kjo histori, nëse ky politikan i dyshimte nuk zgjidh dilemat e alibive të pafundme që pjell me dëshpërim dite pas dite, nuk ka për tu mbyllur kurre. Te gjithë ne i dimë se kush jane fajtorët, të gjithë ne e dimë se kush i vrau njerezit me 21 janar, të gjithë ne e dimë se përfaqesuese e kupolës në qeveri është vetë qeveria, të gjithë ne e njohim Bosin e Madh, të gjithe ne e kemi kuptuar se kush janë fajtoret, denohen apo jo nga drejtësia. Shpresojme vertet që rruga e hapur nga FBI të na e kthejë shpresen e humbur, edhe pse përballja me Saliun ka gjithmone rrezikun e Apokalipsit. E kur AI dhe Bashkepunëtori kane dale mendsh, zot na ruaj nga ajo që mund të ngjasë.
Shqiptare, kini shume kujdes.
Berisha ne gjendje depresive dhe nen efektin e amphetaminave do perpiqet qe te bej raprezalje. Ai tani po mendon seriozisht per te bere nje grusht shteti real duke tentuar te arrestoje ose eleminoje figura shteterore. Ai tani do perpiqet qe te bej nje variant te ngjashem me Timishoaren rumune.
Zoti qofte me shqiptaret ne keto dite decizive
Atij i kane rene breket,vetem duhet pak takt si me i’a fut ne rruge ”ligjore”.PSIKOPATI i Vucidolit nuk eshte gje tjeter vecse 1 Dead walking man.
Bishes po i rreshet toka nen kembe. Por kjo nuk do te thote se ai po jep shpirt. Siç ka pas thene edhe Namik Hoti, maloku po hypi nje here ne kal, vetem pushka e rrezon qe andej. Berisha do u ngjaje diktatoreve arabe si Mubarakut, Asadit, Salehit apo atyre komunisto – demokrateve te Azise Qendrore si Sulltan Nazarbajevit te Kirgistanit, atij te Kazakistanit, Turkmenistanit etj etj. Rreziku eshte qe situata do te perkeqesohet edhe me shume nga dita ne dite. Saliu po pergatitet per betejen e ardhshme. Njelloj si me 1997-ten. Por edhe me keq. Se tani ka shume me teper per te humbur, qofte per vjedhjet ne emer te familjes, qofdte edhe per vrasjet e 21 janarit. Ai do te rrije urte sa te marre edhe postin e presidentit, ate te prokurorit te pergjithshem dhe te shefit te SHIK-ut. Pastaj do tu thote kundershtarve: “Urdheroni po ua mbajti”! Kete qendrim prej tirani ai do ua beje te qarte se shpejti edhe ambasadoreve te huaj: “Ne qoftese nuk doni nje kasaphane te re ne Shqiperi, mbylleni squpin dhe me mbeshtetni mua…”. Prandaj situata eshte me se deshperuese dhe pa rrugezgjidhje. Njelloj si ne kohen e Enver Hoxhes. Edhe me Malokun ne pushtet nuk ka rotacion politik, nuk ka zgjedhje te lira, nuk ka demokraci. Ka vetem sundim te nje pjese te shoqerise mbi pjesen tjeter.
PADYSHIM SHIKO ME DEGJO TI MUE. ASHT NJI NDER I MADH PER MUE TJU THEM JUE QE FAJTORI ESHTER ILIR FLORIRI PO PO KSHU E THERRISNI ILIR FLORIRI SE UNE NUK E DI KU ASHT GERDECI DHE ATA QE FLASIN PER NGJARJE NE BULEVARD ATA JANE HORRA DHE LAVIRE BULEVARDI.
Pershendetje Hervin.
Analize sa realiste aq edhe e frikshme.
Nuk ka me shprese ?! Ky vend nuk behet ?! Te largohemi nga ky vend ?!
LE TE BEHET GATI EVROPA TE NA PRESE !
Jo Gjoke jo mos u tremb, as mos u largo nga vendi.Ky vend do te shkelqeje sapo te behet Rama kryeminister dhe Tahiret e Veliajt ministra.Me luge floriri do hane shqiptaret..
rrezimin e berishes amerika ja ka borxh shqiptareve sepse ata e vune ne krye te shtetit ne vitet 1991-1992.
kujt i kujtohet pjesmarrja e neveriteshme ne fushaten elektorale ne 1992 te sllobodan rajersonit ,prishja e votimeve te 31 marsit 1991,masakra e shkodres dhe shkaterrimi e tre qeverive rradhasi nga dyshja proserbe berisha-rajerson ? po burgosja e nanos si binladeni per marmalate fiku
A nuk ishte ky nje invazion ambasadoral qe vazhdon dhe sot me tre te tille..Do habiten guret e druret e ketij vendi me poshtersite qe ka bere
devili i tropojes…Ndonjehere me mire vone se kurre..
Saliu duhet arrestuar menjehere,per shkelje te kushtetutes,ne te kundert nuk eshte se do te plase 97,por do te kete serisht rremujera sepse Klani Berisha-Meta ka bere leke,dhe grupet e rremujerave i kane gati.
Saliu do arrestuar sot ne 12 te nates ne te kundert…….do fati Nuk NDODH !!!
Realist; a e arreston ti, se policia nuk e ka nder mend nje gje te tille? Aq me teper qe ai ka imunitet dhe gjykata nuk do ta lejonte nje gje te tille.
Duhesh te jesh me realist tjeter here!
Une e quaj te motivuar friken per jeten te Ilir Metes.
Mbi kurriz ka nje barre krimesh ekonomike dhe njerezore.
Jeton ne boten e krimit. E di se çfare behet ne ate strofull ujqerish.
Bosi i tije e perkedhel sa ja ka nevojen si furkaçe, per te mbajtur qeverine ne kembe, por pastaj: “KUR ME GUSHT BASHKE, IKEN DHE VAPA, ZOT NA RUAJ ç’DIMER VJEN PRAPA”. E ergon per gjah, i jep makine me shpejtesi te madhe ose semundjen e presidenteve te Amerikes Latin…
Sa ka zanati!
Jemi ne kohe te tille qe pagjumesija makbethiane, nuk luhet vetem neper skena por ne jetet njerezore.
Vete e kane gatuar kete çorbe, le ta hane me shendet!
ZHURMUSIT ZANAT I RI.
Melisa Doda ne klani i Fevzos realisht i Saliut eshte tipike femer me 4 goje kur ciret,theret,alurin e gelthet per te bere zhurmusin bashke me ate partnerin kosovar qe kishte dy-tre goje jo kater.Te dy zhurmaxhinjte bashke me Fevzon qe hiqet leshko ne emision u bene 3 zhurmaxhinj kunder 2 opozitareve qe mbrojne nje te vertete.
Fevzoja e ndalon opozitarin te flase kur flet,mbrojtesi i Saliut,ndersa zhurmusin qe nderpret fjalen ne favor te Saliut as e cenon krejt.Fevzo eshte per regullin ne debat,jo per zhurmusin por, si mercenar,peqelepe,lot lojen e budallajt sikur s’kupton sa here zhurmusat ndezin motoret sikunder eshte kampionia e zhurmuseve M.Doda.
Ajo ofendoi edhe Z.Vangjel me skizofrenine e saj.
Cilesia Nr1 e zhurmuseve te saliut ne dialogjet e tyre eshte te kene mbi dy goje kur zhurmojne,ndryshe ai nuk i puneson.Z.H.Culi shkrimi jot s’ka mashtrime,mjer populli ne se duron ala te jetoje pa themeline e jetes njerzore DREJTESINE.
I pa durushem,pa edukate,skizofren,pa pergjegjesi per c’ben, eshte ne TV-ion edhe fodulli Arian Cani.Ky kastravec i zi,puth ne buze vajzen edhe pse familjar dhe thote pse c’bera asnje gabim,ky njeri c’edukon shqiptaret,eshte zhurmaxhi per te verteten,ky duhet ndaluar te zhvilloje TV-ion ngaqe shkateron edukaten e shqiptareve.Vecan ne emisdione serioze ai ofendon,renon,pjesemaresit.Duket e mbron Saliu.
Faktikisht tiranistani duhet ti fute ne site gjithe drejtusit e TV-ioneve sepse ka mjft qe s’bejne per kete pune.Qe nga Tefta Radi nje skizofrene qe kur flet duket sikur e ndjek nje luan nga prapa per ta ngrene.Tmeri i saj eshte fakti se ajo te shpie ne kohen e diktatorit me te foluren e saj,nje ze tipik qe u vulos ne 45 vite frike dhe dhune.Ajo eshte nje mitroloz kur flet grrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr vrrrrrrrrrrrrr grrrrrrrrrrrrrrrrrrr…………. haron qe shqiptaret jane te semure ne 90%.Po keshtu edhe fashioni i ABC qe perdridhet si neperke lyer shtate oke bojra i duket vetja se ashtu duhet te jene spikeret,nderkohe xhestet e saj heqin vemendjen per c’ka ajo flet.
ZHURMUESI KA TE DREJTE.
KY FENOMEN NUK ESHTE ZHURMUES KY QUHET PUSHTIM..SOT KUSH KA NE DORE CELSAT
E TELEVIZIONEVE,GAZETAVE AI ESHTE I PLOTFUQISHMI NE SHQIPERI.PO TE SHTOSH PASTAJ DHE KUSH ESHTE “BABA” I TENDERAVE NUK KA NEVOJE TE QUHET MBRET POR PERANDOR.
E KEQJA JONE ESHTE SE BERISHA NUK DI TE SILLET AS SI DIKTATOR,AS SI MBRET,AS SI ENVER,AS SI HITLER,AS SI ZOGU ,SEPSE AI ISHTE ESHTE DHE DO TE JETE NJE KALE KARROCE QE KA VETI TE HIPNOTIZOJE SHTRESAT E GJERA ME “LOW LIFE” TE SHOQERISE SHQIPTARE,TE MENAXHOJE DHE TE MBAJE NE EKUILIBER NJE KOPE ME HAJDUTE QEVERITARE DHE DEPUTETE SI DHE TE PAGUAJE SHUMA ASTRONOMIKE DERI NE NJEREZ TE FUQISHEM ME LIDHJE TE FORTA NE POLITIKEN AMERIKANE.
ME VRASJET E 21 JANARIT DUKET SE AMERIKANET I KANE VENE KRYQIN POR DUAN TE BEJNE NJE RENIE TE BUTE TE TIJ.
BULLONAT E “PERMENDORES” SE KETIJ QELBESIRE JA HOQEN MJESHTRAT E F.B.I
DHE PRITEN ATO TE CIA-s TJA HEDHIN KAVON E CELIKUT…KESHTU ESHTE “KUR DEL
NGA RRJESHTI” I MIQVE TE PERTEJ ATLLANTIKUT..
Perdor nickun tend,dhe shkruaj me te vogla here tjeter, o komunist kopjac.
Politikanet vjedhin, vrasin per te mbajtur pushtin, kuse populli shqiptar i respekton politikanet qe jua nxine jeten shqiptareve. Perse shqiptaret sillen mire me keto politikane? Perse ndolle vetem ne Shqiperi mbajtja e ketyreve legenave ne pushtet??
I ke rene shume gjate, keto i dime te gjithe.Nga qe lexojme Bazen dhe informohemi per ndonje ndodhi te re, drejt me thene shkrimet e tjera sa u lexojme vetem titullin.Bazja eshte gjithmone nje hap para.
Po ti mi Henrieta pse e paske kthy pllaken keshtu,apo spo ta fishkelle mo Sala.
Henri Cili u ciltersua .na gezon, si dashamires te vertetesise.
Kisha kohe qe Henri Cilin, nuk e kisha lexuar apo degjuar keshtu.
meritoni fjalet me te mira si lexues e degjues i emisioneve tuaja,qe dhe i kam lene ne mes…
Me mire von se kurre !
Dashamiresi D.
Dashamires D,po ngaterron Hervin Cullin me Henri Cilin.Ky i dyti vazhdon ne llogoren e Berishes.
per brazilin dhe dashamiresin d, lexoni mire emrin e autorit…
Z.Culi shkrim shume i mire dhe ashtu si thoje edhe ti, i frikshem, analize e mprehte, por per fat te keq tymnajat qe keta legena gllaberues me emrin qeveritare e bejne efektin, sepse mbrapa tyre kane median, qe ne vend te na tregoje problmet reale, ne flet per x faktor albania e te tjera porno programe
Me duket se jeni duke ngaterruar autorin e keti shkrimi,eshte tjeter Henri(Naim) Cili i Saliut dhe tjeter Hervin Culi.
Mos u trëbni se Saliu nuk do të tentojë të bëjë një 97 të dytë sepse e di fare mirë se në këtë rast nuk do të kishte më një PS që t’a shpëtonte nga rrjepja prej duarëve të të revoltuarëve. Kur them rjepja nuk e them në mënyrë figurative.
PERSE U HIQET IMUNITETIDEPUTETVE SOCIALIST KUR ORGANIZATORI KRYESOR ESHTE RAMA (ALI BABA)ME 300 KRIMINEL TE PAGUAR
shkrim ku e verteta tragjike te futet si thike…
Popull shqiptar! Mos u nxitoni kaq shume. Mos besoni dhe mos i besoni Sali Djall Berishes. Ne keto momente Bisha behet edhe mje i eger dhe me i rrezikshem.
Zot i Madh, ruaji dhe mbroji shqiptaret dhe Shqiperine nga Bisha e Terbuar Sali Ram Sheqere Satan Berisha.
Komenti i Kataraktit shume i sakte dhe ndaj te njejtat mendime me te.
Z.Ervin ju keni gjetur fajtoret,por mos kini frike nga apokalipsi se populli e di se si ta parandaloj dhe te ndertoi nje te ardhme me te mire.
Sa here shikoje teatrin absurd qe luhet sot ne vendin tone, me vjen tia jap te drejten e
duartrokitjes se zeshme prapanices sime, sic i paska ndodhur nje vlonjati tek shikonte nje shfaqje teatrale para viteve 90-te(keshtu tregon Bujar Asqeriu) Bukur eshte kur tregohen me vone disa ndodhi,por them se intelektualet me te mire jane ata qe e thone ne kohen reale ate qe ndodh.Me sa kuptova une, ai qe paskesh pje…… kishte qene vetem nje njeri e te tjeret kishin qeshur.Ajo qe do kerkoja une sot eshte se te gjithe se bashku nuk duhet tia u kursejme kete lloj duartrokitje absurdit politik,pa patur frike se do i sillnim dem shtreses se ozonit.Kam degjuar se nje nga pyetjet rutine qe bejne doktoret per te semuret rende, eshte se a ka patur lirim nga gazrat?.
Dikur ndodhi qe nje lider,ne sinqeritet te plote,e per tu shfajsuar u tha degjuesve:”Une e dija qe ishte mut muti.Po ke te vinim?”Te drejte kish se ne hale muti mutin ndjek.Ata qe e degjonin ishin nga ata qe betoheshin “Per ideal”.Ata kuptuan se ay po ju nxirrte nje secret, se te gjithe muter muti ishin e s’kish ke vinte.Ju kujtoi se shpejt a vone do te terhiqte leven e galexhanit e tu leshonte ujin qe te perfundonin ne gropen e halese.Paralajmerimi nxiti ata te shpejtonin levizjet e te gjithe se bashku,duke pranuar se disa edhe do sakrifikoheshin,duke aktivizuar edhe muter muti te tjere qe kishin dhene prova se e meritonin, te uzurponin halene, packa se do drejtonte nje tjeter M…..Ne fund te fundit ata e kishin certifikimin m…. m..ti.
Drejtuesi i ri do te shpallte se tashme ajo nuk ishte nje hale,por vendi I shenjte ku perseri pjestaret do te betoheshin “Per ideal”.Historia nuk njeh rast ku lideret te mos jene pergjeruar se cdo gje e bejne per te miren e popullit.Pasketaj atyre qe kishin certifikimin si” ashtu”, per ti identifikuar ju vuri nga nje numer si M1,M2 e tjere e pa se nga salla me me shume se 100 veta, pjeses me te madhe mund tu vihej numer por pa M te madhe perpara. U beri thirrje atyre qe kishin M te madhe para numrit ta ruanin secret kuptimin e M-se se madhe qe kishin perpara numrit e te bashkonin perpjekjet me te per shtuar numrin e M-ve, qe te beheshin shumice.Numeroret qe nuk do pranonin M-ne e madhe do te perjashtoheshin e nuk do tu jepej fjala,me kokeforteve do tu jepej motivacioni “Antimut”, keshtu pasurohej gjuha dhe me nje lloj anti tjeter,qe si do qe te behej,do perdorej toskerishtja apo gegerishtja, ne te dyja dialektet do te therriteshin njesoj “Antimut”.Ah, Nuk isha ne salle e po plas nga inati qe s’arrita ta marre kete motivacion.Por me qetesoi nje miku im kur me tha se ata qe jane jashte asaj salle nuk kane numur, permblidhen ne nje fjale, popull, e motivacionin e kane.Kur futesh ne ate salle, te bie automatikisht motivacioni i mesiperm e te duhet mund e perpjekje qeta rifitosh.
Teknollogjia kishte ecur,keshtu qe pronari i ri mori te gjitha masat qe haleja nga jashte te mbulohesh me reklama rrezellitese ku ato qe binin me shume ne sy ishin, “Vendi i shenjte i popullit,per popullin”,”Per ideal” etj..Ai kerkoi nga pjestaret(nuk po ua them se si quhen pjestaret se tashme e dini) te mbahej secret qe ajo ishte nje hale.Kush nga m….t e mu…t do te dekonspironte do ti leshohej galixhani i ujit. Rane ne hall te madh banoret e halese.Mire se nga ana vizuale do te kamufloheshin,po aromes qe do te leshonin si do ja benin?
Cdo dite qe kalonte,shtoheshin njerzit qe kuptonin se ishte nje hale.Kish dhe qe kundershtonin e argument kryesor kishin reklamat rrezelluese.(Thone se shpiksit e teknollogjive, si ata qe jane larguar nga kjo bote si ata qe ende jetojne, ndihen keq e mallkojne veten kur shpikjet e tyre perdoren nga mu…t e mu…t.).Edhe disa eksperte te huaj, te genjyer nga keto reklama e per me teper qe misionin e tyre e kishin kuptuar si vizite turistike, u shprehen se nuk besojme te jete nje hale.
Ndodhi qe nje nga pjestaret dekonspiroi.Halli i madh,jo se u paksuan,por u muar vesh se paskesh qene nje hale,ku drejtues ishte m.ti e te tjeret ata te atij. Shpertheu nje ere e keqe,disa kalamaj filluan te godasin me gure reklamat rrezelluese sikur ta kishin fajin ato.Habi e madhe ne popull!Paskesh qene nje hale.Populli ndonjehere trergohet hiporit per gjera qe i di dhe ben sikur sapo i ka marre vesh.Mos e ngatrron valle ajo sentence e tij “I duruari I fituari”.
Pra populli tashme e dinte se c’ish,por perseri therriti edhe ekspert nga jashte per te konfirmuar nese ish hale apo jo.Ata kete rralle e moren me seriozisht,por ja ben me hile popullit,se qe ajo ishte nje hale ua treguan vetem popujve te tyre e jo ne.Edhe shkrimtarit te madh te vendit ju dha mundesia te jepte mendimin e mundesisht jo ndermjet rreshtave por qarte.Ai foli me heshtjen dhe ata qe mbahen per njohes te mendimit te tij na e perkthyen heshtjen e Tij:” Dicka midis reales dhe ireales” U ndane njerzit ne ata qe thoshin eshte dhe ne ata qe thonin s’eshte.Por ama sa vinte e me shume kuterbonte nje ere e keqe(thone se pati dhe viktima nga ata qe ju afruan shume halese.)
Une nuk do zgjatem te tregoj histori, do tu tregoj vetem fundin.A nuk u ka rene rasti kur u tregojne nje histori te dhimbshme e ju doni te merrni vesh sa me shpejt fundin?
Populli yne thote shpesh “Si tia bej hallit se di”,ne fakt e di.Pose gjeti dot zgjidhjen nga mendjet e ndritura te sotme e kerkon ne historine etij. E kerkoj dhe e gjeti “Bashkim”jo ndarje, ju kujtuan thuprat e Skenderbeut.Takuan plakun e urte te perrallave e ai u tha: Mos besoni qe galixhanin ta komandoj prijsi i atyre, apo ndonje nga ata,,( besoj se me kuptoni,zgjedhjet ne asnje menyre nuk duhet ti organizoj ai me ata) por te gjithe te hedhin nga nje grusht uje (vote) dhe ta degdisin mutin dhe ata te atij ne gropen e halese.Te mos harrojne ta fusim ne histori ( a nuk e ka pike te dobet) si mesim e si rastin se si nuk duhet ti kemi ata qe ju japim ate tonin(pushtetin).Mos harroni se kandidate per te marre certifikimin muter muti ka dhe here pas here do lindin te rinj.
E ne fund si ne perralle po e mbyll.Pasketaj popull jetoj i lumtur me aq sa krijonte vet duke nxjerre mesim nga ajo qe kish ndodhur.
.
Fajtori? Dihet! Ai eshte MONSTRA e Vicidolit! Eshte ky,antishqiptari me i ndyre ne historine e Kombit.Dhe n.q.s.doni te dini se si do perfundoje kjo histori,ua them une : Qeni vrases Ndrea Preni,si’ushtar’ i mafies berishiane,ka per ta marre persiper te gjithe fajin.Do thote qe,une dhashe urdher te qellohet mbi turmen pa dijenine e kryeministrit apo te ministrit te mbrendeshem.Pastaj perfundimi dihet.Ai do denohet sa per sy e faqe,ndersa kryemafiozi Berisha do filloje raprezaljet ndaj opozites duke perdorur gjykatat e tij te shkerdhyera.
shkrim fantastik
ore ky Hervin Culi gjithmone komunist mbeti.Rrofte Sala dhe ti mysi gjith komunistet ishalla
Z.Çuli kush eshte fajtori e dime e mermerisim neper dhembe çdo dite por kur do denohet kete duam.Vete saliu nuk dorezohet por GJITHE GJYKATA BASHKE TE ZBATOJE DETYREN PA FRIKE ,TE GJITHE BASHKE VETEM ATEHERE DO KERKOJNE te ikin nga Shqiperia hajdutet e vrasesit e jo njerezit e ndershem.
Per elena gjika.Me vjen keq nga emri qe paske por po them mendo me mendjen tende .Une jam Elena dhe kam marre pjese ne demonstrate kunder korrupsionit dhe varferise me duar ne xhepa sipas teje fajtor eshte vrasesi apo … llogjiko dhe mos mbill urrejtje se je dhe femer.kam nje problem me komshien mund ta zgjidhe vetem policia por une nuk ankohem dot se nuk funksionon shteti i se drejtes se komshia thote jam ne shtepine time ,mos degjo ,dhe ta prish gjumin naten sa here do ,duke i thene disa here me te mire nuk po e zgjidh dot.Sipas teje fajtore jam une qe ankohem apo qe i trokas e i them zbatoni rregullat e shoqerise,ajo jo qe nuk i zbaton por ben me keq,Atehere ….. ti si do beje? Per mendimin tim policia e shtetit dhe askush nuk duhet te vrase dy here te pafajshem e me duar ne xhepa dhe jo tu mbaje anen.
Pse ne kete vend kush thote te verteten quhet komunist o njerez? Po mekataret c’emer kane
EDHE AI FEMIA GJASHTE MUAJSH QE JA KA NGRITUR GISHTAT,DHE NDONJE GJE TJETER JUZEFIDHES,E DI KUSH ESHTE FAJTORI NE KETE VEND,ZOTI JU DHENTE FORCE SHQIPTARVE TI SHPORRIN NJEHER E MIR KETO MOSTRA NGA KARRIKJA E TYRE…………..
poshte diktatura berishiane.. ne SHQIPERIRI
poshte diktatura berishiane.. ne SHQIPERIRI duhet rivendosur perseri demokracia .. kjo qe ka instaluar sali berisha eshte diktature me e eger se ne kohen e dulles …poshte krimineli sali berisha