Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur, mesazh Berishës dhe gardistëve: “Prisni dëshminë time në gjykatë për 21 Janarin”

22 Janar 2012, 23:09Politika TEMA
Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur, mesazh Berishës dhe gardistëve:

 

 

Fatos Mahmutaj

Nga emisioni Exclusive në Top-Channel me titull “21 Janari një vit më pas…” realizuar nga gazetari Muhamed Veliu, transmetuar mbrëmjen e së dielës, përfshihej edhe dëshmia e  gazetarit Fatos Mahmutaj i plagosur në 21 janar 2011. Përmes kësaj dëshmie të parë televizive pas largimit nga Shqipëria, dhënë korrespondentes së Top-Channel në Bruksel, Arta Tozaj, Mahmutaj i ka dërguar një mesazh gardistëve që e goditën me një plumb në dorë,  se ata do të përballen me dëshminë e tij, kur delaroi se “ Do  të vijë në gjykatë për të dëshmuar”.

Në pjesën e dytë të këtij programi Mahmutaj shfaqet duke mbajtur një laptop përpara, duke rrefyer momentin kur ai ishte duke raportuar në telefon atë që po ndodhte dhe momentin kur u plagos. Kjo është përgjigja që Mahmutaj dha kur pyetet si e kujtonte  ai 21 janarin ku mbeti i plagosur, teksa raportonte me telefon në studion e televizionit ABC News atë që po ndodhte në bulevard.

“21 janari është një ditë që është njësuar me qënien time. Është një ditë që nuk mund të fshihet, nuk mund të harrohet. Jam përpjekur ta harroj këtë 21 janar këtë ditë. Jam përpjekur që kjo të jetë thjesht një kujtim i hidhur i së kaluarës. Por ka qënë e pamundur edhe për shkak të disa ndodhive që i kanë ndodhur familjes time, që janë ngjarje të hidhura normalisht. Por edhe për disa arsye të tjera”.

Momentin e plagosjes ai e ilustron duke treguar  xhaketën e shpuar nga plumbi. .

“Më kujtohet një moment kur kisha pak kohë kur kisha ardhur në Belgjikë  dhe ndodhesha në një kamp emigrantës në Bruksel, kur i kërkova familjes time të më sillte disa sende nga Shqipëria. Më dërguan edhe një xhup, që e kisha veshur ditën e ngjarjes.  Sa hapa pakon e nxorra dhe më pas e kapa tek jaka ku ndodhet vrima e plumbit. Ndodhesha me telefon tek veshi dhe me dorën tjetër mbaja kartën e gazetarit, së bashku me mikrofonin, për t’ju lënë të kuptohej që unë isha gazetar dhe mos të më qëllonin. Plumbi më kapi ku bashkohet gishti tregues dhe vazhdoi mbrapa, duke kapur xhupin tek jaka, pikërisht  aty ku ndodhet mesi i qafës time. Pra, ishte një plumb që ishte nisur në kokë. Më ka ruajtur zoti, nuk di c’të them tjetër. Hekuran Deda që vdiq, koka e tij ndodhej vetëm 10 centimetra larg kokës time. Ky ishte për mua 21 janari fatal, që nuk mund ta harroj” thotë Mahmutaj.

Por, cfarë e detyroi atë të largohej nga Shqipëria . Mahmutaj tregoi për emisionin Exclusive se pas  21 janarit, ai  u pozicionua si një dëshmitar që denoncoi fuqishëm Gardën e Republikës, duke denoncuar faktin që garda qëlloi mbi njerëzit .  “Ditën e enjte 6 ditë pas 21 janarit, unë isha i ftuar ne emisionin Top-Story të Sokol Ballës . Një ditë më pas, që i binte fiks një jave pas 21 janarit, shkova tek spitali Nënë Tereza për të mjekuar dorën.  Kur po kthehesha tek farmacia 10 takova një polic që e kisha lënë të takohesha me të.  Ky polici pa e zgjatur vendosi pistoleten në brinjë, duke më dhënë një mesazh. Mos fol shumë. Pikërisht ajo pistoleta që më vendosën tek farmacia 10 i dha fund cdo gjeje. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Nuk kisha c’të bëjë gjë tjetër në Shqipëri. Rrugës në kthim për në shtëpi ndalova tek rruga e Durrësit për të pyetur agjencitë e udhëtimeve për një biletë. Nuk e kisha vendosur ku do të shkoja. Thjesht doja të ikja. Momentin që kalova më kanë pikasur, më kanë parë dhe ndjekur nga mbrapa, kush dreqin e merr vesh dhe një miku im që punon në Rinas më tha që kishin dhënë urdhër verbal atje për të më ndaluar dhe mos të kaloja . Pyeta miq të tjerë të mi të njohur në Durrës, Kakavi dhe Korçë, me idenë se cfarë po ndodh, a është e vërtetë kjo për mua. Më pohuan se ishte e njëjta gjë. Zgjodha një makinacion nga këto marifetet shqiptare për të ikur, se nuk kishte asnjë lloj mundësie tjetër”

Rrëfimi gazetarit Mahmutaj vijoi duke shpjeguar përse ai zgjodhi Belgjikën për të kërkuar azil politik.

“Zgjodha Belgjikën për të kërkuar azil politik, pasi Belgjika është një vënd me demokraci të konsoliduar, është kryeqytet i Europës dhe është një vënd që ndodhet pak më larg se vendet e rajonit rreth Shqipërisë, për të shmangur ato pasojat negative që më erdhën si pasojë e plagosjes time në 21 janar. Nuk pata shumë probleme me marrjen e statusit të azilantit politik  këtu në Belgjikë, pasi që në ditët e para kreva atë pjesën kryesore të procedurave . Në momentin që u paraqita në zyrën e të huajve në Belgjikë, u prezantova rastin tim, u mjaftuan me cfarë u deklarova për të përfunduar fazën paraprake të dokumentacionit. Thjesht më bënë edhe një vizitë mjekësore, ku mësova se kisha 3 kocka të thyera në dorë nga plumbi. Tashmë jam duke pritur disa procedura  të cilat duan kohë sipas procedurave belge.”

Fatos Mahmuaj ka folur edhe për hetimin e plagosjes së tij, e cila është pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë.

“Jam kontaktuar nga prokuroria që në momentin kur isha i plagosur në spital. Erdhi grupi hetimor, të cilëve u dhashë dëshminë time. Madje u vizatova një skicë të vëndit të ngjarjes, duke ua shpjeguar me detaje gjithcka. Disa ditë më pas në vendin e ngjarjes ku po kaloja rastësisht përballë kryeministrisë, pashe grupin e hetimit dhe kontaktova me një prokuror, i cili është edhe shefi i hetimit të kësaj cështje.  Ky person më propozoi që të largohesha nga Shqipëria për faktin se isha i pasigurtë dhe ndaj nuk mund të vazhdoja së qëndruari në Shqipëri. Ai ma argumentoi me faktin se një ushtar i gardës është më i pushtetshëm sa i gjithë grupi i hetimit, pasi ushtarët e gardës dukej ashiqare që kontrollonin vendin e ngjarjes dhe prishinin provat, ndërsa prokurorët nuk mundeshin të afroheshin në vendin e ngjarjes. Nuk arri ta konceptoj dashakeqësinë e prokurorit të caktuar për të dëmtuar hetimin dhe për të larguar dëshmitarët . Gjithsesi, unë jam kontaktuar nga prokuroria gjatë kohës që ndodhem në Belgjikë me e-maile dhe u kam thënë që jam dakort me cdo lloj mënyre apo forme, patjetër jam në dispozicion të drejtësisë për të dëshmuar pse jo edhe në gjykatë”.

Nuk mendoj që do të dalin ndonjë herë përpara drejtësisë ata që më plagosën mua dhe vranë katër protestues të tjerë. Të gjitha proceset që kanë pak prapavijë politike asnjëherë nuk përfundojnë. Jam shumë pesimist për drejtësinë shqiptare në këtë drejtim”, deklaron Mahmutaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

24 komente në “Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur, mesazh Berishës dhe gardistëve: “Prisni dëshminë time në gjykatë për 21 Janarin””

  1. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    Fatos Mahmutaj jep deshmine dhe mos bej lojna!!

    1. dymi says:

      po placi syt, ate po ben

      bravo i qofte dhe respekte per vullnetin qe tregon

    2. Arditi says:

      Duhet patjeter te kerkosh takim ne ambasaden amerikane ne Belgjike dhe te tregosh ato qe di per ate dite dhe per ato qe vijuan me pas.Te pakten ti kete CIA dhe departamenti i shtetit amerikan keto deshmi.Shkruaju te gjitha gazetave prestigjoze te botes,duke e nisur nga New York Times.Ki kujdes nga talebanet e Sali Kafshes se jane kudo ne Evrope.

  2. Albo says:

    O zot ca bohet ne Shqipri?Klani e ka marre peng Shqiprine e gjore, dhe kush mund te cohet dhe te thote qe sot jemi me mire se ne kohen e monizmit? Berisha dhe klani i tij eshte kthyer si klani Hoxha dikur, por ndryshimi eshte qe sot te vrasin ne emer te Demokracise qe na e solli sala nga Tropoja. Kur do mbarojne keto gjera? Asnjeher, klani tashme smund ta lere pushtetin, vetem po ja moren me force. Ska nje zot qe e di si do bohet. Nese opozita fiton, gjeja e pare qe duhet te beje eshte qe mos te fale anje, ska amnisti per Sali si dhe mafjoza. Shqiperia po kthehet ne nje cerdhe mafjozash, ka mundesi qe edhe mafjazot e lindjes te vine ne Shqipri si nje vend Mafjoz miredashes.

  3. s says:

    te lumte zoteri ,zduhet te frikesohesh nga shpellaret e sali protopapes…

  4. O TOSI quhem Adrian Hajdinaj besoj se me mban mend e me njef ..Dua te jap nji keshille qe eshte : Injoroj keta ne ALBANIA mos u bej loja e askujt as e PD dhe as te PS . Letrat shteti BELG ti dha keshtu qe me e rendesishmja per ju esht te shikoni jeten tuaj ..dhe se jeta juaj mori nji kthes prej 100% per MIRE fillo e bej karjer ne BELGJIK ..askush nuk te thote me plac askush si bie me cel per keq Dikur shefi juaj ne ALBANIA ( besoj se te kujtohet X ) te conte si raket e komanduar aty ku donte ai.dhe besoj e mban mend e ke akoma te fresket ku dhe kishe STRESIN a ishin futur leket e pages nga TV-abc.. HAROJ KETA LEGENA ..Ne ALBANIA e gjithe klasa politike esht KOMUNISTE jan xhaketa te vjetra jan po ata PERVESA qe zduan te ikin nga politika, dhe se ALBANIA nuk ka per te ndryshuar nga politika dhe drejtesia deri sa keta PLERA te shduken keshtu me mire o TOSI ri aty ku je dhe shijo jeten tende PRIVATE , bej ndonji liber kujtimesh per 21 janarin te 2011 dhe se ku te vi un aty afer per pushime me bej nji tel e bejme nji loje TENISE plako se me kan dhen se je permisuar GOXHA ne tenis …KLM opininisti : adrian hajdinaj .. FL U.S.A. MONDAY 23/01/2012 6:53 PM

    1. I LOVE FLORIDA says:

      SALI BERISHA ESHTE TRADHETAR DHE VRASES POR KJO NUK DO TE THOTE QE TA SHAJSH BERISHEN APO ENVERIN JE NJERI I NDERSHEM..AQ ME KEQ KUR I BEN THIRRJE NJE NJERIU SI FATOS MAHMUTAJ QE ESHTE KTHYER NJE SIMBOL QE LUFTON PER EGZISTENCE SI FAMILJE KURSE TI I BEN THIRRJE GJITHE
      “PORDHE” NGA FLORIDA PER LODRA PENISI A TENISI.
      SI VETEQUAJTUR OPINIONIST SQAROJE PUBLIKUN PER KETO DY RRJESHTA KETU POSHTE
      *******Adrian Hajdinaj was arrested in Clearwater, FL on 11/26/2007 for Child Neglect.
      CFARE OPININIONI KENI I NDERUAR SE KETU NE AMERIKE NUK TE AKUZON NJERI PA FAKTE..
      I LUTEM SHUME GAZETES TEMA TE MOS E CENSUROJE ..THANKS!

    2. NYCman says:

      bej detyren tende si qytetar z mahmutaj ..nqs degjon kete tenistin(me sa shof qenka rrul ne USA) maloku do vazhdoje te vrase,vjedhe ,shkaterroje ..hakmerru per veten tende dhe popullin tend kundra bishes shpellave se te rrujn trapin me beso mua…kontakto me policine vendase per cdo kercenim dhe marrin masa ata ..por mund te vazhdosh te kerkosh strehim politik ne ambasaden amerikane ne bruxel dhe do te japin nqs verteton se te kercenohet jeta nga regjimi ne fuqi apo klanet e malokve ne Belgjike

  5. patrioti says:

    kujdes mahmut se saliu eshte kriminel dhe te vret..ki kujdes nga maloku i vicidolit se eshte qen i pa bese dhe te kafshon, eshte i helmetisur,sinqerisht kujdes mik se do thone shkoi per gjah dhe u vetevra..

  6. getozoari says:

    Kjo eshte Shqiperia jone, ne mijevjecarin e trete, njeqind vjet pasi u be shtet, ndersa perpiqet te hyje ne BE dhe te jete force aktive ne politiken rajonale. Ne krye eshte beu i fshatit, SAli Gerdec 21shi. E kishte nje Stalini, nuk rrinte dot Saliu. Bravo Fatos! Per kurajon, per forcen e karakterit, dhe per integritetin. Shumica e kolegeve te tu do kishin pranuar leket e Sandrit e do drejtonin emisione fresku per qeverine, ti ke zgjedhur te vuash. Shpresoj qe me kete veprim te zgjosh sadopak shqiptare nga gjumi i thelle, e ishalla edhe ca nderkombetare qe vazhdojne te lepihen, Kurajo!!!

  7. Olti says:

    Cfare thote Kushtetuta e Shqiperise kur Garda e Republikes del Mbi organin e Prokurorise?

      1. olti says:

        Faleminderit, Misionari.
        Besoj se grusht shteti eshte edhe kur kreu i ekzekutivit, refuzon per dite me rradhe, te dorezoje armet e krimit Prokurorise, apo gardistet e dyshuar.
        Fatkeqesisht Shqiperija drejtohet si tribu e jo si shtet dhe i pari mbron deri ne fund kriminelet para kodeve ligjore gojore apo disi te shkruara.

  8. Rram Berisha prej Tropoje says:

    Tani qe ke dale kaq hapur, nuk kane cfare te bejne. Ke nje popull nga pas qe te mbron. Aq sa po trembin Dritan Priftit, aq do te trembin edhe ty. Po te prekin njerin nga ju, kjo eshte shkendia qe do i veje flaken Berishes e njerezve te tij. Si ne 1997. Te guxojne po te duan !!!

  9. lina says:

    qe kur thot se polici i ka ven pistoleten kuptohet qe genjen

    1. Dean says:

      Po kur thote “Prisni dëshminë time në gjykatë për 21 Janarin”,si mendon ti e MENDEROSUR ”lina”,prap genjen?????????????
      Shqiptar te trashe,qe nuk di se nga kush te ruhesh me pare.
      Nga ”miku”,apo armiku.

  10. mergim tari says:

    NUK E DI, STATUSI QE KA MARRE GAZETARI, ESHTE AI I AZILANTIT POLITIK APO NJE STATUS TJETER.

    NESE KA MARRES STATUSIN E AZILANTIT POLITIK KJO ESHTE TEPER E RENDE PER SHQIPERINE DHE MOHON CDO TEZE QE SHQIPERIA ESHTE VEND DEMOKRATIK. KJO SEPSE:
    STATUSI I AZILANTIT POLITIK JEPET PER ARSYE TE PERSEKUTIMIT QE KA NJE INDIVID PER ARSYE TE BESIMIT FETAR, TE RACES, TE KOMBESISE PIKPAMJEVE POLITIKE OSE PJESEMARRJES NE GRUPIME POLITIKE.
    PER CFARE EVROPE BEHET FJALE QE TE HYJME NE…

  11. sherifi says:

    O ti lina apo lines,po si genjeka ku?po edhe doren vete e cpoi me plumb ky?
    po simbas jush vetem saliu nuk genjen? sipas jush edhe ata 4 persona qe u vran,u vran nga stilolapsat pistolet apo nga cadrat kallashnikov?
    Kjo eshte shqiperia e viteve 2012,qe jo vetem mileti po e braktis dhe po iken nga syt kembet por edhe gazetaret po ikin nga syte kembet.
    -Shqiperia eshte kthyer ne nje xhungel ku ligjin nuk e bene me njeriu por mbijeton kush eshte me i forti si sali “hijena”,ilir “luani”(epitet te cilin e deklaroi vete ne komferenc shtypi,luli “ujku”,xhozefina “dhelpra”
    -po mos harroni o kafsh te xhungles se nje popull i tere nuk zhduket kollaji,do vij shpejt dita ku te gjitha kafshet e xhungles dhe ata qe i perkrahin do arratisen neper bote sikunder ky gazetar i respektuar tani dhe do vihen para drejtesise se vertete dhe kjo eshte provuar ne 1997 ku te gjith “trimat”qysh nga ministri brendshem Belul cela qe edhe sote nuk ka ardhur nga frike e zullumeve qe beri,shkoi me tank ne rroskovec per te vjedhur zgjedhjet,ministri i mbrojtjes safet zhulali qe iku familiarisht me dete per te mos u pergjigjur kurre per hapjen e depove te ushtrise, drejtori i policise shtetit,shefi i shishit gazidede e shume te tjere.
    -Do zoti kjo dite nuk eshte e larget.

  12. aldo says:

    ej Fatos Mahmutaj dhe Dritan Prifti jane heronjte e Shqiperise qe do ta mundin te keqen e ketij vendi sic jane Berisha dhe Rama.

  13. Blerina says:

    Bravo per guximin qe ke. Njerez si ti ka pak ne shqiperi fatkeqesisht. Kurajo!!!

  14. barbara says:

    mos,mos bre,mos trego veprimet e tua te se ardhsmes se do te perdorin 1000 variatnte qe te te eliminoje sic e beri me te ndjerin kosta trebicka.bej kujdes dhe zoti te te ruajte.

  15. Horri i bulevardit says:

    Zotit Fatos Mahmutaj, ju bete nje xhest qe cdokush gazetar i ndershem dhe i perkushtuar ne detyren e gazetarit, do ta bente.
    Gazetaria eshte nje profesion, sa i veshtire, aq dhe i nderuar, kur i permbahesh normes se moralit te gazetarise. Jane gazetaret ata qe shprehin opinionin e nje populli, prandaj gazetaret jane gjithmone opozitare, panvaresisht kahu i qeverisjes.
    Nje gazetar qe behet pale me nje pushtet, ai humb sensin e te qenit gazetar.
    Prandaj ju pershendes juve, se panvaresisht se ishit pjese e nje stafi te nje TV-je, qe eshte pjese e pushtetit, ju zgjodhet moralin e nje gazetari te paanshem dhe opozitar me qeverine, por nje me nje popull.
    Zoti Mahmutaj, une jam gjithashtu nje shqiptar dhe nenshtaetas gjerman dhe ne cdo rast qe mund te jeni i rrezikuar, nga bandat mafioze te pushtetit te Sali Berishes, denonconi jo vetem ne organet demokratike belge, qe jane shume te afta tju mbrojne, por beni thirrje gjithashtu dhe ne kete gazete dhe ju do te shikoni se ne shqiptaret qe jemi ne Europe, do tju gjendemi ne krah.
    E themi kete se ju keni bere nje detyre te lavderueshme per denoncimin e nje pushteti kriminal dhe keni treguar se panvaresisht ofertave mafioze, keni preferuar te mbani paster figuren e gazetarit model dhe te paanshem.
    Ju pergezoj per guximin tuaj.
    Me respekt A.I.

  16. Andrea says:

    Z. Fatos, une te njoh mire dhe e di qe je deli djale. As mos u tut prej kercenimeve qe te bejne hijenat e Saliut. S’kane çfare te bejne. Detyra qe ke pasur, besoj se te ka pajisur me instiktet e nje dedektivi te vertete dhe nuk mund ta hedhin ty ca injorate ordinere, qe kane kaluar direkt nga barinj ne “kapter”. Nuk eshte e thene te jesh vetem gazetar per te mbrojtur demokracine e kercenuar, qe ende lengon ketu e 20 vjet. Ngrije zerin tend, ashtu sikurse ke bere deri tani, sepse ne fund te fundit nuk po i sherben vetem vetes tende, por nje shoqerie te mberthyer prej fyti nga ditezinjte e salinjte. Tregoji kujtdo se je nga vendi i Rapo Hekalit dhe se lufton “As për mua, as për ti/
    Po për gjithë Shqipëri”. Me respket A.M

  17. kristina says:

    me vjen keq per familjen tende Fatos,me shpirt them se per ty nuk me vjen keq.sa veta ke dhunuar psikologjikisht? Shume mire qe shkruaje,por te shkruaje gjera te verteta,prandaj je gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje