Ina Rama: PD nuk mund të më bëjë presion

21 Janar 2012, 17:57Politika TEMA

Gazeta zyrtare e PD-së, Rilindja Demokratike, ka botuar një shkrim ditën e sotme, duke pohuar se Dritan Prifti i ka dërguar një letër kohë më parë kryeprokurores Rama, të cilën, sipas RD-së, Prifti e ka paguar miliona lekë. Në shkrim thuhej se letra vërteton bashkëpunimin e Priftit me PS-në, Topin dhe Ina Ramën, për të bërë “puç” shteti.

Pas këtij shkrimi ka reaguar edhe kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka lënë të kuptohet se PD nuk mund t’i bëjë presion. Në fakt, prej dy ditësh mazhoranca ka ndërmarrë sërish një sulm të fuqishëm ndaj kryeprokurores, duke qenë se kjo e fundit pritet të lëshojë disa urdhra arresti, pas provave të ardhura nga FBI.

“Në një nga mediat e shkruara, është botuar një shkrim, në datën 21.01.2012, mbi një letër që deputeti Dritan Prifti i drejton Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Ina Rama. Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shprehur në këtë media, Prokuroria e Përgjithshme, bën me dije se deputeti Dritan Prifti, ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, porse përmbajtja e saj është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Kjo letër është trajtuar zyrtarisht e është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik,” thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

14 komente në “Ina Rama: PD nuk mund të më bëjë presion”

  1. Psikologu says:

    I.Rama jep doreheqien,ty ndaj te vune ngaqe kete pune s’e ben dot.Ti je per te luajtur pianon moj goce pastaj per te bere fashion.

    1. tea says:

      Ina vazhdo punen se je ne rruge te mbare, le te lehin burat qe hiqen trima dhe shiten per dy leke. Respekte Zonje! Te gjitha jemi me ty. Sala dhe gjithe kelyshet e tij le te lehin, nuk kane cte te bejne…..

  2. asso says:

    e ikur se e ikur eshte zonja e brishte por harram nese nuk ja ve ato byzylyk te ftohte atij qe po turbullon nje dynja.Dhe te dal prape e te thote se ai ndaloi arrestimin e gardisteve.Boll me, se u bem nam i botes mire me i vetes.

  3. saimir says:

    mos u merzit ina se asnje s’ia ka arritur te shurrose dy here ne dere te xhamise dhe ti e dogje te paren duke tentuar:) po vjershen e edit (ina, ina, hiqi …) e ke protokolluar me te paren apo i the bej nje vjershe tjeter qe te mbetet ne protokoll??

  4. Odiseu says:

    kane dy dite Hienat qe po hungellijne me kuje te Shpifur, jo se nuk e bejne perdite kete pune se kjo i ka mbajtur ne keto poste keto 20 vjet, por Kuja e Tyre tashme Ndihet si Bisha e Rrahur e tallur keq po qe nuk ja ka me friken Askush… Pikrisht kjo humbja e Efektit Frike prej tyre i bejne te ulerijne ne Histeri… Do Zoti dhe realizohet Proverdi, pas histerise se bishes plagosur vjen Fundi i saj…Mbase Endrra na behet realitet e Ti Moj Zonje E Nderuar Dhe e Bukur do na tregosh qe edhe Ne Histori Do hysh si e Tille….

  5. Argita_B says:

    Ka diçka qe e kam te veshtire te kuptoj une ketu ! Nese media ne fjale sjell nje lajm ku akuzon direkt Kryeprokuroren, Presidentin e shtetit si dhe nje deputet, pra te tre funksionare te larte te shtetit, per korrupsion dhe puç shtetit, atehere reagimi nuk mund te jete veteme nepermjet nje deklarate te institucionit, po ne gjykate per shpifje, dhe shpifja eshte e shkruar ne proçedurat e kodit penal shqiptar.

    Pra, keta ose e kane kryer kete qe aguzohen, ose ne te kundert nuk mund te rrine duarkryq para opinionit publik!

  6. melo says:

    lereni Ina Ramen te beje punen e saj.Berisha po jeton oret e fundit.ai do paguaje me ne fund krimet qe ka bere.Haku i njerzve te thjeshte,gjaku i tyre do paguhet rende nga ky njeri monster.Haku u femijve jetime do bie mbi koken e tij dhe familjes se tij.Fundi i tij do jete i tmerrshem ,pasi edhe urrejtja qe ai ka mbjelle gjithe keto vite eshte rritur tmerresisht.Dita e gjykimit po afron! Amen!

  7. saimir says:

    e kane kryer sa i kane luajtur fene vetem qe nje tufe palacosh qe s’kane eksperience dhjesin njeri-tjetrin dhe s’dine te cojne dicka deri ne fund. ca aguridhe qe donin te luanin me zjarrin tani bejne si viktima se i ngelen ne duar jete njerezish e duan ti shesin lart e poshte. shoku i kesaj rrinte ne shtepi me telefonat e vartesve dhe i thoshte njerezve te aferm te futeshin ne shtepi shpejt se naten do vendosej gjendja e jashtezakonshme?? e priti shume i shkreti te merrte ca kompetenca po ngeli si mut bashke me basetat e zdravko colic!

    1. Shkelzeni says:

      G….i eshte trim nuk mçifet ne shpi me telefonat e te tjereve.

  8. arvanites says:

    E vetmja kyreprokurore ne keto 20 vjet qe u perpoq me seriozitet per te luftuar krimin dhe korrupsionin qeveritar pavarsisht se shume shpesh me rezultate te dobta.
    Berisha e tha vete, kur te iki presidenti dhe mbas tij prokuroria e pergjithshme ai do te filloje hetimin e 21 janarit.
    Kam shume kuriozitet ne fakt se dua te shoh ato stilolapsa pistolet.
    Cfare modeli dhe cfare prodhimi jane ?

  9. ATILA says:

    Zj. Ina Rama duhet te qendroje e patundur nga detyra e saj per te gjetur urdherdhensit e bresherive mbi demostruesit, mbi te korruptuarit e c’do lloj ngjyre.Ta beje kete per hir te Detyres ,Atdheut dhe familjes se saj qe ka kaluar nje periudhe teper te rende presioni politik. Ti tregoje Kryefashistit te Qeverise se do ja tregoje vendin c’do burracaku me pushtet qe s’mund te vras e te vjedh me shqiptaret e te dale pa u denuar. Ke shansin te tregohesh nje Silva Konti e vertete e te mos tallen me ty ca burra pa koqe.

  10. LORA says:

    Kryeprokuorja e Republikes thote se eshte e vendosur te kryeje detyren e saj.Zonja Ina Rama ke nje popull te tere qe mezi pret rezultate te prekshme te angazhimeve fundamentale prej institucionit qe Ti drejton.

  11. beni says:

    te gjithe ne duhet te kemi parasysh se ina rama nuk e ka aspak te lehte. ajo i ka kunder qe te gjithe.merr vazhdimisht presione majtas e djathtas…ka familje, femije,,,eshte nene e 2 ffemijeve. .dhe kushdo edhe burri me i forte kur e kerkcenojne aty ku i dhemb shme nuk eshte se nuk terhiqet,
    Ne qe flasim nuk e dime se si jane kulisat ndaj mire eshte te persehndesim cdo perpjekje te ina rames. ne fakt unemendoj se ne vend te saj duhet et ishte zgjedhur nje jurist me persoanlitet sh sh te forte dhe qe te ishte paksa”rrugac” pra ta njihte mire rrugen dh epsikologjine e horrave qe do gjykonte

Comments are closed.

Lini një Përgjigje