Plagoset profesori i Gjuhëve të Huaja, nuk pranoi ryshfet për të punësuar një pedagog

24 Janar 2012, 11:53Politika TEMA

Profesori i njohur i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Nonda Varfi, është plagosur mbrëmë në një lokal në Rrugën e Elbasanit. Kështu bën të ditur e përditshmja Panorama. Profesori është plagosur nga një ish- student i tij, i cili synonte të bëhej pedagog. Por komisioni i vlerësimit, ku bënte pjesë Varfi, nuk e ka kaluar kandidaturën e tij. Në këtë mënyrë ish- studenti Algert Kalica e ka sulmuar Varfin, duke i thyer atij krahun. Varfi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, kurse autori i krimit është arrestuar.

100 komente në “Plagoset profesori i Gjuhëve të Huaja, nuk pranoi ryshfet për të punësuar një pedagog”

  1. Shefqet Cela says:

    Histori “normale” per kete mbreteri te Saliut.
    Nuk pranoi ryshfet, i dhane ryshfet nje kokerr plumbi. Prite kur te dale i pa fajshem nga gjykata per mungese provash.

    1. fule says:

      Po kujt i vjen cudi?

      Provat jane te dobta do thone, se ai thjesht u mbrojt dhe pa-dashje i theu krahun.

      Besim te drejtesia…sic ka Saliu

    2. Tomka says:

      Mua lajmi me duket i paqarte. Degjova sot nje bisede ku thuhej qe i arrestuari ka qene nje student me nota te shkelqyera, me tre diploma universiteti. Biseduesit ne fjale thonin madje qe ishte e pamundur qe i arrestuari te kishte gisht rrahjen e rektorit. Per mendimin tim nuk duhet te nxirren konkluzione te nxituara sepse keto lloj historish kane dhe te papritura.

    3. Ana says:

      Mos valle ideja qe studenti eshte ne burg do n’a qetesoi gjumin te gjitheve? Ne jemi me te vertete nje popull i çuditshem. Ka mbi 20 vjet qe kur flitet per universitetin publik, shume studente ankohen qe eshte nje vend korrupsioni, ku rregjistrimet, provimet, deri tezat e diplomat merren me leke ne dore, dhe instiktivisht solidarizohemi me studentet; kur flitet per nivelin e mesimdhenjes, studentet ankohen per mediokritetin e pedagogeve qe kane zene vendet e punes me miqesi ose rrushfete, dhe perseri jemi perkrah studenteve; tani qe studenti me i mire i fakultetit qellon me grusht profesorin, nuk arrime dot te mundohemi per te kuptuar çfare e ka shtyre deri ne nje xhest kaq te deshperuar? Nuk them ta justifikojme, sepse dhuna nuk ka justifikim, por do doja qe te lenim menjeane shpirtin hakmarres dhe ta shikonim kete xhest si nje manifestim te nje problemi me te pergjithshem, qe eshte kulturor, dhe prek direkt raportin ndermjet individit ka me institucioneve, qe shpesh jane shtypse. Ndoshta dhe universiteti sot eshte nje makine i tille, karshi se ciles, studentet ndihen te vegjel, te pafuqishem, te deshperuar. …ah si nuk kam nje grusht te forte, e malit qe s’bezan…

      1. mira says:

        z.Varfi eshte nje nga profesoret me te nderuar ne Fakultet. Titullin profesor nuk e ka marre ne kohen e rryshfeteve dhe palacolleqeve, e ka marre atehere kur shume pak persona denjonin te merrnin nje titull te tille. Nuk po komentoj studentin ne fjale, nuk e njoh, por gjesti eshte shume i shemtuar. Ka shume menyre per te kerkuar te drejten, nuk eshte kjo rruga e duhur.
        z.Varfi eshte profesor shume e respektuar dhe shresoj qe e drejta te vihet ne vend sa me shpejt.
        Mos perhapni kulturen e grushteve e te pergjakjeve…eshte turp i rende per vendin tone

  2. Frida says:

    Me vjen shume keq per kete profesor te nderuar e me reputacion te shkelqyer.Por tani njerezit frymezohen nga qeveria se po vrave del i fituar.

    1. Flav says:

      Shume e drejte…eshte njeri me reputacion te shkelqyer. Personalisht, kam qene e pranishme ne nje nga universitetet e huaja ku profesori ishte i ftuar…ka mbajtur nje leksion te mahnitshem. Na beri ne studenteve shqiptare te ndiheshim krenare qe prezantoheshim nga nje njeri i tille. Ka qene nje nje nga momentet me te bukura te jetes studentore jashte.
      Ishte profesori qe ka lene mbrese te vecante ne mendjen e studenteve qe ishin te pranishem. Patem vetem pak caste kohe te flisnim personalisht me te…rrezaton miresi.
      Me vjen tmerresisht keq, qe marr lajme te tilla. Ju pershndes nga larg i nderuar profesor dhe shpreh dhimbjen time ndaj nje fenomeni barbar.

  3. albana says:

    Sa shume frike kam kur degjoj lajme te tilla!
    Kam shume frike, ngase keto raste tregojne shkallen e ulet te qytetarise sone.
    Sulmin fizik ndaj profesorit te nderuar e ben nje ish-student, domethene nje njeri i arsimuar. Kthej koken prapa, ne te shkuaren tone jo shume te larget, dhe nuk gjej raste si ky.
    Kam frike se psikologjia e te fortit, karakteristike e njerezve te rruges, po pushton mbare shoqerine. Sigurisht, ne saj te shembullit personal te Sali Berishes.
    Zot na ruaj!

    1. Idem says:

      z.Varfi e kam njohur rastesisht, eshte njeri i JASHTEZAKONSHEM. Kam qene me fat qe e kam njohur. Te shpresojme qe ngjarje te tilla te marrin fund ne kete vend te mjere ku po jetojme.

  4. ylli i shamunaqes says:

    Pjelle e keqe. Tipike per Shqiperine e sotme, del nje zaberhan qe coc e di veten dhe kerkon ta vere boten nen kembe pa punuar a pa e vrare mendjen fare. E vetmja gjuhe qe njeh ky takem eshte grushti turinjve ose tua rrasesh me tulle krese. Ky pjella e keqe po te te kete ne dore te vret, po ta kesh ne dore ta merr ne goje ose te shet gocen e tezes per te te bere nder. Gjynaf se ka per te bere nja gjashte muaj xhiro neper gjykata e avokate e pastaj do dali me denim te zbutur e do fryhet prape. Ishalla bie ne dore te ndonje karderri tjeter qe tja perpunoje sumen

  5. Silva says:

    ..qenie te rruges qe uk meritojne as te afrohen ne nje institucion arsimor e jo me te mendohet qe kane studiuar dhe aspirojne te behen pedagog…. Ky eshte shembulli i pashembullt i shoqerise ne te cilen jetojme ne dhe gjallojne nje mori vemjesh, shembullin me te pashembullt te te cilave e ofrojne pushtetaret dhe politikanet e pasrkupullt te se sotmes te cilet me bemat e tyre frymezojne keto qenie te shformuara qe ne gen. E jam e sigurte dhe nuk pres qe drejtesia qe gjykoi dhe shfajesoi Ilir Meten te mund te merret me gjera te tilla qe duhen denuar qe ne fakt duhen bere shembull, qe njerez pa moral si ky ish studenti apo te tjere qe mund te kene nxitur qyqarin student te mos jene me kurre pjese e trupave pedagogjike e madje te mos’puthin’ me kurre ne ndonje instiucion arsimor. Do te jete turp ne qofte se Ministria e Arsimit nuk mban nje qendrim kunder dhunimit te insitucionit te saj. E ne se kjo gje ndodh do te thoja qe nuk ka me moral pasi shtet po duket qarte qe nuk ka. Mjere ne e mjere…Zot na ruaj

  6. Horri i bulevardit says:

    Studenti me synimin per tu bere pedagog, e shumta sot del, shkaku se ne xhepat e tij u gjend nje tesere partije e PD-se.
    Nje automjet udheton ne Tirane me nje targe te cuditshme, e dhene nga Fiks-Fare dhe per cudi, moria e policeve qe e shifnin, ja benin me dore, duke e pershendetur.
    Arma e re sot eshte thjesht nje cope kartoni, ku eshte e shenuar, me germa qe bin ne sy Partia Demokratike, cdo arrestim dhe bllokim automjeti, kjo karte qe ne gjuhen e partise quhet Tesere, perfaqeson cdo mjet identiteti, si leternjoftimin ashtu dhe patenten e qarkullimit.
    Per zotin Varfi, deshiroj sherim dhe pa pasoja ne kete dhunim.

    1. Toni says:

      Horri, une nuk e di kush te ka thene qe Algerti paska patur teser e Pd. Te ishe gazetar kronike do mendoja qe ke shkuar ne dere te rajonit te intervistosh policin e dezhurnit. Por kam frike se te kane genjyer, sepse Algerti jo vetem qe nuk ka asnje teser partie, por botkuptimi dhe idete e tije jane shume larg nga ideologjite qe udheheqin sot politiken shqiptare. Ketu behet fjale thjesht per nje xhest te deshperuar te nje studenti te shkelqyer ne mesime, qe pas 3 konkursesh ku arrin gjithmone i pari, sheh se si nje vend pune qe enderron i jepet nje tjetri. Provo te arrish i pari ne nje gare dhe t’ja japin kupen nje tjetri, jo nje here por tre here. Dhe kjo vetem se nuk i perket aristokracise qe drejton universitetin publik. Ti si do u ndjeje?

  7. Xha Temja says:

    Vend i cuditshem, te vrasin po tregove se je i ndershem. Kjo eshte e jashtezakonshme. Dhe media skllave as qe i bene jehone ketij akti te pashembullt…Perendi, sa thelle ka hyre e liga ne kete vend!

  8. analisti says:

    Ke te drejte moj Silva kur thua.. Zoti na ruajte.
    E njoh personalisht z.Varfi dhe do te thosha se rralle gjen kaliber te tille profesori qe ti pershtatet e ti mirekuptoje studentet si shok, si mik, si prind, si pedagog i shkelqyer dhe gjithmone ne forme e me humor qe e pershtat thuajse me temperamentin e sejcilit nga studentet e vet.
    Krahasoje me kete kandidatin sanguin qe qenka refuzuar… pedagogu i ardhshem.

  9. mingus says:

    dje po degjoja Nazarkon te shqip (e njoh personalisht) qe mundohej ti bente te qarte palacos Çani se kjo ehste periudha me e erret qe ka kaluar shqiperia ndonjehere jo vetem ne aspektin politik, por dhe kulturor e mediatik, por cani kishte mendjen te trumbtonte se mund te ishin vrare 400 njerez ate 21 janar. Ajo qe thoshte Nazarko, vertetohet nje dite me pas nga nje krijese qe sdi ta percaktoj çfare eshte. kam qene student ne ate shkolle dhe njerezit si Nonda Varfi (te cilin e kam mik familje) e Zoi Topi ishin nga te paktet qe meritonin me shume respekt sa u jepej nga studentet. por sa kohe do kete njerez si cani qe do ushqejne keta kanibale me mendimin se berisha vrau njerez qe te mos i ulej burreria, degradimi sdo kete fund

  10. R.Moisiu says:

    Jam komplet e shokuar e indinjuar per aktin barbar dhe brutal ndaj Prof. Nonda Varfit, ketij intelektuali te shquar qe rrezaton qytetari urtesi e mencuri,prind shembullor -i tille ka qene e te tille e kam njohur qe ne bangat e shkolles ku kemi qene bashkestudente dhe mike e ngushte me bashkeshorten e te nderuarit,Brutalitet i tyre eshte inspiruar nga koha e maskarenjeve qe po jetojme, qe kane degraduar shoqerine shqiptare deri ne gen. Mbeshtes komentuesen Silva per paskrupullitetin dhe degradimin e kesaj shoqerie duke filluar qe nga ata qe e mbajne veten te aresimuar dhe intelektuale.I uroj Prof Nonda Varfit sherim sa me te shpejte, mikes sime dhe familjes se tyre,sa me shpejt sherim njeriut tuaj i dashur, dhe ‘ndeshkim” sa me “shpejte” nga Gjykata e “KRIMIT PANDESHKIM” ne Shqiperi!
    Keta njeres duhet ta dine dhe qeveria e tyre nga e cila frymezohen se: Koha eshte e maskarenjeve por Shqiperia e shqiptareve te ndershem, sikunder eshte edhe Prof. Nonda Varfi!
    R.MOISIU
    HARFORD CT USA

  11. populli says:

    Te jete valle kaq i thjeshte problemi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Mos valle behet fjale per ndonje konkurence te radhes, e qe profesori i nderuar e meriton qe ta kete!!!!!!!!!!!, e per me teper agresorit i vihet pseudonimi ish student!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kesaj i thone ta hash sapunin per djathe o popull.
    I uroj profesorit gjithe te mirat dhe gjeste te tilla te shemtuara nuk behen dot gjemba per ti hyre ne kembe.

  12. mergim tari says:

    KUSH E PROVON QE DOREN JA KA THYER STUDENTI.

    TANI JEMI NE KOHE LUFTE DHE LENDIME DO TE KETE,
    POR ATO NUK U BENE TEK LOKALI NGA AI STUDENTI,
    POR DIKU LARG… KUSH E PA STUDENTIN, TI, TI, TI APO TI…..
    E SHIKONI PRA QE LENDIMI NUK ESHTE BERE TEK, LOKALI.

    KJO ESHTE NJE PJESE NGA “LULEKUQET MBI MURE”.
    SA FILMA TE BUKUR KANE QENE. SA AKTUAL JANE TANI.
    JANE AKTUALE SEPSE JETOJME KOHE FASHIZMI, TAMAM SI ATEHERE.
    E DHIMSHME…, MENDONI SE CFARE NDODHTE NESE NJE STUDENT
    PREKTE NJE PROFESOR TE NDERUAR NE KOHEN E ENVERIT.
    E VARTE PER BYTHE TEK QYTETI STUDENTI…. JA SHINTE MOTREN…
    SIC THONE KUKSIANET…

  13. shezo says:

    Ruajna Zot nga keta lloj pretendentesh per pedagog, qe dhunojne mizorisht njerez si Nonda Varfi ! Ky eshte “brezi i ri” i Partise, njerezit e rinj qe po edukohen dhe qe duan te edukojne te tjeret. Te shkuara Nonda, besojme se drejtesia do te beje punen e vet, ndryshe na morri lumi me keq se na ka marre.

  14. Ardi says:

    Mund te duket pak klishe, po nje vit pasi e mbylli fushaten me slogan “Te gjithe fajin e ka Saliu” me duket se opozites po i del llafi, ndersa qeverise po i del gjithcka jashte kon trollit, qe nga vrasesit ordinere, ku ben pjese edhe i pari i qeverise, e deri tek rendi publik, ku nuk ministri me mustaqe largohet ne drejtim te paditur pas cdo krimi.

  15. xhevit says:

    ketu po vriten njerze e s po denohen si do denohet ky per nje grushte

    1. I Indinjuari says:

      Ky eshte nje nga dhunimet me te renda qe i behet institucionit te arsmimit te larte, e ne veçanti profesorit te nderuar Nonda Varfi. Dhunimi fizik eshte gjesti me i ulet dhe i patolerueshem kundrejt personave qe kane kontribut te pashembullt ne mesimdhenie prej me shume 20 vitesh, si ne rastin e Z.Varfi. Njeri qe ka krijuar personalitetin dhe ka ruajtur dinjitetin e tij me pune dhe ndershmeri. TURP!

  16. tourkofagos says:

    ne nje vend arab si Albanistani,jane teper normale ngjarje te tilla….

  17. IRma says:

    Ai student eshte nje nga me te miret qe e ka merituar ate vend, por profesoret sic e dime shume mire, marrin rryshfete nga te tjeret dhe vendosur disa te paafte!

    Mire ja ka bere, duhet te ndodhin disa tragjedira ne mjekesin dhe arsimin shqiptar qe mjeket kasapa dhe petagoget e korruptuar te vene mend!

    1. franci says:

      IRma — 25 Janar, 2012 në 12:35 pm

      Ai student eshte nje nga me te miret qe e ka merituar ate vend, por profesoret sic e dime shume mire, marrin rryshfete nga te tjeret dhe vendosur disa te paafte!

      Mire ja ka bere, duhet te ndodhin disa tragjedira ne mjekesin dhe arsimin shqiptar qe mjeket kasapa dhe petagoget e korruptuar te vene mend!

      O Irma, sa e trashe qe je moj femer… Mire ja paska bere ? qe te shkosh ti biesh nje profesori ? A e ke iden se per ke profesor behet fjale ? informohu njehere dhe pastaj shkruaj. Injorante

      1. IRma says:

        Po ti Franci i zgjuar dhe i holle, a e di per ke student behet fjale??!!

        E di shume mire, per ke profesor behet fjale dhe nuk me vjen keq fare! Me vjen shume me keq per ato student te afte qe lihen menjane sepse leku hedh ujin perpjete!

        1. Ledio says:

          Injoranca e postueses Irma eshte mallengjyese. Po mire moj zonje, mbshtetja juaj ndaj ketyre “studenteve shembullor” sikunder na pretendoke ti me indinjaten tende, nuk mund te justifikoje kurrsesi dhunen fizike kundrejt dikujt qe per nga vitet eshte babai i tij, dhe per per nga titujt, eshte profesor i nderuar dhe kontribon ne te ardhmen e brezave te rinj.
          Mendohu mire njehere para se te besh ekspozime mendimesh te ketilla. Ti perligj krimin, i jep te drejte dhunes. Nje studente kaq i shkelqyer sa mendoke ti, duhet te matet kur te flase me persona te tille, e jo me te ve dore. Ku e gjen kete te drejte?
          Ca jane keto perkrahje qe beni, po perdhosni te paktat figurate merituara qe ka akoma sot Fakulteti i Gjuheve te Huaja.

  18. Tomka says:

    Mua me habit kjo etje kolektive per burg. Nese Algerti qendron ne burg 1 jave, 1 muaj, 1 vit, 10 vjet, mos ndoshta kjo do e bei universitetin publik me te mire, me transparent?
    Eshte e lehte te indinjohesh per profesorin dhe te ulerasesh urrejtje kunder studentit qe e qelloi me grusht, por mua me pelqen te diskutoj nga pozicione te veshtira, sepse vetem keshtu mund te shof gjerat me nje sy ndryshe nga ajo e turmes. Atehere me pelqen te vihem ne vend te Algertit, nje student me tre diploma, qe ka lindur dhe eshte rritur tek Gjuhet e huaja, e ka kaluar tridhjet vjet duke studiuar shqip, anglisht, frengjisht, italisht, latinish, gjermanisht. Pra, nese arrij te bej nje xhest qe do me shkatarroi karrieren per gjithe jeten, diçka me ka shtyre. Apo jo? Diçka qe ndoshta denoncon problemet e marrdhenieve te veshtira midis nje klase profesoresh qe i percjellin stafeten e mesimdhenies nje rrethi te caktuar, dhe studenteve qe mbeten spektator te nje shfaqe, rrolet e se siles jane caktuar jo ne baze meritash, por sipas origjines apo miqesive. Ky xhest duhet te na bej te meditojme e te gjejme rruge ligjore per te ndryshuar sistemin e baronive ne universitetin publik, ku tashme eshte krijuar nje kaste qe shtyn dhe studentin me te mire te bej xheste ekstreme.

  19. Silva says:

    …me ardhka vertet keq IRma per komentin tend ..dhe ne fakt nuk ja vlen te kete pergjigje. Por desha te them se ai profesori i nderuar nuk ‘ra ne kurthin’ e korrupsionit dhe te krimit te gatuar dhe ‘servirur’nga ai studenti (sipas teje nga me te miret) por qe me veprimin e tij tregon qe nuk paska qene aspak i tille, dhe me shume me vjen keq qe nje femer mund te mbaje kete qendrim ndaj dhunes..Dhuna pjell dhune dhe ne kete shoqerine tone gjeja qe duhet me pak ose aspak eshte dhuna…Mjaft dhune mbillet e po lulezon ne keto 20 vitet e fundit dhe mjaftushem kemi provuar ne kete Shqiperine e cudirave te papara e degjuara ndonjehere edhe me pare…. Mjere kush mbeshtet dhe shikon ose inspiron dhunen si zgjidhje, e cfardolloji qofte kjo. Njerez si ty irma nuk bejne vecse keq ne kete vend, duke inspiruar kete lloj qendrimi…Zoti te ndihte…

  20. Ledio says:

    I nderuar postues Tomka,

    Se pari, meso te shkruash gjuhen shqipen, pasi fjala gjest nuk shnderrohet ne toskerishten tende te kulluar “xhest”.
    E dyta, ç’eshte ky qendrim medioker qe mban ti kundrejt ketij “studenti”, qe une me shume do ta quaja “dhunuesi”, i cili nen indinjaten e tij barbare na kthehet ne trim duke dhunuar dinjitetin fizik te nje personi, qe mban titullin Profesor dhe qe ka kontribut ne Fakultet qa vite, sa ky dhunues ka vite jete.
    Zoterise tende do i pelqente qe dikush nen rrembim e siper t’i thyente krahun se mendon qe ka te drejte, apo se e drejta e tij eshte dhunuar.
    Po ja ca si puna juaj i bejne akoma hije tokes, e perkrahin veprime te tilla vandalizmi. Lume ne thuaj ne c’llum vervitemi…

  21. Silva says:

    Tomka, une nuk po shikoj askund etje kolektive per burg….Edhte thjeesh qendrimi ndaj nje akti te shemtuar te shkaktuar nga nje aspirant per pedagog. Edhe mua do em pelqente te vihesha ne vendin e atij studentit, por kurre nuk do besoja qe karrierra ime do te progrsonte duke kryer nje veper kriminale.. te plagosesh eshte krim..Nuk mendojo qe ja ka vlejtur investimi qe ka bere per te mesuar gjuhet qe permend ti pasi gjuhet jane nje stoli apo dritare qe te hapin me shume horizonte, te j apin kulture..Veprimi qe ai ka bere apo skenari qe paska menduar e pergatitur tregon qe nuk ka aftesite e mjaftueshme ose brumin e duhur per ta merituar emrin pedagog dhe as mencurine qe te menaxhoje dhe orjentoje ndryshe karrieren e tij..Eshte si puna e asaj gelltit diku nje luge corbe te prishur dhe vjell tere jeten…Studentet vertet me te mire kane mundesira shume here me te medha se sa te shikojne ‘pedagogllekun’ne universitetin publik si vendin me te mire per karriere…..

  22. IRma says:

    ..eshte shume e lehte te flisni ne pozicionin tuaj, ju mund ta keni mik profesorin, mund edhe te keni te beni me te, por llogjikishte, duke e ditur qe ai student eshte nje student shembullor per vite e vite me rradh! I dipllomuar me nota te shkelqyera dhe ai thjeshte nje petagog, atehere nga ekperienca ne arsimin e larte me ben te mendoj qe atij profesori i vjen ere!

    Po Zoti me ndihte qe ju jeni dele,! Edhe Sala eshte kryeminister dhe po jua fut sa krahu! Te mbajme respekte se eshte me pozicion te larte shteti thoni ju! Mos me hapni barkun! Ai mund te jete papa vete, nuk e lahet m*** me sh***!!

    ..Ju fansat e profesorit, jeni duke u kapur me mua vullgarishte! Me sa duket profesori i meriton fansat si ju! Kualitete qe tregojne njera tjetrin

    1. Silva says:

      ..Padyshim qe profesori meriton shume me teper fansa si une apo si shumica e komentuesve me qendrimin dhe cilesite njerezore te cilat me sa duket te mungojne ty. Ne kete liste (forum) komentesh vetem ti moj iRma apo ndonje “Tomka i vogel“ po mundoheni te shfajesoni nje ish student “shemmbullor te pashembullt“..Vetem i tille nuk mund te jete dikush kur guxon e perdor dhune kundrjet nje profesori me emer e te nderuar prej shume e shume brezash studentesh shembullore….
      Delet jane kafshe te perendise dhe do beje mire ti lesh ne punen e tyre…Ca tu bejme djaj-ve si puna e pushtetareve qe permend dhe gjuhes qe ti perdor njesoj sikur te ishe djalli vete.. Me vjen vertet keq edhe nje here qe nje femer vazhdon te flasi me kete gjuhe..Me sa duket duhet te jesh ndonje e zhgenjyer edhe ti, e ne se eshte keshtu me vjen keq per ty…..

  23. Robert says:

    Sherim te shpejte Z.Varfi. Meritoni gjithe mbeshtetjen time personale. Kam konsiderate te larte per kete person, ne rradhe te pare si prind, pasi nje nga femijet e mi ka qene ish-student i profesorit ne fjale, dhe, se dyti, si lexues i rregullt i perkthimeve tuaja te mrekullueshme.
    Shresojme qe nje dite drejtesia do gjej rrugen e saj ne perkrahje te njerezve si ju.
    Me respekt, Robert

  24. Ledio says:

    Qetesojeni pak kete te ashtuquajturen IRma ketu. Nese kjo faqe ka ndonje moderator do ju lutesha miqesisht te mos lejoni publikime kaq banale per nje ngjarje kaq shqetesuese per shoqerine shqiptare.
    E si mundet kjo te vleresoje qe ky “studenti” qenkerka kaq i shkolluar e kaq shebullor, kur kjo nuk ka edukate e edukimin e duhur per vete.
    Evitojini keto prononcime kaq banale, ose gjeni ndonje website tjeter ku te shprehni mendimet tuaja pro-saliut.
    Me falni por ç’jane “fansat” mi, ku jemi ketu ne ndonje konkurs kengesh.
    Mesa konstatoj, dy persona qe ne postimet e tyre kane mbeshtetur kete te ashtuquajturin “student” kane probleme te theksuara ne menyren e te shkruarit e jo me te intelektit.
    “petagog” thote kjo, pse s’thua peta me mire.
    Meqe ra fjala, une kjam nje nga ish-studentet e profesorit ne fjale, dhe jo “fans”, me falni por shprehja e fundit dhunon intelektin tim. Dhe nese ka ndonje person per te cilin ruaj ende respekt nga ai Fakultet, eshte ky zoteri.
    Delet, viçat, kecat ruajini per njerez te tjere.

    1. IRma says:

      Ledio vazhdon akoma te me ofendosh mua “Irmen” nuk te mjafton te japesh mendim per temen! Ti mendon se kjo eshte replika e duhur qe te ben ty fitimtar ose me sakte “Intelektual”??!! Faktikisht per njerezit me nivel debatik si ty, kjo “replike” eshte ajo e duhura por jo per mua (habitem si fjala “Fans” ka dhunuar intelektin tend dhe menyra e te folurit qe perdor ti nuk ta ka turperuar ate !!

      Ndjekesit e profesorit tuaj, po e nderoni me kete te folur, a eshte kjo c’ka deshmija qe ai ju ka thene keto vite???!!

      1. blerta says:

        Irma me sa e njof une profesorin ai di te vleresoj shume drejt studentet. Gjithashtu me sa di une ky studenti eshte vleresuar me noten maksimale, qe do te thote ky profesor nuk ka ndonje keqdashje ndaj studentit. Kjo gje vertetohet lehte duke pare regjistrin e notave. Tjetra…profesori as qe ka qene fare ne komision…..po ta theksoj qe eshte i vetmi profesor qe na jep leksion me teknologjite e reja dhe jep mesim ne universitet e bote, perkthyes ekselen.

        Nuk e di a e njef???? Po ta them sepse e njof shume mire.

        Para se te flasesh interesohu mire pastaj gjyko e komento. Shko interesohu si jep mesim. Te rekomandoj te asistosh ne nje ore mesimi qe jep profesori per te kuptuar si duhet bere mesimi ne Shqiperi.

        Cuditerisht sot u dhunua dhe nje pedagog tjeter dhe kjo na qenka filozofia jote moj Irma?

  25. Tomorr says:

    Eshte nje gjest fatal e i pafalshem. Profesor i nderuar e i respektuar me vjen thellesisht keq tek degjoj nje ngjarje e tille ju ka ndodhur juve. Per fat te keq, jetojme ne nje bote parazitesh e shemtirash njerezore. E vetmja fjale qe me del: “FALI O ZOT, se nuk dine se c’bejne”.
    Rikuperim te shpejte i nderuar.

  26. Dajena says:

    Profesor i nderuar shpreh keqardhjen time te thelle kundrejt ketij veprimi te shemtuar e brutal. Ne pamundesi per t’jua shprehur personalisht mbeshtetje time personale dhe te shume intelektualeve te tjere qe ju njohin dhe qe kane respekt maksimal ndaj jush, Ju uroj sherim te shpejte e harrim te kesaj ngjarje te peshtire.

    Me respekt, Dajena

  27. Kujtim says:

    I nderuar Z. Varfi, nuk ju njoh personalisht, por ju njoh shume mire permes veprave tuaja ekselente. Shpresoj qe kjo ngjarje te mos jete shkas per te nderprere dhuntine tuaj te pashembullt per te na dhuruar perkthime te tjera te mrekullueshme ne, lexuesve besnike.
    Te gjithe opinionet qe kam mundur te mbledh ne keto dy dite, me kane konfirmuar ate cka kisha imagjinuar per zoterine tuaj: Njeri dinjitoz e i pashembullt.

    Miku juaj ne libra, perkrahes fanatik i njerezve te mencur.
    Qendro stoik Z.Varfi, keto jane vecse ca cikerrima neper rruge. Kutjimi i saj do shuhet shume shpejt

  28. greta T says:

    Pervecse jam e shokuar thellesisht nga ngjarja e djeshme e ndodhur ndaj Z.Varfi. Gjej ketu rastin te shpreh per personat qe nuk kane patur rastin ta njohin personalisht dhe i nxitohen ne gjykimet e tyre te pabazuara, se ne kohen kur Z.Varfi ishte dekan i Fakultetin te Gjuheve te Huaja, u moren perreth 30 pedagoge te rinj dhe u promovuan ne menyre te vazhdueshme.
    Z.Varfi jo vetem qe eshte perkrahes e dashamires i brezave te rinj, por dhe ka ndikuar ndjeshem ne rrugen profesionale. Ishte nje nga Fakultetet e para, ku u promovuan te rinjte, studente te shkelqyer qe sa dilnin nga bankat e Fakultetin dhe enderronin per nje te ardhme me te mire. Z.Varfi, qe dje, dikush pati guximin te tregonte dhunen e tij mbi te, jo vetem qe nuk thyen endrrat e te rinjve, por i ndihmon qe ato te behen realitet.
    Sot keni dehsmitare te gjithe ata te rinj, qe paten mundesine nen nxitjen personale te Z.Varfi, te behen dikush e te permiresojne te ardhmen e tyre.
    Z. Varfi, sherim te mbare. Kjo ndodhi u be nje shkas me teper per te shprehur mirenjohjen e thelle ndaj ndihmes tuaj kundrejt te rinjve, qe sot jane pedagoge ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja.

  29. ademi says:

    Prof.Nonda njeri i shkelqyer, intelektual i vertete, njeri i vecante.
    Sot, studentet duhet te jene te nderuar qe kane ne auditorin e tyre kete njeri te shkelqyer.
    Si ish-studenti juaj, kam konsiderate te vecante qe e ndaj me shume ish-studente te tjere jo vetem te brezit tim, por dhe shume breza te tjere.
    I bashkohem shumices se pesonave qe paten rastin te shkruanin para meje,te cilet kane shprehur mbeshtetjen ndaj jush.
    Kam pasur nderin te degjoj leksionet tuaja, kam pasur nderin te njoh nje njeri te paharrueshem.
    Ju uroj vetem gezime ne vazhdimesi.

  30. gezimi says:

    Eh I dashur Nonda, per fat te keq profesoret ja dhurojne jeten letrave e dijeve, keta zengjijte e rinj na kane dhunti boksin e dhunen.
    Bote e marre thuaj…bote e cartur.
    Mbeshtetje te plote nga ana ime juve dhe familjes tuaj.

  31. naime mema says:

    Sherim te shpejte prof.Varfi. si prind i nje nga studentet tuaj, kam degjuar vetem fjale te mrekulleshme per ju.

  32. A.Dema says:

    Sherim te shpejt profesor. shpresojme te riktheheni se shpejti ne auditor.

  33. maria says:

    Pu pu c’na lexojne syte e c’na degjone veshet.,turp i tere e ka perpire kete vend. Dore e lige, dore barabare kunder njerezve te mire e te respektuar. eshte poshtersi kjo, qe nuk ndodh askund pervecse ne vendin tone te barbarive.

  34. lo_lai says:

    e vertete eshte turp, ne kete shtet nuk ka me siguri…s’ka me asgje. tani dhe kjo na kishte mbetur te vihet dore mbi profesoret. shtaze pylli thuaj, ku rriten keta njrez, c’edukate marrin. me krim do i fitojne gjerat keta njerez, dhuno tjetrin ne mes te dites. kohe e absurditeteve shqiptare.

  35. rebus says:

    studente ne Fakultetin e Gj.Huaja mund te them qe profesor Nonden kane respekt dhe ata qe nuk bejne mesim me te. Eshte person shume i komunikueshem dhe kur ka qene ne pozicione te larte dhe ben c’eshte e mundur te te ndihmoje.

  36. Aleksander says:

    T’u rrite ndera o profesor i nderuar! prind shembullor, nje me cilesi te rralla. Eshte mekat te dhunon kete njeri,eshte ndyresi i frymezuar nga njerez keqdashes e bukeshkale.

  37. progri says:

    vallahi t’i kishte ndodhur ndonje incident rektorit Kule nuk do habitesha, atij pinxhos e fytyre ligut. Por sot thuaj kemi arritur te ajo shprehja: “S’kane ci bejne gomarit dhe i bien samarit”. c’keni o te terbuar qe veni te njerezit e drejte…ka plot maskarenj qe jane te nderuar te hane grushtin tuaj.

  38. elvi-isi says:

    Ngjarje e dhembshme kur e mendon,nuk eshte cudi qe personat mbeshtesin kete profesor. Njoh njerez qe e njohin nga afer dhe flasin vetem mire per te. Po shtoj dhe une nje shprehje nga goja e popullit ” pemet me kokrra goditen”. mesoni te keni respekt per njerezit me vlera ne vend qe te perdorni grushtat.

  39. Tomka says:

    Do i lutesha adhuruesve te profesorit te bejne nje mundim te vogel e ti qendrojne temes: evitoni ofendime personale mbi Irmen e mbi mua sepse edhe dhuna verbale dhe dhuna fizike i perkasin te njejtes kategorie, ashtu si dhuna qe ushtrojne ato qe kane pushtetin ne dore (edhe ne raportin profesor-student) dhe e perdorin kete pushtet ne menyre arbitrore (si psh pengesa e nje karriere akademike atij qe e meriton). Nese ju bashkejetoni pa problem nen kete raport dhune ne jeten tuaj studentore, jeni te lire ta beni, por pranoni dhe vizionin ton kritik ndaj autoritetit arbitrar te disa profesoreve. Siç eshte rasti i Nondes dhe i Klodetes. Shpresa eshte qe keto tryeza virtuale te sherbejne per te diskutuar e qartesuar idete, e jo per te ofenduar njerit-tjetrin.
    Per te shtuar nje argoment te ri mbi kete diskutim, dua t’ju sjell deshmine e nje personi te publikuar ne nje forum tjeter,(shqiptarja.com).
    E firmosur, Berzhidasi:
    Natyrisht qe akti eshte shume i rende dhe i denueshem. Shume i rende. Nga ana tjetre edhe pak kohe me pare nje grua e moshuar dhe aspak anormale tentoi te rrihte Dekanen ne zyren e saj. Kete e di gjithe Fakulteti. Pyetja qe rrjedh logjikshem eshte se perse keta njerez guxuan te kryejne nje veprim te tille dhe pikerisht ndaj ketyre personave dhe jo te tjereve? Mos jane anormale apo jane rrugace? A ju ka ndodhur te degjoni dike qe e rrahin kot? Pse keta persona tentuan ti japin para Nondes dhe jo ndonje petagogu tjeter. Per me teper si ka mundesi qe ky veprim te kryhet nga nje ish student i cili ka mbaruar studimet shkelqyeshem, me medalje dhe gezon integritet ne shoqerine e tij. Sic duket gjerat jane me te thella dhe po te hetohen do te dalin ne shesh shume zullume pasi Nonda nuk hyn ne ate radhe intelektualesh per te cilin flet me shume respekt komenti. Kohet sic duket e kane ndryshuar. Hajde e pyesni ne Berzhide ku ai ha e pi qyl prej kohesh se bashku me Dekanen, aty prane viles se re qe po nderton Dekania. Mos harroni, Nonda eshte shkarkuar per parregullsi ne pune nga posti i Zv.Rektorit dhe akuzohet ne gjykate nga familjaret e te ndjerit dhe te madhit Prof.Vedat Kokona se ka i kopjuar dhe pervetesuar fjalorin e gjuhes frenge. Hajde dhe pyesni ne Fakultet ku Nonda se bashku me Dekanen jane te mirenjohur per shume veprime arbitrare e te kundraligjshme por edhe per presionin qe ju bejne petagogeve qe duan te promovohen duke u kerkuar favore apo qe te botojne monografi ne shtepine botuese ne pronesi te tyre me cmim disa here me te larte se tregu. Mjafton te shikoni kush eshte promovuar ne kete fakultet deri para disa kohesh dhe sa prej tyre kane monografi te botuara te Nonda. Shikoni sa nga titujt akademike te dhene i plotesojne kushtet Nonda dhe sa ato te VKM. Cdo gje mund te hetohet fare kollaj. Jo shume kohe me pare Nonda, Dekania dhe ish kryetari i keshillit te profesoreve Ilia Lengu u perfshine ne nje veprim skadaloz ndaj nje koleges se tyre qe nuk pranoi tu nenshtrohej. U desh nderhyrja e senatit dhe Rektoratit qe drejtesia te vendosej. Keto bema i dine te gjithe ne Fakultet e sic duket i kane ditur edhe personat e akuzuar te cilet ne nje moment disekuilibri perpara padrejtesise dhe arrogances kane rene viktime vetpermbajtjes dhe deshperimit duke kryer nje akt te paprecedent per nje shoqeri civile.

    1. blerta says:

      Tomke,

      Sa i/e frustruar qenke. Duket qe mirresh me thashetheme. Me dukesh si detektiv. Ngado e paske gjurmuar profesorin. Ik bej ndonje pune per se mbari se nga keto i/e humbur do dalesh.

    2. ledia says:

      Turp, c’vjellje e shpifje gatuajne njerezit vetem per hedhur balte mbi njerez te nderuar. Z.Varfi nuk i afrohet ketyre pershkrimeve, eshte person me vlera, qe ngjjall zilira per ca njerez te rendomte.

  40. Remzi says:

    Me ben pershtypje te them te drejten shkrimi i pashqiptueshem e i pakuptueshem i tomkes, apo kujdo qofte qe fshihet pas ketij emri.
    Mos permbajtja ka qene kaq e madhe, sa nuk besoj se ka marre dhe fryme ndersa shkruante rreshtat e mesiperm.
    Pa u dashur te replikoj, se nuk ja vlen. Akuzat jane fare te pabaza e te ushqyera nga goje te liga.
    Sa per te qartesuar ata qe dine ende te lexojne:
    Z.Nonda Varfi dhe jo Nonda si shprehen disa te paedukate ketu, nuk eshte shkarkuar nga detyra e Zv.Rektorit, por perkundrazi ka paraqitur doreheqjen personalisht per t’u larguar nga detyra, nese jeni te interesuar shkoni ne rektorat dhe e keni te depozituar kerkesen e te akrivuar madje.
    Z. Nonda Varfi eshte nje nga perkthyesit me te denje qe ka sot Shqiperia, dhe nje nga intelektualet me prodhimtare ne fushen e letersise dhe gjuhesise. Shtysat e njerezve te ulet e shpirtlige, kane inskenuar nje gjyq fantazme, qe edhe Kafka do e kishte zili.
    Jam pjese e ekipit akademik, dhe jam ne dijeni te plote te atyre c’ka them e pohoj ketu.
    Mos na i ktheni letyrat e shoqerise ne viktima te lirise e deshperimit.
    Shume shpejt do vijeni para se vertetes, qe te gjitha keto gjasa te peshtira jane pjese e njerezve te lige, qe fshihen prapa tyre.
    Me vjen keq per ca njerez injorante e te devijuar qe shkruajne…mundohen te mbrohen duke servirur ku ha e pi tjetri. Pirja e ngrenia eshte kenaqsi personale, nuk i jepet llogari kujt.
    E mere Shqiperi c’horra mban ne gjirin tend.

  41. maliti says:

    Une kam pasur nderin te punoj me Profesorin e nderuar ne Rektorat, ne kohen e tij kur ushtronte detyren si zv.Rektor, me vjen shume keq per shpifjet e mesiperme, asgje nuk eshte e vertete.
    Nje gje vetem nuk e kam te qarte: personat qe jane ne mbeshtetje te zoretesise nuk hedhin balte, e japin komentet e tyre qytetare e denoncojne nje veprim qe eshte teper i ulet e denueshem, ndersa keta perkrahesit e indinjuar, flaken ne gjuhen e shpifjeve e denoncimeve.

  42. Neba says:

    Nje njeri i mencur dikur ka me ka thene ” Ata qe ulerasin me shume per t’u mbrojtur, nuk do te thote qe kane te drejte”.
    Z.Varfi sherim te shpejte.

  43. Mikkel says:

    Ky eshte SKANDAL, e skruajta me qellim keshtu. Akoma dhe me skandal eshte mbrojtja qe i behet njeriut te shumediplomuar me medalje…zot o zot thuaj.
    Une per fat te keq se njof personalisht z.Nonda, kisha degjuar shpesh, miq te mi kane qene studente te tij. Te them te drejten tani mu rrit dhe me shume respekti per te.

  44. mima says:

    haha pse kam pershtypjen se e njoh kete “zonjen” Tomka ketu. Jo per gje s’dua te zgjatem shume,vetem se nese kjo do e zbulonte identitetin e saj do e shihte c’reputacion gezon nder njerezit qe e njohin mire e kane punuar me te.

  45. E.liko says:

    z.Nonda Varfi, njerezit qe kane pasur rastin t’ju njohin, jane perkrahes e dashamires ndaj jush.
    per koincidence sot me ra rasti te lexoj nje fraze, qe mendoj qe i pershtatet situates suaj ” Njerezit e denje jane si ullinjte…kur i shtype, nxjerrin me te miren e tyre”

  46. Astrit says:

    Tomkeeeee c’thua, kur merreshin titujt akademike ne kohen kur i ka marre Z.Varfi, VKM e sotme as per nga forma nuk i ngjasojne.
    Rri me te keqen, e mos flit palacolleqe.
    Sot po behen te gjithe doktore…vend me 4 milione, 4 milione doktorante, ca me privat, e te gjithe me shtet.

  47. Kristo says:

    Shqiperi c’te pane syte, si ty nuk ka te dyte,
    Halabaket bejne trimeri, shpallin etje per drejtesi
    Intelektualet po perdhosen, huliganet lajkatosen,
    Mjere ne , e mjere ti
    Kur do gjejme pak qetesi!

  48. Kore says:

    Kam respekt te vecante per profesorin Nonda,jam student i tij dhe deshmitar i rregullt i leksioneve cilesore qe organizon ne fakultet. Eshte kenaqesi ta degjosh ndersa shpjegon.
    Meqenese i hodha nje sy gjithe shkrimeve te mesiperme, me vjen per te qeshur me nje koment qe eshte bere: ky studenti valle te kete lindur ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja, se di qe ne kete Fakultet paska maternitet.
    Pastaj po shtoj, gjithe keto gjuhe qe na paska mesuar ky, nuk i mjaftuan te shprehte rrebelimin, po ju desh gjuha e trupit, atehere kot eshte lodhur t’i mesoj, kur nuk di t’i perdore.

  49. shabani says:

    Ore cme ka mbetur fiksim nga ai fakultet, si nuk godet njeri ate legenin tupe ore. c’kerme njeri qe eshte, lamash fare. prof Nonda eshte shpirt njeriu ore burre flori

  50. dren says:

    Profesor Nonda njeri fisnik dhe shpirtgjere. Uroj qe raste te tilla mos te perseriten ndaj personave te tille, qe meritojne respekt te plote.

  51. gjoka says:

    PASHE ZOTIN,PROFESORIN ME TE NDERUEM NE GJUHET E HUAJA…KAM RESPEKT TE VECANTE TASH E SA VJET PER KETE BURRE QE M’KA NDIHMUE PA KURRFARE RRYSHFETI, PA M’NJOFT FARE.

  52. Cani says:

    Z.Varfi burre shume i nderuar e i respektuar. Sherim te shpejte e t’i fshihet kujtimi i hidhur i nje ngjarje poshteruese.

  53. Kujtim says:

    Profesor Nonda eshte person me zemer te arte e bujar. nuk ben kompromis me halabake. jemi ktheyr ne shoqeri antivlerash.

  54. Beberaj says:

    Na mbyten perbindeshat, kelyshe te pjellave te deshtuara. Maskarenjte, ndyresirat. Ky popull ka mare fund, si mund te dhunohen figura te nderuara barbarisht…Barbare

  55. essa says:

    uuuu qekur Algerti na qenka kaq studente shembullor, mos po enderroj valle???? po une e kam patur ne klase kete specie dhe talleshim te gjithe se nuk dinte mire shqip jo me frengjisht. gjithe provimet i ka marre me leke, tani na doli perandori i ndershmerise. Kesaj i thone ha sapunin per djathe.

  56. Sherifi says:

    Ci thote mendja ca njerezve thuaj. Ne trishtim e siper na paska marre zjarr e eshte bere aq trim sa i ka dhene duarve. c’flisni milet, sipas jush hajde t’i fusin grushta njeri tjetrit ne meqe qenkemi ne buze te trishtimit. 90% e shoqerise tone eshte e zhgenjyer, sipas kesaj i bie futja me grushte kujt te mundesh se lirohesh. Se di pse mendoj qe ky vici dhe ai vici tjeter qe ishte 50 vjec jane shtyre nga ndonje tjeter, mish per top thuaj. Hengshin koken e tyre

  57. Oriona says:

    I vetmi problem i z.Nonda Varfi eshte qe eshte me i ndershem se c’duhet ne keto kohera bajraktaresh e kusaresh. Ndershmeria shperblehet me dhune ne keto kohe. Sherim te shpejte. Ju uroj gjithe te mirat

  58. bejko says:

    Personalisht kam njohur shume Varfi ne jeten time shoqerore e profesionale, kam mbresa te vecanta. Varfi per mua eshte sinonim i fisnikerise, e Nonda nuk ben perjashtim, eshte mbartes i nje mbiemri fisnik, qe e ka deshmuar me veprat e tij: perkthyes i pakrahasueshem i letersise franceze e boterore dhe gjuhetar i rafinuar. Per fat te keq shume pak dine te vleresojne cilesi te ketilla sot, e shume te tjere e lakmojne.

  59. Tomka says:

    Ja qe me ne fund drejtesia e tha fjalen e saj. Gjykata analizoi provat mbi implikimin e Algertit ne kete ngjarje te mjegullt, dhe vendimi u dha: Algerti eshte i lire. Sigurisht qe shume nga personat qe kane akuzuar Algertin ne kete tryeze jane shtyre nga “well-meaning”. Shpresojme qe keta persona te rrespektojne edhe gjykatesit ne te njejten mase ne te cilen rrespektojne profesoret.
    Te tjere persona sigurisht kane akuzuar Algertin “in mala fede”, ndoshta per servilizem ndaj pushtetit te cilit i jane gjunjezuar, ndoshta per te tjera meri personale. Edhe protesta e sotme ne fakultet, ku zv-Dekania foli ne emer te studenteve pa pasur asnje mandat perfaqesimi, ishte nje “mise-en-scène” surreale, dehje kolektive servilizmi. Sidoqofte, policia ka evidentuar qe Nonda dhe personi qe e ka goditur njiheshin mire, dhe kjo e shton akoma me teper misterin. Le te presim atehere proçesin dhe te shohim perse Nonda i ka dhene policise emrin e Algertit si agresor, kur ai e njeh shume mire agresorin vete. Plus qe mesohet sot qe Algerti nuk ka qene fare ne vendin e ngjarjes.
    Edhe nje gje tjeter. J’u luta biseduesve te kesaj tryeze qe te diskutonin, dhe jo te ofendonin. Por komenti i te vetequajtures Esse, qe paska pasur Algertin ne klase, ofendon inteligjencen time. Shume bisedues te ketij forummi po i bejne profesoret e sotem idhuj te ndershmerise, ndersa ti Esse thua qe Algerti i paska marre te gjithe provimet me leke. Jo nje provim, por te gjithe. Pra dhe provimin me Nonden. Po meqe e ke pasur ne klase, kujt ja jepte leket? Klodetes? Nondes? Apo personit qe kete here Nonden e rrahu? Sipas opinionit qe kam une mbi arsimin e sotem, Algerti edhe mund te kete paguar profesoret, por eksperienca me ka mesuar qe kush paguan e ben per nje note kaluese, jo per dhjete, dhe mos harro qe Algerti i ka te gjitha notat shkelqyeshem. Sidoqofte, do doja te shikoja deftesen tende, ate te Blertes, te Gretes, madje dhe ate te Klodetes, e ti krahasoja me ate te Algertit. E keni aq guxim?

  60. tora says:

    Sa entuziaste jane ca njerez ne te shkruar…pervecse te ben per te qeshur nuk shton agje me teper. Ne c’burim i merr lajmet ti dhe Algerti jot. Kamerat e rregjistruara tregojne qe jo vetem z.Varfi nuk i njihte agresoret barbare po as qe i ka shkuar ne mendje te merret me ta, dhe injoranti algert ka qene i pranishem, ka prova te qarta.
    Informohu edhe per gjera te tjera para se te marresh gaz e te na shkruash ne shume gjuhe per te treguar kompetenca siperfaqesore.
    Fakti qe shkruan gjysmen e gjerave ne gjuhe tjeter nuk te ben poliglote hahah sa te trashe jane ca njerez.

  61. elvana says:

    algerti dhe shoket e tij jane per t’u vare ne mes te qytetit, ketu na dalin avokatet e djallit dhe na luftojne me ze te larte. Mos u mundo kot Tomka se sikunder e sheh dhe vete nuk po nxjerr gje ne drite vecse po trishton veten tende. Persona qe kane vite e njohin kete profesorin Nonda, kane respekt maksimal dhe asnjehere nuk eshte lakuar emri i tij per rryshfete, inksenime apo gjera te tjera te ulta.

  62. Loren says:

    cdo gje na qenka cudi per tomken….protesta e studenteve, perkrahja e intelektualeve dhe e njerezve te tjere qe jo vetem ne kete forum por kudo keto dite vlojne me levdata per Z.Nonda Varfi. E shih c’arsye te uleta perdor.si femijet e fillores…do ta shohesh deftesen e ketij algertit heee? do ta krahasojme me ate te algertit heeee? se eshte turp…te gjithe e morem vesh kush eshte algerti dhe bashkepunetori i tij.

  63. ermir says:

    po ketu ka marre fund gjithcka, sa algerte te tjere ka ne qarkullim se gjykata eshte institucioni i fundit qe duhet te besohet.

  64. Altin says:

    prit prit se cudirat s’kane fund…kjo e indinjuara ketu qe me siguri do jete nga anet e barbarit ne mbrojtje e siper na thote…”eksperienca me ka mesuar se kur paguhet, pagohet per note kaluese” por “algerti edhe mund te kete paguar”. Ky i fundit ka paguar pse beheni qesharake me keto prononcime se kuptoj. Mbrojtja me e mire qe mund t’i besh ketij trumcaku eshte ta mesosh qe humbja nuk fitohet me grushte, te pakten jo jashte ringut te boksit.

  65. Tristan says:

    I nderuar Varfi, nje dite do vije dhe fundi i ziliqareve e keqdashesve tuaj. Nje dite e drejta do trokase. Keni gjithcka per te qene krenare, e i tille duhet te jeni!

  66. grupi says:

    Jemi nje grup studentesh ne mbeshtetje te profesorit te shume respektuar Nonda Varfi: Jemi ne dijeni te gjithe ecurise se ngjarjeve se turpshme qe ndodhi dite me pare. Nuk eshte e nevojshme te njihni personalisht zotin Varfi, reputacioni qe ka ndertuar nder vite dhe meritat e pashlyeshme ne fushen e gjuhesise, te perkthimeve, por mbi te gjitha te marredhenieve njerezore eshte deshmitari me i mire i cilesive te vecanta qe ky i fundit mbart.
    Ne kemi hedhur mendimin, bashke me mbeshtetjen e vete institucionit per te vene ne dukje poshtersine e kesaj ngjarjeje. Asgje nuk e perligj dhunen e ushtruar. Filmimi i ngjarjes eshte ne disponim te institucionit dhe policise, ku deshmohet qarte bashkepunimi i A-se me personin tjeter, se pari duke i ofrur nje shume parash dhe pastaj duke ushtruar dhune fizike. A-ja nuk eshte i lire sikur pretendojne disa, dhe provat nuk jane ne favor te tij.E verteta do mesohet shume shpejt.
    Ngjarje te tilla duhet te marrin fund ne institucionet e arsimit te larte.

  67. alder says:

    Sikurse duket qarte ky nuk eshte forum i simpatizanteve te huliganeve e deshtakeve, ndaj gjeni nje hapesire tjeter ku te shprehni dufet dhe te barazoheni me nivelin e mendimit.
    Ketu persona te ndryshem po shprehin konsiderata te larta per z.Varfi, sikunder e meriton.

  68. Tomka says:

    Mesa duket nuk jeni mesuar te perballeni me opione te kunderta, dhe fakti qe diskutimet ju acarojne deshmon thjesht kufite qe keni. Kufi te shkaktuar nga metoda e mendimit te vetem qe keni interiorizuar tashme nga srvilizmi i perditshem. Dikur lidhja profesor-student kishte nje kuptim, sepse shkolla ishte me te vertete serioze, dhe qellimet ishin te perbashketa. Por sot qe shume profesore e kane shnderruar shkollen ne nje treg, duke ndjekur mahnine e pasurimit e duke pasur modele jetese ofenduese ndaj shtresave me te dobta te shoqersie, te vihesh ne krah te autoritetit perandorak te disa dekaneve, do te thote te modelohesh me te njejten forme. Prospektiva pra eshte qe dhe ju do riprodhoni ne menyre identike kete shoqeri qe beni sikur e shani.
    Pyes ato qe formojne grupe studentore per te mbrojtur te drejtat e profesoreve, nese njohin ndonje rast ku profesoret kane formuar grupe per te mbrojtur te drejtat e studenteve, psh. kur ndonje dekan i trajton si lecke dhe i kerkon rrushfet haptas? Kur hyri policia ne Kamez dhe arrestoi ne flagrance nje grup profesoresh te korruptuar, perse nuk u formuan grupe studentore te shprehin indinjaten? Eh pra, ehte e lehte te hypesh ne karrocen e te forteve, por njerzit me karakter jane ato qe dine te mbojne parimet edhe ne pozicione te dobta.
    Ka te drejte ai qe me keshillon te mos marr pjese ne nje forum ku shprehen vetem “konsiderata te larte” per autoritetin. Ashtu do bej. Dikush nga shoket me tha mbreme qe po humb kohe kot me ju. Por une nuk e konsideroj kohe te humbur, sepse te pakten verifikuat edhe vete qe perballe nje mendimi te kundert nuk dini te diskutoni, por instiktivisht riprodhoni te njejten arrogance te se ciles sot jeni viktima te lumtura. Gjithashtu, me qeteson fakti qe nuk jeni aq perfaqsues sa ju genjen mendja. Njoh shume studente qe nuk kane arrogance tuaj, por I pelqen te mesojne si analizohen dukurite shoqerore, dhe kultivojne nje shpirt kritik: jo kritike strumentale (pra servile), por kritike konstruktive, qe shpreson ne nje shkolle me te mire, me profesore me te pergjegjshem. Por keto student kalojne diten mbi libra, dhe jo ne forume. Gje qe do bej dhe une tani.

    1. dttt says:

      Shqiperia eshte nga te vetmet vende ku intelktualet nuk respektohet e perdhosen per dite.
      Eshte i vetmi vend ku studentet shkojne me duar ne xhepa, pertypen gjate oreve te leksioneve, s’kalojne as nje minute ne biblioteke, s’pajisen me libra. Dhe jane pikerisht keta studente qe na ngrejne krye e na kerkojne te drejta. Te mesohen njehere te respektojne detyrimet e te qenit studente, pastaj te kerkojne te drejtat. Na qenkan lenduar rende keta per te drejtat e tyre, ndersa ata qe jane bere me mund profesore, na meritokan dhunen. C’brez i degjenuar qe jeni, s’keni as bazat e edukates qytetare.

  69. grupi says:

    Sa per te bere nje koment te vogel se nuk ja vlene, trashesia eshte e pamate.
    E para, fakti qe ne nuk e kemi bere te ditur emrin tone, pra jemi anonim e shton dhe me teper idene qe jemi studente qe luftojme per idelae, pikerisht per ate marredhenien perfekte student-profesor, ku ata qe na japin dije dhe sillen njerezishem duhet te respektohe.
    Se dyti,idete e kunderta jane te mirepritura, por jo kur jane aq te cekta sa shkaktojne perqeshje dhe kane argumente te forta. Argumente pro dhunes, nuk kane per te gjetur mbeshtetje as ne kete forum apo ndonje tjeter.
    Se treti,nuk besoj te kesh vertetuar teorine e Aishtanjit qe nderkohe qe mendon dhe shkruan ne nje forum ku vjell budallalleqe e poshtersira me gjuhe banale e idiote, njekohesiht dhe na u kulturoke me libra,realisht dhe potencialisht s’mund t’i besh ne te njejten kohe, apo jo.
    Me nje sy te thjeshte gjithe komentet e bera ne mbrojtje te Z.Nonda jane te njerezishme e me argumente.

  70. Negri--) says:

    tomtaja c’libra po lexon aman, seksologjite e Tupes??? se mesa mbaj mend une ke qene servil i vogel i tupes. po ik o mbushu

  71. alvaro says:

    uaaaa me ne fund tomka paska gjetur shoke!!! per me teper i paskan keshilluar qe te lere forumin…c’humbje madhore per debatin. te lumte o tomke, nuk kishim pike dyshimi qe do mbeteshe vetem, ne kete vend plerash, nje plere me shume ve ne vend kandarin.

  72. memo says:

    Z.Varfi eshte nder ta takosh e ta njohesh. Turp eshte per brezin qe po rritet, i eshte bere mendja rryshfet e dhune. Ketyre su duhet dhene e drejta per te hyre ne dyert e shkolles.

  73. Dardania says:

    Shoqeria shqiptare eshte ne regres prej vitesh, me kontribut te qeverise se meparshme dhe kesaj aktuale. Kronikat e lajmeve jane te llahtarshme e depresive, qe te bejne te kuptosh qe eshte situate teper e rende per vendin tone. Studentet jane te deshperuar, per shume arsye, sepse abuzohet me ta. Une jam studente vete dhe mund ta pohoj qe ka pakenaqesira pasi universiteti nuk eshte me ai qe ka qene, si per ne dhe per pedagoget. Por pergjithesime nuk duhen bere, sepse vetem na con ne gabime, nuk zgjidh problemin.
    Profesorin Nonda Varfi nuk e njoh personalisht, le te themi indirekt nga nje person ish-student i tij, qe ka dhe sot konsiderate te vecante.
    Per kete do te thosha, me vjen mire qe ka akoma njerez te tille ne fakultet, per te cilin flitet mire dhe kane respekt.
    Le te mendojme per nje cast sikur nje i aferm i joni, baba, mama, daje, xhaxha, vella,moter, mik te qellohet fizikisht se nuk ka pranuar leket e dikujt per te perfituar dicka, si do ndiheshit?
    Si do ndiheshit nese ideja e pergjithshme eshte te gjithe jane te korruptuar, te gjithe po i ofruat leke mbaron pune…dhe kur dikush refuzoh, denigrohet. Nuk do ju dukej absurde, nuk do ju dukej e dhimbashme e barbare? sigurisht qe po.
    Personalisht une e kam vuajtur nje gje te tille, para disa vitesh, kur mamaja ime punonte ne nje nga sportelet ku paguheshin faturat e dritave dhe jo vetem qe u ofendua ne mes te njerve, por edhe deshnin ta qellonin, vetem pse nuk i pelqente fatura teper e larte, mendonte se shteti e vidhte, e genjenin…e per kete duhet te paguante dikush, qe ne ket rast ishte mamaja ime.

  74. epikus says:

    Shume e vertete.Nese nisemi nga ideja qe te gjithe jane te korruptuar, qe duhet te fusin ne te njejtin vorbull eshte e gabuar.
    Ka profesore ne universitet sot si prof:Nonda qe duhen respektuar e marre shuembull per te tjere. As ne nje moment nuk u pohua qe profesori Varfi i kishte kerkuar rryshfet, perkundrazi i eshte ofruar ne menyre te qellimshme e djallezore per te shkuar deri aty ku shkuan.Eshte jashtezakonisht e turpshme.

  75. magna says:

    burre bese dhe i nershem eshte profesori.

  76. Lenka says:

    Aman se na eshte rrenqethur mishi nga keto lajme te neveritshme. Si mund te qellohet profesori ne mes te dites ne ambjentet e fakultetit. Na mbyten rrugecerit kudo- Ky vend eshte bere te ikesh nje ore e me pare me keto skandale qe po degjojme e lexojme.

  77. Daniel says:

    I jam teper mirenjohes profesor Nonda Varfit, sepse fale tij kam marre kete diplome qe sot ha buke. Ishte i vetmi qe me ndihmoi mua dhe familjen time, atehere kur na mbylleshin ne surrat dyert e ministrise se arsimit dhe personave te tjere, qe kishin mundesi te na ndihmonin dhe nuk e bene.
    Ky njeri jo vetem qe na ndihmoi pa na njohur, por nuk denjoi te na pranonte as dhe nje kafe, jo me leke.
    Eshte i vetmi ne kujtesen time nga profesoret, pergjate atyre viteve studentore qe na trajtonte ne studenteve me respekt.
    Zoti jua shperblefte vetem ne te mira dhe jua largofte ligesite e njerezve te urryer.

  78. Boci says:

    Te them te drejtene un kam qene zaberhan fare ne mesime ne fakultet. Presor Nonda jo qe s’na ofendonte po mundohej te na fuste ndonje gje ne koke dhe neve. ato pak qe di ne frengjishte i kam nga presor Nonda. po sot thuaj erdhi dita e lamasheve e na u ben trima keta e te qellojne…t’ua presesh kokat ne mes te sheshit.

    1. er says:

      Z.Varfi eshte shpirt njeriu, po ai ishte nje skenar qe e kisin pergatitur – mendje hajvanesh.Trimeri e madhe t’i gjuash tjetrit pas shpine, kafshe o kafshe.

  79. dedalus says:

    Ky eshte precedent shume i turpshem, jo vetem ndaj universitetit por dhe institucioneve te tjera. I bie qe tani te presim grushte majtas-djathtas nga horrat qe behen trima. Dhunohen personat brenda institucionit dhe ne duhet te bejme sehir.

  80. strigoi says:

    Z.Varfi eshte njeri i punes dhe dashamires. Profesor i nje kalibri te pakrahasueshem dhe perkthyes i pamatshem. Kam konsultuar cdo produkt te tij, eshte kenaqesi e vecante te kesh ne duar libra te shkruar nga z.Varfi. Ne pritje te punime te ardhshme.

  81. Beta says:

    Z.Nonda Varfi eshte njeri i mrekullueshem e profesor i perkryer.
    I uroj nga zemra vetem te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje