Kryeprokurorja Ina Rama, gjatë një konference për shtyp, ka konfirmuar tre urdhër-arrestet, për Ndrea Prendin dhe shoferin e tij, si dhe shefin e IT-së së Kryeministrisë.
Rama ka thënë se FBI-ja ka mundur që të provojë se nga pistoleta e Prendit ka dalë plumbi që ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj. Ajo ka thënë gjithashtu se Policia e Tiranës nuk ka mundur dot që të vërtetojë nëse dhuna e 21 janarit ishte e organizuar, por pavarësisht kësaj, ka urdhëruar hetimin e tre deputetëve socialistë. Më poshtë fjala e plotë e Ina Ramës;
“Në vijim të hetimeve që lidhen me protestën e zhvilluar përpara Kryeministrisë më datën 21 janar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit (arrest në burg) të shtetasve Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës dhe Armando Kasaj, me detyrë specialist i IT në Këshillin e Ministrave.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë për arsyet e mëposhtme.
Nga aktet e ekzaminimeve balistike të kryera si në laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë, ashtu edhe në laboratorët e kriminalistikës së FBI në SHBA, rezulton e provuar tej çdo dyshimi se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, pistoletë tip Beretta e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së personit tjetër nën hetim, shtetasit Margarit Kume. Njëkohësisht ai ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke pasur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij.
Modifikimet e bëra në armën e tij pas ngjarjes, janë provuar plotësisht nga ekzaminimet më të specializuara të kryera nga ekspertët e FBI.
Kjo është dhe arsyeja që shtetasi Margarit Kume, me detyrë shofer i Komandantit të Gardës, procedohet për krimin “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Gjithashtu, Prokuroria ka hetuar edhe në drejtim të fshirjes së pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të Këshillit të Ministrave. Ekzaminimet më të specializuara të laboratorëve të FBI-së, konfirmuan përtej çdo dyshimi se në datë 21.01.2011, nga ora 19:24’ deri 19:36’, nga pajisja regjistruese e këtij sistemi, janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të jashtme, (që mund të jetë Hard Disd, USB, DVD dhe DVD-Writer). Në momentin që kanë ndodhur ngjarjet, kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë qenë të programuara të kryejnë filmime të cilësisë së lartë. Filmimet e regjistruara nuk u vunë dhe janë vënë ende në funksion të hetimit të Prokurorisë, dhe në dt. 22 janar 2011, ora 00.51, pajisjes i është bërë formatim të Hard Diskut duke fshirë kështu çdo regjistrim që kish bërë deri në atë kohë (përfshirë dhe filmimet e ngjarjeve gjatë protestës).
Për këtë arsye, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka proceduar duke kërkuar në gjykatë masë sigurimi arrest në burg, për shtetasin Armando Kasaj, si specialist përgjegjës i IT, i cili teknikisht ka kryer veprimet e mësipërme, në funksion të pengimit të zbulimit të së vërtetës, krim ky i parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nisur nga pasojat tepër të rënda të kësaj ngjarjeje, veprimet e këtyre personave konsiderohen me rrezikshmëri tepër të lartë shoqërore dhe për këtë arësye, masa e sigurimit arrest në burg e kërkuar nga ana jonë, është masa më e përshtatshme. Në ndryshim nga vlerësimi ynë si prokurori, gjykata ka vendosur që ndaj shtetasve të mësipërm të merret masa e sigurimit arrest shtëpiak.
Organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme në protestën e dt 21 janar, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë.
Në kuadër të këtij procedimi penal, nisur nga pasojat tepër të rënda të verifikuara në vendngjarje, organi i akuzës ka kryer veprime hetimore për të zbardhur nëse personat që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit, kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, identifikimi i tyre. Për këtë pistë hetimore, hetimi i është ngarkuar shërbimeve të policisë gjyqësore Policisë të Shtetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Këta të fundit, në përfundim të hetimeve të kryera për këtë vepër penale, kanë përpiluar relacionin përfundimtar për rezultatet e hetimit, duke u sugjeruar prokurorëve pezullimin e hetimeve për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme” parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, pasi sipas tyre, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore por nuk kanë mundur të zbulojnë organizatorë apo nxitës të dhunës të ushtruar gjatë protestës së datës 21.01.2011.
Pavarësisht këtij sugjerimi, organi i prokurorisë, në kuadër të një hetimi gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm të çështjes, çmon se duhet të vazhdojnë hetimet për të arritur në një konkluzion përfundimtar nëse veprimet e dhunshme kanë qenë të organizuara dhe, nëse po, cilët janë personat organizatorë.
Në funksion të këtij qëllimi, është e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët për shkak të një roli aktiv gjatë zhvillimit të protestës së datës 21 janar 2011 dhe të indicieve e të dhënave të grumbulluara tashmë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se, me veprimet e kryera gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kanë konsumuar veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal.
Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik BARAJ, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Për këto arsye, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë sot, më datë 23.01.2012, dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve.”
Ina Rama po mir moj zonje e nderuar kush i dha urdher Prendit te vriste Faik Myrtajn viktimen ne 21 januar pse e fshihni kriminelin e denuar me vdekje sali berishen ky qen qe nuk i ndegjohet zeri fare, pse e mbroni kelliren e xhihadit vellane e turqeve sali kriminelin…….?? po qe se sali bushtra shpeton dhe kete here pa lagur atehere atij populli nena ti lerohet sepse nuk ka byth me asnje ta shduki nga politika rrospien e shqiperise sali kriminel se bashku me ata zagaret e tij.
ky eshte kulmi,,, qe te faktohet pas nje viti si vrases,dhe te ket arest shtepie ,ai gjyqtar qe e ka prer fleten e arestit duhet te futet brenda……..
apo ju lene koh qe te largohen nga shqiperia se mos tregojne te verteten
Ke te drejte Vlora!
Se pari nuk e kuptoj se perse Komandanti i Gardes eshte sjelle si komandant skuadre, duke qelluar vete!?
Sed dyti, ai duhet te ndalohet me masen “arrest me burg” per shkak se ne menyre te ndergjegjashme ka prishur provat e krimit, nepermjet nderrimit te tytes.
Mos tju vije cudi nqs neser ky horr i Gardes ja mbath me urdher te Saliut, si ai Elezi i Naftes.
Po per serverin e gardes nuk morem vesh gje…
Plumbat e pistoletes se Prendit kane bere rikoshet me arushen e madhe nisur nga fakti qe ka qene ne taracen e kryeministrise. Gjykata ka dhene arrest me burg per krijimin e kartave false te dekoderave satelirore dhe nuk jep arreste me burg per pengese te drejesise ne kete ceshje me interes shume te madh publik ku per me teper kane humbur jeten 4 qytetae te pafajshem
O popoll “trim” dhe sy leshe aq ju kujtohet kur Edi Rama i bente thirje para nje viti ku je zonja Prokurore per te bere hetime!Me duket se ka ardhe koha me i thene Edi Rames ku je ti tani me e udheq Opoziten dhe jo me u marre me budalliqe se ti do kujdesesh per kete zone dhe ti tjetri per ate tjetren
Besnik Bare e hengri duket si ma i urti po e ka kercenuare Erjon Brace qe te dale ne balle te proteste hhahahahaha
Besnik Bare, ha ha !
Sofo te kuptojme te gjithe ne ne keto komente,pak durim!!!– eshte duke u ngushtuar laku per urdheruesin dhe kriminelin saliiiii,prendi do ruaj vehten dhe do deponoj se nga e ka urdhrin une jam nje ish Ushtarak dhe kam shume njohuri ne kete fushe sepse jam specialist i mirfillt. Or vella iqe nga mendja nuk qellohet pa urdher ka kerkesa shume strikte per te qelluar me arme zjarri kunder turmes,garda ka vajtur e armatosur me municion luftarak dhe jo manover me paramendim te plote,pa lere te shkreheshi shume pak karikatore kallashi vetem ne ajer te jesh i sigurt se turma e zemereruar para zyres se kriminelit sali do ishte zbrapsur,me pak profesionalizem del shume thjesht ate dite nga Libri i Hyrjes dhe daljes se Armatim-Municionit me nderesa dhe kupton gjithshka cka ndodhur!!!! Megjithate ekspertiza e FBI e ka nxjere dhe identifikuar vrasesin hetimi do na coj tek kupola e krimit ne keto 20 vjet me emrin muti kriminel fisi pas fisi saliiiii u shofte raca e ketij serbi qe po lengon me vuajtje nje popull te tere.Hakmarrjeeeeeee ne emer te gjakut te deshmorve per demokracin e vertet.
Or ti ushtarak. Nuk do shume mend te kuptohet qe gjali im e ka dhene urdherin. Por gjali ime eshte burracak, ka frike nga burgu !!! Por edhe ky Prendi nuk eshte ndonje fare burri. Mut burri eshte…
EDHE TANI ME VERIFIKIMIN E PROVAVE NGA AMERIKANET NUK I MBUSHET MENDJA GJYKATES QE KA VRARE KOMANDANTI I GARDES DEMOSTRUSIT. KERKONI SE MOS KA PATUR EDHE SALIU PISTOLETEN SE USHTARET E THJESHTE NUK GJUAJNE MBI POPULLIN.
Hajt degjo Lulin tani, “qyqa, si nuk i thame Saliut!” —
Me duket se ai tipi qe eshte kryeminister e qe pranoi publikisht te Vizioni qe i ka mbajtur ai gardistet brenda, duhet te shkoje ne burg bashke me ate qe ka urdheruar.
Vrasesi qe fsheh vrasesin. E paimagjinueshme, ky na u prezantua si viktime e dhunes se protestuesve, e mbani mend ne mbledhjen me familjaret e gardisteve, ku foli Berisha per horra e lavire bulevardi. Ky ishte viktima. Tani del vrases. Shpresoj ta marre sa me shpejt ate qe meriton, burgun pa te drejte daljeje nga qelia, dhe shpresoj qe urdheruesi ta ndjeke shpejt.
Edhe nje here Gjykata shqiptare tregoi fytyren e saj te korruptuar dhe ne momentet me te veshtira kur provat e prokurorise dhe ekspertiza e FBI , jane te pakundershtueshe . Me vjen keq per disa qe kerkojne “thela me bisht” kur prokuroria eshte nen presjonin me te ashper ne historine e saj nga Sali Berisha! Nuk e merni me mend c’far eshte ne gjendje te beje ky ujk plak i plagosur kur i kercenohet pushteti i familjes se tij. Ina Rama e ka te pamundur te dali ne koference per shtyp pa ambasadorin e SHBA . Faleminderit Zoti Ambasador Populli do tju jete gjithmone mirenjohes! Tani u zbulua e verteta dhe doli ne drite zullumi i kesaj Qeverisje Mafjoze. Sido qe te ndodhe Shqiptaret meritojne nje Qeverisje me te mire.
Krimineli kryesor ka vetëm një emër: Sali Shpellari!
Po keta duhen futur ne burg qe prej bukuroshes Ina Rama per mos zbatim ligji. Nje te dyshuar per hajdut xhepah e futin menjhere, ketij mikut qe i eshte vertetuar vrasja e lene arrest shtepie.
Shtet i degjeneruar qe nuk ben kurre perpara.
Zonja Ina Rama,meqenese shpreheni per hetim te gjithanshem,ju pyes pse nuk i dergoni kerkesen parlamentit shqipetar per heqje imuniteti Sali Berishes?.Pse nuk ndiqet penalisht drejtori i policise?
1. Veprat penale jane konsumuar plotesisht nga te dy te sipermendurit/
a)eshte vertetuar se komandanti i gardes ka vrare me pistolete dhe ka bere perpjekje per te fshehur krimin.
b)shoferi i tij e ka ndihmuar etj.etj.
c)jane fshire filmimet etj etj etj
2)drejtori i policise ose personi qe ka qene i detyruar te zbatoje arestimet e punonjesve te gardes me 21 janar(ndalimet e tyre)ka shperdoruar plotesisht detyren dhe kjo tani eshte e vertetuar sepse duke u lene te lire njerez me reekshmeri te larte shoqerore ata fshijne provat,e veshtiresojne hetimin.Kjo tani u vertetua.
3)Duke mare gjithe sekuencat televizive te dhena boterisht nga Sali Berisha,del qarte fillimisht se ai direkt ka urdheruar mos arestimin e te panderurve me 21 janar gje e cila solli si pasoje fshejen e krimit te vrasjeve.Ka perkrahur krimin direkt duke i mare ne mbrojtje te pandehurit.Edhe pse eshte shume vone nuk pame nga ana e prokurorise asnje kontroll banese,kontroll insitucioni(kryeministrine)per te zbuluar prova te reja si filmimet etj etj,madje edhe kasaforten e kryeministrir sepse sipas veprimeve te tij mesiperme ai del qe eshte urdheruesi i vrasjeve.
Ju lutem eshte nje thes i madh me prova sa nuk dini nga tja nisni.Veproni veproni si per cdo ceshtje tjeter qe ne raste me rezikshmeri te larte si i ketij rasti veprohet shume shpejt dhe efikasitet.Mos beni ju lutem hetim me shkresa.Vrasesit nuk hetohet me shkresa por me masa konkrete.Ne krah kini SH.B.A dhe gjithe popullin.
tung
E dini, unë kam një eksperiencë të gjatë në këtë drejtim(mos harojmë që tashti kam mik edhe Paliveci, spiunin e ish perandorisë). Paliveci më tha sot se në kohën e tij i arestonin në vend të akuzuarit që ata
Te presesh qe te faktohet urdherdhenesi eshte e kote. Edhe po te jete Berisha ai urdherin nuk e ka dhene me shkrim, por me goje sic e ka zakon. Pse budalla eshte ai ta jape me shkrim ? Keshtu qe kjo nuk faktohet.Debiat dhe hajvanet qe kane qelluar e kane vrare, ta mbajne ne by..e tani.Gjynah per ata te shkretet qe u vrane. Si gjithmone ne Shqiperi politika i perdor budallenjte dhe pastaj i flak.
Me mire vone se kurre.Keshtu qe shkon tamam haka tek i zoti.Kjo ekspertize i ka kopsitur tamam si duhet te gjitha gjerat, me nje fjale ua futi topet ne bige dhe per rrjedhoje Sala nuk pati nga tia mbaje por e shiti vrasesin menjehere.Se kur flet Amerika,te shpeton shurra pika pika.
prit kur te vejne tre kovace nga Fieri per te “bere analizat” ne vend to FBI.
Bravo Ina Rama, je burrnesh. Me gjith kete presion dhe rezistove. Te lumte. Ndonse ke gjykaten kundra ke bere aq sa nuk do ta bente asnje Prokuror i Pergjithshem. Kurajo dhe mirnjohje.
Po pres me padurim qe PLAKU BUDALLA te akuzoje si bashkepuntor ne pucin e 21 janarit edhe ambasadorin amerikan dhe FBI se aq tru ka ai Po i vertitet bota dhe sdi cben
Po pres me padurim qe PLAKU BUDALLA te akuzoje si bashkepuntor ne pucin e 21 janarit edhe ambasadorin amerikan dhe FBI se aq tru ka ai Po i vertitet bota
Kur Zoti e bekofte i madhi Sali Berisha tha se je nje lavire bulevardi nuk gaboi as dhe nje presje,te erdhi fundi moj lavire,tani e kuptove me mire ne burg ata (qe organizuan protesten dhe vrasjet) sa une thua ti ,por si shpeton burgut as ti as Edi Rama dhe as Bamir Topi etj,etj,etj,etj,etj,etj.
…………kush ishte drejtuesi i protestes qe kishte marre leje ne polici ? !!! Besnik Bare !! ? ? Dritan Prifti ne nje emision ka pyetur ne eshte burre apo grua ?????
O zotni farmaku a daku qysh e ke ate mavri emer… Qe qenke nje cope mish me dy sy kjo po duket nga te shkruarit,por gjithesesi do te qetesoj une duke te te thene qe mos e shaje Silven e shefit tend se mund te pendohesh neser,pasi ajo eshte ne lojen e fundit qe po bene me saliun! Jane marr vesh me perpara qe ai jo vetem do e shaje ate,por e dhe do e fyej deri te moll e kuqe qe thone. Kjo per hire te fitores tuaj te urryer ne 2013.ten. qe je ai qe thash ne fillim je…por kupto qe silva sa po i pa gjurmet e ujkut dhe po “gezon”,Packa se ujku po i rri perballe duke kruajtur dhembet me nje brinje njeriu… Prandaj rri i qete se s’bije damllaja mbi damllan tend o te damllakosur, balasher…
ne prej tropoje se kena zakon me te vra naten dhe me te qa diten ,,, por saliu nuk eshte burr ,, por nje frikacak i flliqur ‘ sepse vetem frikacaku te vret dhe bertet kapeni vrasesin ‘ po tash i ka ardhe fundi dhe avash avash po i ngushtohet litari ne fyt ; dhe do shikoni qe shqiperia do mari fryme e lehtesuar ‘ gjykatat ;;; cfar prisni [ drejtesi ] o shtet i mallkuar o njerz te mjere qe patet fatin e [ mjere ]qe mos ta ngrini koken kurr – por durimi u sos
vetem nje gje kame per presidentin z.topi ,kryeprokuroren z .rama , me guximtar me ne sulme per ta zhdukur kete strofull kucedrash , gjarperinjsh , semundje ,qe kane vetem nje emer [ shume te neveritshem ] , si — sali – topalli – meta – PD ==keta njerez mallkimet me cnjerezore tu rrafshin == ///////////////////// TROPOJANI / TROPOJANI //////////////////////////