Shumë zhurmë për asgjë

23 Janar 2012, 11:31Politika TEMA

Nga Edi Rama

Mbushur gazetat sot me “çudira” nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Fakt i njohur botërisht që çdo mbledhje forumesh në PS mbiprodhon “lajme”. Sepse në PS diskutohet lirisht. Gjithkush mendon dhe nuk ngurron ta thotë atë që mendon. Por çka asnjëherë nuk përputhet mes asaj që ndodh brenda mbledhjeve e fjalëve që qepen sipas qejfit e interesit të çdo gazete, është konteksti. Mbledhja e djeshme nuk ndryshonte në asgjë nga mbledhjet e zakonshme për ne, por sot ishin shkëputur krejt nga konteksti jo vetëm fjalë të kërryera aty-këtu, po edhe vetë të dhënat e vendimmarrjes së mbledhjes.

Anëtarët e kryesisë së re janë deleguar si zakonisht për të koordinuar e monitoruar punën e partisë në gjithë territorin. Eshtë bërë një ndarje e re dhe të gjithë kanë lëvizur nga zonat ku janë deputetë, sepse kështu e kemi parë më të arsyeshme. Për t’i dhënë një shtysë të re dhe energji të reja pozitive punës së përbashkët në çdo zonë. Gazetat janë ngutur të shkruajnë me germa të mëdha se “u hoq ky e ai që andej”. Jo, askush s’është hequr nga askund, të gjithë janë rivendosur në bazë të një plani pune të menduar e të dakordësuar bashkarisht. Ashtu sikundër s’ka pasur siç është shkruar sot as “rebelime” në kuptimin e keq të fjalës nga përfaqësues vendorë a grup deputetësh në asamble, po vetëm opinione të shprehura lirisht në diskutimin e brendshëm. E si gjithmonë, në fund të diskutimit janë marrë edhe vendimet përkatëse, pa asnjë vështirësi a cenim të frymës demokratike e të angazhimit të gjithsecilit për të mirën e punës së përbashkët.

Kanë vrapuar edhe të lajmërojnë me të madhe “rikthimin” e Fatos Nanos në PS. Edhe ky një lajm i prodhuar jashtë kontekstit. Fatos Nano si gjithë ata përfaqësues të PS që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush më parë dhe as e ka rikthyer kush dje. Tjetër gjë si kanë rrjedhur gjërat e çka zgjedhur të bëjë ai vetë de facto në gjithë këto vite duke u distancuar larg nga PS-ja, po kjo s’ka të bëjë gjëkundi me mbledhjen e djeshme.

Sigurisht që pas këtyre titujve e skupeve të prodhuar nga hiçi, ka rëndom përveç nevojës për të shitur gazetën edhe një nevojë tjetër. Eshtë nevoja e pushtetit për të cënuar frymën e brendshme të PS-së dhe imazhin e saj, duke krijuar edhe nga asgjëja diçka që të prishë shijen e publikut për PS-në, si një shtëpi ku s’ka ditë që të mos ketë sherr. Çka në fakt është krejt e pavërtetë. Siç janë të pavërtetë të tërë titujt e sotëm shkruar me të vërteta të nxjerra krejt jashtë kontekstit, për t’u kthyer qëllimisht në gënjeshtra. Gënjeshtra që shesin gazeta duke joshur lexuesin me “sekrete” të dala nga mbledhja dhe duke bërë shërbimin e radhës për pushtetin që shpresën e fundit të qëndrimit në këmbë, ka baltosjen e PS-së e spostimin e vëmendjes së publikut të keqqeverisur tek “problemet” e PS-së edhe atëherë kur, si dje, mjafton thjesht që PS-ja të bëjë një mbledhje për të ngritur një mjegull mediatike nga asgjëja.

I shkruajta këto radhë në respekt të të gjithë atyre qytetarëve që blejnë gazeta të joshur prej titujve që dalin nga mbledhjet e PS-së dhe pastaj farkëtohen në kudhrën e pushtetit për t’u kthyer në mjete të dizinformimit e të çoroditjes së publikut.

 

P.S. Kujt me gjasë do të kuturiset të kërrejë edhe që këtu për qëllime deformimi ndonjë titull për nesër, i kërkoj botimin e plotë të këtij shkrimi sqarues për lexuesit e keqpërdorur prej shumicës së botuesve të shtypit të përditshëm.

13 komente në “Shumë zhurmë për asgjë”

  1. Horri i bulevardit says:

    Sqarim i domosdoshem, meqense jam nje nga ata qe besoj ne idete tuaja, qe jane gati njesoj me te miat, u befasova nga nje i Nanos ne PS, ku sipas informacionit dilte sikur ishte deshira juaj si Edi Rama.
    Por sidoqofte, perafrimi i Nanos ne PS, do te jete nje ogur i keq, se ai do te afrohet te vari xhaketen e tij te PPSH-se ne gozhden qe ka ngulur me heret ne PS, duhet shkulur ajo gozhde, qe xhaketa e Nanos mos te kete vend ku te varet.
    Si votues per PD ne vitet 91 dhe 92, jo me, ishte dhe shfaqja e ish komunisteve karrieriste ne PS.
    Edi Rama, ti krijove ate qe shume pak do e benin dhe qe shume e prisnin, ja delegove PPSH-ne Sali Berishes dhe partise se tij qe eshte mbartese e denje e asaj partije qe vrau dhe masakroi, ku sot rradhiten ish komuniste karieriste dhe ish spiune te sigurimit famekeq.
    Mbaje kete ritem dhe do te shohesh qe fitorja do te vi shume shpejt.

  2. Kalorsi i zi says:

    Edi, nuk i di te gjitha alternativat tuaja personale por nje gje eshte e sigurte; Arvizu nuk te ben kurre kryeminister. Une mendoj qe momenti per ti vene pak presionin popullor mbi te ka ardhur. Qellimi i tije eshte te zbardhe Saliun dhe te forcoje PD. Ata i kane te gjitha pasurite ne shqiperi. Cfare mund te bej PS ne qeveri me shqiperine ne duart e Saliut ne opozite ????

    1. dymi says:

      O kal-ores mos shkruaj budallaleqe! Kur nuk ke cfare te shkruash me mire mos e shtyp fare tastjeren.

      1. Kalorsi i zi says:

        O dynym po na jep ndonje ide sepse ju dini me shume se une…..

  3. Nene Shqiperi te pershendes me kete kenge. Gjithashtu te gjithe bijte e tu, Patriotet e vertete qe sakrifikojne per ju, NENE Shqiperi.

    http://youtu.be/JuAllXNKPFo

  4. LILOLABJA says:

    Zoti Edi !Qente le te lehin ,karvani te shkoje perpara .Ke 11 vjet qe ngre kryqin e mundimit dhe tani ,qe ja arrite ti mbijetosh te gjithe baltes qe te hodhen nga brenda dhe jashte partise dhe populli te ka vene me ne fund ne vendin qe ju e meritoni, keta jane ne perpelitjet e fundit per te hedhur dhe ate cope balte qe ju ka mbetur ne dore para se te japin shpirt .Tek ne qe te kemi dhene besen dhe zemren nuk ka gazete qe te mundi te na mashtroje ,rrugen tone e kemi zgjedhur dhe ajo eshte e njejte me ate te tuajen .Ju shkofte mbare!!!!!!!!!!!

  5. sherifi says:

    Urime Z.Rama.vetem me kembengulje si puna juaj mund te behet dicka e mbare ne nke vend te lodhur.
    populli jone thote”me mire djepi bosh se sa shejtani ne te”

  6. rexha10 says:

    KAME SHUME FRIKE SE JU TE PS JENI NJERZE TE QEJFIT ,DHE JO NJEZ TE VUAJTUR.
    KJO DO TE THOTE SE QEJFI TE CONE NE VETVRASJE ,DHE VUAJTJA TE BENE QE TE JETOSH ME SHPRESA. PRANDAJ UNE SI SHQIPTAR QE JAME DO TE PREFEROJA TE ISHA PRANE NJERZEVE TE VUAJTUR.PRANE NJERZEVE QE JETOJNE ME SHPRESE.
    HUMBJET E SHPRESES TE CONE ATJE KU PO SHKON PARTIA SOCIALISTE dmth NE VETVRASJE.
    ATE QE PO GATUENI NUKE KENI PER TA HENGER AS VETE. JENI TE SHITUR E TE BLERE .
    MJERE POPULLI SHQIPTAR QE PO JAPIN EDHE JETEN PER PAZARET E PINJOLLAVE BERISHJANE,MEJDANE E FATOSJANE , GODJANE,TOPJAN.
    RROFTE zoti ALFRED MOJSIU DREJTUESI I POPULLIT.

  7. Illo says:

    Jeta vertetoi se Edi Rama eshte politikan me vizion te gjere .Nuk besoj ta veri kush ne diskutim , qe eshte i ditur , i zgjuar dhe i kulturuar , por ka dhe metode elastike te punes dhe te komunikimit . Supozoni , per nje cast nje gje :Sikur nr krye te PS te ishte Kaci ,Mejdani, ose Blushi . C’do te ndothte ? Te tera zgjedhjet do te pranoheshin si legjitime , nuk do te behej as nje bojkot , as nje protoste dhe as mund te shkohej neper mend greva e urise. Shtepine e Parlamentit do ta keshin alltar ,te bekuar me arrogancen berishjane . Politika e Edi Rames ka bere , qe diplomacija boterore mori vesh kush ishte fenomeni shqiptar , qe ka nje emer misterioz :Sali Berisha .Liberalet socialiste tipi “Kaci”, zhvillojne opozite te porositur .Fal vizionit te Edi Rames , politikane alla Kac,do te mbeten te vleresuar ne Shqiperine demokratike te sotme dhe te arthme . Edi Rama u be vlere kombetare dhe europjane. Illo

  8. luis says:

    Sa pjelle e keqe eshte pd.Deri dje qurravitej ky plehu Berishe se Nanoja ishte lideri historik i se majtes biles kishte deshire ta bente dhe president gjoja,por ja qe sot po hidhen perpjete si njerezit me rrugaqe te historise shqiptare se ai paska qene i deleguar ne nje mbledhe te partise ne Tirane.
    Megjithese nuk e kam dashur kurre Nanon ne kete rast mendoj se me mire se askush mundet qe ky ia di ilacin per te na e zhdukur nje maskara te tille.
    Le te luftojne maskaraj me maskarain por ama le te fitoj populli,e kam fjalen elektorati mos te kete lekundje sepse pa Berishen jam i sigurte se punet do jene shume me mire.

  9. SADIU says:

    Po ta vere re sejcili nga ne edhe ne familjet e sejcilit ku ka “sherre” ku ka kundershti brenda saj ka dhe ekonomi , ka jete me te mire me plote gojen ajo familje rrone dhe zhvillohet ne te gjitha aspektet per se mbari. Familjet qe “shkojne mire” kerkojne qe cdo gje tu biere nga qielli dhe ekonomia tu rritet e tu zhviilohet nga te tjeret ashtu sic po perparon me shpejtesi edhe ekonomia e shokut Sali. Prandaj EDI mos e vri mendjen me ato qe thote Sala dhe 55-sa e tij. SALIU e di qe ka parti por nuk e di qe ajo i eshte shkrire dhe kete do ta shikojme shume shpejte dhe vete pedeistet do te thone qe ne e dinim kete po nuk e thoshnim dote se ai te vrete ashtu sic vrau me 21 Janar. Ai nuk di ceshte mbledhja e partise se ate e ka kthyer ne nje tufe apo kope dhe e drejton vete si ballor i saj. Kurse ne socialistet jemi te organizuar ne nje organizate njerzore, me ligje po njerzore dhe te shkruajtura dhe te pranuara nga te gjithe ne. NE KLASEN E GJASHTE ESHTE MESUAR: Uqerit jetojne ne kope dhe ata percaktojne zonat e influeces duke urinuar rreth kufirit me kopen tjeter te ujqerve. Ne rastese individ te kopese kundershtare gjuajne ne teritorin e tjetrit sulmohen dhe perplasen keq duke u shqyer njeri me tjetrin. Pra kjo te gjene po te jesh ne tufe. ASAMBLEJA E PARTISE SOCIALISTE BERI GJENE ME TE MIRE ME LEVIZJET QE BERI PER DEPUTETET PER DREJTIMIN E PARTISE NE BAZE.SHUME PREJ TYRE DUKE DENJUR SHUME NE NJE VEND KRIJUAN PROBLEME PRANDAJ EDHE ARTA DADE APO BRACJA DHE NDO NJE TJETER QE PO BEJNE LLAFE DO TA KUPTOJN QE U BE SHUME MIRE.

  10. getozoari says:

    Ababa ndersa dalin rezultatet e hetimit te FBI, duhet hequr medoemos vemendja nga andej, se del pastaj qe fajin Berisha e pranoi publikisht jo me larg se para kater ditesh, e tani vene e zene Nanon per ta bere lajm me zor. Eshte bere dhe Tosi si puna e dosjeve te spiuneve te komunizmit, sa here ka ndonje problem te madh bamp dalin spiunet. Me qe ra fjala, prit kur ti nxjerre serish neser Saliu, se nuk mbulohen bombat me arra.

  11. drini says:

    Ndoshta kjo eshte edhe pergjigjia e ardhur nga ekspertet e FBI-se!Kjo gjelle si edhe te tjerat bajata qe helmojne kete popull kane nje kuzhine e dy guzhinier!Te dy miq e bura shteti.Rrofte republika e bananeve qe e drejton nje geshtenje e eger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje