Ku i ka rrënjët përplasja e fundit mes Spahiut dhe Berishës? A mund të quhet Aleanca Kuq e Zi një faktor i rëndësishëm në shoqëri dhe a do të shndërrohet në parti politike, ashtu si Lëvizja“Vetëvendosje” në Kosovë?
Nga Renato Kalemi
Revista Klan
Kur erdhi në postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me propozim të Presidentit Bamir Topi, ishte e lehtë ta lidhje me mazhorancën mbështetjen që po i jepej figurës së Kreshnik Spahiut. Ishte viti 2007, Topi prej pak kohësh ndodhej në krye të shtetit, ndërsa mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha shkonte çdo gjë “vaj”. Por, pak vite më pas, gjërat u përmbysën, marrëdhëniet mes të dyve u ngrinë derisa u prishën një herë e përgjithmonë, çka duket se i reflektoi shpejt edhe në marrëdhëniet e Spahiut me shumicën e djathtë. Çasti kulmor për shumë zhvillime politike në Shqipëri nga viti 2008 e këtej mbajnë datën: 15 mars të po atij viti. Ngjarja e Gërdecit: “Prej më shumë se katër vitesh, unë kam duruar presione sa i përket detyrës sime, dhe kjo është e faktuar jo vetëm në arkivat e medias, por edhe “Wikileaks” foli qartë për kërcënimet që unë kam marrë për shkak të qëndrimeve të hapura ndaj çështjeve të rëndësishme në drejtësinë shqiptare”, ka thënë së fundi, Spahiu.
Prej thuajse një viti ai është angazhuar fort me Aleancën Kuq e Zi, duke i hapur jo pak telashe vetes, të cilat duket se po i japin tani pasojat e tyre. Aktivizimi me këtë lëvizje, që një ditë me siguri do të katapultohet në politikë (mendohet të kandidojë si subjekt partiak në zgjedhjet e 2013-ës), ka nxitur kryeministrin Berisha të reagojë fort ashpër ndaj nënkryetarit të KLD-së, duke kërkuar edhe shkarkimin e tij nga posti publik. Një kërkesë, e cila u zbatua me rigorozitet një ditë më pas nga grupi parlamentar i PD-së, 28 deputetë të të cilit iu drejtua Kuvendit të ndërhyjë. Komisioni parlamentar i ligjeve mori në shqyrtim kërkesën dhe pranoi të ngrejë një komision hetimor për të verifikuar punën e Kreshnik Spahiut në KLD. Përplasja e këtij të fundit me kreun e komisionit, Ilir Rusmali, kur qe thirrur për këtë çështje, u kthye në kryefjalën e lajmeve të javës që sapo u mbyll. Megjithatë, Spahiu nuk mendon ta mbyllë me kaq, sepse pretendon se çështja nuk i takon Parlamentit meqenëse sipas tij, nuk ka të drejtë ligjore për ta larguar nga detyra, prandaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. “Është rast i praprecedentë që kryeministri i një vendi të kërkojë shkarkimin e kreut të drejtësisë, kur kompetencën e ka vetë pushteti gjyqësor”, thotë ai në intervistën e dhënë për Klan.
Mandej, ai zbulon se, për shkak të pozicionit dhe profilit mediatik shpeshherë perceptohet se mund të jetë drejtuesi faktik i AK-së, ndonëse është një “gjë të cilën do e dëshiroja që të ishte në të ardhmen”. Nga ana tjetër, ai sqaron se sulmi që po i bëhet nga kryeministri Berisha ka të bëjë me faktin e pamohueshëm se kreu i qeverisë i frikësohet elektoratit që mund të marrë AK-ja në zgjedhjet e ardhshme. “Disa nga sondazhet e fundit të fundvitit 2011, për popullaritetin e Aleancës Kuq e Zi dhe kuotimin e saj, natyrisht që ngjallën panik për kryeministrin dhe faktorë të tjerë të politikës. Ky ishte një sulm që pritej, ky ishte një sulm i “paralajmëruar””, thotë Spahiu. Pra, pikëpyetja nuk është më nëse AK-ja do të shndërrohet në forcë politike, porse cili do të jetë ndikimi i saj në elektoratin shqiptar në 2013-ën.
– Zoti Spahiu, me propozim të kryeministrit Berisha, mazhoranca e djathtë ka vendosur t’ju shkarkojë nga posti i nënkryetarit të KLD-së. Për këtë arsye është ngritur edhe një komision hetimor për veprimtarinë tuaj në këtë post. Ju keni thënë se kjo është një nismë e paligjshme dhe se i jeni drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Cila është arsyeja e këtij sulmi ndaj jush? A lidhet vetëm me faktin e aktivizimit tuaj me Aleancës Kuqezi?
Qëndrimi i Kryeministrit dhe mazhorancës është publik dhe zyrtar dhe ky është objekti i kërkesës për shkarkimin tim nga posti i zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndoshta, është rast unikal ku akuzuesi dhe i akuzuari të dy e pranojnë të njëjtin fakt, por me një optikë të ndryshme. Unë pranoj çdo lloj angazhimi dhe qëndrimi publik të mbajtur në mbështetje të doktrinës KuqeZi dhe mbështetësve të saj si një lëvizje qytetare, civile, popullore, jo politike. Ndërkohë që qeveria e konsideron këtë një angazhim politik. Së dyti, unë pranoj çdo lloj debati mbi këtë çështje, madje edhe procedure shkarkimi, por në asnjë rast nuk pranoj që kjo të jetë kompetencë e Kuvendit të Shqipërisë. Është rast i paprecedent që kryeministri i një vendi të kërkojë shkarkimin e kreut të drejtësisë, kur kompetencën e ka vetë pushteti gjyqësor, dhe natyrisht kjo është e paprecedent edhe në raport me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë, të cilët janë kompetencë e parlamentit, por në asnjë rast për zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
– Prej disa muajsh ju jeni zëri kryesor i Aleancës Kuqezi, çka ka krijuar përshtypjen se jeni drejtuesi faktik i saj dhe rrjedhimisht njeriu që mund ta drejtoni në rast se ajo shndërrohet në parti politike, apo jo?
Unë mendoj disi ndryshe. Aleanca KuqeZi ka me qindra figura që po i promovon, por për shkak të pozicionit dhe profilit mediatik shpeshherë perceptohet se unë mund të jem drejtuesi faktik i saj, gjë të cilën do e dëshiroja që të ishte në të ardhmen.
– Nëse nuk do të kishit pozicionin aktual, pra nëse do të ishit jashtë kësaj historie, dhe dikush tjetër të bënte të njëjtën veprimtari që ju kryeni sot në KLD dhe Aleancën Kuqezi, si do ta vlerësonit? Sipas jush, është diçka normale, brenda kornizës ligjore?
Është detyrim dhe koherencë që institucionet shqiptare të marrin ngjyrime patriotike. Në të vërtetë do të ishte një kurë shumë e mirë për të ndërgjegjësuar dhe përmirësuar imazhin e institucioneve shqiptare.
– Në sulmet që ju bën mazhoranca, pra kryeministri Berisha, mendoni se fshihet një lloj frike ndaj elektoratit që mund të marrë Aleanca Kuqezi nëse kandidon në vitin 2013 në zgjedhjet e përgjithshme?
Ky është qëllimi i vetëm që po ndodh sulmi, gjë të cilën e ka shprehur pjesërisht edhe vetë kryeministri. Disa nga sondazhet e fundit të fundvitit 2011, për popullaritetin e Aleancës Kuq e Zi dhe kuotimin e saj, natyrisht që ngjallën panik për kryeministrin dhe faktorë të tjerë të politikës. Ky ishte një sulm që pritej, ky ishte një sulm i “paralajmëruar”.
– Javën e kaluar, në Krujë, me rastin e 544 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, ju shpallët edhe një lloj programi të Aleancës Kuqezi, i cili menjëherë është cilësuar si një program i mbushur me dëshira se sa një program i mirëfilltë. Mund të na zbuloni diçka më shumë për të? Do të plotësohet? Ende në përpunim?
Do të bëja një saktësim për ju: Aleanca Kuq e Zi nuk ka shpallur programin, por prioritetet e saj. Janë dhjetë prioritete mbi të cilat janë ngritur 10 grupe pune që po punojnë me ritme shumë të shpejta dhe voluminoze, të cilat do të finalizojnë punën e tyre për programin e Aleancës Kuq e Zi në mbajtjen e Kongresit Mbarëkombëtar që do të zhvillohet në maj të këtij viti. E rëndësishme është që ato janë prioritete me një bazament dhe themele të forta të advokimit të çështjes shqiptare.
– Aleanca Kuqezi po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një faktor. Shpeshherë ajo gjendet jo vetëm në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe jashtë vendit, në Itali dhe deri në SHBA. Mund të na thoni se si qëndron financimi i aktiviteteve të saj? Pra, ku e gjen mbështetjen?
Aleanca Kuq e Zi rendit aktualisht rreth 100 mijë anëtarë dhe të gjithë punojnë mbi baza vullnetare dhe kontributet personale. Në çdo qytet, brenda dhe jashtë vendit, grupet e aktivistëve mbulojnë shpenzimet lokale me kontribut vullnetar.
– Gjithnjë jeni shprehur se drejtësia shqiptare ka nevojë për reformë të thellë, madje vetë ju keni marrë disa nisma për përmirësimin e saj. Megjithatë, drejtësia vijon të marrë kritika të forta lidhur me vendimet e saj. Ku çalon ajo? Çfarë nuk shkon me drejtësinë që të jetë e besueshme?
Shqipëria duhet të dalë nga kriza politike. Tre vitet e fundit në ushtrimin e detyrës time, kemi një sistem të paralizuar, ku Kuvendi i Shqipërisë ishte i paaftë për të miratuar ligjet që lidhen me organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë. E gjithë paketa që i përket reformës është pluhurosur në sirtarët e Kuvendit. Janë bllokuar projekti për gjykatën administrative, konferenca gjyqësore, administrata gjyqësore, organizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, funksionimi i Gjykatës së Lartë, emërimet në Gjykatën Kushtetuese, administrimi i buxhetit gjyqësor, e të tjera. Me pak fjalë, kemi një reformë në drejtësi të bllokuar nga politika.
Bravo AK u bete 100 mije e nje tani.
Jam edhe une!!!
Gjithe Shqiperia eshte me Kreshnikun, ndersa ju qe jeni kundra ,jeni pakica e pakices dhe nje pjese e mire e juaja jeni ata kelyshet e greekut
qe i paguan kisha greke te rijne ne gadishmeri ne cdo forum dhe te bejne propagande antishqiptare, duke genjyer ca budallenj pa tru qe ketu jane shumice,
porse atje jashte ne jete nuk behen as 50 veta
Jepi Kreshnik krijo Partine se gjithe populli shqiptar eshte me ty me shume se c’mund ta mendosh ti
Se shpejti do na thuash qe ti e clirove Shqiperine o Spahi. Se drejtesin e ke kenaqur. Mjere ata viktima qe te besojne se nga shiu ne bresher do ti cosh
As une nuk kam shume besim tek ky Spahiu.
100 mije anetare? Nxirri pra ne aksion; cfare pret?? Apo i ke sa per numer?!
Pse po rren bre Spahi sbesoj kurr qe ke 100mij. Aedin pse? Sepse sbesoj qe shqipria ika 100mij anti shqiptar qe ti kesh ti. Se tivet sbesoj qe je shqiptar e ni anti shqiptar si ti ti ket 100mij shqiptar sun e besoj dot.
interesant ky financimi vullnetar keto para a jane shkruar diku dhe sa para jane se duhet paguar takse nuk mund te mledhesh lek pa i deklaruar ky palo gazetar pse nuk e pyet per kete dhe e dyta pse nuk e pyet nikun e saliut ku ishte ne 1996? skenari te dashur shqiptare qe do genjeheni perseri edhe ne zgjedhjet e ardhshme eshte i thjeshte saliu largohet nga politika de jure dhe niku me bamirin do bejne koalicion ne qeverine e re bashke me forcat e tjera te “djathta” si lsi pr etj dhe do mbrojne saliun nga burgu qe prape do qeverise de facto ne saje te dosjeve qe ka mbi keto personazhe te tipit bamir e kreshnik
me sa di une Kreshniku ka deklaruar qe: asnje ish-deputet ose deputet; asnje minister ose ish-minister, nuk do jete pjese e grupit organizativ te AK. Besoj e ke pergjigjen per dyshimet e tua, qe normal me kete lloj politike anti-shqipatre qe eshte perdorur keto 22 vjet, na ka bere te gjithe paranojak
Jo more Spahi jo, e paska zene paniku Salen nga ty. Perkundrazi, Sala gezon kur ti shtohesh dhe lulezon, sepse ai te vendosur aty ku je dhe nje dite do ja shperblesh nderin qe te ka bere, duke mos llogaritur edhe lojen qe te ka ngarkuar persiper ty!
Sa shpejt i kuptojne gjerat keta kelyshet e grekut
voulose ti ore korrak i Ahmadinejaad-it…..usttttt koprroskilo!
sa vjec je ti raimond dhe ku ishe ti ne 1990? pastaj hajde dhe fol ketu per nikun e saliut e per grekun e serbin etj tipa naiv si puna jote kane bere qe 1/3 e shqiptareve te emigrojne duke pare qe ju jeni shume u dorezuan dhe moren rruget e botes prandaj ulu i qete dhe mendo per vete dhe familjen tende kush te ofron me mireqenie dhe siguri ne jete dhe me keto forcohet shteti dhe shtetaret e tij te tjerat vijne vet. per momentin jeni cope-cope se ashtu ju duan qe te shkoni mbrapa individeve te caktuar per nje cap buke
E vertete iliri leeds; siguroja te ardhura mbi mesataren ne 97n por u largova nga ai vend se veja re qe shqip flisnim por nuk merreshim vesh. E ardhmja dukej e zymte!
Bazarxhevap, koment i sakt ,
Jo 100 mij, por 1 milion evro, i ben vila ne bregdet ketij komshiut te Mediut.
do dalin faktet, prit o spahi mos u nxito
pse kemi ne truajet tona kaq shume korrake……fatale!!!!!!
URRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!
Do behet Kryeminister ky burri! Ura…
Adil Çarçanit i kane thirrur TAOTAO, po ketij dy metroshit si do i flasin?????
nuk ke ndonje kundershtim,qe ta therrasim;korrak te Erdoganit!
jo per gje,por do te na e dinte edhe per nder,sepse rrace turke eshte!
paske leke per internet ti ,,,,zorrshqqqqyeri i greqise….grekut ja kane nxjerre zorren si astar xhepi,kurse ti vazhdon me komente,blla blla.Ik ere puno,,se vetem gruja nuk sjell leke ne shpi,,i peshtire,,,veremli greqie
korrak i Erdoganit,tirronc prej Linxe mos e vri shume rradaken per paret e mia se rrudhesh shpejt e te bien kacurrelat,duke u katandinsur ne qerros…..ok!
ustttttttt,koprroskilo……
Eshte tashme eshte e njohur shprehja qe atdhetarizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. Ketu ben pjese dhe Spahiu. Me vjen keq per disa figura qe ende nuk e njohin mire dhe i rrine prane. Disa u zhgenjyen nga Ilir Meta dhe prape po gabojne me Spahiun. Por ky eshte kokerra e legenit! Sa per ate qe AKZ ka 100 mije anetare qe punojne mbi baza vullnetare, kjo eshte genjeshtra me e madhe! Po te ishte keshtu le te organizonin nje aksion dhe te pastronin Tiranen nga pislleqet!
Sa shpejt qe ja gjetet mor vllezer po pse se vlersoni per ato qe thote e ben ne vend ta paragjykoni. Bravo esht e vertet qe cdo komb ka ate udhheqje qe meriton. Forza AK
Shume te dyshimta keto veprimet e Kreshnikut dhe per me teper fondet nga vijne,kush i sponsorizon!!Niku te merret me gjykatesit qe jane be pacavurre dhe po na delendisin deri ne pike te fundit,nese drejtesia nuk behet,Kreshniku jo vetem qe duhet te jape menjehere doreheqjen po dhe te var veten se na keni ca trapin me keto patriotizma falls..
Aleanca Kuq e mbrapsht tha se, kishte 1 milion shqiptar si mbeshtetes tani thot 100 mije. Kujt ti besojme tani?
U keputa se qeshuri me kete lepurosh.
O Spahi, ne facebook i ke keta fansat? Nuk e han me Shqipetaret ate koqe ulliri. Po na shpjego njhere o Spahi ca ben ti kur Gjykata (shkerdhata) e lart jep ato vendime palaco. Po pse o spahi duhet te te besojme ty? cfare bere? llafe? ato i kemi qyl nga i pjerdhuri salush. Shko mashtro andej nga kosova e maqedonia se ben vaki andej i han perrallat e tua nacionaliste. Ti Spahi nuk je gje tjeter vetem nje derivat i te cmendurit bish-berisha
Or tutkun,
Mesoje njehere e mire se gjykata e larte nuk ka lidhje fare me KLD-ne.
Aahahah, cfare deklarate. Po te ishit ju 100 mije, pse atehere Berisha eshte ne pushtet???? ahahaha, ik ore shko pirdhu, une psh sjam anetar i nje organizate te felliqur, hipokrite, e ekstreme nacionaliste
Ekstremiste nacionaliste??? Pse i ben qejfin o wert.. Ekstremistet nacionaliste po e pane qe u shet atdheun si rasti i sales me detin nuk bejne koncerte neper bote dhe te lyejne kacurrelat me xhel po te fusin kallepin e tritolit ne bythe..Ky Spahiu ka gjetur momentin e gabuar per tu bere patriot. Ne fillim te zhduket sala pastaj shpresoj te na kthehet perseri krenaria KOMBETARE qe ne keto caste nuk dihet ku ka humbur..
Nuk paska lidhje Gjykata me KLD??????Po gjykatesit e Gjykates se Larte kush i propozon?Po Gjygjtaret e Apelit kush i propozon ?Po gjykatesit e Shkalles se pare kush i propozon dhe i cakton????A nuk eshte KLD-ja me te gjithe Topin bashke qe i propozojne?????? Ik ore Spahi se ashtu si dikur i turkut oficer ke qene, sot oficeri i Sales je!!!
Po cfare k…..arin nacionaliste jane keta Turkoshaket e tipit Spahiu me shoke??
Nacionalizmi i vertete do bo…….le, dhe keta as i kane dhe as kane per ti pasur ndonjehere. Keta vetem presin per ndonje kocke qe mund te bjere nga qielli Nacionalist, dhe kaq!
Ka dicka teatrale tek ky njeri….kam pershtypjen se u projektua si njeriu qe do te shpetoje ne momentin e duhur Vucidolin atehere kur LSI e Ilir Meta te jete zgjyrosur e mos t’i hyje me ne pune as dreqit ky merr votat e te majteve dhe ia dhuron edhe nje 4 vjetesh sundim satrapit…
Sygjeroj Temen te verifikoje me kujdes marrdheniet e verteta te ketij aktori te keq te politikes me Ilir Rusmajlin, pasi keta mafioze jane te afte edhe te bejne kot sikur zihen me qellim percarjen e elektoratit te majte dhe marrjen e votave per PD aty ku ajo nuk merr dot me asgje prej kohesh.
Levizja Spahiu nuk eshte serioze me deklaratat qe ben! Pershendes idene per te larguar Berishen, por nuk e mbeshtes levizjen Spahiu qe kerkoj te ndryshonte edhe emrat e qyteteve duke pretenduar sikur te ishte ne pushtet. Me kujtohet edhe nje deklarate kur i kerkonte shqiptareve qe jetojne jasht Shqiperise te flasin vetem shqip duke u bere me te vertete nje levizje qesharake.
DO TI THOJA KRESHNIK SPAHIUT,MOS TE DRIDHET QERPIKU SE KE GJITH SHQIPTARET ME VETE,ERDHI FUNDI I TOSUN BACIT,DHE DO JETE AK SHPRESA E SHQIPTARVE,QE TI VJELLIN CA KAN NGRENE NE KURRIS TE POPULLIT.
PO PERVEC SPAHIUT KUSH ESHTE TJETER NE DREJTIM TE AK ? ME NJE LULE S’VJEN BEHARI ! (LE QE KY SPAHIU NGJAN SI LULE BORE)
Ja keshtu o shqiptare
vjen dita e clirimit
me njeqindemije gomare
pas Spahise e Qerimit
Hajde te kercejme ,nje valle
Nga Saranda ne Tropoje
s mbaron bari ne livadhe
per kete turme te gjore
pershendetje nga vilsoni usa
Djema, me vjen keq por une e kam thene disa here se duhet te kemi shume kujdes qe ne keto kohe te veshtira per vendin tone te mos biem pre e lojes populiste dhe ultra patriotike te Spahiut. Ky njeri hedhe vetem fishekzjare dhe basta. Para tre muajsh ky njeri kerkoi qe te gjitha trojet ku jetojne shqiptare te bashkohen ne nje shtet te vetem PERPARA se Shqiperia te futet ne BE. Kane kaluar tre muaj dhe sic duket ky populist xhuxhmaxhuxh ka harruar se cfare ka thene dhe jo te punoje per te vene ne jete budallalleqet qe thote. Me budullallekun qe tha ky xhuxhmaxhuxh harroi se trojet ku banojne shqiptare gjinden ne Serbi, Maqedoni, Greqi, Malin e Zi etj. Pra qe te marresh trojet do te thote lufte, gjak shqiptari, femije shqiptare, serbe, greke, maqedonas,malazeze te vrare e plagosur. Pse duhet bere kjo kasaphane kur e ardhmja e ketyre vendeve eshte ne BE.
Miq, politika e BE eshte qe te gjitha vendet e Europes te futen ne BE.
Europa duhet pa tjeter qe te jete e bashkuar me qellim qe te mbijetoje ne kete bote karshi konkurences se ShBA, Kines, Hindise,Brazilit etj.
Tani popullsia e Europes eshte vetem 7 % e popullsise boterore dhe prodhimi i saj ze vetem 20% te prodhimit boteror. Ne vitin 2050 popullsia e Europes do zere vetem 4% te popullsise boterore dhe prodhimi vetem 9% te prodhimit boteror. Pra e ardhmja e Europes nuk do jete me vende te vecuar dhe politika e BE do jete nje politike e ashper kunder ultra nacjonalisteve ( si Spahiu ) dhe populisteve kudo qe jane dhe qe predikojne ndarjen e Europes. Mor harroni miq se BE eshte garant per paqen ne Europe, te drejtat e njeriut ne Europe, demokracine ne Europe, mireqenjen ne Europe, mbrojtjen e ambjentit ne Europe, sistemin socjal ne Europe, respektimin e punes se pamvarur te institucjoneve demoktratike ne Europe.
Djema, edhe udheheqesi paqesor zezak prifti pacifist Martin Luther Kinga tha se “I’ve a dream” ( une kam nje ender ) qe femijet zezake te shkojne ne te njejten shkolle. Shume u tallen me te ne ate kohe, por jeta provoi se ai kishte te drejte dhe dita e vrasjes se tij nga racistet amerikane eshte bere nje dite kombetare zije ne Amerike. Keshtu pra djema, une mendoj se endra e bukur e nje Europe te bashkuar do behet realitet me gjithe budallalleqet qe thone populistat dhe ultra reaksioneret ne Shqiperi, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Malin e zi.
Popull shqiptar, ji vigjilent. Dashuria, dashuria dhe jo urrejtja eshte e ardhmja e Ballkanit dhe Europes se bashkuar.
Ore shqiptare, mos harroni qe idete e bashkimit te Evropes apo te Botes ne i hodhem per zbatim qe me Leken e Madh. Por doli qe kombi yne u shkermoq, u tjetersua, dhe tani vellezerit tane e bere Italian, Greke, Jugosllave, Bullgare, Rumun, Turq, ngelen duke na luftuar sepse harruan qe dikur flisnin shqip dhe u genjyen nga prifterinjte dhe hoxhallaret.
Tashi you thoni ti harrojme te zezat qe na bene, ti lejojme te na zhdukin; sepse keshtu na do nene Evrope?! – po ju nuk vini mende kurren e kurres!
Po qe se sju pelqen bashkimi me Kreshnikun, dilni dhe krijoni nje aleance tjeter. Mjaften qe te coni perpara zgjidhjet e ceshtjes se kombit. Mos shani e ankoheni kot se koti. Po te kini fakte flisni, por boll me paragjykime.
Saliu me shkoke po ju q… ne b…, kurse ju ankoheni nga te tjeret!
Ata qe shajne e ankohen, jane matrapazet ‘e shkathet’ qe sot i jep nje kafe Saliu dhe neser i fut ne burg. Pastaj ankohen ‘po ne ate bem qe na tha Sala, pse te denohemi’ – do thoni si dikushi.
Nje teks shume i pershtatshem per te gjithe 300eu ku mund te shprehin mllefin kunder ktij vendi nje teks shume i pershtatshem per te gjithe ato pseudoshqiptaret qe ne jeten e tyre nuk e kan ditur ndonje here se cfare deshirojn por edhe nje teks i pershtatshem per disa kokboshe qe hiqen ne keto forume per kopetent politike qe ne te vertete po ti pyesesh se sa bejn 2 here 2 do te pergjigjen e PREMTE HA HA HA HA
Nuk e kam lexuar ende intervisten por po jap kosideratat
e mija sa me poshte:
CFARE SIGURIE JEP KY SE NUK PERFUNDON SI ILIR META.
NESE NUK GABOHEM KY KA QENE AVOKATI I SALI BERISHES
NE VITIN 1997-1998.
NE RASTIN E RIVOTIMIT TE SASHENKES (VEPRIM ANTILIGJOR)
NUK KA QENE KUNDER.
CFARE GARANCISH KA QE EDHE KY NUK ESHTE PROSTITUTE POLITIKE…
NESE DO TE BEHEJ FJALE PER NJEREZ SI PELLUMB XHUFI OSE JAKUP
KRASNIQI QE KANE NDJEKUR GJITHMONE NJE LINJE DHE KANE DINJITET
E KARAKTER TE FORTE, MUND TE BESOHET.
MENDOJ SE PO NUK U RREGULLUA ME LIGJ MOSKALIMI I DEPUTETEVE
NGA NJE PARTI NE TJETREN, TE PAKTEN PER 2 VJETEET E PARE PAS ZGJEDHJEVE, ESHTE VESHTIRE TE KESH GARANCI NGA NJEREZ TE TILLE.
NESE E KAM GABIM TE ME THOTE DIKUSH QE KY NUK KALON ME BERISHEN.
A MUND TE NDERROHET LIGJI, PRA QE NJE DEPUTET PER DY VITET E
PARE TE MOS BEJE KURVERIM POLITIK, KALIMIN NGA NJE PARTI NE
TJETREN PER PARA, POSTE ETJ…
KUSH E DI TE MA THOTE SE SI MUND TE BEHET. UNE GJYKOJ SE KESHTU
SIC ESHTE TANI NE VOTOJME PROPORCIONAL, PRA PER PARTITE DHE JO MAZHORITAR PER INDIVIDE QE TE SHKOJNE ME KE TE DUAN ASHTU SIC U
NDJEN ME QEJF PRAPANICA.
KETE DUHET TA KERKOJNE SOCIALISTET PASI NDRYSHE PARTICKA SI PUNA E KETIJ NUK ME DUKEN TEPER SOLIDE NE KARAKTER E DINJITET DHE ME KETA BERISHA E KA GJITHMONE FITOREN NE XHEP. ME KETA ME DUKET SIKUR TE FUTESH NE FUSHE GJITHMONE ME REZULTATIN 2 ose 3 – 0…. NE FAVOR TE BISHES.
Kane marre flake keto kelysh Grekerish si pushka e jevgut se si duket ju djeg si shume. Ju pseudo Shqipfoles Grek dhe Serb hani buken e Shqiptarit dhe bani duan e Greqise dhe Serbise. Ishhhhhhhhh he derrrr
erald ose raimond se po i njejti je – shumica ketu jane kundra teje dhe tu thuash atyre serb apo grek nuk eshte jo vetem e ndershme por te ben ty nje don kishot idiot sepse ti po te ishe shqiptar nuk do dilje kunder vellezeve te tu vetem pse ata mendojne ndryshe nga ty dhe nuk besojne kreshnikun tend
@plaku; sic e thashe edhe me siper, nuk kam fort besim te ky Spahiu. Me duket sikur fshihet nen petkun e kombetarise dhe po perfiton nga ngjyrat nacionaliste si edhe nga situata per te kenaqur ambiciet e tij politike. Dhe, sic e pohon edhe vete, pervec fjaleve ne ajer, asgje nuk kam pare nga ai.
E vetmja force politike, perfaqesuesit e se ciles, kane rrezikuar ne perpjekjet e shumta me regjimin, eshte PS-ja. Une vete jam i djathte – nuk besoj shume ne programe sociale – por e them me bindje se kjo parti eshte e vetmja zgjedhje e duhur per shqiptaret sot per sot. Cdo hallakatje tjeter me ndonje grup tjeter si AKZ apo ku e di une do te ishte njesoj sikur te provonim fatin ne kazino; dhe kam pershtypjen se keto kohet e fundit nuk kemi pase edhe aq fat per t’mos thene se kemi qene krejt te pafat!
A KA THENE GJE SPAHIU PER MASAKREN E 21 JANARIT.
MEQE ESHTE PATRIOT A E KA PERMENDUR NDONJEHERE NAFTEN QE SALI BERISHA I DHA MILLOSHEVICIT.
PO PER SHKATERRIMIN E PYJEVE, LUMENJVE LIQENEVE TE SHQIPERISE CFARE PO THOTE SPAHIU.
PO PER PUSHIMET NGA PUNA, PER ZDUKJET E DESHMITAREVE, PER DATAT QE NDERRON SALI BERISHA SIC I DO BYTHA, CFARE THOTE SPAHIA…
CFARE MENDIMI KA SPAHIA PER 29 NENTORIN,
CFARE THOTE SPAHIA PER VJEDHJEN NE RRUGEN E LESHIT….
NE TE GJITHA KETO KA CENIM TE SHQIPERISE, TE DINJITETIT DHE PATRIOTIZMIT.
NUK E DI NESE JAM GABIM A KA BERE NDONJE GJE PER KETO Z. SPAHIA…
KESHTU ANALIZOHET PATRIOTIZMI I NJE SHOQATE. NGRITJA DHE BERJA E NJE FLAMURI TE STERMADH JANE GJERA TE MIRA POR PATRIOTIZMI DO EDHE CA GJERA TE TJERA QE MOS TE KTHEHET NE PATRIOTIZEM CINIK…..
SOT ESHTE PATRIOT AI QE LUFTON NE SHQIPERI ME DIKTATUREN, FASHIZMIN, ME KORRUPSIONIN, ME VJEDHJET ME VRASJET, ME SHITJET E ATDHEUT……., ME MBROJTJEN E MJEDISIT SHQIPTAR, ME MBROJTJEN E ATYRE QE PUSHOHEN NGA PUNA, TE ATYRE QE VRITEN NE MES TE RRUGES, TE ATYRE QE VRITEN SI SKLLEVER NE MANIFAKTURAT E FAMILJES SE BISHAJVE…..
Plaku,
Kam lexuar disa nga komentet e qe ju keni bere per ekonomine, dhe kam mendimin se keni qene ne nivelin e duhur, por kesaj radhe mendoj se nuk jeni shume i sakte kur parashikoni nje EU, si endrra e amerikanitme ngjyre. Po ju jap vetem nje argument, me te drejten nese jam i gabuar dua qe te me kundershtoni: Perse, nje nga kushtet kryesore qe te behesh anetar i BE, eshte qe te heqesh dore nga sovraniteti monetar? Perse i jane qepur tani se fundmi Hungarise, e cila do qe politikat ne fushen monetare ti beje BQ e saj pa qene nen ndikimin e BQE? Tschüß mein freund!
deni,
Une kisha keto gjera :
– Faleminderit per shkrimin tend civil.
– Une e di shume mire se Hungaria eshte ne BE por JO ne Eurozone.
– 17 vendet qe jane ne Eurozone eshte e qarte se monedha e vetme eshte monedha unitare e vendeve te Eurozone, pra Euro. Prandaj politiken monetare te 17 vendeve e bene VETEM Banka Qendrore Europjane.
– Une nuk kam mendimin se, kusht per tu futur ne BE eshte qe te heqesh dore nga suveraniteti monetar. Ne BE eshte edhe Anglia dhe aresyeja kryesore qe ajo nuk ishte dakord ( i vetmi vend nga 27 vendet qe jane ne BE )me vendimet e Brukselit te dates 9.12.2011, sepse keshtu hiqej dore nga e drejta e vetos nacjonale ne lidhje me politiken e re fiskale.Pra m.gj.ate Anglia ka mbetur ne BE dhe nuk eshte ne Eurozone.
Jam i sigurte se, vende qe nuk jane akoma ne Eurozone dhe qe jane ne BE si Bullgaria, Danimarka, Suedia, Cekia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia dhe Rumania rane dakord me reformen e stabilitetit monetar, vendosjen ne kushtetutat e tyre te frenes se marrjes se borxheve.
– Kuptohet qe vendet qe jane ne BE (10vende) por qe akoma nuk jane ne Eurozone kane te drejte qe te shtypin aq monedha sa te duan. Kete gje e bejen nepermjet bankes se tyre qendrore.
– Per sa i perket Hungarise, qeveria hungareze kohet e fundit ( m.q.s. kane me teper se 75% te votave ne parlament ) beri disa ligje qe nuk jane konform kontrates me BE. Sidomos qeveria hungareze beri ligje qe cenonin PAMVARESINE e Bankes qendrore Hungareze dhe mediave. Bashkimi europjan beri shume presion dhe kercenoi qeverine hungareze se ne se nuk heqin keto ligje ( sidomos ne lidhje me pamvaresine e bankes qendrore hungareze ) nuk do te marrin ndihme ekonomike nga BE. Para nje jave, kryeministri hungarez do premtoje se do beje sic i thote BE me qellim qe te mari ndihmat.
– Deni, deri tani Europa ka bere bashkimin e saj ekonomik dhe monetar. Qe BE te mbijetoje duhet pa tjeter qe ne te ardhmen te beje PATJETER edhe bashkimin politik, ndryshe nuk ka gje ne vije. Europa duhet te jete e bashkuar qe te mbijetoje ne te ardhmen sepse kollose te rinj kane dale ne arenen nderkombetare si Kina, Hindia dhe Brazili. Ne se Europa nuk eshe e bashkuar, popullsia e plakur, niveli i larte i jeteses, sistemi socjal shume i shtrenjte,demokracia nuk ka shanse te mbijetoje.
– Deni, te me falesh por une nuk kam arsimin ekonomik, une kam qene inxhinjer elektrik, por me pelqen ekonomia dhe m.q.s. kam shume kohe ( pensionist ) lexoj me deshire artikuj ekonomike neper gazeta.
Kuptohet se nuk pretendaoj se ato qe shkruaj nuk jane te gjitha te verteta. Fatkeqesisht une nuk kam mundesi financjare qe te porosis dhe lexoj literature ekonomike te specjalizuar. Pershendetje.
Ngaqe e FUNDOSE DREJTESINE E SHQIPTAREVE duke i MJERUAR more sharlatan faqeziu kreshnik spahiu, tani kujton se do ua hedhesh shqiptareve me pacavurret qe po gatuan qe te zesh nje karrige te vetme ne parlament, se me pas ua tregon qejfin atyre qe do te ndjekin njesoj si ua punove shqiptareve qe i le me Gjykatat Shqiptare me te Korruptuarat ne Bote dhe me mbeshtetjen qe u jep ti o faqeziu kreshnik spahiu atyre qe jane Avokate Kriminelesh si Artan Zeneli i Gjykates se Tiranes. Ky je ti more Faqeziu Kreshnik Spahiu. Shqiptaret jane te zgjuar dhe nuk bien ne kurthin e njerezve sharlatane dhe faqezinj si puna jote qe mbron avokatet e krimineleve dhe i le shqiptaret qe te mos kene drejtesi.
NUK UA HEDH DOT KURRE SHQIPTAREVE MORE FAQEZI DHE SHARLATAN
Per ju qe mendoni ndryshe kesaj aleance, le te bejme nje analyse me te thelle intelektuale dhe mos te flasim pa pasur asnje argumet vetem e vetem se eshte nje Kreshnik ne krye. Supozojme qe kjo aleance eshte ashtu siç thoni ju dhe ky kreshniku qenka me i zi se ata qe ju shani (saliun)dhe se ky na qenka loje e saliut per me von do behet si puna e LSI. Po mire su ngopem ne edhe me ata te ashtuquajtur te majten qe 45 vjet dhe me pas edhe nja 8 vjet te tjera ne kohen e “demokracise”. Po pse kush eshte ne drejtim te PS a sjane po te njejtit persona qe me qeverin e Ramizit edhe te Nanos. Po ky Edi qe ju mendoni se do shpetoj vendin as seshte pjella e Nanos dhe tani se fundemi do ta bej edhe president. Edhe kete e kemi provuar ne drejtim pasi pati Tiranen per 10 vjet me radhe dhe si eshte tani ky qytet, te pakten me i ndoturi ne europe per te mos then ne bote, me i betonizuar ku as femijet nuk gjejne dot me ato kendet e lojrave neper lagjet e tyre as pensionistet sgjejne dot ata stolat ku ne kohe te enverit loznin domino, biles keta tani jane ber me arrest shtepie se skane edhe ku te shkojne me. Pse ky eshte modeli i zhvillit te nje vendi? Disa nga ju cituat qe ne kemi shume probleme por une do te thosha qe ne nuk kemi probleme por ne jemi ne buze te varrit ne te gjitha drejtimet fale qeverisjes 20 vjeçare te kesaj klase politike. Vendi yne nuk ka qen ndonjeher me keq se çka qen sot ekonomikisht(ndoshta kur dolem mbas luftes se dyte boterore). As sjane keto te dyja palet politike qe na kane prure deri ne kete pike. Ne te gjitha treguesit ne ndodhemi ne vend te fundit persa i perket vendeve europiane. Para se te dilte kjo levizje te gjithe thoshim po si sdoli njeri te drejtoj nje levizje proshqiptare dhe pro zhvillimit te demokracise. Tani qe doli ne kerkojme ta baltosim pa e provuar. Populli ka nje shprehje te urte qe thot kur me genjen heren e pare bravo te qofte se ste njihja por kur ma ben per here te dyte ateher jam budalla. Ne te pakten anen e te djathtes e provuar nje here mbas renies se diktatures dhe e promovuam prape ne 2005, po keshtu edhe anen e majte e provuam edhe ate nja 8 vjet dhe prape kerkojme ti votojme. Prape nuk zume mend ne. Keta e dine qe ky popull ska nga shkon se ne dy vende do lutet ose tek e djathta ose tek e majta. na kane futur ne nje fushe me dy porta dhe skemi nga te shkojme. Ju e dini shume mire qe te dyja palet kane dale nga e njejta fabrike (partia e punes)dhe renimin e shqiptareve kane te pakten nja 35 vjet qe po e realizojne. Peandaj po ju them qe levizja e re shoqerore Kuq e Zi nese realizon ate çka ajo ka si synim keni per te pare qe e majta dhe e djathta kane per tu ber nje partie pasi familjarisht jane te lidhur me krushqira por do bashkohen edhe politikishte se do mbrojne pasurin qe kane 20 vjet qe jane kane marre ketij populli. Shpresoj te me kuptoni!
oh edhe ky na doli,do na kenaqe tani me folklorizem dhe kuazi patriotizem,mire kishte thene nje komentues me larte,ky eshte nje lepurush,i paska 100 mije anetare,po si erion velija,prej 100 mije asnje nuk mbeti.
ky kreshniku qe thoni ju eshte rritur te lagja ime,dhe e njof mire.vetem ke leket e ka menjen,kur nje shok i jon qe sot esht gjygjtar(ska rendesi se ku esht)i kerkoj ta bente kryetar gjykate te asaj qyteze te vogel ku ishte,meqe se kishin qene edhe shoke shkolle bashke gjuthashtu dhe ne greven e urise ne qytetin studenti nuk pranoj kursesi sepse ja kishte premtuar ate post nje tjetri(me pages)qe dukur fallsifikator pasaportash te rruga e kavajes.me leket qe beri me u be gjygjtar madje dhe kryetar gjykate.cmund te presim nga ky llum politik qe na perfajson.te lutem botoje flm….
Eshte cudi me Shqiptaret,kur flasin me njeri tjetrin genjejne,por dhe kur mendojne genjejne vete,cudia qendron se dhe ketu kur bejne komente genjejne dhe pse jane te gjithe me pseudonim,ti thuash Kreshnikut korrak Turk eshte njesoj si ti thuash ketij far tourkofagos SHqiptar.Flm
kur ta maresh vesh ti ku flen lepuri more toni do kesh vajtur nja 100 vjec(po ti dha zoti)uroj qe ti jape.ne shqiperi cdo njeri e njeh tjetrin sepse vend i vogel jemi qe larg e larg biem te gjith te njohur me njeri tjetrin,po dhe mentalite dihet.kshu qe mos na trego perralla ok.ktu po dalin si patriotet qe as nuk ju shkon nepermed te jene.patrioti i fundit vdiq para nje qind vjetesh (ismal bej vlora) ne shqiperi,uroj te lindin sa me shpejt po te vertet ama
O medresja qe nuk je tironc kete po e shikoj nga menyra se si shkruan,e qe po ja fut kot kete po e shikoj se kete Kreshnikun po e ngaterron me nje tjeter dhe e di me ke,prralla nuk tregova po dhash nje mendim,ambientohu mire ne tirone nje here pastaj dil dhe bej komente……….
mire pra pyt gerta meten(gocen e xhajes vet)ke dy katshja e kosovarve mes pallateve ok.po ike rritu dhe i cik dhe hajde me thuj qe sjom tironc mer pall
Jemi me ju dhe ne si familje.
FORCA ALEANCA,FORCA KRESHNIK!
ALEANCA KUQ E ZI ka thene qe te kujdeset per pakicat shqiptare (dhe jo do i marim me lufte ) dhe bashkimin kombetare e ka fjalen per kosoven (qe kryeministri i kosoves nuk do dhe kryeministri i shqiperise ) te gjithe vendet qe ne kuvizohemi na shajne dhe na injorojne dhe shteti jone nuk kujdeset per ne HAPNI SYTE DHE SHIKONI TE VERTETEN ( une besoje se aleanca kuqe e zi do jete me mire te mos behet parti po thjeshte te ngreje zerin per cdo padrejtesi qe i ndodhe vendit tone dhe fjala e asaj do jete fjale jone dhe vota jaone dhe cdo parti qe do jete ne pushtet do kete ca parime nga ane e kuq e zi qe duhet ti zbatoje ne qefte se do te kete votat tona)
Duke lexuar komentete juaja kuptova ehe nje here, se kush eshte arsyeja qe Shqiperia eshte katandisur ne kete grade. Burrat nuk shajne dhe meren me llafe si grate.E keni keq kuptuar demokracine. Ajo eshte liri fjale dhe mendimi, jo per te ofenduar dhe share te tjeret.Si zakonisht e tregojme veten se kush jemi!!!!! Hidhini nji sy Tirones nga Kinostudio n’ Kombinat.Hallall Kreshnik Spahiu qe po ja thy turit politikaneve qe se kane dash dhe se duan Popullin. Flm per mirekuptimin dhe ju uroj te gjitheve dite dhe pune te mbare.
Armand te lumte dora per kete shkrimin qe ke bere. Pak dhe sakte. Komenti eshte egzemplare dhe mendje ndrytur. Njerzit pa kulture dhe analfabete veq komentojne duke share e perqmuar se ju jane erresuar mendimet dhe se kane kaluar ne psikoze te rende.
Lexova shume gjera por mendoj se cdonjeri ja munduar te jap mendimin e vete cfar eshte edhe shume legjitime. Kur u coptua shqiperia ishim te dobet dha na mungonte forca dhe shume gjera qe ishin te domosdoshme per tu mbrojtur. 100 viti kaluan dhe ja ku gjendemi te percare dhe ofendojme njeri tjetrin per arsyje te mendimeve te ndryshme. 20 vite qe meremi me Sali Berishen PD dhe Edi Rama PS. Mendohuni mire qe 20 vjet ata dot duhet te kishin zvogluar papunesine te kishin rit ekonomie do kujdeseshin per trojet te cilat 100 vite me pare nuk munt ti mbronim, dot kishin aritur ta zhvillonin vendin tone qe gjysma e popullates te mos ikte ne perendim per te punuar si te vetmen rugdalje per te mbijetuar. Aleanca meriton nje sy kritik dhe nje analize te mirefilte por jo ofendime dhe paragjykime. Duhet njehere e pergjithmone ti zhdukim keto ofendime ndaj njeri tjetrin. Une e perkrahi Aleancen dhe dot ja fali besimin edhe pse jetoj ne Maqedoni por nuk jame me pak shqiptare se dikush tjeter. Dhe ti thuash dikujt turkofil apo dicka te ngjajshme eshte shume e turpshme sepse rezistenca jone ka qene shume e qendrueshme dhe turp per ata shqiptar te cilet gjykojn mbi nje tjeter. Pershendetje te gjithve:-))
mergimtari,
jo,mendoj se duhet te kerkojme ma shume se ndalimin e kallimin per dy vjet!
Duhet te kerkojme qe ai qe do me ndryshu voten tone duhet te kalloje prape para votuesit.DMTH duhet te shkojme ne zgedhje prape.Une kur votoj siç votoj eletorati i lsi-se kunder Berishes,nuk dua qe vota ime te shkoj pa na pyet per Berishen !
Pra nje nen me ligj qe kush tradhton elektoratin le te kerkoje prape votebesimin e elektoratit per koalicionet qe ben!
Kandili asnje her se ndricon pjesen e fundit te tij. Keto lloj nismash te kujtojn nismat e dikurshme socialiste, si mjelset e dalluara, traktoristet e dalluara apo athinajat;;; megjithese ua kam harruar vargjet, por po kujtoj nje rrjesht ;; U ngrit Athinaja, me forcat e saja….por ne ate kohe pregatisnin njerez te thjeshte per keto nisma e sot po i bejne pilivanet e kolltuqeve. Tani na ka dale edhe kadiu i jurispodences, duke shfrytzuar ndjenjat e nje kombi, kerkon te arrij qellimet e tij karieriste. C’fare perfaqsimi i bejne drejtesis se kombit Shqiptar ne organizmat nderkobtare keto. Pas 20 vitesh demokraci, nje popull i quajtur i lir nuk ka te drejt te jetoi i lir aty ku ka jetuar dhe nuk mund te leviz i lir ashtu sic ka qene nje shekull me pare. Kush ia privoi kete te drejte? Ato qe keto sot ju servilosen. Shtiret si dashamirs ai qe shte lepirs. Kush ishin lepirsat e Berishes, keto tipa ishin, dekorojn e bejne heronj njerzit e tyre, prezantohen ne bote si (mimoza llastica), marrin per veten e tyre tituj si qytetare nderi, qe pervec se turpit sju kemi pare gje tjeter, rendojn ndenjat e kobit te tyre. Nje tjeter qe paguhet nga Shqiptaret, merr nisma sikur i don grate e Shqiperise me shume se burrat e tyre, i don vajzat Shqiptare me shume se vellezrit e tyre, i don nenat Shqiptare me shume se djemt e tyre, c’far inisiativash e nismash jane keto, pervecse diskriminimit e ofendimit qe na ben ne, dmth.. te dojne nenen time, motrat e mia, gruan time e vajzat e mia me shume se sa vete une, tjetri lejohet qe ti quaj ne Ishull Shqiptaret e ti etikoi sipas stilit te tij Afrikan, e te tjere ju bejne krahasime me popujt e Afrikes. Kur vjen puna per te treguar rracen e tyre Europianet deklarojne se jane Kaukasiane, por kush qenka kjo rrace qe ato sot na e quajn Kaukasiane pervecse Shqiptare. Pse more keshtu do jetojm ne Shqiptaret me fantazit e kapriciot ketyre. Hiqni dore me keto nisma te stilit socialst qe nuk sjellin gje tjeter vecse percarje, mjerim e varferi. Boll kemi Edistat qe spo i lejne Shqiptaret edhe te marrin fryme lirisht ne venden e tyre. Nuk po perkrah asnje politikan, se asnje ska bere asgje duke e krahasuar me sa ju takon te kishin bere per nje popull si populli yne (vlera me e c’muar e njerzimit). Per keto vlera kombetare, e si mbrojtes e perfaqesues te tyre jane e paguhen keto. Por kete lloj Shqiptarizmi per me pa se vetem ku mund te mbush xhepat e vet nuk ia duam asnjerit. Vetem nje faqezi mund te tallet me ndjenjat e kombit te tij, nje qe nuk ka arrit te kuptoi se c’do te thote super natyrori komb Shqiptar.
o Kreshnik, greket i shave, serbet i shave po per turqit ste kam degjaur asnje fjale te keqe, me keq kane qene per 500vjet
Nuk e ben, se i ka te tijet dhe i dhimbsen, pavaresisht se Turqit e shkaterruan dhe asimiluan kete komb dhe popull per 500-vite me radhe.
Sa do te keqinj qe te jene Greket apo Serbet, ata nuk e kane pushtuar asnjehere Arberine per 5-Shekuj si Turqit.
Hajde e merru vesh tani me pasardhesit e Turqve qe jane kthyer ne Shqiptare!!! Thote mire ajo fjala” Bastardi me shume rrespekton baba qaforrin, se sa nenen e tij”. Keshtu jane edhe keta!