21 janari, deputetë të Fierit vizitojnë familjen e Faik Myrtajt

22 Janar 2012, 16:51Politika TEMA
21 janari, deputetë të Fierit vizitojnë familjen e Faik Myrtajt

Gruaja e Faik Myrtaj

Vetëm një ditë pas zhvillimit të homazheve në kryeqytet në nder të katër vikitimave të 21 janarit deputetë të qarkut të Fierit kanë vizituar familjen e Faik Myrtaj. Deputetet Ervin Koçi, Albert Caci, Arjon Muçaj,kreu i deges se Partisë Socialiste në Fier Xhavit Bushi si edhe kryebashkiaku Baftjar Zeqaj kanë vizituar familjen e Faik Myrtaj në fshatin Kreshpan të rrethit të Fierit.

Pas vizitës së kryer në familjen e një prej viktimave të 21 janarit deputetët vendosën kurora me lule prane varrit ku prehet i ndjeri Faik Myrtaj.Familja Myrtaj vetëm 3 muaj pas vdekjes së kryefamiljarit humbi edhe djalin-22 vjeçar Bardhosh Myrtaj i cili i dha fund jetës duke u vetvrarë. Mamude Myrtaj bashkëshortja e Faik Myrtaj dhe Renato I biri, janë 2 pjestarët e mbetur të cilët jetojnë mes dhimbjesh dhe lotësh dhe pas një viti që përkujtuan humbjen e të afërmit të tyre. Ata tashmë kërkojnë që drejtësia të zbardhë të vërtetën e ngjarjes së 21 janarit 2011 ku Faik Myrtaj humbi jetën. Pas përfundimit të protestës homazh deputetë të Partisë Socialiste zhvilluan vizita në familjet e katër vikitimave./ora-news

6 komente në “21 janari, deputetë të Fierit vizitojnë familjen e Faik Myrtajt”

  1. Qitesi says:

    Nuk ka njeri normal qe nuk e ndien dhimbjen tende,ne ferr vafshin sala dhe femijte e tij ne vecanti qe nuk jetojne me nje realitet te dhimshem e vrastar,te katilit e satrapit te urryer sali ne varrin tend te jesh i bidur se do permjerrin shumica dermuse e shqiptareve ne mos pesofsh vdekje e djegje per se gjalli. C’fare gezimi e hareja mor edepses e race muti do jete dita kur te vesh ne ferr AJO DITE DO JETE FESTE ME FISHEKZJARRE DHE HARE MBARE POPULLORE O ZOT KUR DO VIJ ME ZI E PRESIM.HAKMARRJE

    1. pergjigja says:

      do te jete large ajo dite se me pare do te festojme vdekjen tuaj dhe te rames

  2. salvator says:

    e kam thene edhe njeher tjeter ne forum se shoqeria shqiptare ata te pavarurit intelektual apo ojf e ojq, vet ps-ja duhet te aktivoj deri sa keto familje te fitojne pension te perjetshem. do ta mendoja kete edhe sikur ata qe u vrane te ishin te djathte.ata u vrane nga shteti i tyre sepse e kundershtonin ate qeverri.shum mire qe ata u shpallen nderi komunave nga jane po nuk mjafton.kush ka vuajtur per buken e femijve e kupton kete qe them une….

    1. Shefqet Cela says:

      Ke shume te drejte.
      Jo vetem pension, por ata duhet te trajtohen si deshmore te demokracise.
      Si te tille duhet te prehen bashka me deshmoret e tjere, ku tu behen homazhet, qe u takojne.

  3. mergim tari says:

    Si do te behej i mundur qe te ngrihet nje fond per familjet e 4 heronjve. Si mundet te hapet nje llogari bankare dhe njerezit qe kane mundesi dhe ndjenja te paguanin qofte edhe 1000 leke te vjetra. Besoj se do te kete 200.000 shqitare qe kane derdhur nje pike lot per ato sknena rrenqthese dhe nuk besoj se do te kursenin qe ne nje vit te japin kete shume (100 leke te reja). Mendoni se sa e vlefshme do te ishte nje shume prej 50.000 euro per cdonjeren prej atyre familjeve…

    Si mundet te realizojme keto pagesa dhe nderkohe te mbahet anonime. Une do te isha gati te jepja nje sasi te caktuar cdo vit…

    Fondi do te sherbejne per te lehtesuar gjendjen e tyre ekonomike, por mbi te githa le te sherbejne per te paguar avokatet dhe prokuroret me te mire e te pavarur te shqyrtojne me themel ceshtjen e 21 janarit, (qofte edhe juriste te huaj).

    Shikoni familjen e z. Remzi Hoxha, jane familje e madhe dhe me te ardhura, dhe kane arritur te zberthejne ceshtjen e vrasjes se njeriut te dashur te tyre pavaresisht pengesave qe i sjell mafiozi doktor i bishajve.

    Kjo ceshtje eshte shume e thjeshte por gjithsesi fondi duhet per shume gjera.

  4. Coronation says:

    Me sa informohemi prej medias, keto familje jane ne dite te hallit ekonomikisht. Me mire se keto vizita do ishte ndihme konkrete ndaj tyre, tu gjendet pune e te ardhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje