PS ‘gjen një punë’ për Fatos Nanon, plasin debatet për ndarjen në qarqe të të deleguarve

23 Janar 2012, 09:28Politika TEMA

Asambleja Kombëtare e PS, e mbledhur ditën e dielë, ka marrë një vendim që për shumëkënd cilësohet një surprizë. Kështu, në listën e të deleguarve të kryesisë për programin është përfshirë edhe Fatos Nano dhe Rexhep Meidani. Të dy do jenë bashkë të deleguar për konsultimin e programit qeverisës për Tiranën. Të dy janë anëtarë të përhershëm të Asamblesë kombëtare të PS. Por shpërndarja e të deleguarve në rrethe ka ngjallur shumë debate. Erion Braçe është dërguar si i deleguar në Korçë, kurse Ben Blushi në Elbasan. Valentina Leskaj shkon në Vlorë dhe Arben Malaj në Kukës. Pas këtij vendimi ka reaguar Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës. “Po na trajtoni si ushtarë. Keni caktuar në Vlorë të paktën 5 persona që nuk janë fare nga Vlora. Po abuzoni me bazën e partisë. Ju nuk mund të promovoni figurat tuaja duke përdorur bazën e Vlorës” ishte deklarata shpërthyese e Shëptim Gjikës përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Edhe Erion Braçe ka shprehur zhgënjim. “Unë nuk jam i deleguar i kryesisë së PS në disa KZAZ në Devoll dhe Korçë! Unë jam deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, në rrethin e Beratit! E gjitha në respekt të mandatit të marre nga socialistet e populli në këtë rreth! Ju kam thënë: Unë nuk kam nevoje për ofiqe në parti apo kudo gjetke!” deklaroi ai.

 

Të deleguarit e Asamblesë

1. Ben Blushi dhe Damian Gjiknuri në Elbasan

2 . Erion Braçe dhe Ilir Beqja në Korçë

3. Arben Ahmetaj dhe Arben Isaraj në Gjirokastër

4. Eglantina Gjermeni dhe Vangjush Dako në Durrës

5. Ditmir Bushati në Pukë e Malësi e Madhe

6. Namik Dokle në Berat

7. Valentina Leskaj  dhe Fatmir Xhafaj në Vlorë

8. Shkëlqim Cani dhe Pandeli Majko në Dibër

9. Arben Malaj dhe Besnik Bare në Kukës

10. Arta Dade, Ndre Legisi, Sajmir Tahiri në Tiranë

11. Lindita Nikolla në Lezhë

17 komente në “PS ‘gjen një punë’ për Fatos Nanon, plasin debatet për ndarjen në qarqe të të deleguarve”

  1. Horri i bulevardit says:

    Kur E. Rama u antarsua ne PS dhe kur kandidoj per kryetar te saj, une te pakten pashe nje rreze drite, ne me ne fund PS-ja do te dilte nga ai imazh, si pasuese e PPSH-se famekeqe.
    Gjithashtu pashe dhe nje riformatim ne emra, ku te rinjte pa komplekse nga e shkuara, po zinin vend ne drejtimin e kesaj force politike, aq sa sot ne shohim se eshte PD-ja pasadhese e drejtperdrejte e PPSH, kjo per vete faktin se shume ish antare karrieriste te ish PPSH, jane ne sherbim te PD-se.
    Eliminimi i ngadalte dhe pa dhimbje i ish komunisteve karrieriste nga PS-ja, solli nje perkrahje te madhe nga te rinjte dhe nga ajo klase qe u persekutua ne te kaluaren.
    Prandaj duke pare PS-ne mba 2005, them se tani me afrimin e figures se F. Nanos, ku sdo te mungojne te afrohen dhe shume te tjere qe kane lene nje shije te keqe korruptive ne popull, them se E. Rama dhe vete kryesia e kesaj partije, po ben nje gabim te madh, me afrimin e F.N.
    Fatos Nano, eshte figura dhe shembelltyra e instalimit te korrupsioni ne Shqiperi, ku se bashku me S.B, I.M. e kane kthyer Shqiperine ne atdheun e te mohuarve.
    Nuk duhet PS-ja e Edi Rames, ti njohi meritat Fatos Nanos, meritat atij le tja kujtoje ish PPSH-ja dhe PD-ja e Sali Berishes.
    Sali Berisha e Fatos Nano, ishin pjese e planit djallezor te R. Alise dhe ish sigurimit te shtetit, per te zaptuar qysh ne lidje, demokracine pluhraliste.
    Prandaj afrimi i ketij njeriu perseri ne PS, do te kete pasoja, ku ajo pjese e re dhe ish e persekutuar, do te largohen nga PS-ja, nje nga ata jam edhe une.

    1. Aleksander says:

      Pjesa e shendoshe e Ps ,por edhe te tjere pa angazhim politik apo te angazhuar ne parti e partiçka te tjera ,duhet ti bashkohen Aleances Kuq e Zi.Eshte E vetmja force e re me nje program te qarte mbarekombetar qe prek zemren e çdo shqiptari.Se bashku me Vetevendosjen jane motoret e ecjes perpara te kombit.Gjithe te tjeret jane TE BAJATUR,TE KOMPROMETUAR,TE SHITUR ,TE KORRUPTUAR sepse o jane zhytur me koke ne kazanin e “çorbes se prishur”,o kane gelltitur nje luge e tash po e vjellin.Programet e PS pd e gjithe ketyre jane ENIGMA TE PERHERSHME E TE PA DESHIFRUESHME per popullin e thjeshte votues,ndersa NUK ESHTE KESHTU per AKZ e VV qe piken e pare kane BASHKIMIN KOMBETAR…me qarte se kaq ?!

      1. raimondi says:

        Nano do punoj per progrmin e PS-se ,duke sjelle nje risi me temen :
        ………”Si te jetojme ne Austri me parate e vjedhura ne Shqiperi “

    2. labi says:

      …Dihet se Politika luan ne Pjano dhe Violine,
      por kur ajo i zevendesone ato me Gajde dhe Daulle,
      te merzit,madje edhe te acaron.
      Te moralizosh sot Fatos Nanon,ate xhenjerin e sa e sa
      fushave te minuara,qe e shkaterruan plotesisht kete vend
      dhe jeten e popullit tim,eshte vertete nje tallje apo fyerje
      e pabesueshme.Dhe pergjegjesia dihet se mbi ke bje.
      Targeti se ciles mban emrin tuaj z.Rama.
      Ne kete konteks lind natyrshem nje pyetje;-
      Eshte shperblim i vonuar,apo presion i xhaketave te
      zhubrosura dhe te dala mode?
      Perse luhet keshtu.Na thuaj te lutemi qellimin.
      Fatos Nano nuk duhet te futet kurre ne gjirin e PS.
      si nje Gjarper i Penduar.Gjarperi nuk pendohet kurre.
      Ca me keq i llojit Nano-Nje Kameleon sarahosh.
      xhvatesh dhe finok.Pra nje nga me te peshtiret dhe
      me te urryerit…Ketij marifeti z.Rama i thone Rotacion ne ujra te ndenjura.Nje gje e tille quhet rreshqitje,madje me
      pasoja fatale,pasi vidhis Vlerat ne antivlera,vidhis te rejat tek e vjetra,vidhis moralin tek amorali,Vidhis studiuesit dhe te rinjte
      tek hajdutet dhe kumarxhinjte.dhe e tera kjo mund te
      perkethehet;-Te vidhisesh Progresin ne preherin e Nanos
      Lavjers,qe leviz nga posht larte,madje ndofta edhe deri ne
      fronin e Presidentit.Turp!.Qe e bete si ajo Lopa kur me nje shkelem,
      derdhi qumshtin e vet.
      Mallkuar ne se e kini me gjithmend.Shpresojme te jete nje lapsus.
      Hiqni dore nga Fatosi,qe te mos heqim ne dore nga Ju.
      …Po presim.me shpresen qe te mos themi e humbem ate.
      per te filluar nga e para,per te gjetur nje rruge te re….

    3. A.S. says:

      …shume e drejte…

    4. est says:

      ne radhe te pare ps nuk eshte prone e asnje individi. ne radhe te dyte edi eshte homolog me salen dhe s’eshte aspak socialist. ne radhe te trete figura si ju nuk i sherbejne as ps, as atdheut,

  2. Drini says:

    Tani e nxorri veten Edi Rama se kush eshte. Nje kelysh i nerthurur ne rrjeten e merimanges salush.Perzjerja e tij me kryemaskarain Nanush qe deri dje ishte armik i betuar i salushit nderkohe qe kamerat e fixuan neper darka me te. Nanushi eshte nderlidhes i Salushit me Edushin. Me kata horra nuk behet kurre Shqiperia te nderuar bashkatdhetare.Mos votoni per Maskarain Edvin!!!

  3. luani Londer says:

    shume mire PS Nano ka themeluar PS nuk eshte se po e fton Rama ai dha doreheqjen per humbjen kjo nuk do thote se eshte i perjashtuar Nano i duhet vendit ekonomist i shkelqyer ska nevoje per nja 20 keshilltare si Berisha ,Meta e compani.

  4. NANO ka meriten qe e la pushtetin ne 2005, dhe tani eshte nje figure qe lidh te majten me te djathten, prandaj vlen per te zbutur ndarjen politike PD-PS. Duhet me i gjet ndonje vend pune me te mire(!?)

  5. albani says:

    Nuk e kuptoj si do te afrojne F.N ne P.S njeriun me te korruptuar te europes, qe futi korupsionin ne shqiperi, qe para ca kohesh I lepinte b….n ilirit dhe saliut. P. S po ben gabimin me te madhe P.S vec humbje do te kete me keta te koruptuar, nje socialis I ndershem nuk do te votoj per ata.

  6. Shkupi says:

    Me kete inkuadrim te Nanos ne listen e te deleguarve per promovimin e programit te PS-se,mendoj se Rama po shkon drejt rruges per ti fituar zhgjedhjet e ardhshme parlamentare.

  7. LILOLABJA says:

    Merreni me shtruar te dashur komentues ,nuk ka mundesi ta njohim ne, me mire Nanon se Edi Rama.I vetmi njeri qe e ka percaktuar me mire karakterin e tij, eshte Edi me epitetin me te goditur te ROBERT CUMCAKIZIT, nuk besoj se ky epitet e ngre ne maje ate ,perkundrazi .
    Edi ka te njejtin qendrim me ne dhe do ta shihni .

  8. paraziti says:

    cpo e dhjet muabetin ky me nanon!!!nuk gjente dot banakier te lokali i ri qe ka hap xhoi?

  9. Kris says:

    U vertetua PD+PS=mutt+shurre

  10. REA says:

    FATOS NANO ESHTE DHE DO TE MBETET FIGURE E RENDESISHME POLITIKE NE SHQIPERI,FATOS NANO ESHTE PRESIDENTI I ARDHSHEM I SHQIPERISE DHE KU DO TE PERFAQESOJ VENDIN ME DINJITET,TE TJERAT JANE THASHETHEME .

  11. ivani i madh says:

    ps po ben eksperimentin e radhes duke futur ne trupin e saj mikrobin kanceroz te sales e metes, nano. E do te shohe se sa do te kete imunitet po ta kete te qarte se semundjen e pa sherueshme do te fitoje se ai eshte mikrob kanceroz per ta koha do ta tregoje ate dhe shembelltyrat e tij mejdane e shoke. Se ai per para shet gjithcka drei e tek morali sic beri me familjen e tij la te paren e mori paralleshen dhe smunt te prese ps te mira nga ai i pa fytyre.

  12. Po Fatosi a i ka marfre leje Sali Berishes qe te vije perseri ne Partin Socialiste.|?
    Oje Rea me gjith rrespektin qe kem per emrin qe ke zgjedhur ketu nuk po flet mire.
    Rea une te njohe per grua te ndershme.Pore large qofte ne se ti vetem nje dite e tradheton burrin a munde te quhesh grua e ndershme.? Po a munde te quhesh nen besnike e femijeve te tuje. Kujdes Rea se jeta politikl dhe shoqerore deri dhe ajo familjare ka ligje te cilat nuk te lejne te devijoshe.
    Nuk munde te quhet politikan i mire kure politiken e perdore kunder elektoratit te vet.Jo Une te bere nja krahasim.Me fale nese e thash kaqe trashe.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje