Gjatë homazheve të kryera me rastin e 21 janarit, ka folur edhe kreu i PS-së, Edi Rama, që ka thënë se kjo ditë është një ditë shprese për drejtësi dhe për të ardhmen. Më poshtë një pjesë e fjalimit të Ramës.
“Udhëtimet ngushëlluese në katër cepa të Shqipërisë, tek familjet e katër viktimave, ishin udhëtime shumë të dhimbshme, në ato familje të varfra të Shqipërisë. Familje, si të zgjedhura enkas nga një dorë vrastare,e për t’u çuar një mesazh me plumb familjeve nga jugu në veri, nga fshati në qytet.
Mesazh vajzave dhe nënave, grave të sapomartuara, që u veshën me të zeza nga pushkët e qeverisë. Mesazh djemve dhe çupave, si Ana, vajza e Ziver Veizit, sytë e të cilës bënë xhiron e botës, nga dhimbja. Mesazh të gjitha familjeve të thjeshta shqiptare, që të ulin gjunjët dhe të gjunjëzohen para kësaj qeverie, për të mos bërë zë. Mesazh që qeveria të merr c’të dojë, ëndrrat, dinjitetin, shpirtin dhe të merr edhe jetën, nëse ja sjell në majë të hundës, dhe as e ndal kush dhe as e dënon kush.
Kjo, kur protestuesit në Europë djegin dhe shkatërrojnë Athinën, Londrën, Parisin, Romën, për të drejtat e tyre dhe qëllohen vetëm me ujë dhe me plumba kallçuku, në rastin më të keq. Por, jetën ua ruan si gjënë më të shtrenjtë.
Dhe, në rastet më ekstreme, kur një polic për t’u vetëmbrojtur, i merr jetën një protestuesi, ministri i Brendshëm dorëhiqet, kryeministri i kërkon ndjesë popullsisë dhe premton hetimet dhe përmirësim të situatës, jo si kryeministri shqiptar.
Në Shqipëri qeveria nuk ka duar të përkëdhelë duart kockë e lëkurë të nënës së Hekuran Dedës, e cila ka zbritur në një fshat të Tiranës nga varfëria. Ja quajtën djalin shtatlartë dhe krenar, bandit dhe kokëpalarë. Ashtu u ndje edhe nëna e Aleksit, e cila ngriu kur dëgjoi Saliun. Motrat dhe vëllezërit emigrant të Faikut, lëkundeshin dhimbjesh, duke mbajtur nënën buzë varrit të të birit.
Qeveria nuk ka këmbë dhe sy për të parë ky jetojnë qindra familje shqiptare, të mbytyr nga varfëria dhe nevojat të panumërta. As vesh nuk ka qeveria për të dëgjuar kërkesat e fëmijëve që nuk shkojnë dot në shkollë dhe që nuk marrin dot dhurata për festa dhe në vend të lodrave kanë gurë.
Qeveria ka pushkë, që vret, çan kafka, sakaton, sepse thotë bë si them unë, ndryshe të pret belaja. Pasurohet mbi varfërinë tonë, vjedh e bazuar mbi votën e vjedhur. E ne, fare as të mos mundohemi, sepse me ata nuk ka shaka, nuk ka shpresa.
Në këto dy vjet janë kryer eksperimente për ta kthyer vjedhjen dhe shkeljen e të drejtave, dhunën ndaj qytetarëve dhe shtypit, si një gjë të zakonshme. Ndërsa zgjedhjet ardhshme do të jenë prova gjenerale e projektit ogurzi: ose kthimin e Shqipërisë të kontrolluar nga pushteti, ose futja e Shqipërisë në rrugën historike.
Një vit pas vrasjes barbare unë dua t’u them megjithatë, se ne nuk jemi vetëm në kërkimin e drejtësisë. Ne nuk jemi në mëshirë të fatit. Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, me në krye SHBA-atë, që kanë angazhuar agjencinë më të madhe të botës, FBI-në, për të zbardhur 21 janarin. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të shihte asnjë hetim për 21 janarin.
Vrasësi i 21 janarit, çoi njeriun hije të tij, duke çuar fotografinë e vrasësit në familjen e Faik Myrtajt, madje premtoi ta vrasë atë. Por, jam i bindur se 21 janarin e ardhshëm, drejtësia do të vihet, sepse provat e FBI-së do të hedhin dritën që nuk mund të shuhet në asnjë mënyrë nga drejtësia e korruptuar. Prandaj, shpreh një mirënjohje të thellë ndaj SHBA-së dhe ndaj ambasadorit Aleksandër Arvizu.
Në orët e para të kësaj dite pimë një kafe me vëllezërit e Hekuran Dedës, njerëz të ndershëm dhe të varfër, ndërkohë që ai që u kërkoi të priste Berishën në shtëpi, i ka paditur për t’u kërkuar 5 milionë lekë, për shpifje.
Lajmi i ambasadorit amerikan për hetimet e FBI-së, u ka dhënë shpresë atyre se drejtësia do të vihet në vend, u ka dhënë mbrapsht shpresën e rifillimit të jetës së tyre, pas vënies së drejtësisë për Faikun.
Të dashur familjarë të katër dëshmorëve të 21 janarit, të dashur të plagosur dhe të rrahur për shkak të demonstratës së 21 janarit, kjo e sotmja është një ditë shprese dhe si të tillë duhet ta jetojmë të gjithë së bashku. Sepse ju nuk jeni vetëm, Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e saj të mundimshe. Le të qendrojmë bashkë në vlerat perëndimore, pa e humbur drejtëpeshimin dhe shpresën. Atdheu ynë do të jetë një vend më i mirë për shqiptarët, pas vënies së drejtësisë për 21 janarin.”
Rama endrron per drejtesi, Me Berishen nuk ka drejtesi.
Ky keshtu tha dhe per gerdecin keto fjalimet e tij jane bere shume monotone.
Shume fjalim i bukur ne nje dite te eklispuar nga dhimbja si kjo e sotmja ….
Sot eshte nje dite homazh …
*****Sokol Olldashi dhe Arben Imami u lëshuan nëpër ekrane duke shtrënguar muskujt të zhduknin efektin e alkoolit të mbasdites dhe përsëritën të njëjtën gjë****
Sokol Olldashi ate mbremje ne Top Channel tha shprehimisht ***qe ata qe u vrane, u egzekutuan nga dora e zeze e PS vetem sepse ishin nga VERIU i Shqiperise.**** Kam ngelur i shokuar perpara televizorit duke menduar O ZOT SA NDYRE QE JANE. NUK KANE AS LIMITE IMAGJINARE NE LIGESI.
Ishin gati te hidhnin ne Lufte VERIUN kunder JUGUT te Shqiperise, Vellain kunder Vellait vetem per ruajtur Kolltuket e tyre.
Zot sa mire do te ishte qe nje dite te na i sillje keta katila ne tavolinen tone te mjere. Do te hanim nje dreke tamam shtu SHQIPETARCE sic e kane hak keta minjte e SERBISE.
po ore po ti sa te kesh mikrofonin te mbash fjalim do ta vesh drejtesine ne vend si jo se kuptoj o edi rama e fillove mire dhe je shkrehur komplet
I perjeteshem qofte kujtimi i kater te renve te 21 Janarit.
Kjo dite perkujtiumore eshte per tere popullin shqiptar qe t’i vere gishtin kokes dhe te kuptojne se si jemi katandisur me kete shtet qe vjedh dhe vret popullin e vet. Drejtuesit e PS dhe vecanerisht Edi Rama te mendojne dhe te punojne per kohsolidimin e demokracise.Kjo ngjarje e hidhur nuk duhet harruar, por te luftojne qe kriminelet vrases te dalin para drejtesise. Dita e sotme tregoj seriozitet, respekt per te renet. Lavdi ketyre deshmoreve qe luftuan per konsolidimin e demokracise.
Edi Rama je komplet out realitetit shqiptar.Boll me fjalime shterp se njerezve u ka ardh ne maje te hundes. Te njejtat fjalime per Gerdecin, te njejtat tani, te njejtat per korrupsionin e Ilir koklopes shtangistit etj etj.Ti kishe mundesine e arte me Gerdecin per ta shporrur e shpartalluar shpellarin e co..por me qendrimet e tua duke i rrahur shpatullat e mbajte ne pushtet dhe e mbajtsh me shendet tere jeten. Por fatkeqsia eshte e popullit shqiptar qe te vazhdoj te jetoj nen diktature.Edhe nese do te shpetoj nje dite,nuk do te jete merita jote por e rrethanave te caktuara. Ashtu si dhe demokracine nuke solli sali maloku, apo studentet, por ishte situata ne europen lindore ,si shperberja e bashkimit Sovjetik, shembja e murit te Berlint, ngjarjet ne Rumani etj.etj, etj
Kaloj plot nje vit nga kjo ngjarje e tmerrshme kur plumbat e pushtetit binin si shi mbi trupat e qytetareve ne mes te kryeqytetit shqiptar. Kaloj nje vit shprese se dicka do te ndryshoje tek shteti, pozita, opozita, drejtesia, mentaliteti qytetar, diplomatet, por….. asgje. Po i njejti shtet policoro-partiak. Po e njejta pozite me kryetarin e saj me te ashper, me cnjerezor, me antidemokrat. Po e njejta drejtesi qe nuk jep drejtesi. Po te njejtet dipllomate, as mish as peshk. Po i njejti mentalitet qytetar, cfar me duhet mua, kam frike, kam familje, “ai” vret. Po e njejta opozite, pa force, pa kurajo, qe i trembet grumbullimeve te njerezve, mos prishin “qetesine” e Tiranes, mos hedhin bishta cigarash neper rruget e kryebashkiakut Basha, mos zhurmat e protestuesve do te tejkalojne normat e lejueshme akustike, mos marrin edhe ate pak oksigjen qe ka ngelur ne Tiranen e mbytur nga tymi i automjeteve qe nuk arrin te djegin karburantin e “paster” Taci oil. Po e njejta shprese nga Edi se sot eshte fillimi i “shpreses” dhe drejtesia do te vihet ne vend! Te njejten shprese kishim dhe dje, para nje jave me gjyqin Meta, para disa muajsh me vendimin e Tiranes, nje vit sot per pergjegjesit e 21 janarit, per zgjedhjet e 2009-es, per Gerdecin, per vrasjet e shumta mafioze, per, per, per, por vetem shprese. Keta (pushtetaret) jane te njejtet, ishin e do te jene dhe nuk do te largohen kurre sepse ne kemi shprese, nuk do te vendosin kurre drejtesi, sepse nuk mund te denojne vetveten, nuk mund te bejne kurre zgjedhje te lira sepse nuk e leshojne pushtetin. Atehere? Edi,si mund te shpresojme se drejtesia do te vendoset, se votat tona nuk do te vidhen, se do ket demokraci dhe diktatura do te largohet?
Megjithate, une shpresoj tek Ju, besoj tek Ju, jam me Ju, per vendosjen e demokracise, drejtesise dhe zhdukjen e diktatures berishiane ne Shqiperi.
JASHTE PARLAMENTIT KOMUNISTET.
S’ka Shqiperi per se mbari me parlamentaret komuniste,apo me pjellat e tyre ne politike.Kemi 20 vite teatro te komunisteve me popullin naif shqiptar.Saliu eshte i pari qe te perjashtohet,i dyti ruci,pas tij te gjithe c’jane komuniste te lirojne kariget e Parlamentit,ndryshe duroni neokomunizmin deri ne infinit.
Po ku ishit mor ju popull legen tiranas qe nuk po dilni ne krah te protestave e keni pas zakon te jeni sahanlepirsat e te gjith rregjimeve turp per ju e gjith ata qe nuk dolen sot ne homazhin e deshmoreve ishalla u q…..b……vuqidoli.
po ti ku ishe?
Fjala e sotme e “liderit” te opozites? Nje hartim i bukur per provimet e lirimit te ish-8 vjecares…
E.Rama ja heq drejtersine saliut, dhe ka te drejte por ja jep rucit,dokles dhe ben supermekat.
Ku ishe azgjekundi, c’bere azgje, rezultati nje vrime ne uje.Katovica ne zbatim.
te gjithe komentuesit e mesiperm shkoni cojani komentet tuaja sali kriminelit qe t’ju hedh ndonje kocke tjeter per te lepire sepse qener si ju mbajne akoma ne pushtet nje kriminel!
Ska dyshim qe kjo qeveri e ka mbushur kupen!Ska dyshim qe kjo qeveri mund te ishte tolerante me 21 janar! por shtrohet pyetja:neqoftese do te ndodhte kjo dhe PS te vinte ne pushtet a do ishte me mire per popullin?Ta zeme erdhi PS ne pushtet!Simpatizantet e PD do ngriheshin ne demostrata te dhunshme kunder PS!Atehere shteti qe me ligj duhet ti mbroje institucjonet do qellonte kunder demostruesve,ose nuk qellonte por e dorezonte shtetin tek PD,a eshte kjo rruga qe duhet te ndjeke ky popull?sa her qe te vije ne pushtet nje qeveri duhet te kete deshmore?A nuk po e bejme si ne kohen e xhaxhit ENVER ku Shkurte Pal Vata u zu nga dheu dhe u shpall deshmore e socjalizmit?Nje dite nuk do te kete vend ne Shqiperi te kalosh sepse do jene te zena ose me lapidaret e deshmorve ose te lapidarve te aksidententeve automobilistike.Rrofte populli i civilizuar shqiptar si dhe demokracija e vecante e ketij vendi!
Jetojme ne vendin e turpeve, aty ku kriminelet sillen verdalle duke ju thene njerezve te thjeshte te ketij vendi, ju e keni fajin , duroni ndryshe ju ndjek ligji per ne. Ketu ka marre fund cdo gje, cdo gje bie ere Sali sa qelbet. Duhet ndryshuar ky realitet sa nuk eshte vone per te gjithe, ndryshe do te na duhet te largohemi te gjithe nga vendi pa shprese qe eshte sot Shqiperia.
Gjenerali i 1997 Arben Imama do ket harruar pa vendosur Flamurin.
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
NUK DUROHET ME!!!!