Humbet paratë në lojërat e fatit, vetëvritet i riu nga Berati

23 Janar 2012, 11:33Politika TEMA
Humbet paratë në lojërat e fatit, vetëvritet i riu nga

Bixhozi po kthehet në plagë të rëndë sociale. Berisha u angazhua për të luftuar këtë problem. Por janë qeveritarët që qëndrojnë pas këtyre bizneseve fitimprurëse

Humbja e një sasie të konsiderueshme parash ka bërë që një 27-vjeçar t’i japë fund jetës. Dorian Soto, banor i lagjes “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit, i ka dhënë fund jetës në orët e para të ditës së sotme.

Sipas mjekëve, vdekja e tij është shkaktuar nga marrja e një doze të madhe fotoksine.

Burime pranë policisë konfirmuan se ai është vetëvrarë pas një gjendje të rënduar psikologjike, pasi kishte lënë një shumë parash në lojërat e fatit.

Këto të fundit janë kthyer në një stres më vete, pasi shumë shqiptarë kanë kaluar në depresion si pasojë e humbjes së shumave të parave. Kryeministri Sali Berisha pati deklaruar se merr shume mesazhe nga familjarë, që ankohen se të afërmit e tyre po shkatërrojnë jetën në bixhoz.

“Kryeministri ka marre nje numer te madh shqetesimesh nga familjare, bashkeshorte te personave, te cilet shpenzojne te gjitha rrogat dhe te ardhurat e tyre, duke krijuar keshtu drama te verteta familjare, duke lene parate e tyre ne lojerat e fatit dhe ne kazino,” pati deklaruar Berisha.

Atëherë kryeministri u betua se do bëjë diçka për këtë plagë të rëndë sociale. Por njerëzit e qeverisë janë në krye të bizneseve shumë fitimprurëse të lojërave të fatit.

16 komente në “Humbet paratë në lojërat e fatit, vetëvritet i riu nga Berati”

  1. Kalorsi i zi says:

    Po ikni ore djem vrisni ndonje vip, ose Saliun te vdisni te pakten heronj e jo si viktima ,,, mjere populli shqiptar cpo jeton . Une ne rini e kam share Enver Hoxhen, por sot them ka pasur te drejte te behej komunist kur i shikon keta ”demokratoverioret” imagjino sa te zhvilluar kane qene para 90 vjetesh. Kufirin ke thana USA e te gjithe atyre qe vine dhe tallen me Shqiptaret. O ArvizIU o kokeveze mos u be merak se nuk i ke pare akoma Burrrat e shtetit Shqiptar, te vertetet, por do ti shohesh shume shpejt.
    Zhgenjim i plote, kur imagjinoj ata djem te vrare ne kufi me endren AMERIKE, Liri. Ato nena qe ju thane lotet per djemte e tyre dhe kur shikoj politiken e USA sot, ju them MALLKUAR QOFSHI e keni bere boten plot me gangstera ashtu sic jeni vete. Mallkimet e te gjithe nenave mbare BOTES

    1. dymi says:

      Dakord jame me ty po sic do thoshte prof. turkofagos per te tilla raste – korraket nuk behen dot heronj….:)

  2. vetetima says:

    Rrofte ekonomia e tregut.Rrofte kapitalizmi saliu do sa me pak shqiptare,Prandaj o burra turruni tek lojrat e bixhozit se do fitoni k.. se parate do ti marri sala dhe ju nje plumb trurit se ai e ka fajin

  3. ALBAN says:

    Kjo eshte bota sote,prandaj ne islam jane te ndaluara gjerat e tilla,po keta gjera te keqija nuk i dallojne sot te ashtequajturit”te moderuarit”nuk e dina ata se ndonjeher modernezimi te shpie ne kohen e gurit.

    1. Dean says:

      Dhe ti ALBAN,me te vertet mendon se njerzit me te Lumtur dhe Paprobleme ne kete Bote jane myslimanet,pasi islami i ndalo keto ”vese”???????
      Mbylli syte dhe mendo 1 here.
      Genjen veten dhe te tjeret me keto ”formula shpetimi”.

      1. tourkofagos says:

        hahahaha,file mou ne nje koment me pyesje se;C’do te thote fjala,korrak?????
        Ja pergjigjia,korraku shqipfoles[Al Ban Myfti] i Erdoganit….
        Besoj se tani je teper i sqaruar….

        1. Dean says:

          Ok plako,tani e kuptova c’a do me thene.
          Gjith te mirat.

  4. olti says:

    Skandali me i madh ne Tirane eshte qe kazinote kane plasur si byrektore. Ne boten e civilizuar Kazinote ndertohen larg shkollave, administrates apo zonave te dendura urbane. Ato perqendrohen ne pika te vecuara ne formen e resorteve, ku njerezit adult dhe sidomos te moshuarit te shpenzojne ato para qe kane me shumice, por edhe te argetohen ne shfaqje a koncerte.

    Gjithmone shkohen si simbole jo te moralshme. Po keta politikanet tane qe njerezit na ankohen qe ne gjoja i sulmojme si shume, a kane menduar per efektet shkaterruese te bixhozit ndaj te rinjve dhe familjeve qe jetojne prane kazinove?

  5. Horri i bulevardit says:

    Me thon te drejten ata pleqt dhe prifti ene hoxha kan pas thon se ai qe bo vetvrasje bo mekat karshi perenise, per kete se ngushelloj dot, por mduhet me ngushellu pronarin e kazinos, se i paska lon shnetin nji klient, qe ja paska nxi jeten familjes per me lujt bixhoz.
    Ngushellime Kazinos.

  6. geno says:

    Kete model ekonomik e social na ka afruar Sali Bixhozxhiu qe luan poker me jeten e shqiptareve

  7. net says:

    Maide 90. O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.

  8. Noku says:

    ALBAN,
    po ne te majasellit na sheron dot ky ilaçi jot me emer “islam”???
    jo vetem islami por siç lexove edhe berisha e denon bixhozllekun, dmth qe te dy duan te miren e popullit!?!nga nje ane berisha e nga ana tjeter feja dhe ata si puna jote po na çojne ti bejme konkurenc Palestines e pakistanit se ne ate rang kemi vajt!!ik e lexo kushtetuten e vendit ku jeton qe te tutelosh veten mos u merr me kendimet e kuranit se ngelem 600 vjet mbrapa…

    1. net says:

      me lejen e Zotit edhe majasellin e shendoshi islami…

      ke pyetje tjeter ti noku mistrec?

  9. ALBAN says:

    per Dean,une nuk genjej veten as te tjeret,nuk kam nevoje te genjeje se nuk fitoj asgje,nuk them se muslimanet jetojne me mire se te tjeret,se ky model jetese i ka perfshire te gjithe ata(“fetar”,jofetare)qe kerkojne pasurim te shpejte,duke mos menduar per pasojat per veten dhe per familjen e tyre,apo duke menduar te heqin brengat e kohes “moderne” me alkool,narkotik etj,kjo per mua eshte shkatrim i shoqerise.shpetim i vetem eshte respektimi i vlerave fetare,per shkake se AI qe na krijoj e di me se mire c’eshte e mire dhe c,eshte e keqe per ne.

  10. ALBAN says:

    Noku,cfar te mire shikon ne kete ngjarje?!a nuk eshte shkatrim i nje familje te sapo formuar!

  11. bixhozciu says:

    SA here qe ja gjoja demokratet ne qeveri se vetem demokrate nuk jane me Sali kryekomunistin e flakte shtohen keto baraket e bixhozit po ashtu ishin para 97 luje gjith diten dilje e boje shurren mrapa barakes ne mes te kryeqytetit shqiptar qe e kan katandis si syte e vete.PO kam 1 mallkim me gjithe shpirte per ghithe ato qe fitojne leke ne ket rruge zoti ua sjellte aty ku u djeg ke femijt e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje