Bie fituesi i projektit të parë për parlamentin e ri. Berisha: Na kërkoi shumë...

24 Janar 2012, 11:55Politika TEMA

E mbani mend që na ishte një arkitekt austriak, që fitoi si projekti më i mirë për parlamentin e ri? Sigurisht mbani mend që ishte edhe një gazetë austriake që e shpalli fituesin disa ditë përpara se atë ta shpallte juria në Tiranë. Po ashtu mbani mend lëvizjet e Volfgang Grosruk, që u përfol si sekseri i këtij projekti. Për gjithë ju që mund ta keni harruar, Grosruk është zv/president në asamblenë parlamentare të OSBE dhe i duhet Berishës sa herë prek zgjedhjet për të thënë një fjalë të mirë. E bën këtë që nga viti 1996. Por tani Berisha na zbuloi se fituesi i këtij projekti e paska dorën e rëndë dhe kërkoka 10 përqind të investimit total. Nëse parlamenti përflitet se do shkojë deri në 110 milion euro, austriaku do merrte 11 milion euro. Gjatë një interviste në Vizion Plus, Berisha ka thënë se projekti nuk do zbatohet.

“Çfarë ndodhi. Firma që fitoi na kërkoi 10% të investimit total vetëm për projektin . Tani 10% e investimit total vetëm për projektin, ky është një çmim fare i rrallë. Ndërkohë që për ndërtimin e parlamentareve të tjerë janë 5%,  4.5%; pra ishte shumë lart, ne negociuam, firma  u tërhoq ne u tërhoqëm, po zgjedhim tjetrin këto ditë dhe kjo është arsyeja,” tha Berisha.

E kështu do jetë firma e dytë, e cila do shpallet fituese. “Ajo firmë që fitoi nuk mund ta ndërtoi se kërkoi tek 10%, ishte pra çështje procedure. Do jete firma e dytë dhe ajo ka pranuar një çmim standard mesatar të projektit të zbatimit,” tha Berisha.

 

 

14 komente në “Bie fituesi i projektit të parë për parlamentin e ri. Berisha: Na kërkoi shumë…”

  1. plaku says:

    Djema, ju kujtoj se para disa ditesh doli se ka probleme shume te medha edhe me ndertimin e stadjumit te ri. Me habit fakti qe keto dy projekte te medha per qeverine nuk do zbatohen menjehere. Une jam pothuajse i bindur se lepuri fshihet diku tjeter dhe pikerisht se qeveria nuk ka me leke. Kujtoj se borxhi i jashtem i Shqiperise eshte shume i madh. Ai eshte 60% te Prodhimit bruto te Shqiperise per nje vit. Sala koqja po i katranos te gjitha. Tani ai problemin me te madh qe ka eshte 21janari. Une i lutem Zotit qe te mos pranoje ekspertizen e FBI. Ne se ai e ben kete ai mori rruget e mutit. Let’s hope.

  2. luli says:

    Nja 100 mij euro i mori ajo studio per ate kutin e kartonit, tani na dilka qe paska kerku shum, me vone. More zoteri, negozjatat dhe tenderat behen qe ne fillim, parashikohen detajet me te hollsisheme deri ne castin e dorezimit me celsa ne dore. Kshu si i beni punet juve …miku i shokut…i thash me tha.

    Kush do i mbuloj shpenzimet e bera per kutine e kartonit, pun dore e kalamajave te shkolles fillore, qe vuri jozi ne kuvend.

  3. tomori says:

    Po e bukura joz qe per pak kaloi ne orgazem nga kenaqesia kur u spiegonte arkitekturen e parlamentit te ri ARKITEKTEVE pse nuk po flet tani apo????

  4. urtesia says:

    Allbanistani s’ka nevoje per ta drejtuar nje doktor,ka domozdoshmeri politologun-ekonomist me diplome Harvardi.Ala ke ura ngelet or qyqare,katundare te ulur e karige qe s’u takon.

  5. Gjergji says:

    Ky eshte nje skandal i parare.
    Qeveria shqiptare nuk ka aspak hallin e berjes se Parlamentit te ri. Ajo eshte ne nje derexhe kaq te keqe saqe parlamenti i vjeter eshte nga gjerat me funksionale ne ngrehinen e shkermoqur te institucionave tona.
    Halli eshte shembja e Piramides per te nxjerre nje ore e me pare Top Chanelin qe aty dhe pastaj lamturmire asaj hapesire te mrekullueshme sepse planet jane per ta privatizuar. Kaq!

  6. durrsaku says:

    po ketij i kan rene breket pertok . dhe ca pamje e neveritshme imagjinoni breket e berishes perpara te verdha mrapa te kafe… ky moster do ndertonte stadiume , parlamente , autostrada ,tunele ujsjellsa do mbillte arra , rrush ,, fiq , do silte fabrikat e plerave , mama mia rujna o zot i madh nga kjo KOLERE.

  7. Parate i ke ngrene Ti vete ....... says:

    Keshtu pritej te ndodhte, Shqiperia te ngelte pa para ….. Kucedra Shpelles Veriut zbriti ne toke hengri e piu gjak njerezish dhe tani perpelitet se nuk ka c’te haje, prandaj kerkon perseri koka njerezish.

  8. tan tara says:

    normale qe do te ndodhte keshtu , ne jemi populli me provincial i evropes dhe sigurisht qe dhe politikanet i kemi po kaq provinciale dhe si te tille zgjedhim te bejme gjera kaq ekstravangante qe s,kane te bejne fare me realitetin tone, jemi tamam si ajo putana plake qe do te beje botox,
    Kam qene gjithe kohen i bindur se kjo eshte ceshtje vetem nje tollumbac qe Sali B(er)isha e perdor si dominant per te terhequr vemendjen e ne trapave nga probleme shume me akute qe kemi.
    Cdo specialist i fushes se ndertimit e di mire se kjo veper e ketyre permasave do minimumi 3 vjet pune duke presupozuar se gjithcka tjeter eshte e zgjidhur , pra qofte dhe ne castin e pare qe u fol per kete ka qene praktikisht e pamundur per tu ndertuar brenda ketij viti, ndersa tani s’behet fjale fare qe te realizohet per 100 vjetor.
    Po keshtu cdo njeri me pak llogjike e kupton se kjo veper nuk mund te realizohet me 100 milion euro.
    Kjo barcaleta me cmimin e projektit pastaj te vdes fare
    te behet gjithe kjo zhurme pa u marre vesh fillimisht per tarifat???
    gallate e madhe qe mund te ndodhe vetem ne stanin tone (s’guxoj ta quaj shtet).
    Ka vetem dy mundesi , ose politikanet tone jane shume amatore ose jane shume b…q…ra.
    tung

    1. Xha Jaho says:

      Or mik, i ke rene ne koke dhe ca nga ne e kane thene kete me kohe.

      Ne qeverisemi nga amatore. Pike!

      Arben Imami minister mbrojtje ?????
      Genc Pollo minister teknollogjie ??
      Myqerem Tafaj minister i shkences dhe arsimit ??
      Sali Berisha kryeminister ???
      Ilir Meta zv.kryeminister apo minister i jashtem ??

      e te tjeret me rradhe. Te gjithe keta do te kishin vdekur per buke ne cdo shoqeri tjeter, sepse keta nuk dijne te lajne as pjata.

      Por me e keqja eshte se keta jane jo vetem amatore, por edhe b..thq.ra. Dhe ne do te vuajme per nje kohe te gjate. Kurse ata me te rene nga kali do marrin rruget ne ndonje vend te larget qe te shpenzojne parate qe kane vjedhur.

  9. Xha Jaho says:

    Pse ju besoni shperthimeve hiterike te ketij idioti. A i mbani mend?

    – reaktoret berthamore
    – energjine diellore qe do mbyste Karaburunin (Shqiperia do te behej superfuqi energjetike)
    – Hidrocentralet e pafund
    – ullinjte, arrat, pjeshket
    – Stadiumin
    – Parlamentin
    – Aeroportin e Kukesit
    – Aeroportin e Sarandes

    Na bej ate rrugen Fier – Vlore o i biri sheqeres se i shkaterruam makinat perdite. Leri pordhet se kemi 20 vjet qe po te degjojme.

    Nuk u jep me njeri para ketyre zagareve. Edhe firma austriake u terhoq sepse e kupton qe Berisha eshte ne pushtet pune javesh ose muajsh dhe ata s’kishin per ti marre parate kurre.

  10. Horri i bulevardit says:

    Vallaj objekt ma tbukur skom pa, po ate trapin qe u ka fut nmes te godines, Xhozi e ka bo, po mduket si ai seni qe u ka fut ke ajo gjoja.
    Masi ta ndertojn, duhet me hap nji axhensi elikopterash, se ky objekt paska vlere kur e shikoke nga nolt, ta jepka pamjen e sakt.
    Hollandezet vune ne semafor dy persona duke bo seks qe zevendesonte ngjyren jeshile, salistani do me bo parlamentin sikur o tu bo seks.
    Vallaj po mpelqeka, ndertojeni se po sboni si parlament ta bojm PUF (Bordello) se dhe arkitekturen e paska per at pun. Po ta coka pa shku atje mren.

  11. Lomi pri Baldushku says:

    E kom thon lala, Sala ka kohe qi ka mor rrug’n e mutit. I kom çu haber i ditje qi t’vijë t’mori azil politik n’Baldushk sa nuk osht von por nuk m’ka dhon asnji xhevap. -Sale luj venit mos rri mo n’Tiron se ke p’ta hongër. Ke p’t’mor ene kalamojt m’qaf. M’gjo mu luj venit!

  12. plaku says:

    Djema, une kam mendimin se Sala hoqi dore nga te dy objektet ( parlamentin dhe stadjumin ) sepse investoret e huaj nuk jane budallenj dhe e dine se Sala nuk ka leke ne arken e shtetit dhe se nuk do ti marrin investimet e tyre ne Shqiperi. Sala para dy vjetesh shiti 300miljon bono shqiptare ne tregun boteror me 7,5%. Ne se ai do shiste bono te reja shqiptare ne tregun boteror do ti shiste me 10%, gje qe do te ishte e tmereshme per ekonomine shqiptare. Lavdi zotit tregu i kapitalit boteror i njef mundesite e Shqiperise dhe nuk i blen me bonot shqiptare.BE dhe Amerika nuk i japin kredi. U kthye tek vendet arabe dhe ata nuk i japin kredi per shkak te budallalleqeve qe tha ne Israel ku u be me izraelit se Hatanjahu vete. Sale idioti mendoi se u be deti kos dhe se mund te beje ndertime te panevojeshme per kohen duke fituar pike ne popull dhe duke i lene qeverise se ardheshme borxhe kolosale. Edhe nje here lavdi Zotit qe tregu i kapitalit boteror ka institute studime ekonomike dhe nuk jep para kot per syte e bukur te idiotit Sale qe fluturon me prase ne bythe.

  13. Tani says:

    Sdo te ishte me mire qe ato leket per ate parlament ku jane mbledhur gjithe njerzit me te “mire” te Shqiperise ti hidhnin per ndonje rruge, a ndonje shkolle, a ndonje kopesht,a per ndonje qe ska buke te haje e per sa e sa gjera te tjera me te rendesishme??!!!Po gjitha hallet e vendit jane te zghidhure dhe na mbeti parlamenti se sju pelqen ai qe eshte.T U R P per ta dhe hall per ne qe kemi keta politikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje