Serveri i Kryeministrisë, FBI dyshime edhe për zhdukjen e hard-diskut

22 Janar 2012, 11:19Politika TEMA

Thellohet akoma më tepër skandali i zhdukjes së provave filmike nga serveri qendror i kryeministrisë. Ekspertët e laboratorit shkencor të Byrosë Federale të Investigimit në Amerikë, në përgjigjen e tyre dërguar autoriteteve të prokurorisë shqiptare, jo vetëm që kanë nënvizuar fshirjen e filmimeve, por
kanë shkuar akoma më tej në përgjigjen e tyre, duke hedhur dyshime të forta se serverit i është hequr njëri prej hard disqeve të tij. I konceptuar me dy hard-disqe për rregjistrimin e pamjeve filmike të 7 kamerave të instaluara në muret dhe ambjentet e brendshme të oborrit të kryeministrisë, serveri qëndror i këtyre kamerave nuk është i plotësuar me të gjitha paisjet kompjuterike, duke sjellë dyshimin e mungesës së një hard-disku.
Një gjë e tillë konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se nga përkthimet e para të përgjigjes së FBI nga specialistët e marëdhënieve me jashtë, është konstatuar se ekspertët amerikanë jo vetëm që janë shprehur për pamundësinë e rikuperimit të filmimeve të fshira, por kanë ngritur dyshimin e heqjes së njërit nga hard-disqet, që shërbente për rregjistrimin e pamjeve filmike të 7 kamerave të kryeministrisë.
Lidhur me këtë konstatim, hetuesit që prej 6 muajsh, janë duke verifikuar personat përgjegjës që mund të kenë fshirë pamjet filmike dhe hequr njërin nga harddisqet, shprehen se të gjitha këto veprime janë kryer mesnatën e 22 janarit nga një grup i organizuar në kryeministri, ku dyshimet e para
bien mbi sekretarin e përgjithshëm, Gjergj Lezhja dhe grupin e specialistëve të mirëmbajtjes së sistemit të IT-së në kryeministri.
Burime pranë grupit të hetimit, tregojnë se në pamundësi të kohës për të fshirë pamjet filmike gjatë protestës së 21 janarit, riformatuar
hard-disqet dhe vënien e tyre në mëngjes në funksion të prokurorisë, grupi i inxhinierëve dyshohet se ka hequr njërin nga hard-disket, duke bërë atë veprim që në gjuhën juridike kualifikohet si akuza e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe akuza e “Shpërdorimit të detyrës” neni 248. Në muajin tetor të vitit të kaluar, prokuroria ka marë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Gjergj Lezhja dhe përgjegjësit e ITsë si të dyshuar për këto veprime kriminale, por që në fakt ata s’kanë dhënë deklaratë në shërbim të hetimit, duke u mjaftuar vetëm me shpjegimin e anës teknike dhe duke mos pranuar asgjë nga dyshimet e ngritura nga prokuroria. Kjo e fundit u qëndron besnike, dyshimeve të saj tashmë të konfirmuara dhe nga ekspertët e FBI për fshirjen e pamjeve filmike dhe mundësisë së heqjes së njërit prej hard-disqeve./shqiptarja.com

35 komente në “Serveri i Kryeministrisë, FBI dyshime edhe për zhdukjen e hard-diskut”

  1. Rajmonda says:

    Une nuk e kuptoj,mbas nje viti vini e na thoni qe serveri i kryeministrise eshte fshire dhe hard-disku eshte zhdukur.Kete e dinim te gjithe(pothuajse)sepse duke e njohur Salen,qe zhduk cdo gjurme te te gjithave maskaralleqeve qe ben,ne kishim shprese se ju mund ta kishit rekuperuar,ashtu sic bete me vidion e Dritan Priftit.Atehere ne shpresojme kot se mund te ndodhe ndonje gje mbas ketyre pohimeve tuaja per heqje e zhdukje te provave.Ndoshta nuk e kuptova mire kete pohim tuajen,dhe flas para kohe.Te tjera thone,te tjera bejne.

    1. Vlora says:

      frika e berishes ka qene jo vetem per pamjet filmike qe tregonin qarte duke qelluar mbi protestuesit,,,, po edhe se ne ato pamje do te tregonin qarte edhe paramilitaret serb,, apo kosovaret,, qe kishte mare berisha per te perforcuar sigurine e tij

      1. sotir says:

        Vlora sali shpella ka marre ne kete demostrate ata turqit e kosoves dhe jo serbe sepse kriminelet e xhihadit islamik ndodhen ne kosove dhe sali idioti ka futur shume kosovokare kundra demostrates qe u be me 21 janar te 2011 Serbet as ia hedhin qurret ketij saliut te xhihadit…

    2. A thu ta ket bo sala-ket pun she fareeee SOLO , pa ndihmen e Arziut fare !!! Ohh ngadal po filloj te mendoj se Xherri poli.amerikan ” Te ket ndryshuar ide” duke mos na bo mo me qesh !.Si mundet te ishte e mundur nji dicka e tille ?! Ooooooooooooooooooo .

  2. Gazi-Uk says:

    Nese jan prova te sakta ne dokumentacionet nga FBI, prokurorija duhet te dergoj urgjentisht flet arrest per Gjergj Lezhja dhe koleget e IT-se. Mgth keta (Gjergj Lezhja dhe koleget e IT-se) dihet qe jane plehrat e Plak matufit Sali Gomar Haleja.

    Nuk do zoti shkarko rrufeja tek keta tani………. O Edi po ca dreqin pret me se te ra floku fare duke pritur! Ja ku do i kesh provat e 21 Janarit. Tani behu BURRE shqiperie dhe tregoju shqipetarve qe opozita eshte A1

  3. Cfurku says:

    Hard disku eshte hequr pasi Gjergj Lezha nga Durresi e di shume mire se fshirja apo formatimi i diskut nuk perjashton mundesine e rivendosjes se informacionit. Disku u hoq dhe e di SB se ku eshte, pyeteni, por jo ne menyre delikate, por me dajak dhe do ju tregoje se ku i ka futur disqet. Qarte, kamerat kane filmuar persona jo te Gardes brenda kryeministrise, nga Policia Private B…., qe ka bere masakren ndaj protestuesve. Jane Tropojanet e Saliut, kontigjenti i Azemit dikur, qe vepronin e veprojne per te mbajtur zap popullin e Shqiperise.

    1. fule says:

      Kjo eshte firma ne fjale: https://www.facebook.com/pages/Brecani-Security/113821355313917

      E specializuar per masaker demostruesish me urdher te Sali Berishes.

    2. zefi says:

      Firma e POLICISE PRIVATE “BRECANI” e mbeses se Sali Berishes dhe qe ka mbledhur tere HORRAT e MALOKERIOSE,duket se kane qene brenda kryeministrise si JENICERET NE VAKTIT!!!Te shihen mire REGJISTRIMET E TV-ve dhe te IDENTIFIKOHEN TE GJITHE PJESEMARRESIT NE KETE MASAKER!!!NE ASNJE LIGJ APO RREGULLORE TE USHTRISE E POLICISE NUK LEJOHET TE QELLOHET ME ARME DIREK NE TRUP PER CFARE DO LLOJ ARSYEJE!!!Edhe per KRIMIN ME TE RENDE te cdo njeriu,DENIMI MAKSIMAL JEPET VETEM NGA GJUKATAT DHE DERI NE BURG TE PERJETSHEM!!!ME VDEKJE TE DENONIN VETEM GJYQET E ENVERIT!!!!Ndersa ky BANDIT SERB jep urdher vete per te vrare pa gjyq!!!Te cohet deri ne fund HETIMIT TE KRIMIT SHTETEROR DHE BERISHA ME BASHEN TE KALBEN NE BURG!!Ne se kjo nuk behet,NUK KA DREJTESI!!!

  4. Gjergji says:

    Shikojimi mire se kush jane. Shifini mire.
    Keta njerez primitive kane ne dore te ardhmen e femijeve tane.
    Duhet shkaterruar me themel berishizmi.

  5. eli-Tiv says:

    ….nuk duhen fare prova….saliu pranoi qe qelluan mbi njerezit…filmimet jane…Saliu vete ishte ne krye te detyres bashke me lulin…==> urdheri ka ardhur nga ata sipas shkalles se detyres.
    Fajtoret jane ne drite te diellit…nuk duhet hard disku etj…nuk na intereson cfare kane thene midis tyre (nuk do xhirojne film)
    Supozojme nje moment qe saliu nuk ishte ne k/min….edhe ne kete rast duhet te jepte doreheqje te DETYRUAR…
    Sot nuk behet fjale per prova nga FBI…sot behet fjale qe saliut jo sos vaji..

  6. Kalorsi i zi says:

    Mos kujtoni se kane ndermend te denojne Saliun. Do fusin ne burg ca ushtare dhe Saliu na del si pluralist ”demokrat qe lejon grevat” ky eshte plani Usa. Me Nanon dhe Meten prap. Zoti do ja prishi prap planet e tyre djallezore ne kurriz te popullit Shqiptar. AmenO

  7. labi nga Kanadaja says:

    O z.Kryeminister! Kur do te jene shqiptaret te qete ne atdheun e vet. Ju lutemi ktheni nje pergjigje se po kalojne ne stres ne atdheun e vet.

  8. griselda says:

    Shume e thjeshte qe Sala tja linte ne dore Pornokurores servin,qe kjo pastaj ta zhdukte dhe te thonte se ska prova per grusht shteti,jomore zoterinj ky server do dali kur tye vije Prokurori e Presidenti i Ri dhe te futen ne burg te gjithe me ne krye Edi Rame,Ina Rama e Bamir Topi,mos u merzisni se dhe 6 muj kohe kene ja erdhi fundi. ahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaah

    1. Boner says:

      shume e zhgenjyer dukesh nga jeta Griselda .. e merr cdo nate apo jo…ju ka semur maloku i vucidolit me histerizmin e tij..po ja si thua dhe ti i erdhi fundi neanderthalit teVucidolit,kopilit te shiqeres

    2. xhoni says:

      Griselda,shiko se mos ke qene PA BREKE kur ke shkruar kete koment!!!Je ftohur ne SUME,moj cike,ndaj kerkon ta mbash ZAGARIN TEND BERISHA ME GAJRET!!!JU ERDHI FUNDI ,O PLEHRA!!!TANI E KA MARRE NE DORE SHBA-ja DHE NUK KENI KU SHKONI, VETEM NE TE SEMES MUND TE FUTENI!!!Ti Griselda dil ndonjehere andej nga Garda se djemte kane nevoje per shtrydhje!!!Hajt,ta morsha,se per pune tjeter nuk je ti,o PLEHRE E SHPELLAVE!!!

  9. LORA says:

    Ju lutem,juve stafit te talentuar te “Tema”,te na mbani ne informacion per kete ceshtje.Kjo eshte nyja gordiane zgjidhja e se ciles shpeton shqiptaret.Informacioni me siper eshte i pamjaftueshem per shqetesimin e madh qe kam.Faleminderit.

  10. loni says:

    e gjeten Americanet justifikimin,,,Sali Berisha para se te jepte urdhrin per te qelluar kundrejt popullit,,ka pyetur ne fillim Americanet,,jam shume i sigurte,,prandaj dhe e mbajne ne pushtet kaq shume kohe,,sepse bene cfare i thone ata,,nqs e rrezojne nga qeveria,,qe eshte e pamundur,,ai do tja thote te gjitha pislleqet qe Americanet kan bere,,prandaj dhe e mbajne ne qeveri,,kush dha urdher,,,pyesin gjasme FBI E ka..,,UNE E DHASHE URDHRIN U KENAQET,,UNE LONI……………….KUSH E DHA URDHRIN,,DY VETA JANE,, OSE SALI BERISHA,,,,,OSE AI KLLUFI TJETER LULZIM BASHA,,,,OSE JU AMERICANET,,,KUSH TJETER E DHA KETE URDHER QE QENKA KAQ E VESHTIRE TE GJINDET,,,OSE GARDISTET E BENE ME KOKEN E TYRE,,,MERRENI PRA NE PYETJE CFARE RRINI DUKE KERKUAR GJELPEREN NE KASHTE,,,AMERICE KURVE…………JA PRA E THJESHTE ESHTE ZGJIDHJA MERRENI TE GJITHE KETA NE PYETJE….

  11. usa men says:

    Jetoj ne amerike prej vitit 1997 dhe kam ikur i lemerisur nga shqiperia
    per tu mos u kthyer me.Ndjej nje zhgenjim te jashtzakonshem per tolerimin qe i ben amerika nje psikopati delirant. Eshte pikerisht kjo mbeshtetje qe berisha ka perkrahes ne shtresa me nivel te ulet arsimor
    pa harruar hajdutet dhe mafjozet ne te gjitha nivelet e pushteteve qe nuk jane pak.Jam nje miljon here i sigurte qe historite “me zhdukjen e provave filmike nga serveri qendror i kryeministrisë” dhe ndihma e FBI
    eshte nje skenar perfekt per te shtyre “serialin televiziv” qe luhet
    ne shqiperi prej vitit 1990.
    Ka aq shume fakte per berishen per ta futur ne burg dhe per ta egzekutuar sa qe nuk eshte nevoja per FBI.
    Ajo qe me shqeteson eshte qe ne vend qe shteti amerikan t’i kerkoje falje shqiptarve per perkrahjen haptas te berishes po zgjat mbajtjen ne pushtet te kesaj monstre deri ne 2013.DIPLLOMACIA AMERIKANE ME KETE
    VEPRIM I TRAJTON SHQIPTARET SI POPULL TRIBU APO NOMAD..
    TE VRASI TJETRI HAPUR DHE TE VJEDHE VOTAT “LIVE” DHE TE FLASESH PER DEMOKRACI ESHTE “OUT THE ORDER”

  12. ku e zi says:

    eshte fare e thjeshte zhduket serveri !! personi qe i takonte te kujdesej per te ti jepen akuzat per 4 vrasjet shperdorim detyre,zhduje provash,dhe pengim te hetimeve pastaj te shohim sa besnike jane jam i bindur se dalin mbrenda pese minutash emra mbiemra qysh e tek apo ne shqiperi nuk ekziston ligji qe kush fsheh nje vrases behet bashkautor ne krim seshte nevoja te na i tregojne nga sh.b.a.

  13. Antikorrupsioni! says:

    Mos u merzisni se dhe kjo nuk eshte pak!. Zhdukja e hard’diskut eshte prova me e qarte se vet S. Berisha eshte pergjegjesi kryesor per zhdukjen e provave. Kjo eshte me e rrende se sa protestuesit te hynin brenda kryeministris! Kjo eshte vet prova me e pa kontestueshme, se sa per harddiskun e sjell vet Berisha ose do te jap doreheqjen!. Aty eshte prova!? Aty! e kane afer gardhit te rrethimit!..

  14. Qitesi says:

    PERGJEGJSIT JANE LEHTESISHT TE IDENTIFIKUAR DHE KJO ESHTE E QARTE PER PROKURORIN DHE TE GJITHE NE, KUSH TJETER VEC PERSONELIT NE HIERARKIN E INSTALIMIT TE KAMERAVE DHE ATYRE QE E MIRMBAJNE SISTEMIN KA FUTUR DUART??? DHE PA NJE URDHER???,O saluc PO NUK JA HEDH DOT KETE RADHE FBI O DEBIL I RRITUR NE SHPELLE DHE PJELLE E DHIS TE ERDHI FUNDI KERMEEEEEEE QE DO TE HANE QENTE .

  15. Gjin Musa says:

    Ne se FBI konfirmone kete skandale,athere kemi te bajme me nji terrore qeveritare.
    Edhe per Gadafin po dalin cdo dite fakte dhe prova te pa kundershtuesheme.
    Pushteti i Sali Berishes eshte pushtet autoritetar,tamame si ne komunizem po ky eshte tersishte i inkriminuare.
    Prokuroria eshte ne nji presion shume te madhe!po nuke duhet terhiqet nga kjo beteje,ka mbeshtetje Ameriken ,ka mbare Shqiperin qe duane te dine gjithckahin per Sali Berishen ,i cili qe nga ngjarjet e Gerdecit aje ka vdekure,mbahet klinikishte nga hajdutet qe e rrethone.
    Sali BERISHA e di mire perfundimin,prandaje perpelitet cdo dite me nga nji genjeshter te re.
    Kure ka kurajon dhe thote qe Ilir Meta eshte i pa fajshem,sipase nji vedimi te gjykates se turpit ,e cila zbatoje urdherin e Berishes,si per Gerdecin,Bashen e nji mije te keqijat e ketyre viteve.
    O sote o kurre Ina Rama ta baje historin,jo friges Gadafjane te Saliut qe perfundimin e ka aty perpara asaje prokurorie,ata gjygjetare do ta bajne gjyqin ,po do humbeshe 5 me zero sice do humbe edhe meta ashtu sice humbi peshen trupore.Krimet te zbardhen,populli do drejtesi,kushe shkele mbi drejtesin e popullit te vete,do shkeli mbi veteveten,historia eshte shume kryenece,faktet na bajne me dije se cdo diktature perfundone para drejtesise popullore.

  16. saimiri says:

    Ndoshta kjo eshte fatkeqesia e radhes per nje popull qe vritet diten e provat i zhduken naten,dhe se dyti haberi i ardhur nga “miqte” si edhe here te tjera ku prova shkon ne drejtim te paditur,eshte me siguri humori i radhes i atyre qe e pergatiten kete skenar duke filluar qe nga Urdherdhenesi per keto vrasje .te mos harrojme se me dt.22/01.2011 ne konference per shtyp ky mostruoz tashme me imunitet te plote ka deklaruar se u ka kerkuar “miqeve” qe te japin ndihmen e tyre duke na servirur eksperte!Kerkese kjo ne fakt qe ishte pergatitur qe ekspertiza e “miqeve” te deklaronte qe ishin qelluar nga afer,por planprishesi i kesaj ngjarrje ,gazetari investigativ A.Hoxha e dogji kete plan me filmimet qe kishte bere e me pas per te koorigjuar kete skene bene deklaraten ambasadori i Saliut qe “Prokuroris ne do i ofrojme eksperte (nenkupto FBI per te nxjerre te verteten ne shesh”!E pergjigjia nuk vonoi me shume se nje vit e me ne fund erdhi por kesaj rradhe ma do mendja ,pergjigjie e raskapitur pasi ka bere gjithe ate rruge ne kembe!Ndoshta ky eshte humori i kesaj radhe me “Ekspertizen”!

  17. agon hasani says:

    Po miro mo popull i shkrete ,cfare te punojne keshtu???pse tani kerkohen provat ?Mbasi i fshehen mire e mire te gjitha gjurmet ,tani bejne sikur perpiqen te gjejne dicka kur skane lene asgje.A ju kujtohet para nje viti kur ekspertizen e plumbave ja dha prokuroria e leshit ta benin policise???a ka gjest me skandaloz ? pra krimineleve ju dhane gezhojat e plumbat per te gjetur cila arme qelloi???Per te qeshur e per te qare.Po a e dini cbene specialistet e laboratorit kriminalistik?? i gedhenden plumbat duke ju dhene shenjat e goditjeve rikoshet e duke i bere te pa mundur gjetjen e tytave nga kishin dale ,pra prokuroria ja vari ujkut melcite ne qafe,fatale fatale.Me duhet te shtoj qe edhe armet nuk jane dorezuar ato qe bene qitje ,se mos i dini budallenj fare ata te gardes qe mbronte Sala?Pra gjithcka eshte e zhdukur sepse kishte kohe per ta bere kete prandaj Sala e pengoi hetimin ,prokuroria dha qe nuk me zbatojne urdher arestet e keshtu qe gjurmet u zhduken e tani po kerkoni se do gjeni leshte…A po kjo behet per ti hedhur hi syve popullit e opinionit ,se ky proces farse do mbaroje me keq se puna e Gerdecit,asnje i denuar per mungese faktesh Edhe Llupoja ka per te dale se shpejti sepse e qelluan me gure e ai qelloi me plumb,,,,,nje me nje .Hajde demokraci hajde ,hajde Dhjetorista hajde ,Ku jeni bre dhjrorista qe nuk bete asgje ??po po asgje bile me keq se ne kohen e Hoxhes,shume me keq…….

  18. SKENDER BEU I VJETER says:

    KESAJ I THONE U MBARS MALI DHE POLLI NJE MI.SHQIPTARET DUHET TE KUPTOJNE QE SALIUN NUK JA U HEQ AMERIKA APO NDONJE FUQI TJETER ,POR VETEM SHQIPTARET VETE.PER KETE DUHET TE PREGATITIN KUDO NE CDO RRETH DHE QYTET GRUPE TE VOGLA QE TA ELEMINOJNE KODOSHIN,PA LE TI QUAJNE TERORISTE.O VRISNI ATE QE KA HIPUR NE KALE O VRISNI KALIN.RRUGE TJETER NUK PO SHOHIM SEPSE SHTETI LIGJOR KA PERFUNDUAR NE NEVOJTORET E KRYEMINISTRISE.

  19. Tahip says:

    Une lutem shpesh per Shqiperine.

  20. LILOLABJA says:

    Nuk besoj dhe jam skeptike nqs FBI do jape ndonje rezultat per zbardhjen e ketij krimi politik.Mbritja e konkluzionit te FBI ne kutine postare te hetuesise dhe deklaratat e ambasadoreve te turpeshem qe bejne karriere ne Shqiperi ne te njejten kohe ,per mua ishin nje spekulim i radhes qe bejne ambasadoret e huaj me fatet e kombit tone .Ishte nje orvajtje e tyre te shpetonin sa te mundnin nje revolte te organizuar te cilen e realizuan si githmone fale besimit qe kane politikanet tane tek keta “miq”.Per mua ka rendesi te mos jete prishur servori i miliona njerezve qe e pane live ne tele, si vriten njerezit dhe mijera vete qe ndodheshin ne ate moment prane 4 deshmoreve qe u jepnin ndihme per ti kthyer ne jete.FBI ska “gjetur” dot akoma kush vrau Kenedin e jo me te ndihmoj ne hetimin e vrasjeve te 21 Janarit .

  21. Une nuk kuptoj se asi eshte e mundur njeher te jet feshir pastaj te jet vjedhur,kur dihet se qdo DATEI i inqizuar shkon ne sistemin e plates baze qe eshte shum leht te rikuperohet,por ketu nuk eshte ka tregohet e verteta,FBIte mos jet ne gjendje te rikoperoj nje inqizim qe eshte fshir e pa besueshme!!!!!!!!! ketu kisha lut ndonje haker shqipetar te jep skjarime rreth keti procesi teknik ,do bindeni se ketu ska te bej ashtu siq thuhet.

  22. marash says:

    Kjo esht prova ma e mjaftueshme per ta arrestue Gjergj lezhen per zhdukje te krimit dhe per shperdorim te detyres o sot o kurr dhe te bahet ina ramatamam si sikva konti se atehere edhe ingjinjeret kan per tu gjetur dhe specialistet bile del edhe kush e ka dhan urrdherin dhe ktu del kryekrmineli sa

  23. marash says:

    Kjo edht prov e madhe mjaftueshmerisht qe te arrestohet gjergj liezha dhe ingjinjeret qe kan prek silverin dhe athere vargu do te shkonte deri te berisha te ky kryeminel budalla si nuk len gja pa mabarue dhe perqdo minut i bije me qaf popullit te vet ,tani ka arrdh koha qe ina rama te hyen ne histori si silva qe i ka than vet sali budallaj.

  24. asso says:

    qesh mire kush qesh i fundit mister Lezhja,se ke 5 vjet qe ben kerdine, sa me antikorrupsionin sa me kabinetin.Nuk ka arsye me marr ne mbrojtje Berishen, por sa e sa problematika i ke fshehur dhe je pasuruar .Po hajde hidhu e paguaj nje hera ato leke te mallkuara.se qe nuk do denohesh ti dihet.Por ama te te prishet gjumi si ja ke prish dynjase, te lesh leshte nga leket se nga koka i ke lene me kohe, sic ja ke marr l;esht dhe gjakun me ryshfete!!!Kjo eshte bote e rumbullaket, eshte zot pa shoq!!!!!

  25. Nik says:

    Ne historine e fshirjes ose kompromentimit te serverit ne godinen e Kryeministrise nga burime konfidenciale mendohet se eshte pjesemarres zv/ministri i Pollos, Visho Ajazi IT specialist, nje ish spiun me post te larte ne kohen e Gazidedes, i cili vitet e fundit eshte marre ne kete post direkt nga Sala, nga jashte ku ishte emigrant. Le ta pyese prokuroria.

  26. MEMEDHETARI says:

    Ne rast se Sali Berisha nuk do te jepte urdher qe GARDISTET TE HAPNIN ZJARR KUNDER DEMOSTRUESVE,mbas vrasjeve qe ndodhen, DUHEJ QE AI VETE TE GJENTE VRASESIT dhe t`ja dorezonte Prokurorise,se ishte Kryeministri i vendit…
    Nuk ka asnje dyshim qe PERDORIMI I ARMEVE nga Garda me 21 Janar 2011,ESHTE KOMPLET 100 perqind NE KUNDERSHTIM me RREGULLOREN E PERDORIMIT TE ARMES NE FORCAT E ARMATOSURA TE RSH.

    Mirepo Sali Berisha edhe sot mbas nje viti ua hedh fajin …te vrareve!!!!!!!!!!!
    Me 21 Janar 2011 i mori ne mbrojtje kriminelet Gardiste qe qelluan mbi njerezit!!!
    Ai nuk i dorezoi Prokurorise as armatimin per ekspertize !!!!!!
    Ai i shperbleu vrasesit me rroga shtese si te kishin bere heroizem dhe jo KRIM!!!!!!
    Sot degjojme qe ka fshire edhe serverin dhe ka zhdukur fare edhe hard-diskun…
    Sigurisht PER TE FSHEHUR PERGJEGJESINE,AUTORESINE E KRIMIT…

    Asnjeri prej te vrareve nuk beri “VEPRIME TE DHUNESHME”…
    Te kater ishin SHUME PAQESORE!!!(Shikoni filmimet e gazetareve)…
    Te kater U QELLUAN ME ARME NE SHESH TE PROTESTES!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Asnje protestues NUK HYRI BRENDA RRETHIMIT te Kryeministrise!!!!!!!!!!!!!!
    Vrasjet u bene kur njerezit po largoheshin…

    A ISHTE GJAK I VERTETE APO ISHTE UJE GJAKU I VELLEZERVE TANE PROTESTUES?!!

    A DUHET LENE AKOMA I LIRE KRYEKRIMINELI SALI BERISHA???????!!!!!!!!!!!!!!!

  27. sherifi says:

    -Po perse e vini ne dushim kete o njerez,o shqiptare ?
    -Po Sali berisha per te ruajtur karriken vrete njerez qe sherbein si deshmitare te ngjarjeve e jo me kamera,servera e kudiun.
    -Po ku pyet saliu per FBI,CIA,KGB,UDB,SHISH,PROKURORI. Perfundimisht saliu e ka ndare mendje me kte vend dhe me kte popull mund te bei cfar ti doi kokrra e qefit. mjere shqiperia dhe mjere shqiptaret.

  28. o katunar says:

    Po ci doni kamerat e kryeministris. Ju kishit gjithe stacionet televizive life. Ne vdiqet me kete propogande. FVLP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje