Rrëfehu Ndrea Prendi!

23 Janar 2012, 22:39Politika TEMA

Nga Fatos Mahmutaj

Që Ndrea Prendi ishte përfshirë në masakrën e 21 janarit, nuk kam pasur kurrë dyshime, por ajo që më grish është mënyra sesi. Dihet mirë se të gjithë gardistët kanë qëlluar në të njëjtin moment, mbi turmën apo në ajër. Këtë e tregojnë mirë pamjet filmike që transmetuan të gjitha mediat. Po kështu dihet mirë se urdhri për të qëlluar ishte i Ndrea Prendit nëpërmjet radios marrëse dhe dhënëse. Tashmë është e sqaruar saktë edhe fakti që Prendi e dha këtë urdhër pas grushtave të shefit të sigurisë së Sali Berishës, i cili përcolli me një mënyrë “bindëse” detyrimin që i vuri shefi i vet, kryeministër. Tashmë nuk ka shqiptar që nuk e di të vërtetën, se Prendi është rrahur, në prani të vet kryeministrit. Mbetet e dyshimtë mundësia që kreu i Gardës ta ketë pasur në brez armën atë moment. Me siguri arma i është marrë më parë nga dhunuesi, i cili e ka përdorur më pas vetë, apo dikush tjetër, pa e prishur terezinë.

E thënë ndryshe, Prendi është kurbani i duhur për Berishën, i cili e ruajti për një vit me radhë, madje duke e shpërblyer, mes tjerash me një makinë tip “Porsche” që rezultonte e vjedhur jashtë Shqipërisë dhe që ishte bllokuar nga prokuroria. Por ashtu siç e ka zakon Berisha që të shesë viktimat, (nuk mund të quhen ndryshe kamikazët e grupit të zjarrit të 21 janarit), ashtu ia shpërbleu edhe Prendit përdorjen e jashtëzakonshme që i bëri. Menjëherë pas ngjarjes, në daljen e tij të parë publike, Berisha e lëvdoi shërbëtorin e tij të zellshëm para gjithë shqiptarëve. Madje kryeministri, pasi përhapi gënjeshtrën për çadra granat-hedhës, stilolapsa-pistoletë, 40 kg tritol, gurë-bomba, pohoi faqe shqiptarëve se Ndrea Prendi ishte goditur në sy nga protestuesit. Që atëherë lindën dyshimet e para, pasi Prendi nuk u pa në asnjë moment jashtë ndërtesës së kryeministrisë, por gjatë gjithë kohë ka rezultuar se ka qëndruar në zyrën e Berishës. Kjo e vërteton edhe faktin se atij arma i ishte marrë më parë, pasi është e pabesueshme që një ushtarak, të rrihej me grushta e shkelma, të shahej me libër fisi dhe familjeje dhe të mos reagonte nëse kishte pistoletë në brez. Por ndryshe nga Prendi, shefi i sigurisë së Salës, është fotografuar dhe filmuar shumë herë sipër tarracës së kryeministrisë, madje edhe nëpër oborr, disa herë i armatosur edhe me kallashnikov.

Po citoj të dhënat zyrtare të hetimit, pak ditë pas ngjarjes: “… Faik Myrtaj është qëlluar pranë trotuarit, në anë të kullave binjake, përballë portës së hekurit të godinës së Kryeministrisë. Ai ka qenë në anën tjetër të bulevardit, duke u larguar, kur ka marrë një plumb në kurriz dhe ka rënë përdhe dhe ka gjetur vdekjen. Ai e ka marrë plumbin nga lart-poshtë. Ekspertët kanë dalë në konkluzionin se një plumb të tillë mund ta ketë marrë nga ndonjë person sipër Kryeministrisë…”.

Dhe ja të vijmë tani tek deklarata publike e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama: “Nga aktet e ekzaminimeve balistike të kryera si në laboratorin e Kriminalistikës në Tiranë, ashtu edhe në laboratorët e kriminalistikës së FBI në SHBA, rezulton e provuar tej çdo dyshimi se, nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi, pistoletë tip Beretta e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga predhat që është qitur nga arma e shtetasit Ndrea Prendi, ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera të qitura prej tij janë gjendur në pemët dekorative dhe në muret e zyrave të UNHCR. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e pistoletës së personit tjetër nën hetim, shtetasit Margarit Kume. Njëkohësisht ai ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij, duke patur si synim që nëpërmjet dëmtimit të saj të bënte të pamundur që ekspertët të evidentonin se gëzhojat e gjetura në vendngjarje ishin qitur nga arma e tij. Modifikimet e bëra në armën e tij pas ngjarjes, janë provuar plotësisht nga  ekzaminimet më të specializuara të kryera nga ekspertët e FBI”.

Pra nuk mbetet gjë veçse vetë Ndrea Prendi të tregojë mënyrën sesi u përdor arma e tij. I duhet të rrëfehet edhe për gjithë peripecitë e kryera deri në ndërrimin e pjesëve të armës, dhe pse pikërisht armës së tij dhe jo, për shembull, asaj të Agim Llupos. Gardistët së bashku me armatimin kanë qëndruar për shumë ditë brenda kryeministrisë duke pasur mundësinë e modifikimit të të gjitha armëve, por kjo gjë u bë vetëm për pistoletën e Prendit. Berisha pasi e pa që nuk mund ta mbronte dot më kryegardistin në gropën e plehut ku e zhyti, dje i bëri edhe një shërbim të fundit, duke ndërhyrë në gjykatë për mosburgosjen. Tashmë mbi Ndrea Prendin, veç hasmërisë së dyfishtë me familjen Myrtaj i ka mbetur mbi supe edhe tallja publike nga Berisha. Shefi i vet, kryeministër e rrahu, e ofendoi, e detyroi të jepte urdhërin për të vrarë katër njerëz dhe më në fund e la zbuluar, pa përfshirë këtu hesapet penale që mirditori Prendi ka me drejtësinë. Tani mbetet në dorë të të vetë Prendit të bëjë atë që Berisha bëri ndaj tij. Ta shesë me të njëjtin çmim kryeministrin apo të mbajë barrën e fajësisë mbi supe dhe hasmërinë, të cilën sipas kanunit e kupton shumë më mirë se kushdo.

 

 

33 komente në “Rrëfehu Ndrea Prendi!”

  1. Enough is Enough says:

    A dilet per gjah kur je me arrest shtepie?????Kam frike se ky do iki per lesh arapi po nuk u vetedorezua dhe te tregoje se si ka ndodhur ngjarja para se tja mbyllin gojen “”” rastesisht””””
    Kam nje keshill per kete mavri.
    1)mos gatuaj me gaz (hiq bombulen dhe gatuj me rezistence)
    2) mos dil ne ballkon (po e se e ke shtepine mbi 4 kate)
    3)hiq prizen e dushit kur te lahesh

    1. Vlora says:

      ketu duhet te nderhyje ambasadori amerikan arvizu,,,, duke i dhen strehim politik ,,,qe ai te refeje te gjith ngjarjen ne rast se nuk ka qelluar vete……….

      ai eshte pika kyce e te gjith ngjarjes me 21 janar,,,,dhe ne kete menyre urdherusit berisha-basha te dhkojne ne bangen e te akuzuarve….

      e perseris ketu duhet roli i arvizuse.

    2. mali says:

      dhe disa keshilla shtese te mos pije kafe ne lokale,te mos haje ushqim te pa kontrolluar ,te nderroje fetyren me op plastik,te largohet nga shqiperia mundesishte te shkoje ne alaske ose ne antarktide,…..nuk po di tjeter per ta mbrojte te ziun mbase te futet edhe nje here andej…. po e zuri

  2. maliq maliqi says:

    Nuk ke ku te komentosh me pare .. cdo faqe e gazetes tema po “qet bresheri”
    ne drejtim te vrasesve te kulles se kryeqelbesires berishe..
    Habitem qe asnje shqiptar apo shqipfoles nuk kerkon nje gje shume shume
    minimale ne kete rast Doreheqjen e berishes..Nqs punet vazhdojne keshtu
    berisha deri ne fund te janarit nuk do jete me ne karriken e MAKBETHIT ARESYEJA ???….ESHTE THJESHT ARMIK I VETVEHTES..

  3. Bace Prendi says:

    Na ke korite hej Ndre, na ke turperu e ne ke fute ne gjak me gjithe Shqiperine. S’ka per te pasur kurre qetesi Shqiperia pa marre hak mbi ty. Tani fol o Ndre i Prendajve, behu nehere burre se s’ke nga ia mban.

  4. Bace Prendi says:

    Na ke korite hej Ndre, na ke turperu e ne ke fute ne gjak me gjithe Shqiperine. S’ka per te pasur kurre qetesi Shqiperia pa marre hak mbi ty. Tani fol o Ndre i Prendajve, behu njehere burre se s’ke nga ia mban.

    1. Ramy says:

      Mos u gzoni kot o qamunista, se ky do i bej 15 vjet burg dhe kaq.
      Ca jane 10-15 vjet burg per hater te Doktorit?

    2. tani says:

      nuk behet trim ndrea se si malesor i mire qe eshte ka dhene besen duke bere dhe burgun por ne kembim do i sigurohet jeta e familjes dhe mirmbajtja nga ana financiare,e ardhmja e femijve etj.kur e bejne kete gje trafikantet e droges pse jo ndrea..nese jo diehet qe e pret plumbi ose i rrezikohet familja.e shumta do bej pak vjet burg e pre te mira e gezime.te medhenjte nuk kane per tu prekur te jeni te sigurt

  5. LORA says:

    Se mos vetem Ndrea Prendi,te gjithe qe i sherbejne dr.dhjeramanit i kane lene bolet peng ne breket e tij te dhjera.Fatos,inkriminimi dhe perdhunimi jane kriteret e vetme te “karrieres” ne nahijen e dr.brekedhjerit,jo pak po 21 vjet me rradhe duke e felliqur vendin tim e tend sa na ka vene ne prove atdhedashurine.

  6. Robi says:

    Fatos! Jam i nje mendje me ty.Ndrea Prendi eshte koka e turkut e Berishes.Pasi u rrah , u poshterua ,u detyrua te jape urdher per te qelluar mbi popull,me ne fund e dorezuan.Bile une kam bindjen se arma e tij,sic thua ti,i eshte marre dhe eshte perdorur per te vrare dhe, Prendit tani i ngeli dopjo gjashta ne dore.Ai ka vetem nje alternative n.q.s.ka ndonje gram burrerie : Te rrefehet! Por une jam skeptik.Shikoni kur Prendi te “vrase” vehten ose te perfundoje si Trebicka.

  7. PLAKU I MIR says:

    E gjith garda duhet te vetdorhiqet.Do te ish nje xhest qe do lehtesoj pak zemrat e shqipetareve

  8. bbb says:

    Deklarat e fundit e Prendit…

    “..me ma ba mishin fajka fajka emnin e Saliut smunem me ju a tregue…”

  9. aleksandri i madh says:

    Salih Vucidol Vucidolovici dorezohu!
    Je i rrethuar. per te miren tende dhe te gjithe Vucidoloviceve dorezohu.Nuk ke nga ia mban te eshte bere vrima 1000 grosh.

  10. jon says:

    Prokuroria duhet te arrestoi Sali Berishen dhe shefin e Sigurise se tij dhe Lulezim Bashen keta tre shtetas jane vrasesit kryesor te te kater viktimave te pa fajshem arrestimi i ketyre duhet te behet me cdo kusht nese doni drejtesi.por mesa duket z Arvizu kerkon ti mbroje keta tre kriminele.

  11. gimi says:

    duhet ta bejne te rrefehet!

  12. racionali says:

    Nuk ke pse rrefehesh “gjeneral” ,sepse ti je nje vrases me pagese.Ti je nje kriminel qe pasi te rrahin, vret qe ti japesh buke familjes tende.Buke e perlyer me gjak “gjeneral”.PO tani cfare na thua ??? A po pret te te japin ndonje shtese rroge ,apo ndonje karamele 80 lekeshe qe te mbyllesh gojen nje here e pergjithmone ?? Ku je “burrrrrre Mir(nate )dite,krejt si tek prefekti i Qazim Mulletes,do te gradojne o ne sharre ose tufine ,ky eshte cmimi i burrnise tende .Njeri ,legen ,frikacak ,vrases ,kriminel.Kurre mos gjet`sh qetesi ne familje ,marrsh mallkimin e ketij populli te shumevujtur

  13. Eri says:

    Ne gjykimin tim ai qe rrahu komandantin e gardes ka gjuajtur edhe me armen e tij per ta detyruar me force te behet pjese e corbes qe u gatua.
    Kjo nuk ia heq pergjegjesite Ndrea Prendit dhe ai duhet te pergjigjet para drejtesise per cka di dhe cka ka bere.
    Uroj qe mos te degjoj lajmin per te qe u “vetvra ne kushtet e nje depresioni te rende mendor”, Saliu eshte specialist i te tilla eleminimeve.

  14. Saranda says:

    qe dje filluan. jane vrar me rikoshet Cfar duhet te ndodh qe sali qeni te iki ?poshte sali gerdeci sla me shqipetar ne kembe ka vrar njerez pa fund ky djall shqipetar,ky eshte anti krishti duhet te ruhemi

  15. Llesh Topollaj says:

    Dje eshte vene nen arrest shtepie edhe shefi i IT te kryministrise per shkak se ka fshire filmimet per ngjarjet e 21 Janarit. Kriminelet quhen profesioniste jo vetem se te vrasin por se dine te fshehin provat.Shteti yne eshte pa me te voglin dyshim nje kriminel profesionist.Ne te gjithe jemi viktimat e tij……Kesisoj ose duhet te presim radhen ose nuk e di se c’fare duhet te bejme…….

  16. ALBAN DEGA says:

    CFARE PRET INA RAMA !?

    – Pse nuk nxjerr urdherin per arrestimin ne flagrance te Sali Berishes !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Guxim prej te cmenduri

    Sot kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, nepermjet zedhenes se se tij ligjore kre nje shkelje flagrante te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise qe e ka kthyer ne nje lecke pa asnje vlere ne mbrotje te sundimit te tij despotik, kusar dhe vrastar.
    Me nje guxim prej te cmenduri, me nje logjike prej psikopati, me nje zjarrmi prej despoti te kapur ne flagrance nga mbreti boteror i hetimeve Byroja Federale e Hetimeve- FBI-ja amerikane
    ( nje keshille gjuhesore per liderin e opozites Rama : Investigim ne shqip do te thote Hetim) ai kercenoi jo vetem opoziten, presidentin por edhe prokuroren e pergjithshme te Shqiperise Ina Rama.
    Sabotuesi me i madh i drejtesise shqiptare, prishesi me i madh jo vetem i provave, por edhe protektori e kryekzekutori de jure e de facto i 21 janarit 2011 sic e kam shkruar e denoncuar publikisht qysh ate dite, nuk heziton te kercenoje perseri e perseri kryeprokuroren dhe gjithe Boten, pershi edhe FBI-ne e Ambasaden amerikan sic veproi para dy ditesh, per sabotimin dhe vonimin e hetimeve te asaj tragjedie tjeter te tij.

    Sabotuesi therret kapni sabotuesin !

    ” Prokuroria e Përgjithshme, gjatë këtij viti, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre që organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, por në prokurori janë prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi” thuhet ne deklaraten cartane te Sali Berishes te lexuar keq nga zedhenesja e tij para mediave.
    Po cfare mase, cfare veprimi konkret ligjor mund te ndermarre Prokurorja e Pergjithshme kunder krye-organizatoreve, kunder kryesponsoreve, kunder krye- regjizoreve te masakres se 21 janarit 2011 qe jane pikerisht Sali Berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta, Arben Imami, Jozefina Topalli… dhe krejt ceta e gangstereve dhe kusareve te tij!?
    Cfare mund e cfare pritej te beje kryeprokurorja Ina Rama kur vete Sali Berisha, sic e pohoi pardje me gojen e vet po Sali Berisha urdheroi policine qe te mos arrestonte asnje gardist!?

    Kryeprokurore apo sherife !?

    Mos valle Ina Rama duhej te vishte uniformen e policit dhe te ngjeshte koburen e kaubojses apo sherifes per te arrestuar krye-ekzekutoret e siperpermendur te 21 janarit 2011!? Qe te perfundonte edhe me keq se 4 fakirat paqesore qe i ekzekutoi Sali Berisha nepermjet dores se krye-gardisitit te Gardes Pretoriane te Sali Berishes !?
    Cfare mund te bente e cfare pritet te beje kryeprokurorja Ina Rama apo prokuroret e saj perballe ekzekutoreve te kryekzekutorit Sali Berisha, kur edhe sot kur ata u zbuluan si te tille nga FBI-ja syshqiponje amerikane per vrasje per cilesi te vecanta e ne rrethana te vecanta , gjykata e Sali Berishes i “denon” me arrest shtepie!?
    Pse !? Sepse keshtu ka urdheruar Sali Berisha qe te kene kushte e mundesi me te mira per sajimin e alibive te reja qe te shpetojne kryekzekutorin Sali Berisha dhe ndihmesit e tij te pafjshem Lulezim Basha e Ilir Meta…. E thoni po deshet se ai ndryshon sadopak nga Mubaraku, Ben Aliu e sidomos Muamar Kadafi!?

    Kryehajduti cirret kapeni hajdutin !

    Cfare mund te bente e cfare mund te beje kryeprokurorja Ina Rama kur krye-kusari numer dy pas Sali Berishes, Ilir Meta, i filmuar ne flagrance ne kamera para syve te 10 milione shqiptareve nga zevendesi i tij politik e qeveritar Dritan Prifti shpallet, i denoncuar e kapur mat edhe nga tabalutat telefonike te zbuluara nga prokuroret e “Silvia Kondit” shqiptare, ic e pat quajtur Tano Karidi shqiptar Sali Berisha vete, shpallet i pafajshem!?
    Pse!? Sepse ekspertet e paguar nga Sali Berisha, Ilir Meta e “ceta e gangstereve” te tyre me parat e taksat e shqiptareve shpallen te pavlefshme videot e flagrances se tyre, qe eksperti i FBI-se amerikane i kishte shpallur si plotesisht te verteta!?

    Raporti i tru- lopes se Skraparit me trute e Harvardit

    E ndersa kryeksperti amerikan u pagua me vetem 5 000 dollare amerikane , sepse kaq para i ka dhene Berisha dhe gangsteret e tij prokurorise shqiptare qe sot e akuzon, ekspertet e tij dhe te Ilir Metes u paguan me 35 mije euro te taksave te djerses dhe mundit te shqiptareve fakira.
    Pa llogaritur milionat dhe vilen e Ilir Metes dhurate per avokatin e tij ish- prokuror xhelat komunist !? Para kusarie e para vrastarie !!!
    A e pate e degjuat zevendes- Padrinon e Sali Berishes, Ilir Meta, si festonte “pafajesine” e tij duke thirrur me sa fuqi kishte per fitoren e kusarise berishiane perballe drejtesise se kapur po nga Mafia berishiane me rezultatin 5:0 !?
    Fitorja e Ilir Metes dhe kusareve berishiane ndaj drejtesise shqiptare nuk eshte 5:0… Jo! Sic e tregon raporti i pagesave ajo eshte shume me larte. Eshte fiks 10:1. A nuk eshte kaq raporti i pageses se ekpserteve nga Mafia berishiane me ate te ekspertit amerikan te paguar nga drejtesia dhe prokuroria shqiptare e lene fakire nga e njejta Mafia!?
    Por Ilir Meta aq tru ka ! Aq tru sa te kapet ne flagrance si lope Skrapari nga zevendesi i tij me tru Harvardi

    Fitorja 10:1 e Mafias berishiane me drejtesine

    Ky eshte edhe raporti i pagesave qe ben shteti dhe Mafia edhe ketu ne SHBA!!! Vecse ne Shqiperi jane nderruar rolet: Shteti qeveria eshte Mafia e gjithpushtetshme. “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic shkroi “The New York Times”. Jashte kontrollit te ligjit por krejt nene kontrollin e urdherat e Saliqit!
    Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia shqiptare kur Padrinoja i Shqiperise Sali Berisha dhe kusaret e tij Meta e co. vjedhin hapur votat e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011 ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe te ambasadoreve… dhe ben ligjin me vota te vjedhura per te vjedhur, per te vrare, per te gjakosur e per te nakatosur nje vend te tere sic vepron Sali Berisha … E hajde mos e quaj Sali Berishen Muamar Kadaf po deshe !?
    Cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia e kapur nga “Mafia qeveritare shqiptare qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne zbatim e ne mbrojtje te ligjit kur i vetmi ligj qe urdheron e zbaton Sali Berisha dhe gangsteret e tij ne qeveri apo afer saj eshte “Ligji jam une” i Luigjit te 14-te… E hajde dalloje Sali Berishen nga Muamar Kadafi apo Kim Jon Il-i !?

    Kur kryehajduti cirret kapeni hajdutin !

    Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama perballe kesaj cete krye- ekzekutoresh e krye- kusaresh, hajnash e kryehajdutesh qe cirren dite e nate me sa fuqi kane “Kapeni Hajdutin !”
    Sidoqofte me lind nje pyetje e thjeshte edhe per Ina Ramen: Cfare pret!?
    Pse nuk e arreston ne flagrance qytetarin Sali Berisha sot kur perseri kercenoi publikisht se jo vetem ju do merrni denimin e merituar pse vonuat, lejuat te prishnin provat e urdherat e ekzekutimit de jure te qindra shqiptareve e de facto te 4 prej tyre me 21 janar 2011 qe kishte dhene vete Sali Berisha e de jure 11 prej tyre e njerin prej tyre de facto e kishte ekzekutuar kryegardisti i tij Prendi!?
    Pse nuk zbaton e mbron Kushtetuten e ligjin shqiptar qe cdo qytetar eshte i barabarte para ligjit, si qytetaret shqiptare te ekzekutuar ashtu edhe krye- ekzekutori i tyre Sali Berisha, qe merr guximin e cmendur jo vetem te urdheroje ekzekutimin e tyre, por edhe te kercenoje kryeprokuroren e Shqiperise sapo ne saje te syshqiponjave amerikane te FBI-se fillojne te zbulojne petet lakrorit te terrorit shteteror te Sali Berishes dhe bandes se tij kusare e vrastare me 21 janar 2011!?
    Nuk eshte vetem krimi mbkaber i 21 janarit 2011. Eshte nje liste e gjate krimesh te pazbuluara e te pa ndeshkuara te tij: 2 prilli 91, katrahura kombetare e 97-es, nxjerrja ne prite e Azem Hajdarit dhe grushti i shteti i 14 shtatorit 98, Gerdeci i 15 marsit 2008, vrasja ne gjueti shtrigash e Kosta Trebickes dhe ekzekutimi ala Al Kueida i Aleksander Kekes me 18 qershor 2009…!?

    Mbrapsht edhe per se vdekuri !

    Pse nuk zbaton Kushtetuten e ligjin shqiptar Zonja Kryeprokurore e Shqiperise!? Pse nuk nxjerr urdher arrestin, pse nuk arreston ne flagrance qytetarin Sali Berishen, Tano Karidin, krye- Padrinon dhe Il Capo dei Capi te Mafias qeveritare shqiptare me vota te vjedhura !?
    Si cdo kriminel ai eshte nje frikacak, nje tiger prej letre… Eshte prej Berishe… Ulerijne shume… por nuk kafshojne! Jane vertete tigra prej letre. Edhe kur mbyten ne lume duhet tu kerkosh kufomen perpjete e jo teposhte, themi ne tropojanet… Edhe per se vdekuri ecin mbrapsht!
    I njoh shume mire… Jam nip Berishe
    Cfare pret Ina Rama!? Beju, futu ne histori perjete si Silvia Kondi shqiptare !?

  17. BARO CORROGJAFI says:

    PROURORIA SHQIPTARE DUHET TE DIJE SE NDREA PRENDI SI DESHMITARI KYC I NGJARJEVE TE 21 JANARIT , ME MASEN E SIGURISE ME ARREST SHTEPIJAK, ESHTE NE RREZI PER MBIJETESE .PER TE MBULUAR DHE PER TE MBIJETUAR VETE, ESHTE GATI TE BEJE CDO GJE. QOFSHA I GABUAR !

  18. Idriz Tafa says:

    Lexoni, ju lutem këtë koment interesant të AMA agency

    Irani e shndërroi nga viktimë, në vrasës të 21 Janarit!

    Ato pamje rrënqethëse të 21 Janarit nuk do i harrojë askush. Për më tepër kur u shkel një parim demokracie, se ndaj protestuesve mund të arrish të qëllosh vetëm me plumba gome, por jo me predha të vërteta. Kjo Garda jonë i kapërceu kufijtë. Po si arriti deri aty?. Nga kush mori urdhër Ndrea Prendi, që edhe vetë të qëllonte 11 herë me pistoletën e tij të shërbimit, duke lënë të vdekur Faik Myrtajn? Siç e tha dhe deputeti Tom Doshi, nga kush tjetër mund të marrë urdhër një komandant garde kur vret ?
    Por gjithë kjo veprimtari ka një hierarki. Përveç 6 komandantëve të grupeve të zjarrit, përgjegjësia binte mbi Ndrea Prendin. Për më tepër që tani rezultoi edhe vrasës i dyshuar i një protestuesi, në bashkëpunim me shoferin. Por kryeministri Sali Berisha vuri veton e tij se nuk do i lejonte arrestimet dhe i pengoi me çdo kusht urdhër-arrestet e Ina Ramës. Ambasadori amerikan Arvizu e quajti “burrë shteti!”. Të gjithë thanë pse shqiptarët janë kaq të pafat, por nuk ishin dhe aq. I vetmi fat i keq i shqiptarëve ishte se ngjarjet e 21 Janarit koinciduan me vizitën misterioze të shefit të kabinetit të presidentit Iranian, Ahmedinexhad, në mënyrë tepër të fshehtë dhe pa protokoll. Takoi të gjithë drejtuesit e shtetit, përfshi dhe Meta-Berisha. Kjo është arsyeja e vetme pse Arvizu i tha “burrë shteti” kryeministrit tonë. Sepse nuk donte t’i ikte zogu nga duart.
    Nuk donte që për interesat e 400 milionë amerikanëve, por edhe strategjisë së NATO-s, të rrezikonte duke shërbyer në moment për demokracinë e një populli të vogël. Dhe sikur thotë fjala e urtë, më mirë vonë se sa kurrë, Arvizu e ka ndjekur këtë parim. Kurse kryeministri, duke menduar se me lobistët e tij ia hodhi ambasadorit, vijoi i qetë veprimet. Dhe si me një infiltrim që bën policia, edhe SHBA-të i dhanë më shumë zemër Berishës, kur e lejuan të grabiste mandatin e Tiranës. Fundja çfarë rëndësie kishin këto dy ngjarje në krahasim me të vërtetën e vizitës së Mashaye nga Irani në Tiranë…
    SHBA kërkonte me çdo kusht të mësonte të vërtetën, se deri ku do shkonte dinakëria e Berishës dhe etja e tij për pushtet, duke vënë në lojë miqësinë e vjetër. I zënë ngusht për para, kryeministri duket se ka pranuar biznesin e ri me Iranin. Që, sipas “Times”, në numrin e 17 nëntorit 2011, pak ditë pas mbytjes së anijes “Reina 1”, por edhe pas vrasjes së agjentit të SHISH në Durrës, Isa Çopa, ishte pikërisht tregtia e drogës. Me fitime marramendëse. Por nuk e mendoi se Garda Revolucionare Iraniane kishte plane të tjera, që çuan deri në zbulimin e atentateve në Nju Jork, Gjermani, e deri në Teheran. E gjithë kjo situatë bashkëpunimi doli blof falë rrëfimit të gardistit iranian të kapur nga agjentët e CIA-s. Rrëfim rrëqethës që përfshinte Shqipërinë si bashkëpunëtore e Teheranit në këtë trafik me qëllime përfitimi. Kurse Ahmedinexhad vepronte për të ndërmarrë sulme terroriste ndaj Perëndimit dhe SHBA-ve. Ky ishte dallimi i vetëm, por të cilin Berisha nuk e vuri re. Dhe jemi këtu ku jemi. Me një SHBA që lejuan kryeministrin të hiqej në viktimë më 21 janar, duke sajuar puçe, grusht shteti, horra bulevardi e lavire, vrasje mes njëri-tjetrit të protestuesve, deri tek halucinacione të tmerrshme. Iu lejuan sepse SHBA-të donin provën e madhe, atë që morën fundvitin e shkuar. Shikoni me vëmendje ndryshimin e rrjedhës së deklaratave të ambasadorit Arvizu dhe reagimet e Uidhersit që prej largimit nga Shqipëria. Të dyja union, pak pas vjeshtës së kaluar. Për fat të mirë të shqiptarëve, viktima tashmë është kthyer në të dyshuar si vrasës dhe kjo fal asaj provës që SHBA-të e gjetën në kohën e duhur.
    Ndryshe do të ishinm duke folur me të njëjtat tone e karizma si një vit më parë. Me një opozitë fajtore të këputur, pa bosht dhe pa ide, si autorja e vetme e kësaj katrahure. Nga syri i nxirë i Ndrea Prendit viktimë, kush e mendonte se si drita e diellit sot do dëgjonim se ai sy-nxiri ka vrarë me dashje një protestues, teksa ka qëlluar 11 herë në drejtim të turmës? Tani askush nuk ia heq dot këtë akuzë Ndrea Prendit. Dhe të mendosh se është komandanti i Gardës. Kurse sekretari i Këshillit të Ministrave pritet të arrestohet në orët e ardhshme, sipas procedurave hetimore, për fshirjen e filmimeve dhe serverit. Më mirë nuk ka ku të shkojë për një popull që pret drejtësi. Megjithëse gjykata prapë tregoi fytyrën e pushtetit, duke konfirmuar përfundimisht të tre shkallët e gjyqësorit si një peng i kryeministrit në vendimet e marra dhe në momente të rëndësishme. Kushedi si do të jetë ndjerë ambasadori Arvizu kur ka mësuar se gjykata dha arrest shtëpie për provat e FBI-së që i deklaroi me 3 vula. Sigurisht që tashmë edhe mund të na e shprehë ndonjë ditë të afërme, se ai ka arsye të besojë se dhe pafajësia e Metës është e blerë. Sepse si në ekspertizë private në SHBA, ashtu dhe nga FBI, gjykata u dha vlerësime të njëjta… Por ajo që ka rëndësi, është fakti se kryeministri ynë, nga një viktimë e 21 janarit, tashmë e shesh veten dhe e shohim njëkohësisht, si autorin e vërtetë të atyre vrasjeve makabre. Të paktën urdhërues…

  19. KOSTA says:

    Ky Ndre mirditori, eshte ai qe ruante shtepin e Berishes kur ishte presidente…por ky roje qe duhet te rrinte jashte, tek dera, rrinte brenda por me shume ne dhomen e gjumit te Berishes….kjo eshte aresyeja qe ky roje derrash kanadez u be gjeneral i Gardes……..e cfar mund te presesh mga ky soi njeriu……Me vjen keq qe artikullshkruesi ne nje fare menyre e mer ne mbrojtje…..ky eshte vrases se aq tru ka ne koke dhe nuk mendon per te nesermen e veprimit te tije…..keta jane gjeneraler e Berishes…..cfar beri gjenerali i policise, Agim Shehu, a nuk e shpartalloi ky hic oficer, policine e shtetit dhe Berisha i dha, jo pak por 170 miljon leke dhe kjo vetem per tradhetin qe ai u beri shokeve te tije por edhe per daljen e tije me automotik tek 15 kazeshi ne mbrojtje te monumentit te E.H……..keta jane njerezit qe zgjedh Berisha…..Shikoni ke ka minister te brendshem…B.Nishanin nje roje te bustit te E.H.s por edhe nje shites te detyrave te policise por edhe te licencave per noter dhe keto i di mire Kryeministri….si duket ka pjesen e luanit ne keo vjedhje te medhaja…..

  20. ELENA GJIKA says:

    ORE TE MJERE KRYEDASMORJA E RAMES INA RAMA DITET PO I NUMROHEN AJO SE BASHKU ME BAMIR TOPIN DO LARGOHEN KRYEPOKUROREN NUK DO TA KENE ME SOCIALISTET

  21. NORA KEMENDI says:

    KY FARE ALBAN DEGA QENKA NJE BUDALLA FARE QE SHKRUAN SE QKA PRET INA RAMA ?HARRON SE KUSH ESHTE KRYEMINISTER SE KUSH E KA POLICINE ?SE KUSH E KA USHTRINE?TE GJITHE E DIME SE KRYEPROKURORJA INA RAMA POTHUAJSE ESHTE NENKRYETARE E EDI RAMES-

  22. mergim tari says:

    CFARE ESHTE IDEALE TE BEJE NDRE PRENDI.

    DUHET TE KERKOJE TE SHKOJE NE PROKURORI NJE ORE E ME PARE, NDOSHTA QE SOT.

    TE BEJE NJE TAKIM PRIVAT URGJENT ME FAMILJEN E FAIK MYRTAJT.

    TE KERKOJE QE BISEDA TE FILMOHET ME 2-3 KAMERA PROFESIONISTE.
    T’U THOTE PJESETAREVE TE FAMILJES GJITHCKA.

    FILLIMISHT SI MALESOR DUHET TU KERKOJE FALJE, TU KERKOJE TI FALIN EDHE GJAKUN (KETE KERKESE DUHET TA BEJE QE NE FILLIM ME KUSHT QE FAMILJA E FAIKUT PRANON NESE AI TREGON URDHERUESIT E LARTE SHTETERORE… QE URDHERUAN TE QELLOHET MBI TURMEN KUR KISHTE MBARUAR PROTESTA DHE NUK PERBENTE ASNJE RREZIK…)

    JAM I BINDUR QE FAMILJA E FAIKUT E DI SE NUK ESHTE VRASES AI QE SHKREP ARMEN, VRASES ESHTE AI QE URDHERON…. SI FAIKU MUND TE ISHIN VRARE MIJRA SHQIPTARE QE ISHIN ATJE… FATI I KEQ ISHTE QE AI PLUMB I PRENDES QELLOI FAIKUN… PRA FAJI KRYESOR ESHTE I URDHERUESIT, ZBATUESI ESHTE THJESHT NJE ZAR….,

    ME PAS TE KERKOJE TE TAKOHET URGJENT ME PROKUROREN DHE TI KERKOJE TE BEHET BASHKEPUNETOR I DREJTESISESE, DO TE TREGOJE GJITHCKA ME KUSHT QE TE MOS DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM….

    DUHET TI THOTE PROKURORES SE:
    KUSH JA NXIU SYRIN DHE PSE.
    PSE NJE USHTARK KARIERE QELLON MBI TURMEN
    KUSH I DHA URDHER NJE USHTARAKU KARIERE TE QELLOJE MBI NJEREZ TE PAFAJSHEM.
    LIGJI NDALON TE QELLOHET NDAJ QYTETAREVE JASHTE GARDHIT.
    PROKURORJA DUHET TE GJEJE SE KUSH KA EMERUAR NJE NJERI TE PAPERGJEGJSHEM NE KRYE TE GARDES. AI PERSON MBAN PERGJEGJESI NESE NUK E KA ZGJEDHUR NE BAZE TE KRITEREVE….

    NESE PRENDA NUK KERKON BASHKEPUNIM ME PROKURORINE DHE TE SISTEMOHET NE NJE QELI BURGU…. EDHE KY DO TE SHKOJE PER GJAH…

    GJYNAH, ZAKONISHT BURRAT NUK E SHESIN SHOKUN, POR SALI BERISHA I SHET TE GJITHE, SEPSE NUK ESHTE BURRE POR NJE FRIKACAK..

    SHIKOJENI SALI BERISHEN SE SI DO TE BEHET KUR (ZOTI I MADH) DEL PERPARA DREJTESISE) DO TE BEHET MUT. NJE NATE E ARRESTOI META DHE KUR I PERMENDET AJO NATE E TEMERRSHME E QEP HALEN E TIJ TE NDYRE….

  23. loni says:

    Alban Gega,,shume bukur e keni thene komentin,,por Ina Rama eshte e vetme,,nuk ka kush e mbron,,ke pare ndonjehere presidentit te thote hapur qe vazhdo punen se me ke dhe mua ne krah,,??ke pare ndonjehere opoziten te mblidhet dhe te thote kush pengon hetimet do te bejme greva deri ne permbysjen e kesaj qeveri vrastare,,??ke degjuar ndonjehere nga te PD sikurse nje deputet te vetem te thote kush pengon hetimet eshte komplet kundra ligjit,,??apo ke pare ndonjehere popullim SHqiptare te mblidhet vete pa asnje parti organizatore dhe te thote me plote goje qe jemi ketu per te mbrojtur prokurorine per hetimet e 21 Janarit,,??besoj se nga te gjitha keto e ju thashe pergjigja eshte JO,,te vetmit qe po e perkrahin jane Amerikanet,,dhe ata nuk mund te arrestojne dote njeri sepse nuk jane per ate pune,,ata i dhane deshmite e tyre,,tani duhet ne si popull te reagojme,,pra INA RAMA NUK KA AQ FUQI SA TI ARRESTOJE VETE,,SIC E THONI DHE JU,,QE CFARE ESHTE INA RAMA,,,PROKURORE APO SHERIFE,,,ESHTE POPULLI NE GJUME DHE NE DUHET TANI TE REAGOJME,,EDHE ASHPER PO QE NEVOJA,,FLM

    1. LORA says:

      Me duket po perpiqeni te krijoni alibi,o Loni,ose te kercenoni nga nahija e pc-ve te pushtetit tuaj kriminal, me gjuhe neperke.
      Kryeprokurorja e republikes e vete institucioni i Prokurorise se Pergjitheshme jane sot me te mbrojtur se kurre me pare prej Kushtetutes nga njera ane dhe nga nje Populli tere qe po mban frymen duke peshuar edhe nje germe te vetme qe del nga goja e Ina Rames.
      Nuk ka asnje pushtet tjeter sot ne Shqiperi,pervec atij te Prokurorit te Pergjithshem te Shtetit.Te gjithe te tjeret i ka zene drithma,kane rene ne gropen e gjirizit qe i hapen Shqiperise,tash e 21 vjet.

  24. gjon says:

    O ZOTI NDRE SI MIRDITORE QE JE FORTE MIRE I DI SE CDO TE THOTR TE VRASESH NJE NJERI.KE NJE VITE QE MBAN TE FSHEHUR NE NDERGJEGJEN TENDE NJE KRIM TE KRYER,SIGURISHTE DUKE I QENDRUAR BESNIK NJE URDHERI QE KE MARRE,NGA NJE NJERI QE SKA DINE ASE IMANE,BESE ASE BURRERI.NESE KE PERMBUSHUR DETYREN DUKE ZBATUAR URDHERAT NGA LARTE,RREFE TE VERTETEN DHE VETEM TE VERTETEN,MOSE MBAJE MBI SHPATULLA GJYNAHE QE STE PERKASIN.MOSE U JOSHE NGA PREMTIME BOSHE SE NESER ME SIGURI DO JESHE I TRADHETUAR.MINARJA NUKE FUTET NE THESE.

  25. barduli says:

    Vrases eshte ne te dyja rastet, se pari pse heshti e se dyti pse pranoi te ishte loder ne duart e vrasesve te vertete. per mua e pret i njejti fat qe duhet te prese vrasesin e vertet. Po edhe nese nuk denohet roja i Berishes, ai qe duhet te denohet me patjeter eshte Sali berisha, kryexhelati i vrasesi i perseritur per vite me rradhe

  26. besa says:

    Me vjen per te vjelle vetem ta shikoj ket ftyre. Si mund ta mbaje dheu kete fare burri, pa burreri, qe le familje pa baba e kenaqet me nje porsh?

  27. Qitesi says:

    Lexo mergimtarin dhe nuk c’fare shton —ate duhet te bej Prendi NE KETO MOMENTE per te kaluar ne histori C;FARE PRET saluci tE SHITI DHE KJO DIHEJ, jam i bindur se familja e Myrtajt do e fali.

  28. Osman Krasniqi says:

    Nuk dua ta luaj rrolin e gjyqesise, si shumica, ne shkrimet tuaja.Duke u nisur nga pyetja baze: Cfare bera une per vendin tim ?!( e jo cfare beri vendi im per mua),deshiroj te them se hetimi i vrasjes(vrasjeve) me 21 janar eshte ceshtje e izoluar e nje kontesti shume me te gjere. Ne fakt, me gjetjen dhe gjykimin e vrasesve do te mbyllet kaptina per nje numer njerezish qe pesuan dhe te tjere qe vepruan e qe ne asnje matematike nuk mund te del me shume se 10 persona.Po aqe vlere paska Shqiperia per JU ?! Jeni verberuar ne gjahun Tuaj ndaj kundershtareve politik(kushdo qe te jete ai) aqe shume sa edhe shtetin shqiptare , pa kurrefare hezitimi dhe medyshje do ta kallni.Skeme shume e ngjajshme me ate te vitit 1997 kur rrafet ushtria e policia shqiptare, kur shkaterrohet cdogje qe e paraqet shtetin shqiptar. Kurrefare e drejte e partive politike nuk guxon ta shkaterroje shtetin brenda te cilit veprojne ato parti politike.
    Nje urrejtje e tille e verber politike, te cilen mjerisht partite politike po e bartin te popullata, eshte karakteristike per popujt qe jane larg civilizimit dhe rrjedhave demokratike.
    Shume e qarte, sa veshtire paska qene per Gjergj Kastriotin, Ismajl Qemailin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhen, etj, qe ta ruajne nje territor, i cili ne harten e botes do te quhet Shqiperi.
    Njemend per ne, vetem Mbreteria mund te jete zgjidhje , krahas dhe brenda se ciles mund te ekzistoje shteti Shqiptar.
    Duke deshiruar te duhemi dhe rrespektohemi si shqiptare, mendoj se duhet te “masim 3 here para se te prejme “, ndryshe kjo rruge domosdo con ne vellavrasje, te cilat, mjerisht , jane shume karakteristike per ne.
    Pra, shihni cka mund te beni sot, per atdheun Tuaj dhe Timin te dashur e te shenjte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje