“Aleks” është një emër i përhapur në Shqipëri. Ka shumë Aleksë. Por që prej një viti ka vetën një Aleks që u shkon ndërmend të gjithëve kur e dëgjojnë këtë emër. Aleks Nika, 36 vjeçari nga Lezha. Është ai që u godit me plumb në kokë në demonstratën e 21 janarit, rreth orës katër pasdite, në trotuarin e Kullave Binjake përballë kryeministrisë dhe kryeministrit Sali Berisha. Gjashtëmbëdhjetë ditë më vonë u bashkua me shokët e tij të përjetësisë, me Hekuranin, Ziverin dhe Faikun. Nuk do t’i harroj kurrë çastet kur u vranë këta njerëz, cijatjen e plumbave të Gardës dhe fytyrën tinzare të vdekjes, që doli nga strofulla kur demonstrata po shpërndahej, për të hedhur kufoma në oborrin e opozitës. Ato plumba, ajo masakër, ato jetë të humbura e ndanë në dysh kohën e Shqipërisë. Nuk e imagjinonim dot para kësaj date se në Shqipëri mund të vriten njerëz ngaqë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së tyre. Nuk e harroj çastin kur mora lajmin e kobshëm se ishte goditur për vdekje edhe Aleksi, djali i vetëm i Ndue Nikës, nga Grykë-Manatia e Lezhës. Gjatë rrugës për në spital pata kohë t’i mendoj përmasat e gjëmës në shtëpinë e tij. Sepse ishte i ri, sepse ishte djali i dy prindërve të vuajtur, por kryelartë, bashkëshorti i një malësoreje sojnike, babai i dy vajzave të vogla, vëllai i vetëm i katër motrave, sot gjithashtu krenaria e Lezhës dhe e gjithë Shqipërisë. Aleksi ishte shtylla e shtëpisë, një njeri i dalë, optimist, dikush që ka ngritur me mund dhe djersë shtëpinë e tij të re dhe biznesin e tij të vogël në vendlindje, që përpiqet për më mirë, që ëndërron për më mirë, që nuk pajtohet me të keqen. Ka mijëra e mijëra njerëz që marrin pjesë në protestat e opozitës ngaqë nuk kanë punë, nuk kanë para për të përballuar nevojat minimale të jetesës, nuk kanë bukë për fëmijët e tyre. Aleksi përfaqësonte një tip tjetër protestuesi, po aq të respektuar: protestuesin me vetëdije të ngritur që lufton parasëgjithash për dinjitet në kuptimin me të gjerë të fjalës. I rreshtuar politikisht, por jo fanatik partiak. Përdorues i lirisë, idhtar i drejtësisë, dikush që nuk ia kërkon qeverisë atë që mund ta bëjë si individ dhe nga ana tjetër nuk tërhiqet si individ për atë që duhet t’ia kërkojë qeverisë- ky ishte Aleksi. Në këto konture e shohim tipin opozitarit popullor, që Shqipëria vazhdon ta krijojë, që po vjen duke u shumuar, për tu bërë me kalimin e kohës shtylla herkuliane e demokracisë në këtë vend. Patën thënë për të në ditën e katërt apo të pestë të dergjjes në koma, kur s’kishte mundësi të përgjigjej, se kishte ardhur në protestë sepse i kishin premtuar këtë dhe atë. Kjo është mendësia që ka kultivuar e kultivon qeveria e sotme e tavolinës dhe e kulisave: sipas saj në këtë vend nuk ka njerëz të lirë, nuk ka motive të ndershme, por vetëm interesa të vogla dhe pazare. Nuk është e vërtetë, nuk do të jetë e vërtetë. Ekziston dhe do të ekzistojë “Protestuesi shqiptar” me “P” të madhe, ekziston kjo bashkësi e pararojës, garantja numër një e lirisë dhe e demokracisë në këtë vend. Katër u vranë një vit më parë. Është detyrimi i opozitës të kërkojë deri në fund drejtësi për Hekuranin, për Faikun, për Ziverin dhe për Aleksin. Dita kur ligji të thotë fjalën e vet solemne për fajtorët e masakrës së 21 janarit dhe besoj se kjo ditë është më afër se kurrë, do të jetë sërish dita që do të ndajë në dysh historinë e re të Shqipërisë. Por ajo që do të vijë më pas do të jetë demokraci, shtet ligjor, Shqipëri europiane. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!
Po Z. Zogaj, edhe une me zemer uroj qe ne Shqiperi te rritet sa me shume ky numer protestuesish.
Neqoftese kjo qeveri humbet zgjedhjet dhe ne vend te saj vjen PS,atehere do te demostrojne perseri kunder PS dhe do vriten njerez.Pyetja ime:a do te behen edhe ata njerez qytetare nderi si keta te 21janarit 2011?
o “fshatari”, une nuk di qe ne protesta te bera kunder qeverive te opozites se sotme, madje shume me te dhunshme se kjo, te jete jo vrare po as plagosur ndonje protestues,,,,,,
Ne kemi protestuar edhe kunder PS por s’na beri njeri tabele qitje o “fshatari”.
Në vënd të homazhit…
Katër burra Shqipërie
Që nga jugu në veri
U vranë tek Bulevardi
Se donin demokraci.
Donin punë e donin bukë
Donin më shumë drejtësi
Po , ç’e do jetën u mori
Kjo palo qeveri.
Plumbat u derdhën mbi njerëz
Të paprerë, me breshëri
Si të qe bunker gadafi
Ajo kryeministri.
Si s’u thanë ato duar
Në dritaret, me frëngji
Ato duar që qëlluan
Pse s’u prenë, si kalli.
Një vit çirren edhe flasin
Flasin për demokraci
Dhe akoma nuk është thënë
Një fjalë për Drejtësi…
Kush i vrau, kush dha urdhër
Vetëm Berisha e di…
I NDERUAR z.ZOGAJ,te lexosh opinionet tuaja esht gjithmon nje kenaqesi per nje njeri qe i pelqen leterisa ,te lexosh opinionet tuaja mbi aktulitetin e rendont qe mbizoteron tash e 1 vit ne shqiperi len shum hije.Te protestosh ne demokraci esht abc boterore e demokracive ,por te nxerrish perfitime politike mbi te vdekurit esht jo morale jo etike dhe e pa ndershme per nje malsor si ti.Por per sa i perket proteses mendoj qa ka shqiptar e protesojn munges punu ,dritash rrogash etj etj por ju si klas politike ju qe keni 22 vjet qe shkoni sa majtas sa djathtas vetem dhe vetem per arsye perfitimesh karrjeret ju ne te tilla rastesh do heshteni jo te kaleroni mbi te vdekur.FALIMINDERIT.
Z.Zogaj jemi velur me Blla,blla,blla,blla,blla,blla,blla,blla,blla,blla,…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Zoti Zogaj, ne Opinion, naten kur u transmetua video e Priftit, rrinte si pule e lagur dhe nuk dinte se cfare te thone. Nga zyra e vet, kur ben shkrime e thirrje, ben si jel i ngrehur, por qe shkrefet shpejt per fat te keq sapo del nga koteci i tij.
Ishin kater mes mijerave,
Mijera njerezve protestues,
I shderroi vepra ne “YJE”
YJE shipare, udherrefyes.
Ju shtuan Te RENEVE per atdhe,
Kater martire te vegjelise,
Ata do jene fenere perne
Per mbrodhesine e shqiperie.
Kush do ata t’i nderoje,
Vrasesit, para drejtesise
t’i coje!
Ishin pese “Herronjte e Vigut”
Me ta te kater radhitur .
Aleks Nika bir lezhiani
Zenuni,Faiku e Hekurani.
Mbeten YJE te PA SHUAR
Demokracise verte, kushtuar.
Dashamiresi D
Zoti Zogaj,me gjithe rrespektin qe kam,do te ju kundershtoj aty ku thoni se “Nuk e imagjinonim dot para kësaj date se në Shqipëri mund të vriten njerëz ngaqë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së tyre”.Ne kohen kur ne pushtet erdhi perseri Sali Berisha,ishte e imagjinueshme c’do gje.Largimi i Sali Berishas nga pushteti nuk behet pa humbje.Kaq shpejt e harrovem 97-en? Sali Berisha ishte protagonisti i saje!Sali Berisha do te jete perseri ai qe do ta coje vendin ne gjakderdhje.Nuk iken Ai nga pushteti kaq kollaj.Do te perseritet 97-ta.Dhe ketu i bie barra opozites si edhe Juve qe ti parashikoni veprimet e Sali Berishes sa me mire.Ne menyre qe pasojat te jene sa me te vogla per njerzit dhe per vendin.Une nje gje do te kerkoja nga opozita si dhe nga Ju.Ky Gjakberes i lig;te vendoset para drejtesise.Ne qofte se nuk do ta beni kete qe diten e pare kur te vini ne pushtet,do ta keni te humbur pushtetin edhe ju.Dhe pastaj vaj Shqiperia per te ardhmen e saje.
i dashur poet e ato qe te rrethojne asnjehere ne historine e shqiperise nuk eshte denuar krimi politik nga drejtesia,sepse politika ne shqiperi perben klane mafioze,kush te vjedh dhe te skllaveroje tjetrin pra perben negativitetin me kulmore te shoqerise, politika te ne eshte nje klase mafioze nje ndragete,nje santa corona unita,qe ska asnje lidhje me shoqerine shqipetare e sheh dhe e trajton ate si sklleverit e vet,ju jeni nje poet i ketij lloj grupimi,ku demagogjia sherben vetem per rotacionin mafioz te dy kraheve
rotacioni politik ne shqiperi ka qene e do te jete riciklim mbetjesh sepse eshte e njejta permbajtje,mjere ata qe hikin nga kjo jete,prandaj i dashur poet e kuptoje poezine tende politike
Vrasesit enden te lire, por koha e tyre, dhe ajo e urdherusit do vije shume shpejt. Ngushellimi me i mire per familjet eshte qe drejtsia te viet ne vend
Kur erdhen te marin suliotet, nuk dola, pasi nuk isha suliot,
Kur erdhen te marin partizanet, nuk dola se nuk isha partizan,
Kur erdhen te marin ballistet, nuk dola se nuk isha ballist,
Kur erdhen te marin antikomunistet, nuk dola se nuk isha antikomunist,
Kru erdhen te maprin protestuesit kundra komunizmit, nuk dola se nuk isha protestues……….
Kur erdhen te me marin mua..nuk doli njeri, se i kishin mare te gjithe..
Asnje nuk duhet te kete frike nga Berisha, Meta & Co..pasi maksimumi qe mund tju bejne eshte tju denojne me vdekje, po njihni ndonje qe jeton ne kete bote dhe nuk eshte i denuar me vdekje…?
z.Preç,duhej nje pèrgjigje me specifike.sali berisha tregoi atehere se familjaret e Aleksit i thane nje personi te opozites”ik,se me vrave vellane” e gjera si keto.Mesa duket personi i insinuuar ishit ju.Mund te premtonit per kryekomunar dhe mudn et premtoni akoma,jeni njeri i politikes dhe premtimi per te kandiduar filan person eshte pjese e lojes politike.Mund ti kishit premtuar Aleksit dhe kjo s’ka ndonje gje te keqe,se tek e fundit,fitonte apo jo ne zgjedhjet lokale ishte ne doren e zgjedhesve.Jemi te gjithe te rritur te mos i shkojme pas kesaj bagarre te llafazaneve te berishes.Ajo qe do nmdihmonte do ishte nje shkrim direkt,replike drejperdrejt sali mynxyres,qe tha se ju akuzuan per vrases.Mos na sqaroni ne se ç’ishte dhe ç’eshte Aleksi,tregojeni mjeshterine e penes dhe argumentit tuaj ne nje replike te drejteperdrejte sali berishes,atij personi,per te cilin ke FAJIN e Pafalshem qe e shpetove nga falimenti total i’97.saliu perdori zerin e motrave te aleksit ndaj jush,per t’ju nxjerre bojen,hipotetikisht duke shpifur rende para gjithe popullit shqiptar.Ai mire ta ben ty,se ti e meriton;i shpetove ujkut lekuren,tani ankohu se po te fut dhembet!
Respekte per Z. Zogaj , ndersa per shqetesimin e fshatarit me siper,i them se te vraret nuk jane qytetare nderi por deshmore te atdheut, dhe te jete i sigurt se po erdhi ne pushtet partia socialiste nuk ka per te ndodhur kurre vrasje. Mund tju kujtoj vitin 98 kur ky vrases ne pushtet sot dhe atehere ne opozite sulmoi me arme e tanke gjithe institucionet, ne kryeministri futi brenda arkivolin e te ndjerit Hajdari, qe e vrau po vet, rrethoi e mori radio televizionin e gjithe institucionet e tjera dhe askush nuk qelloi kunder tyre. Besoj se te mjaftojne keto per siguri.
O Todi po nga 45 e deri ne 91 nuk komandonin socialistet”komunistet” apo jo or koke qyp…prej balte dhe me trure derri…
plot nje vit kaloje qe nga dita kur 4 vellezer tane u vrane nga nga ata ishte edhe Aleksi bashke qytetari im,,, ku eshte prokuroria ku eshte gjukata ku jane vrasesit perse nuk denohen,,,, kjo eshte strategjia berisha vrau 4 persona per te trembur 400 mije te tjere edhe per ti lene fajin edi rames me opoziten,,, ka ndonje injorant me ne shqiperi qe nuk e kupton se kush jane berisha meta ristani etj,,, lexova ca shkrime per z zogaj e quanin servil I berishes se dikure na paska qen deputet i pd,,, me falni qe po ju them por ju nuk e nifni fare z zogaj eshte nder nrezetit me popullore te lezhes ku shumica e gjutetarve e rrespektojne nuk ka rendesi qe ka qen pjese e pd sepse shqiptaret nuk jan te ndare ne ps apo pd jane njerizit e mire nuk eshte partia e mire,, nuk jane fajet e pd por te berishes edhe ca injorantave qe u vene mga pas si meta topalli basha etj…
Ai me pseudonimin fshatari duhet te jete kusheriri i sales.Kjo toke mbane gjithçfare dhomi,kaqe pyetje e veshtire eshte ajo qe ka bere fshatari i sales,sa mu desh te mendohem gjate per nje pergjigje Desha ti kujtoj fshatarit vitin 98 kur saliu e mori me dhune,me tanke mitraloze,mortaja,me tropojane ,,RTVSH,KRYEMINISTRINE,PARLAMENTIN,dhe nuk u vra dhe su plagos asnjeri.Edhe ne ate kohe o fshatare kishte polici,gardista ,specialesa dhe kryeminister me nje qeveri ligjitime por nuk dha urdher te vritej njeri ,sepse o fshatare jemi ne shekullin e xxi,nuk di a e kupton po ta shkruaj me mire keshtu me numera 21,