Na paske vrarë të gjithëve o monstër!

23 Janar 2012, 22:30Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

 

1./ Shok total. Pa fjalë jam.

Ose t’ua them më shkoqur dyfish i shokuar jam. Faleminderit Zot që paska edhe ekspertë profesionistë FBI-ja (jo si ata zuzarët e videos së Metës) që ua mbyllin gojën këtyre bolshevikëve kodoshë vrasës të Lindjes, që ende na kanë mbetur nëpër këmbë.

Kam qenë vjet përballë kryeministrisë kur protestohej më 21 janar. Kisha zbritur dhe unë për t’iu bashkuar lumit të zemëratës kolektive. Mbaj mend se amullia e krismave dhe mpirja që kaploi njerëzinë fanepsi kobshëm një tjetër 1997.

Qëndroja afër furgonit të televizionit Ora News dhe herë ndiqja gazetaren Elda Prendi tek transmetonte live, herë afrohesha deri para derës së kryeministrisë. Amullia totale vetëm sa shtonte kaosin dhe nuk merrja dot vesh çfarë bëhej. Krismat shoqëroheshin me degët e pishave që këputeshin nga plumbat dhe lëshoheshin mbi bulevard. Një deklaratë e Pjerin Ndreut bërë aty afër meje në mikrofonin e gazetares Prendi duket sikur më spërkati ftohtë fytyrën dhe trurin. U përmenda. Po vrisnin njerëz!

Pyes Erjon Veliajn që gjendej afër meje, por nuk e kishte të mundur të lidhej me celular me askënd për ta verifikuar. Ndërkohë i them të ruhej sepse përballë dhe anash nesh zgjasnin kokat snajperat. Mbi selinë e Kryeministrisë dhe atë të kryesisë së Kuvendit kapuçinjtë e zinj shfaqeshin e strukeshin frikshëm. Disa minuta më parë vetë komandanti Ndrea Prendi ishte dukur mbi tarracën e zyrës së Berishës…

Tani po e përjetoj vërtetë atë 21 janar, tani po e kuptoj sa i frikshëm ishte.

Shok total, pa fjalë jam.

Ndjehem dyfish i shokuar teksa mendoj se një prej protestuesve qenka vrarë me armën e komandantit të gardës republikane aty mes nesh. Ai koloneli ushtarak që paguhet më shumë sesa një mësues, mjek, pedagog, kamarier, shofer, polic, gazetar…ai synxiri që bënte vjet karshillëk me kobin e katër vdekjeve paska shkrehur armën e tij përballë nesh.

Ka ngritur pushkë Ndrea i Prendajve kundër Faikut të Myrtajve. E vrau me armën e shtetit dhe të pushtetit e si burrë kurvë shkoi i ndërroi tytën e i prishi gjilpërën. E vrau Faikun për t’i vetëvrarë edhe të birin prej marazit të të atit dhe shkatërroi një familje vetëm e vetëm se fieraku protestues ishte aty mes nesh për të ngritur zërin ndaj padrejtësive.

Shok total, pa fjalë jam.

Si mundet një burrë në moshë, një verior katolik, një intelektual dhe prind, një ushtarak karriere të shkrehë armën ndaj një taksapaguesi, nga i cili merr rrogën dhe ushqen familjen?

Shok total, pa fjalë jam kur mendoj se ka qëlluar me armë ndaj të pafajshmëve Ndrea i Prendajve në sy dhe prani të Saliut të Berishajve dhe Lulit të Bashajve. Makabre të shikosh si këputen mbi bulevard burra dhe prindër të pafajshëm ndërkohë që burra dhe prindër dhjaksë argëtohen pas xhamave të blinduara? Nuk e kuptoj ose më mirë nuk dua ta kuptoj sesi këta vrasës ende vërtiten rrugëve,ekraneve,zyrave të këtij vendi?

Shok total, pa fjalë jam.

Dua të di kur këta burra shkuan pas vrasjeve në shtëpitë e tyre si reaguan Liria, Aurela, Zoga. A e nuhatën erën e gjakut në bashkëshortët e tyre, a i pyetën vallë pse gjumi s’i zinte dhe dridheshin në krevatet e ftohtë të janarit?

Faleminderit Zot që ky planet paska edhe FBI, faleminderit që ky vend paska edhe ambasadë amerikane. Përndryshe Ndrea, Sala, Luli do të na vrisnin pak nga pak përditë të gjithëve.

 

2./Shënim i rëndësishëm

Ua shkruajta javës që shkoi. Nuk ka vlerë hetimi dhe puna e prokurorisë. Gjykatat e shkërdhyen procesin që tani. Ndryshe nga kërkesa e prokurorisë, kryevrasësin e gardës e lanë në arrest shtëpie. Nejse, por sapo më informuan që Ndrea paska dhjerë në brekë nga frika. Madje as tre telefonatat e sotme të Berishës nuk e kanë qetësuar.

26 komente në “Na paske vrarë të gjithëve o monstër!”

  1. luksenburg says:

    JAM PA FJALE.KY POPULL MBAN ME TAKSA VRASESIT:ME TE MADHIN SALI BERISHEN:O POPULL PERGJIGJA ERDHI-MOS PRISNI BOTEN TE BEJ ME OPOZITEN-ENVERIN E HODHEM NE QE SOT JEMI EMIGRANTE,ESHTE RRADHA JUAJ TE SHKATARONI QENIN E TIJ

    1. emigranti says:

      KRIMINELIN SALI BERISHA E KAM URRYER QE ME 90 DHE KUR KY QEN MORI PUSHTETIN THASHE ME VETE KY DO E SHKATERROJ SHQIPERINE SEPSE KY PLAK MATUF KA QENE GJITHMONE ANALFABET DHE KESHTU DO TE VDESE BUDALLE ASNJE NUK E DO KETE KELLIRE KY FELLIQESIRE KA QE NE 90 QE PELLET SI GOMAR DHE VETEM KA VRARE NJEREZ: U QAME NGA ENVER HOXHA POR ME DUKET SE NA ZUNE HAKAT E TIJ::: KURSE KY MONSTRA KY BASHIBOZUK KOKE TRASHE I PAGDHENDUR E SHKATERROJ SHQIPERINE DUKE FUTUR MERCENARE MALOKE DHE TURQIT E KOSOVES TE NENSHTRONTE KETE POPULL POR TE ERDHI NGARDHJA ME NE FUND SALIU I VICIDOLIT DHE TANI NUK KE NGA IA MBAN ME…..NUK TE SHPETON DOT AS ERDOGANI I TURQISE MIKU YT I PERJETSHEM ptu fare e keqe turke….!!!!!!

  2. doemkivi says:

    shume bukur Z.Mane ?

  3. V.F.L.P says:

    O Blendi i Manajve po mos u bej naiv! A thu me te vertet mendon se “keta” s’te vrasin?! Helbete mos shko per gjah se pastaj shnderohesh vete ne gjah si i ndjeri Trebicka, dhe Mero mire e thote se frikacaku te vret, Don Saliut i ka ardh veza tek b.. dhe se duron faktin se zonja I.Rama mund t’ja mbylle pleqerine ne burg. Hona zjar esht per DON SALINON:-)

  4. Tan_Tironci says:

    I the te tera ne kto pak rrjeshta, Luksemburg.

    Sala kur hodhem Enverin, ju tha miqve te tij, te shkonin e ti kerkonin te falur Ramizit, e mbani mend!!?

    Sot o kurre popullit i duhet nje Avni Rustem ose Vasil Laçi.

  5. Albann says:

    Si gjithmone gjerat nisin me buje dhe perfundojne me lote.
    A nuk filloi gerdeci me kaq kompozitet,po ceshtja Meta?Sa.E gjithe kjo eshte nje menyre e Arvizut per te ndihmuar Saliun.Qellimi eshte te thuhet SHTETI FUKSIONON.(Shteti i berishes fuksionon)dhe kete po na i provon Arvizu qe po na u beka “kunder “Saliut hahaahahahah.
    Kujtese :Arvizu ishte “kunder” Saliut dhe ne ceshtjen Meta dhe ne zgjedhjen e 8 Majit kur perveshi menget.E dini se si shkuan punet me pas????? Sa shpejt manipuloheni!..
    Nejse gezohuni sot ,se neser do qani…sic tha avokati i Metes.

  6. Pandushi says:

    Bravo Bledi!

  7. Tomi says:

    KETYRE gjykatesve do tu vij mendja por DO TE JET TEPER TEPER VONE.

  8. shqiperia says:

    Te lumte Bled per ndjenjat e shprehura fort dhe bukur. Ky shtet te vret dhe nuk ka gajle se shet sherbetoret e vet. Nuk ka derman ky popull sa te jete Berisha gjalle. Ah, sikur te dilte nje Avni Rustem apo nje Shote Galice e te na e zhdukte nga faqja e dheut! Por ka shume Berisha kudo: ne mjeksi, ne shkolla, ne universiete… Duhet zhdukur kjo fare e keqe! Faleminderit Bled.

  9. art says:

    ABC News: Kovaci me i mire i Mallakasters dhe anetar i PD’s rrezon analizat a FBIs.

  10. Enough is Enough says:

    O Bledi po mbase ska faji ky mavria ore.Mbase ka qelluar ashtu ne ajer sic thot ,dhe duke epare kete ja kane mare pistoleten me thenien (qellove si kalama o Mane) ja si qellohet dhe bam bam ne mes turmes.(kjo gje gjithmone mbasi ja nxine syrin)

  11. aleksandri i madh says:

    Shqiperia eshte bere si diktatura e Pinocetit ne Kili. Keta kriminele duhen zbritur nga kali dhe duhen kalbur ne burg.

  12. elinor bahiti says:

    “Si mundet një burrë në moshë, një verior katolik, një intelektual dhe prind, një ushtarak karriere të shkrehë armën ndaj një taksapaguesi, nga i cili merr rrogën dhe ushqen familjen?”
    Mundet krejt kollaj. Nje njeri pa karakter, pa vlera njerezore, burracak dhe i pabese i ka te gjitha kualifikimet per te kryer nje akt monstruoz te tille. Sidomos kur komandohet nga masteri i ketyre antivlerave, sali berisha.

    1. Shefqet Cela says:

      I KE THENE TE GJITHA: “KOMANDOHET NGA MASTERI I ANTIVLERAVE”.
      Te tille mbledh me kokrra Saliu, qe ti sherbejne qorrazi kesaj kaste nafjoze.

  13. hapkutite says:

    Mos enderroni kot se do dali qe jane vrare me rikoshete dhe do vendoset drejtesia e tomes, shpreses dhe sashenkes. eshte shashka e rradhes flasim vitin qe vjen.

  14. noa says:

    … bledo me te gjitha jam dakort me cfare the, pervec fjalise se fundit qe vajten ne shtepi dhe nuk i zinte gjumi,,,, te siguroj qe jane shtrire te qete, se vampiret qetesohen kur shkaktojne dhe shikojne gjak,…. dhe sala, lula e ndrea nuk jane gje tjeter vecse vampire qe i thithin gjakun popullit, e pastaj i vrasin….

  15. LILOLABJA says:

    .” Makabre të shikosh si këputen mbi bulevard burra dhe prindër të pafajshëm ndërkohë që burra dhe prindër dhjaksë argëtohen pas xhamave të blinduara? Nuk e kuptoj ose më mirë nuk dua ta kuptoj sesi këta vrasës ende vërtiten rrugëve,ekraneve,zyrave të këtij vendi?”
    Aspak makabre zoti Mane per keta mostra, se kane per here te pare .
    Keputen ne 97-ten 3000 burra, di ti te kete hyre njeri ne burg?
    Ngriten avionet per bombardimin e Jugut,dini ju te kete hyre njeri ne burg?
    Keta burra nuk jane dhjakse fare se po te ishinn dhjakse nuk jepnin keto urdhera qe kane 20 vjet qe marrin jete .
    Dhjakse jemi ne, qe shohim qe na vrasin live e ne mes te bulevardit dhe prape po nuk dha vizen amerika ne nuk e quajme krim .
    Kjo eshte makabre, qe kemi ketu e 20 vjet qe nuk i veme dot prangat vrasesit ,por presim sa te na vrase te gjitheve.

    1. Revolution says:

      AMEN….!!!

  16. RRajca says:

    ne ate mase njerezish te zemeruar nga mafiozet dhe kriminelet pushtetare isha edhe une, o Zot cfare tmerri, mund te isha vrare edhe une nga ky Ndrea e nga Sali palla, jam vetem 30 vjec, po ky Ndrea qe shtiu 11 here mos donte te vriste 11 njerez? mos Sala i tha : qello 11 here,sepse ai ksihte then para pak ditesh: mudn te vriten 3, 30 ose 300. Pra Sala, ky psikopat plak i semure e kishte paramendaur se edhe en se do vdisnin 300 shqiptare ate dite bash aty ne oborr mbrenda telave te kryeministrise, ai do ta mbante me cdo kusht karrigen, cfare e dallon nga nje diktator? Znj Ina Rama, tek po elxoje ekspertizen te dridhej zeri, se kuptoj perse, perse kur i gjithe populli i ka syte nga ty> sa do doaj te isha ne vendin tend, ta lexoja me shume vendosmeri dhe kurajo dhe te vija nen hetim kryeministrin e semure psiqik dhe nej kukull , homo hollande qe shkon nga nje skandal ne tjetrin pa u lagur.

  17. Elton Shehu says:

    Jane vrases,jane te pashpirt pa dinjietet kombetar,Kush i ben Gjeneral keta MOSTRA.Shpresoj se edhi dita e gjykimeve ne shqiperine tone te dashur po te helmuar nga Salinjte.
    Mire na shiten,detin,token 1 euro ( eblen per vete),edhe ne na kane shitur ne noje burse eurpiaane,pyjet ,malet,minierat uzinat,po na zhvasin dita dites por jo me jeten nuk ka shaka!GJAKU DO GJAK
    ATA DO VARUR

    Jane vec sa mushkonja qe na thithin gjakun cdo dite dhe mbrohen nga mirimanga e zeze Sali.

    PLERA PLERA PLERA

  18. juliano says:

    DEGJOJA DJE NE EMISIONIN OPINION ne lidhje me vrasjet e 21 janarit,cte degjoje nga goja e mesilda dodes?nje grua pa kurrfare llogjike sa e turpshme njerz pa temperament te shpethesh dhe te arrish ne gjendjen qe te kercenosh publikisht me varje ne palm ky eshte kulmi kjo eshte mafja shteterore ky eshte krimi i veshur me pushtet,kjo eshte absurde dhe e paparanueshme,doja te degoja nje sms ne numrin e fevziut per ti bere nje pyetje asaj zonjes pa llogjike por mendova dhe u terhoqa qe kushedi cmund te te ndodhe nese te gjejn numrin nga keta specialiste te fushes se eliminimit fizik nese u cenohet karrigja e tyre.

  19. mergim tari says:

    VETEM NJE GJYQESOR I PAVARUR I ZGJIDH PROBLEMET NE SHQIPERI.
    SADO TE PUNOJE PROKURORIA TE GJITHA AKUZAT DO TE RREZOHEN TE TOMA,
    SASHENKA, TE AJO E HAJDARIT ETJ….

    E VETMJA ZGJIDHJE PER MOMENTIN ESHTE QE OPOZITA TI BEJE KERCENIM TE
    HAPUR KETYRE GJYQTAREVE QE NESE NUK BEJNE DREJTESI DO TE DENOHEN ME
    KEQ SE ATA QE KANE VRARE, KANE VJEDSHUR, KANE MASHTRUAR…. KUR TE
    VIJE OPOZITA NE PUSHTET….

    OSE NJE ZGJIDHJE TJETER QE UNE E KAM MENDUAR PERHERE ESHTE QE NE SHQIPERI,
    MBI KETO GJYKATA TE KETE NJE GJYKATE SUPREME (OSE TE QUHET SI TE DOJE) E
    CILA TE PERBEHET NGA 11 GJYKATES TE HUAJ. KETA DUHET TE JENE KRYESISHT
    BRITANIKE DHE GJERMANE. TE MARRIN NJE RROGE 50.000 EURO NE VIT DHE TE GJYKOJNE TE GJITHA CESHTJET QE LIDHEN KRYESISHT ME PRONAT, ZGJEDHJET DHE KORRUPSIONIN POLITIK (VJEDHJE, VRASJE, TENDERA, ETJ….)

    KETA NUK DUHET TE KENE ASNJE KONTAKT ME POLITIKANET SHQIPTARE, TE KENE PALLATIN E TYRE TE RUAJTUR ME ROJE SPECIALE DHE TE KENE NJE TRAJTIM TE VECANTE…. SHUMA QE SHPENZOHET PER TA NUK ESHTE E MADHE, 600.000-800.000 EURO NE VIT. CDO TAKSAPAGUES (NE FAKT FAMILJE) SHQIPTAR/E DO TE PAGUANTE 1 EURO NE VIT, POR AMA DO TE GJENTE DREJTESI NE FUND.

    VETEM PAS VENDIMIT TE KESAJ GJYKATE CESHTJET TE MBYLLEN DHE TE HAPEN NESE GJENDEN PROVA TE TJERA….. (SIC BEHET NE CDO RAST)

    NESE VENDIMI I GJYKATAVE ME TE ULTA PROVOHET NGA KJO GJYKATE QE ESHTE I GABUAR, GJYQTAREVE U TERHIQET VEMENDJA PER PUSHIM NGA PUNA (HERA E PARE DHE TE DYTE) DHE PO E PERSERITEN PER HERE TE TRETE U HIQET LICENCA DHE E DREJTA E USHTRIMIT TE PROFESIONIT NE DREJTESI (PRA MOS TE PUNOJNE AS SI AVOKATE).

    VETEM KESHTU MUND TE BEHET SHQIPERIA, OSE ME KISMET TE ZOTIT I PRET PERENDIA DITEN SA ME SHPEJT DOKTORIT TE BISHAJVE, QE DO TE SJELLE NJEFARE LEHTESIMI TEK GJYQTARET POR PERSERI DO TE KETE PRESIONE….

  20. saimir says:

    si ka mundesi qe edhe pas nje viti, edhe pasi te gjithe e pane se kush sulmoi, dogji c’gjeti dhe biles edhe vodhi e me pas dogji kioskat e cigareve, akoma beni sikur turma coi lule dhe berisha i sharroi me kallash nga frika e alergjise ndaj polenit??!!
    po ti linte ta digjnin kryeministrine e te vidhnin ato cfare vidhen ne shqiperi ne keto raste nga “patriotet” e revoltuar, ku do ishim sot? do kerkonit te gjithe forcen e shtetit se do ishte nderruar lista e te punesuarve ne administrate dhe do kishit frike nga ndonje shkelm i berishes opozitar.
    nuk eshte turp te qelloje gardisti i zene me gure e pllaka betoni – turp eshte te besh pazar me gjakun e atyre qe i cove para zjarrit per tua perdour me pas shpirtin si monedhe marketingu per karrigen qe s’more dot e qe s’ke per ta pare ndonjehere.

  21. drita bashaj says:

    Vrases eshte Sali Maskarai megjithe banden e tij te qelbur qe po e gangrenizojne Shqiperine. O Zot ver drejtesi ne kete vend te mjere ku s’ka burra!!

  22. sheqerja says:

    me nje fjale ne paguajme taksa qe te na vrasin??????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje