Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS, Saimir Tahiri, doli në një konferencë për shtyp për të folur për zhvillimet e reja në hetimet për 21 janarin. Ai foli në emër të kryetarit të PS, Edi Rama, për të cilin tha se ndodhet në një vizitë njëditore në Gjermani. Tahiri tha se mbështesin hetimin e plotë për 21 janarin. Ai shtoi se janë gati që të heqin imunitetin për çdo deputet të PS që ishte i pranishëm në protestë, që të hetohet. Edhe Rama është gati për tu hetuar, tha Tahiri.
““Vetë Kryetari i PS do të flasë nesër për publikun, menjëherë pas kthimit dhe përfundimit të takimit të parashikuar me Presidentin e Kroacisë. Dua të nënvizoj që në fillim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur deri në fund hetimin e 21 janarit. Nëse prokurorisë i duhet kontributi në hetim i tre deputetëve të PS, jemi gati të votojmë heqjen e imunitetit të tyre dhe të të gjithë deputetëve pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit për të ndihmuar në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës. Vetë kryetari Edi Rama thekson se në mungesë të imunitetit të tij parlamentar është në dispozicion të prokurorisë bashkë me të gjithë deputetët. Shtoj këtu se edhe unë, deputeti Saimir Tahiri, njësoj si gjithë kolegët e mi, kam qenë aktiv në organizimin e asaj demobstratë dhe nuk shoh asnjë arsye në botë që unë dhe kolegët e mi, të veçohemi nga tre kolegët e tjerë,” tha Tahiri.
Ai shtoi se për PS, autorët e vrasjes janë ata që urdhëruan të hapet zjarr.
“Zonja Prokurore e Përgjithshme!
Për 21 janarin asnjë nga ne nuk ka pasur dhe nuk ka arsye të ketë imunitet. Asnjë nga ne nuk ka bërë më pak se tre kolegët tanë që ju cituat dhe asnjë prej të tre atyre nuk ka bërë më shumë se sa të ushtrojë drejtën kushtetuese të demonstrimit paqësor. Ne jemi të gjithë gati të hetohemi deri në fund. Nuk kemi as drojën më të vogël nga e vërteta dhe duam të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën në sytë e të gjithë shqiptarëve. Nuk ka të vërtetë të plotë për 21 janarin pa drejtësi të plotë, që për ne do të thotë ndëshkim për ekzekutorët dhe autorët e vrasjeve, të cilët për ne janë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit mbi protestuesit! Për ne, për të gjithë popullin opozitar, ashtu si për çdo shqiptar të arsyeshëm, të kërkosh imunitetin e tre deputetëve opozitarë dhe jo të Sali Berishës, që ka përgjegjësinë e madhe të vrasjeve të 21 janarit, nuk është aspak normale. Ashtu siç nuk është aspak normale që ndërkohë kur kërkohet procedimi për tre deputetë opozitarë, nuk kërkohet për eprorin e drejtpërdrejtë të vrasësve të identifikuar nga ekspertiza, i cili është ish-ministri i brendshëm Lulëzim Basha,” tha Tahiri.
Deklarata e Tahirit
“Opozita shqiptare akuzon Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën si përgjegjës të drejtpërdrejtë për përdorimin e pushkëve ndaj popullit, me pasojë vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Ata duhet të hetohen deri në fund, ata duhet të merren në procedim menjëherë, edhe Sali Berisha edhe Lulëzim Basha, përndryshe kërkesa për imunitetin e tre deputetëve opozitarë nuk mund të mos na duket si manovër për të krijuar një ekuilibër të papranueshëm në hetime. Nëse ky do të jetë rasti dhe Sali Berisha do lihet jashtë hetimeve, Lulëzim Basha do lihet jashtë hetimeve, madje edhe Gjergj Lezhja përgjegjësi direkt për mirëmbajtjen e serverit dhe shërbëtori i parë i Sali Berishës në atë godinë, do lihet jashtë hetimeve, opozita do ta konsiderojë përfshirjen e tre deputetëve të saj në hetime si një kalkulim ekstraligjor të prokurorisë për të dalë mbi palët, por në fakt duke u bërë palë në pengimin e drejtësisë së plote për 21 janarin. Prokuroria ka të gjithë mbështetjen e opozitës dhe Prokurorja e Përgjithshme nuk duhet të tërhiqet përpara shantazheve mafioze që bën publikisht Sali Berisha. Akuzat e tij për bashkëpunim të fshehtë mes prokurores Ina Rama dhe kryetarit të opozitës janë si akuzat e shpifjet bajate që bënte dikur Enver Hoxha kur zbulonte komplote të paqena kundër partisë. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin kushtetues të çojë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre para gjyqit dhe nëse Sali Berisha ka dhënë urdhër për të hapur zjarr, vendi i tij është në bankën e të akuzuarve, jo në krye të qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, gjykata tregoi edhe njëherë që është kthyer në vegël të pushtetit. Masa arrest shtëpie për vrasës e për bashkëpunëtorë të përfshirë në fshehjen e gjurmëve të krimit, është jo vetëm e turpshme por edhe kërcënim i hapur për procesin gjyqësor.
Arrest shtëpie me Saliun në krye të qeverisë e të policisë do të thotë liridalje e plotë dhe mundësi 24 orë për të komunikuar për ndotjen e mëtejshme të hetimeve e të procesit penal të 21 janarit.
Ne mbështesim hetimet të plota e të pavarura për 21 janarin, duke pritur bashkë me gjithë popullin, zbardhjen e plotë të vrasjeve të 4 qytetarëve të pafajshëm, pa kursyer këtu, përveç ekzekutorëve, edhe eprorët dhe urdhëruesit e tyre, të cilët sot janë ende në karriget e pushtetit.
E vërteta e 21 Janarit, nuk do jetë kurrë e plotë pa dënuar të gjitha ata që kanë përgjegjësi për vrasjet Ziver Veizit, Faik Myrtaj, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.”
Zoti Tahiri,nese ne si popull,na mbetet vetem te presim ne ankth daljen e se vertetes dhe denimin e vrasesve,ju si Opozite duhet te jeni non-stop ne korent me procesin dhe ne informim publik te pandalur per Popullin Opozitar.
Nga shtepia ime mund te qellohet vetem nese e lejoj une.Me apo pa server,i zoti i kulles se ngujimit kryeministror eshte e mbetet ne cdo sekonde kryekrimineli i masakres se 21 janarit.
Jo vetem te lini imunitetin,por qe nga ky moment,ju nuk duhet te beheni pjese e ketij parlamenti per ti dhene shtysen te qeverisi deri ne fund.Asnje vote per te ashtuquajturat”reforma”,qe vetem i japin frymemarrje kesaj qeverie bandash vrastare.
I them Saimir Tahirit, keto deklarata mos mi beje vetem per vetem para kamerave.
Kur te kesh perballe Sali Berishen ne Kuvend, perplasja ne fytyre te gjitha duke filluar nga Fazllici Argites te Gerdeci Shkelzenit.
Nuk te gjen gje nese i bien te fiket Plakut edhe njehere. Kuptove!
bravo! te gjith deputet e ps te japin mandatin………..dhe te mos marin pjese ne parlament derisa kjo pune te mari zgjidhje…..
ta mbeshtesin prokurorine dhe te mos ta lene vetem ne kete rruge shum te veshtire ….
bashk me ta jane edhe te gjithe shqiptaret qe jan per nje shtet ligjor.
He mo te lumto mo Vlora
Po ato te dhene e kane mandatin, se mos kane qene ndonjehere ne parlament. Per te mos u henger hakun, kane qene disa here vetem fizikisht. Gjithe kohen tjeter kane bere “Palle ariu”
Mjere ky popull ke voton.
Shenoni emrat e gjyqtareve qe paguhen me djersen e popullit dhe qe behen vegla te vrasesve.Problemi me i madh i ketij populli eshte memorja ose me shqip kujtesa.Politikanet ate shfrytezojne e per ate luftojne ,per te turbulluar kujtesen e popullit.Ky popull haron lehte.Do vi koha qe do haroj dhe emrin me keta politikane.Rofte demokratura.
OPOZITA KA RASTIN E FUNDIT TE VEPROJE ME FORCE DHE ATDHETARI
-TE LARGOHET NGA PARALMENIT DERI NE DOREHEQJEN PA KUSHTE TE BERISHES.
CDO ZGJIDHJE TJETER DO JETE NJE TRADHETI E LARTE KOMBETARE.
VETEM NQS SE JENI BUDALLENJ QE NUK E KUPTONI QE DIPLOMACIA AMERIKANE
ESHTE 101% ME BERISHEN..
THJESHT ATA DUAN “QETESI” ME CDO KUSHT QOFTE DHE DUKE LENE BERISHEN
BASHEN DHE METEN TE URINOJNE MBI 4 DESHMORE DHE MBI NJE POPULL TE TERE.
me duket se do plas keq tani,berisha dhe basha jane duke menduar ku do e festojme 100 vjetorin e pavarsine bashke nje burg apo te ndame.
Eh posi. Keshtu thate dhe per Ilir Meten, po ja ku e ke si koker molle, dhe te gatshem per tiu rikthyer puneve te Bllokut.
Pash dje tek Opinion debatin per Ngjarjet e 21 janarit tek Klani dhe u gajasa me miopine politike te deputetes se PD Doda.
Eshte njesoj si ish byroja politike, qe ne popullit na dukeshin te medhenj, por kur dikush rastiste te nderronte dy fjale me ndonjerin nga keta, habiteshte me llogjiken e tyre fshatare dhe me te vertete lindte pyetja: Cfare cilesie shef partija tek ky person, ky person qofte per nga intelekti, qofte dhe per politike, eshte nje nul.
Por prap e kam gabim, se pikerisht shefi i madh, kete kerkon, qe nulet ti bejn fresk.
Te shifje debatin e znj. Doda me deputetin Tahiri, por sidomos me gazetarin e nderuar Lorenc Vangjeli, ishte nje komedi me vehte, llogjika e znj. Dode.
Jam shume i sigurte qe si deputeti Tahiri, ashtu dhe gazetari Vangjeli, jane ndjere te turperuar, per nivelin kaq te ulet te kesaj zonje te PD, por jane ndjere dhe me keq, se nuk mundeshin ta leshonin ate panel, per shkak te respektit profesional.
Te dialogosh apo diskutosh me keta njerez qe militantizmin kane si specializim ne cv-te e tyre, me te vertete eshte nje torture.
Edhe Fevziu ka ren ne hall, per te gjetur kundershtaret e z. Vangjel e te z. Tahiri, per kete ceshtje, se ska njeri me mend ne koke, qe ka pak civilizim, te futet ne kete diskutim dhe te mbroje vrasesit kaq hapur dhe per kete, hyjne ne pune militantet.
Z. Vangjeli te drejtohem ty si gazetar, per vete seriozitetin qe permban, ju i keni dhene nje shuplake te fuqishme tellalleve te Berishes, ishit fantastik edhe momenti kur znj. Doda filluan ti kercejne damaret e fytyres nga nervozizmi.
Edhe une e ndoqa debatin ne “OPINION”dhe me vinte edhe per te qeshur edhe per te qare me llogjiken dhe ekstremizmin e zonjes(qe vetem zonje nuk eshte)Doda,sidomos ne fund te emisionit kur e vene perballe argumentave te pa kundershtueshme te zTAHIRI DHE zVANGJELI,duke zgurdulluar syte kercenoi hapur zotin Tahiri se do ta varte te palma para kryeministrise!!!!!!!!!dhe thashe me vete ku jetojme?!te tilla kercenime as ne kohen e romakeve nu thuheshin kaq hapur.