VIDEO: Ja ç'ka bërë Tom Doshi më 21 janar 2011

23 Janar 2012, 21:51Politika TEMA

Nga Tom Doshi

Sapo u njoha me deklaratën e Prokurorës së Përgjithshme se është kërkuar imuniteti im parlamentar për hetimet e 21 Janarit. Shpreh gatishmërinë time të menjëhershme të vihem në dispozicion të hetimeve, duke mbështetur parimisht këtë kërkesë. Do të votoj edhe vetë pro kësaj kërkese ditën që do vijë në Parlament. Unë kam qenë në këtë protestë si deputet i Partisë Socialiste dhe kam demonstruar i qetë dhe paqësisht. Edhe kur Policia dhe Garda filluan të godasin, rrahin dhe më pas vrasin protestuesit, unë kam kontribuar për të qetësuar protestuesit, për të ndaluar aktet e dhunshme. Çdo hap imi atë ditë është filmuar dhe çdo gjë është transparente. Prokurorja e Përgjithshme sot deklaroi se Policia e Shtetit ka deklaruar me shkrim dhe zyrtarisht se nuk mund të provojë asgjë të dhunshme të organizuar politikisht në organizimin e protestës. Prokurorja i ka gjetur vrasësit ordiner. Prokuroria duhet të gjejë sa më shpejt vrasësit me pushtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet. Kur vret kryetari i Gardës së Republikës, askush nuk ka dyshim se urdhrin e ka dhënë Kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe urdhrave fshihen nga stafi i Këshillit të Ministrave, askush nuk ka dyshim se urdhri është dhënë nga Kryeministri. Sot është hedhur një hap i madh për vënien në vend të drejtësisë për krimin e 21 Janarit.  Punë të mbarë Prokurorisë!

 

 

8 komente në “VIDEO: Ja ç’ka bërë Tom Doshi më 21 janar 2011”

  1. Argita_B says:

    Plesa e videos e sjelle ketu eshte riperseritur disa here, nuk e di ku ka qellimin po eshte nje pjese filmua qe perseritet ne zinxhir!

    1. Arberor says:

      Mbase qe njerzit ta fiksojne me mire, ne vend qe te shytpin “replay”! ?

  2. heli says:

    vetem duke parandaluar nuk duket ne kete video ai.biles une mendoj se ai aty i ka shtytur te perplasen..nga menyra si vien kot verdall si pordha neper brek.

    1. Ermal says:

      Je bere per syze mor trim, shko vizitohu. Po ndonje thyerje ligji per t’iu hequr imuniteti a sheh ti?

    2. System32 says:

      hahahahaha… duhet te jesh nga ata te verbuarit, ose te kamurit shoku ? S’eshte per tu marre me Tom Doshin por me ca si ty! Urime!;)

  3. ana says:

    Lufte ka bere,,,gjak beri mori jeten e 4 njerzve te varfer,,ai dhe shum prej ps duhen denuar me burgim te perjetshem,,tallin bythen me fukarain e shkrete.Genjehet populli fukara dhe del ne proteste se i japin leke dhe fukarai nga halli iken e nuk mere vesh se ku e fut koken.Jan beresi bisha te egra per pushtet,,mere pushtetin po je i zot po me forcat e tua o njeri ti dhe shoket e tu,,por jo te vesh popullin perpara si bageti.

    1. aleksanderi says:

      Do jesh me naj pune te mire me duket qe flet ashtu.vetem servilet e PDse flasin si puna jote,hapi syte mire e shiko kush i vrau ato ta shkrete.

  4. ervini says:

    ik moj ana edhe bjeri vedit mrapa se nuk shifke mir nga syt me duket a e shef ndopak tom doshin qe esht tu i qetesuar te jen te gjith si tom doshi do ishte shum ma mir shqipria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje