Topi takon Arvizunë. Sekui: Hetimi të bëhet pa ndërhyrje politike

24 Janar 2012, 13:43Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, ka deklaruar se kanë ndjekur deklaratat e bëra në lidhje me hetimet e 21 janarit. “Hetimi duhet të bëhet pa ndërhyrje politike,” ka deklaruar Sekui.

Deklaratat e Sekui janë bërë pas tryezës së organizuar nga BE “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”.

Në tryezë ishin të pranishëm edhe kryeprokurorja Ina Rama, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu.

Halimi dhe Rama kanë shkëmbyer në distancë akuza. Ministri Halimi theksoi se gjyqtarë e prokurorë duhet të tregojnë me vepra ndaj taksapaguesve shqiptarë se puna e tyre është e vlefshme, transparente dhe e paanshme. Gjatë fjalës së saj në tryezë, kryeprokurorja Ina Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën që Komisioni Europian po i jep sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Duke theksuar vështirësitë me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, prokurorja e përgjithshme deklaroi se në themel të vendosjes së drejtësisë mbetet vullneti. “Është e vështirë të bëhet drejtësi por së bashku jemi të vendosur se drejtësia përcaktohet nga vullneti,” deklaroi kryeprokurorja.

Ndërkohë presidenti Bamir Topi ka pritur ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.

“Topi shkëmbeu mendime me zotin Arvizu lidhur me disa prej çështjeve më aktuale politike në vend, tek të cilat është përqendruar dhe debati publik i kohëve të fundit. Pavarësia dhe mirëfunksionimi i institucioneve të pavarura kushtetuese reforma në drejtësi, ligjet e nevojshme që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Parlament, miratimi i Gjykatës Administrative, sfidat politike dhe ato të integrimit, me të cilat pritet përballja gjatë vitit 2012 si dhe situata në rajonin e Ballkanit ishin disa nga çështjet e diskutuara në këtë takim pune,’ thuhet në një njoftim të presidencës.

“Në kuadër të trajtimit të tyre, Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu nënvizuan rëndësinë e arritjes së rezultateve konkrete pozitive nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv mes të gjitha forcave dhe aktorëve politikë në vend, të bazuar në gatishmërinë, mirëkuptimin dhe vullnetin politik të palëve, të cilat, sidomos në këto momente, vlen të dëshmojnë vlera të kulturës dhe etikës politike demokratike në shërbim të mirëfunksionimit të jetës institucionale dhe të shtetit ligjor,” vijon më tej njoftimi.

 

9 komente në “Topi takon Arvizunë. Sekui: Hetimi të bëhet pa ndërhyrje politike”

  1. ismeti says:

    shpresa drejtsi si te ilir meta ,si ska turp kjo bushter e ilir metes qfar gjyqtare leshi kris kepen kudro

  2. sander says:

    o k.. clidhje ka vrasja e Martin L King me ca huligane qe kerkojne me marre me force pushtetin

    1. Kodrasej says:

      Huliganë?
      wow!
      Unë e di që Ramizi vdiq, që e krahasoi turmëne njerëzve të lodhur e rraskapitur nga diktatura- se ishin huliganë, tek shpërthyen dyert e ambasadave më 1990.
      Ai qenka gjallë, akoma!

  3. england says:

    Nuk besoj se titulli i shkrimit eshte i sakte
    kam pershtypjen se duhet te zevendesohet PER me PA nderhyrje
    politike,ndryshe nuk ka kuptim fjalimi i Sekuit!!!

  4. drejtesia says:

    Hetimi duhet te behet edhe kush nderyn politikisht ne prokurori,ky mekat eshte me keq edhe se te shtiesh me plumb.

  5. Regullo titullin says:

    O Tema, ndryshoni titullin se eshte “pa nderhyrje politike” dhe jo “per nderhyrje politike”!

    Nje lapsus ne titull!

  6. mergim tari says:

    Z. SQEPI apo SEQUI,

    A KENI NDONJE FAKT QE NDONJE HETIM ESHTE BERE ME NDERHYRJE POLITIKE. VETEM NE ATE RAST JU LEJOHET
    TE THONI ATE QE KENI THENE.

    NESE KENI RAST ATEHERE DUHET TA THONI, PASI NUK E NDIHMONI SHQIPERINE QE E DONI AQ SHUME DUKE FSHEHUR
    TE VERTETEN PER KRIMIN E HETIMEVE POLITIKE.

    Z. SEQUI JU NE KOHEN E QEPES KENI QENE MBESHTETES I BERISHES, DASHURIA E VJETER THONE QE NUK HARROHET… PSE NUK FOLE KESHTU PER GERECIN, PSE NUK FOLE KESHTU PER RRUGEN DURRES-KUKES, PSE NUK FOLE PER VIDEON E MUTES, PSE NUK TE BERI FARE PERSHTYPJE VJEDHJA FLAGRANTE E VOTAVE NE TIRANE DHE VENDIMI I TURPSHEM I NJE GJYKATESE ME SHPIRT TE ZI DHE PAMJE TE PERCUNDUAR.

    FOL HAPUR ZOTI SQEPI, KUSH NDERHYN, CFARE THOTE, KUSH ESHTE ME EMER AI QE NDERHYN DHE CFARE MUTIN DUHET TE BENI JU QE NA MESONI NE KETE RAST..

    KAQ ZOTI SEQUI, NDRYSHE NUK JA VLEN TA HAPESH SQEPIN SE ATO QE THUA NUK I SHERBEJNE ASNJE NJERIU MADJE NUK I BEJNE PUNE AS GOMARIT….

  7. ²saimiri says:

    Shqiperia do te lendoje deri sa kete vend e drejtojne Eqiu(Arvizu)dhe Seqiu!Ky eshte fati yne .Kjo eshte edhe ironia e jetes!

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje pyetje per mikun tim z. Etore Seku.
    – Ne Senatin Italian ka 10 Senatore te cilet Prukuroria Italiane ka prere flete – arrestet per arrestimin e tyre si pjestare te Mafies dhe per krijimin e lidhjeve te kundraligjeshme. Keto 10 Senatore nje nder to eshte dhe Berluska nuk mund te arrestohen pasi lane imunitet dhe Senati Italian i mbron ato.
    Une desha ta pyes mikun tim Sekui se ku e gjen ate kurajo te flase per arrestimin e kolegeve te tij Mafioze Shqiptare ???
    Te isha une ne vemdin e Pripokurores. Z. Rama nuk do kisha ne kete takim fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje