Bob Hand: Me sulmet mbi prokurorinë Berisha krijon mosbesim në aftësinë e tij për të drejtuar Shqipërinë

25 Janar 2012, 19:09Politika TEMA

Një prej ekspertëve të politikave të Ballkanit, që i ka ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri është Bob Hand, këshilltar në Komisionin amerikan të Helsinkit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Hand përshëndet zhvillimet e kësaj jave në Shqipëri dhe bën thirrje që procesi i cili lidhet me ngjarjet e 21 janarit 2011 në Shqipëri, të lejohet të vazhdojë deri në fund. Ai shfaq shpresën që i gjithë procesi të çojë në një besim më të madh te sistemi gjyqësor në vend. Me zotin Hand bisedoi kolegia Zamira Edwards.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, në dritën e zhvillimeve të fundit në Shqipëri, do të doja të dëgjoja reagimin tuaj lidhur me raportin e Prokurorisë për ngjarjen e 21 janarit 2011.

 

Bob Hand: Së pari, jam shumë i kënaqur që shikoj se është bërë përparim që po çon në arrestimin e shpresoj edhe në gjykimin e personave që mund të kenë qenë përgjegjës për vrasjet e një viti më parë. U desh një kohë e gjatë për ta bërë dhe jam i sigurt se shumë njerëz në Shqipëri presin me padurim, duke e përdorur këtë zgjatje në kohë për të kritikuar tërë procesin. Por kjo është një çështje shumë serioze dhe fakti që FBI-ja u përfshi në hetim nënkupton se hetimi është i besueshëm dhe serioz. Ne nuk mund të paragjykojmë fajin sepse të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa të provohet faji. Por le të shpresojmë se i gjithë ky proces do të çojë në një besim më të madh te sistemi gjyqësor në Shqipëri. Prandaj mendoj se njoftimi i prokurores, dhe fakti që ambasadori amerikan u ndodh pranë saj kur u bë njoftimi, ishte një shenjë shumë e mirë.

 

Zëri i Amerikës: Ambasadori amerikan Alexander Arvizu mbështeti prokurorinë për një proces të pavarur dhe të çliruar nga ndikimet partiake. Të njëjtin qëndrim shprehu edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Kyeministri Berisha nga ana e tij, e kritikoi prokurorinë. Si i shikoni ju këto zhvillime nga pikpamja e vëzhguesit të një vendi, ku ndarja e pushteteve dhe procesi i rregullt ligjor janë në rrënjë të demokracisë?

 

Bob Hand: Duhet të them se mërzitem mjaft kur vazhdoj të dëgjoj retorikë me tone të larta që sulmon individë të caktuar, qoftë Prokuroren e Përgjithshme, Presidentin apo udhëheqësin e opozitës, ndërkohë që institucionet bëjnë punën e tyre. Është e natyrshme që të ketë fërkime mes këtyre institucioneve të ndryshme, sepse ky është edhe thelbi i kontrolleve dhe balancave. Sigurisht, individë të ndryshëm mund dhe duhet të përpiqen të luajnë një rol kur drejtojnë një institucion, por në një vështrim praktik, janë institucionet që bëjnë punën dhe jo individët që sulmojnë njëri-tjetrin. Por, të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, kjo sigurisht nuk është e dobishme. Mendoj se, duke vepruar kështu, kryeministri dhe zyrtarët e qeverisë nuk do të bëjnë tjetër veçse do të krijojnë më tepër mosbesim në aftësinë që kanë për të drejtuar Shqipërinë dhe kjo do të ishte për të ardhur keq. Pra, mendoj se në politikën shqiptare ka nevojë për shumë më pak personalizim të këtyre gjërave dhe duhet një kuptim më i mirë se këto institucione, megjithëse nuk janë të përsosura, përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe duhen lejuar të bëjnë punën. Natyrisht, unë e pranoj edhe rolin që ka qeveria për të bërë punën e saj dhe kjo duhet të respektohet. Qeveria është në pozitën e autoritetit dhe autoriteti duhet të respektohet. Por në një demokraci është e natyrshme të ekzistojnë fërkime mes institucioneve. Prandaj janë edhe kontrollet dhe balancat dhe ndarja e pushteteve. Unë e përdor shpesh këtë terminologji amerikane por mendoj se ajo universale në një sistem demokratik, për të garantuar që vullneti i shumicës të pasqyrohet në qeverisje, por që edhe të drejtat e pakicës – qoftë ajo politike apo etnike – të mbrohen. Në mes të tyre qëndron sistemi juridik, i cili ka për detyrë të peshojë diferencat. Këta janë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, të cilët kanë të gjithë rolin e tyre dhe ky rol është e nevojshme të respektohet.

 

Zëri i Amerikës: Kryetari socialist, Edi Rama, megjithëse e mirëpriti rezultatin e hetimeve dhe masat e menjëhershme të shpallura nga prokuroria, kërkoi që në procesin hetimor të përfshihen edhe kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i brendshëm, Lulzim Basha, si ata që sipas zotit Rama, dhanë urdhër për të hapur zjarr më 21 janar 2011. Cili është komenti juaj?

 

Bob Hand: Mendoj se përfshirja e FBI-së duhet t’i japë krejt hetimit një besueshmëri më të madhe dhe duhet të bëjë që dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike në fuqi dhe Partia Socialiste e opozitës të mbajnë një qëndrim më respektues ndaj krejt procesit se sa të angazhohen në retorikë. Përsa u përket komenteve të Edi Ramës, ai nuk është prokurori i çështjes. Ai ka të drejtë të shprehë pikëpamjen e tij, por mendoj se ai duhet gjithashtu të kuptojë se të jesh në opozitë do të thotë të kesh edhe disa përgjegjësi. Ai është ende një udhëheqës politik, drejton një krah të caktuar në politikën shqiptare që ka përfaqësim në popullatën e vendit. Bashkë me këtë vjen edhe nevoja për një sjellje të përgjegjshme. Jam i kënaqur që ai e mirëpriti vendimin e prokurorisë. Do të shpresoja që veprimet e tij të njohin edhe shkallën në të cilën qeveria po bashkëpunon me këtë hetim, sepse në fakt personat në fjalë u shkarkuan nga detyra që kishin dhe u vunë nën arrest shtëpie. Nëse ka diçka konkrete që ai dëshiron të kritikojë, për shembull që hetimi nuk është aq i thellë sa duhet, kjo i takon atij ta bëjë. Por ai nuk duhet të angazhohet në retorikë e të bëjë akuza që mund të të çojnë në përfundimin se, nëse hetimet nuk shkojnë në drejtimin që dëshiron ai, atëherë diçka është gabim. Kjo, mendoj se çon në fund të fundit në përjetësimin e gjendjes së tensionuar që është krijuar përsa i përket procesit gjyqësor në Shqipëri.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, Shqipëria ka vuajtur në të kaluarën dhe vazhdon të vuajë mjaft nga korrupsioni i madh në të gjitha nivelet. Si mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje, cilat do të ishin masat e domosdoshme për të dalë prej saj?

 

Bob Hand: Nëse do t’i përgjigjesha dot kësaj pyetjeje, do të meritoja çmimin Nobel të paqes, sepse kjo është një pyetje e vështirë. Shqipëria ka bërë një farë përparimi në luftën kundër korrupsionit, por është mjaft larg asaj që duhet të arrijë. Veçanërisht kur shikon korrupsionin në nivelet më të larta, shumë njerëz dyshojnë se ai është i thellë dhe i paprekshëm. Kur vërehet korrupsion në nivelet e ulëta dhe të mesme, edhe merren masa, por ato nuk e kalojnë këtë tavan, pra nuk përfshijnë nivelet më të larta. Duhet bërë diçka për të garantuar se askush nuk do të përjashtohet nga procesi ligjor, edhe kur kemi të bëjmë me imunitetin parlamentar. Ky proces mund të jetë i ndërlikuar nga ana ligjore, por ai duhet zbatuar në nivelet më të larta dhe nuk e kam fjalën vetëm për nivelet e larta qeveritare. Ne patëm një seancë dëgjimore javën e kaluar në Komisionin e Helsinkit lidhur me perspektivat e zgjerimit të NATO-s me vende të Ballkanit Perëndimor. Në seancë u diskutua edhe për Shqipërinë, lidhur me zhvillimet e atjeshme që kur ajo u bë anëtare e aleancës. Ishte mendimi i përgjithshëm në njërën anë se, nëse Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, zhvillimet e vitit të kaluar do të ishin përkeqsuar edhe më tepër, por ekziston edhe shqetësimi se që prej anëtarësimit në NATO, Shqipëria nuk i ka vazhduar reformat ashtu siç duhej, ashtu siç kanë vepruar shumë vende të tjera. Në skenarin më të mirë, Shqipëria ka bërë në vend numëro madje në disa raste ka ecur prapa. Udhëheqësit shqiptarë duhet ta kuptojnë rëndësinë reale të ecjes përpara. Zhgënjimi që unë ndjej dhe ajo që e bën më të vështirë përgjigjen e pyetjes tënde është fakti se komuniteti ndërkombëtar ia ka dërguar shumë herë këtë mesazh Shqipërisë. Mendoj gjithashtu se edhe populli shqiptar duhet të ketë një zë më të fuqishëm nëpërmjet shoqërisë civile për t’ua bërë të qartë udhëheqësve të vet se veprimet e tyre nuk janë të mjaftueshme. Në seancën e Komisionit të Helsinkit u përmend gjithashtu se Shqipëria përjetoi njërin prej sistemeve komuniste më shtypëse, por krahasimi nuk mund të bëhet gjithnjë  me atë kohë dhe nëse kjo përdoret si justifikim, atëhere vendi nuk do të bëjë përparimin e duhur. Nuk duhet të ketë justifikime dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të pranojë justifikime ashtu si edhe populli shqiptar nuk duhet të pranojë justifikime. Prandaj shpresoj që nëpërmjet shoqërisë civile dhe procesit politik, ndoshta më shumë njerëz që janë ngopur me mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, do të hynin në jetën politike të vendit ose në partitë politike ekzistuese, ose duke krijuar një parti të re. E gjithë dinamika e politikës shqiptare duhet të ndryshojë për të shmangur retorikën, që mund të kthehet me lehtësi në dhunë fizike, dhe të gjitha energjitë të përqëndrohen në betejat e shkëmbimit të ideve në mënyrë që demokracia të ecë përpara.

 

Zëri i Amerikës: A dëshironi të shtoni diçka tjetër?

Bob Hand: Dua t’i uroj Shqipërisë ‘Gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë’. I kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se 20 vjetësh, që është një pjesë e konsiderueshme e historisë së saj. Do të vazhdoj të punoj për një Shqipëri më të mirë dhe shpresoj që 2012-a të jetë një vit arritjesh domethënëse që të mos shikojmë më nga e kaluara dhe të mos ecim prapa.

17 komente në “Bob Hand: Me sulmet mbi prokurorinë Berisha krijon mosbesim në aftësinë e tij për të drejtuar Shqipërinë”

  1. Horri i bulevardit says:

    Faleminderit i nderuar Bob Hand, qe jep nje pergjigje te pjekur dhe te drejtperdrejte, gje te cilen shume politikane dhe nga vendi juaj, sduan ta bejne.
    Te vesh gishtin ne plage, do te thote te sherosh pa dhimbje nje shoqeri nga kthetrat e diktatures.
    Megjithese jeni te vonuar, perseri nuk eshte vone, duke e thene troc se kush eshte fajtori, ndihmoni nje popull te kuptoje se kjo qeveri duhet shemnbur me cdo kusht, qofte dhe me dhune, se dihet qe diktaturat kurre nuk jane hequr me vote, por vetem me dhune.

    1. ???? says:

      nuk e di pse ngopesh me lugen bosh ti h…bulevardit ????
      Mesa kuptova une dhe ky zotnija barazon vrasesin me ate qe mbledh njerzit ne proteste..
      o i dashur “horr”
      ka 21 vjet qe cdo qeveri shqiptare ka vepruar sipas keshillave dhe porosive
      te qindra eksperteve,keshilltarve,ambasadoreve te europes dhe amerikes!!
      a e kupton i dashur “horr” qe me ne po tallin bythen keto dipllomate
      pa dallim shtetesh..dhe na quajne si nomade a tribu..
      Me kete interviste ai thote e keni sal berishen deri kur te kete ymer nga zoti dhe mos na cani trapin te dashur aleatuce te natos..

  2. luis says:

    Kuptohet qarte se asnje diplomat nuk flet qarte dhe prere se ku qendron e keqja prandaj cdo intitucion shteteror ne Shqiperi ben sikur punon por ne fakt e saboton thjesht per arsyen se ata nuk duan perparimin e vendit te tyre,por bejne perpjekje dhe jane shume te djallezuar te kapin cdo retorike te argumentave te ketyre politikaneve qe te shkaterrojne nervash dhe kuptojne se deri ku eshte presioni i tyre.
    Kur kane nje presion te forte dhe direkt,qeveritaret tane e leshojne ndonje cike pe sa per te thene se ne po zbatojme ligjet,kur ky presion bie atehere ata leshohen me te gjithe arsenalin qe kane ndaj opozites.
    Me kete desha te theksoj se nuk duhen ushqyer iluzione se do behet dicka per mire ne kete vend dhe as se mund te denohet ndonje ne te gjithe ate katrahure qe ndodhi me 21 janar ku vdiqen 4 veta te pafajshem.
    Jam i sigurte se jane planifikuar te gjitha gjerat po nga keto pseudo diplomate se si duhen normalizuar gjerat ne Shqiperi,kuptohet ne favor te pushtetit dhe ne dem te popullit.
    Ne inervisten e tij une dallova vetem nje gje thelbesore se te tjerat ishin as mish as peshk,pra faji ishte i barabarte per te dyja palet sipas ketij spurdhjaku.
    Ai e vuri theksin tek shoqeria civile e cila duhet te ushtroje presion me te forte ndaj qeverise,cka nenkupton se vetem populli mund te beje ndryshime thelbesore dhe qe mund te gjeje mbeshtetje nga jashte,prandaj duhet ta kuptojme qarte se keto ndryshime dhe presionin ndaj qeverise nuk duhet ta presim nga Edi Rama dhe opozita sepse askush nga nderkombetaret nuk do i jape mbeshtetje sepse ne llogjiken e tyre kjo nenkupton marrjen e pushtetit me dhune.
    Duhet te jemi koshient se jetojme nje realitet te ri qe kur jemi anetaresuar ne nato dhe ku politika do beje punen e vet brenda disa normave qe njohin ata dhe qe per ne na duket absurde,por ja qe nuk te lejojne te kalosh limitet se perndryshe Edi Rama apo ndonje tjeter po qe se nuk u vjen per shtat atyre nuk ka per te kapur kurre pushtetin,prandaj kurrsesi nuk duhet te fajesojme Edin per nje terheqje te tijen brenda disa normave qe ne nuk na duket se do arrije qellimet qe ne deshirojme.
    Perderisa ne si popull jemi indiferent dhe nuk bejme as perpjekjen me te vogel per ta detyruar qeverine te jape doreheqje me gjithe keto zullume qe po ndodhin dhe qe me siguri po te jemi te vendosur ne qellimet tona madhore do kishim edhe mbeshtetjen e ketyre diplomateve nderkombetare,atehere duhet te pranojme faktin e kryer qe ne durojme gjithcka dhe neperkembemi ashtu sic do pushteti dhe ne vec se flasim e lehim si qente neper forume dhe asgje kurre nuk kemi per te zgjdhur.

  3. loni says:

    BOB HAND,,ti harrojme te gjitha qe kan kaluar,,bukur fort,,te harrojme komunizmin e eger,e harruam,,piramidat,,i harruam,,97 98 i harruam,,gerdecin e harruam,,detin qe ja falem grekut e harruam,,dhe sipas jush te harriojme edhe 21 janarin,,edhe kete e harruam,,pa permendur vrasjet pa autor qe i kemi harruar gjithmone,,por sipas mendimit tende cfare te kujtojme,,,te kujtojme se mbas diktatures u kthyem ne nje FABRIKE REFUGJATESH PER JU,,KETE TE KUJTOJME ZOTI BOB,,FLM

    1. komi says:

      ne jemi popull pa kujtese, sidoqe te thote bobi

    2. albana says:

      Po pse Loni kush na detyroi ne shqipetareve te behemi refugjate Amerika dhe Europa? Asnje nuk i detyroi shqipetaret deshen dhe emigruan, pse ato na e kane fajin neve? Atyre duhet te themi faleminderit qe na kane pranuar te emigrojme ne vendet e tyre dhe jo te jemi mosmirenjohes. Fajin gjeje tek vetja Loni jo tek te tjeret. Cdo shqipetar te marre pergjegjesite e veta ne cdo nivel dhe mos te qarravitet dhe ankohet duke fajesuar gjithmone te tjeret.

  4. Falenderoj Z.Bob Hand qe flet qart dhe drejt,Shqiperia ka bere vend numuro ose hape pas.Po te ishte folur keshtu dhe para 21 Janarit nuk do kishim masakren ku u vrane 4 dhe u plagosen me dhjetra.Mos te harrojme se gazetari Mahmutaj qe eshte azilant politik ne Bruksel rastesisht eshte gjalle, mbasi plumbi mund ta kishte mare dhe ne koke.Me mire vone se kurre thot nje fjale e popullit tone.

  5. ARIANI says:

    NE GAZETEN 55 kryetitulli EDI RAMA NUK ESHTE PROKUROR KA PERGJEGJESI PER 21JANARIN NE GAZETEN TEMA KRYETITULL KUNDER BERISHES KY BOB HAND DUHET TE PYETET A ESHTE ME RAMEN APO SALEN

    1. sorge says:

      Mire,qe Edi Ramen nuk duan te jete PROKUROR,po ZAGARI BERISHA,QE ESHTE BERE PROKUROR,GJYKATES,POLIC,GARDIST,SHOFER,VRASES,MJEK,RRUGAC,HAJDUT,ANTI SHQIPTAR DHE AGJENT I UDB-se!!!SI E SPJEGON????Ky Bobi Hand nuk qenka dakort qe Edi Rama Te beje VREJTJE PER VENDIMIN E GJYKATES APO PER T’I KUJTUAR PROKURORISE,QE TE MOS KETE FRIKE PER TE MARRE NEN PYETJE BERISHEN E BASHEN!!!Kur vete Bobi i jep te drejte vetes te jape keshilla mbi palet,PSE NUK E PASKA KETE TE DREJTE KRYETARI I OPOZITES????Mos te duket vetja se je GUVERNATOR I SHQIPERISE???Gjeni keta politikane legena sot ju amerikanet,se ENVER HOXHA JU MBANTE KUFIRIN TEK THANA!!!

  6. maloku says:

    O arian,ju te gjith berishistet jeni te njejt.Kush kundershton Berishen na qenka me Ramen .

  7. marash says:

    ZBOb nje diplomat i nderuer dhe i respektuar por duhet ta din mir ky burr shteti se ambasadori amerikan , ne menyr te vazhdueshme dhe me sy te verbuaer ka mbrojtur Sali berishen ,kur ka vra i ka than burr shteti,kur ka vjedh i ka than burr shteti,kur ka organizue vjedhkjet ne qeveri prap burr shteti.Pra populli shqiptar qe gjithmon i ka pas shpresat dhe syt te amerika nepermjet ketij ambasadori ka dyshue tek politiuka amerikane por kur sebashku me arvizun u vodhen votatat e tiranes dhe ne krye te kesaj bashkie u vendos hajduti dhe vrasesi i popullit lulzim basha athere ka ik perfundimisht besimi tek ameriuka,dhe ka fillue shprehja popullore se “amerika te jep nje thel dhe te merr nje pel”tash dhant zoti qe edhe ky dfiplomat amerikan ta ket njoft mir berishen dhe te punoj per ta ndimue demokracin shqiptare.

  8. lili says:

    ne per nje qind vjetorin tone nuk duam nje kriminel ne krye te qeverise,e kupton apo jo kete State departmenti,kjo eshte puna e tyre.Puna jone eshte qe Festen tone mos ta felliqim me kriminele!

  9. ALBAN DEGA says:

    NJE ARESYE ME SHUME PER ARRESTIMIN NE FLAGRANCE TE SALI BERISHES….

    KRYEKZEKUTORI SALI KADAFI THOTE QE HETIMET PER MASAKREN E TIJ TE 21 JANARIT DO TI KRYEJE KRYE- PROKURORI I RI SALI KADAFI !

    CFARE PRET INA RAMA !?

    – Pse nuk nxjerr urdherin per arrestimin ne flagrance te Sali Berishes !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Guxim prej te cmenduri

    Sot kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, nepermjet zedhenes se se tij ligjore kre nje shkelje flagrante te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise qe e ka kthyer ne nje lecke pa asnje vlere ne mbrotje te sundimit te tij despotik, kusar dhe vrastar.
    Me nje guxim prej te cmenduri, me nje logjike prej psikopati, me nje zjarrmi prej despoti te kapur ne flagrance nga mbreti boteror i hetimeve Byroja Federale e Hetimeve- FBI-ja amerikane
    ( nje keshille gjuhesore per liderin e opozites Rama : Investigim ne shqip do te thote Hetim) ai kercenoi jo vetem opoziten, presidentin por edhe prokuroren e pergjithshme te Shqiperise Ina Rama.
    Sabotuesi me i madh i drejtesise shqiptare, prishesi me i madh jo vetem i provave, por edhe protektori e kryekzekutori de jure e de facto i 21 janarit 2011 sic e kam shkruar e denoncuar publikisht qysh ate dite, nuk heziton te kercenoje perseri e perseri kryeprokuroren dhe gjithe Boten, pershi edhe FBI-ne e Ambasaden amerikan sic veproi para dy ditesh, per sabotimin dhe vonimin e hetimeve te asaj tragjedie tjeter te tij.

    Sabotuesi therret kapni sabotuesin !

    ” Prokuroria e Përgjithshme, gjatë këtij viti, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre që organizuan, sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, por në prokurori janë prishur, zhdukur dhe shitur prova dhe dëshmi të shumta të këtij hetimi” thuhet ne deklaraten cartane te Sali Berishes te lexuar keq nga zedhenesja e tij para mediave.
    Po cfare mase, cfare veprimi konkret ligjor mund te ndermarre Prokurorja e Pergjithshme kunder krye-organizatoreve, kunder kryesponsoreve, kunder krye- regjizoreve te masakres se 21 janarit 2011 qe jane pikerisht Sali Berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta, Arben Imami, Jozefina Topalli… dhe krejt ceta e gangstereve dhe kusareve te tij!?
    Cfare mund e cfare pritej te beje kryeprokurorja Ina Rama kur vete Sali Berisha, sic e pohoi pardje me gojen e vet po Sali Berisha urdheroi policine qe te mos arrestonte asnje gardist!?

    Kryeprokurore apo sherife !?

    Mos valle Ina Rama duhej te vishte uniformen e policit dhe te ngjeshte koburen e kaubojses apo sherifes per te arrestuar krye-ekzekutoret e siperpermendur te 21 janarit 2011!? Qe te perfundonte edhe me keq se 4 fakirat paqesore qe i ekzekutoi Sali Berisha nepermjet dores se krye-gardisitit te Gardes Pretoriane te Sali Berishes !?
    Cfare mund te bente e cfare pritet te beje kryeprokurorja Ina Rama apo prokuroret e saj perballe ekzekutoreve te kryekzekutorit Sali Berisha, kur edhe sot kur ata u zbuluan si te tille nga FBI-ja syshqiponje amerikane per vrasje per cilesi te vecanta e ne rrethana te vecanta , gjykata e Sali Berishes i “denon” me arrest shtepie!?
    Pse !? Sepse keshtu ka urdheruar Sali Berisha qe te kene kushte e mundesi me te mira per sajimin e alibive te reja qe te shpetojne kryekzekutorin Sali Berisha dhe ndihmesit e tij te pafjshem Lulezim Basha e Ilir Meta…. E thoni po deshet se ai ndryshon sadopak nga Mubaraku, Ben Aliu e sidomos Muamar Kadafi!?

    Kryehajduti cirret kapeni hajdutin !

    Cfare mund te bente e cfare mund te beje kryeprokurorja Ina Rama kur krye-kusari numer dy pas Sali Berishes, Ilir Meta, i filmuar ne flagrance ne kamera para syve te 10 milione shqiptareve nga zevendesi i tij politik e qeveritar Dritan Prifti shpallet, i denoncuar e kapur mat edhe nga tabalutat telefonike te zbuluara nga prokuroret e “Silvia Kondit” shqiptare, ic e pat quajtur Tano Karidi shqiptar Sali Berisha vete, shpallet i pafajshem!?
    Pse!? Sepse ekspertet e paguar nga Sali Berisha, Ilir Meta e “ceta e gangstereve” te tyre me parat e taksat e shqiptareve shpallen te pavlefshme videot e flagrances se tyre, qe eksperti i FBI-se amerikane i kishte shpallur si plotesisht te verteta!?

    Raporti i tru- lopes se Skraparit me trute e Harvardit

    E ndersa kryeksperti amerikan u pagua me vetem 5 000 dollare amerikane , sepse kaq para i ka dhene Berisha dhe gangsteret e tij prokurorise shqiptare qe sot e akuzon, ekspertet e tij dhe te Ilir Metes u paguan me 35 mije euro te taksave te djerses dhe mundit te shqiptareve fakira.
    Pa llogaritur milionat dhe vilen e Ilir Metes dhurate per avokatin e tij ish- prokuror xhelat komunist !? Para kusarie e para vrastarie !!!
    A e pate e degjuat zevendes- Padrinon e Sali Berishes, Ilir Meta, si festonte “pafajesine” e tij duke thirrur me sa fuqi kishte per fitoren e kusarise berishiane perballe drejtesise se kapur po nga Mafia berishiane me rezultatin 5:0 !?
    Fitorja e Ilir Metes dhe kusareve berishiane ndaj drejtesise shqiptare nuk eshte 5:0… Jo! Sic e tregon raporti i pagesave ajo eshte shume me larte. Eshte fiks 10:1. A nuk eshte kaq raporti i pageses se ekpserteve nga Mafia berishiane me ate te ekspertit amerikan te paguar nga drejtesia dhe prokuroria shqiptare e lene fakire nga e njejta Mafia!?
    Por Ilir Meta aq tru ka ! Aq tru sa te kapet ne flagrance si lope Skrapari nga zevendesi i tij me tru Harvardi

    Fitorja 10:1 e Mafias berishiane me drejtesine

    Ky eshte edhe raporti i pagesave qe ben shteti dhe Mafia edhe ketu ne SHBA!!! Vecse ne Shqiperi jane nderruar rolet: Shteti qeveria eshte Mafia e gjithpushtetshme. “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic shkroi “The New York Times”. Jashte kontrollit te ligjit por krejt nene kontrollin e urdherat e Saliqit!
    Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia shqiptare kur Padrinoja i Shqiperise Sali Berisha dhe kusaret e tij Meta e co. vjedhin hapur votat e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011 ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe te ambasadoreve… dhe ben ligjin me vota te vjedhura per te vjedhur, per te vrare, per te gjakosur e per te nakatosur nje vend te tere sic vepron Sali Berisha … E hajde mos e quaj Sali Berishen Muamar Kadaf po deshe !?
    Cfare mund te beje Ina Rama dhe drejtesia e kapur nga “Mafia qeveritare shqiptare qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne zbatim e ne mbrojtje te ligjit kur i vetmi ligj qe urdheron e zbaton Sali Berisha dhe gangsteret e tij ne qeveri apo afer saj eshte “Ligji jam une” i Luigjit te 14-te… E hajde dalloje Sali Berishen nga Muamar Kadafi apo Kim Jon Il-i !?

    Kur kryehajduti cirret kapeni hajdutin !

    Cfare mund te bente e cfare mund te beje Ina Rama perballe kesaj cete krye- ekzekutoresh e krye- kusaresh, hajnash e kryehajdutesh qe cirren dite e nate me sa fuqi kane “Kapeni Hajdutin !”
    Sidoqofte me lind nje pyetje e thjeshte edhe per Ina Ramen: Cfare pret!?
    Pse nuk e arreston ne flagrance qytetarin Sali Berisha sot kur perseri kercenoi publikisht se jo vetem ju do merrni denimin e merituar pse vonuat, lejuat te prishnin provat e urdherat e ekzekutimit de jure te qindra shqiptareve e de facto te 4 prej tyre me 21 janar 2011 qe kishte dhene vete Sali Berisha e de jure 11 prej tyre e njerin prej tyre de facto e kishte ekzekutuar kryegardisti i tij Prendi!?
    Pse nuk zbaton e mbron Kushtetuten e ligjin shqiptar qe cdo qytetar eshte i barabarte para ligjit, si qytetaret shqiptare te ekzekutuar ashtu edhe krye- ekzekutori i tyre Sali Berisha, qe merr guximin e cmendur jo vetem te urdheroje ekzekutimin e tyre, por edhe te kercenoje kryeprokuroren e Shqiperise sapo ne saje te syshqiponjave amerikane te FBI-se fillojne te zbulojne petet lakrorit te terrorit shteteror te Sali Berishes dhe bandes se tij kusare e vrastare me 21 janar 2011!?
    Nuk eshte vetem krimi mbkaber i 21 janarit 2011. Eshte nje liste e gjate krimesh te pazbuluara e te pa ndeshkuara te tij: 2 prilli 91, katrahura kombetare e 97-es, nxjerrja ne prite e Azem Hajdarit dhe grushti i shteti i 14 shtatorit 98, Gerdeci i 15 marsit 2008, vrasja ne gjueti shtrigash e Kosta Trebickes dhe ekzekutimi ala Al Kueida i Aleksander Kekes me 18 qershor 2009…!?

    Mbrapsht edhe per se vdekuri !

    Pse nuk zbaton Kushtetuten e ligjin shqiptar Zonja Kryeprokurore e Shqiperise!? Pse nuk nxjerr urdher arrestin, pse nuk arreston ne flagrance qytetarin Sali Berishen, Tano Karidin, krye- Padrinon dhe Il Capo dei Capi te Mafias qeveritare shqiptare me vota te vjedhura !?
    Si cdo kriminel ai eshte nje frikacak, nje tiger prej letre… Eshte prej Berishe… Ulerijne shume… por nuk kafshojne! Jane vertete tigra prej letre. Edhe kur mbyten ne lume duhet tu kerkosh kufomen perpjete e jo teposhte, themi ne tropojanet… Edhe per se vdekuri ecin mbrapsht!
    I njoh shume mire… Jam nip Berishe
    Cfare pret Ina Rama!? Beju, futu ne histori perjete si Silvia Kondi shqiptare !?

  10. Rob i se vertetes says:

    Mendoj se ne intervisten e mesiperme, zoteria i nderuar jo vetem percakton diagnozen e na jep te koncentruar siptomat e semundjes qe ka pllakosur vendin tone,por ajo qe e quaj nje kontribut te madh se ai na jep menyren se si ta sherojme kete semundje kur thote se DUHET KRIJUAR
    NJE PARTI E RE ME ME SHUME NJEREZ TE SHOQERISE CIVILE, QE JANE NGOPUR ME MENYREN E DREJTIMIT TE SHQIPERISE,PER TE NDRYSHUAR DINAMIKEN E POLITIKES SHQIPTARE,DUKE SHMANGUR RETORIKEN,QE MUND TE KTHEHET ME LEHTESI NE DHUNE FIZIKE,DUKE PERQENDRUAR TE GJITHA ENERGJITE NE BETEJAT E SHKEMBIMIT TE IDEVE,NE MENYRE QE DEMOKRACIA TE ECE PERPARA.
    Z.Mero mendoj se politika juaj redaksionale tash e tutje duhet ti perkusahtohet kesaj ideje padyshim pa lene menjane demaskimin e te keqes qe ka pllakosur vendin tone.

  11. zana says:

    asnje se nuk thone keta te djallezuar vetem nje qje thone ‘harroni cfare kane ndothur deri tani dhe shikoni te ardhmen’jo mor zoteri e ke shume gabim e shkuara sjell te sotmen dhe e sotmja do sjell te nesermen .

  12. gysi says:

    Bob Hand :Mendoj gjithashtu se edhe populli shqiptar duhet të ketë një zë më të fuqishëm nëpërmjet shoqërisë civile për t’ua bërë të qartë udhëheqësve të vet se veprimet e tyre nuk janë të mjaftueshme.

    O popull i dashur ka ardhur koha te cohemi, nje gje eshte e sigurte se me kte klase politikanesh nuk do te ecim perpara kurre.

    Bob Hand :Prandaj shpresoj që nëpërmjet shoqërisë civile dhe procesit politik, ndoshta më shumë njerëz që janë ngopur me mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, do të hynin në jetën politike të vendit ose në partitë politike ekzistuese, ose duke krijuar një parti të re.

    O popull ky njeri i zgjuar po na i thote troc me kta politikane nuk kemi asgje,ka ardhur koha te kemi besimin tone tek ndonje parti e re, un mendoj se ka ardhur koha te mbeshtesim “aleancen kuq e zi”

  13. E VERTETA GRUPI NDRYSHE says:

    SQIPTARI tregon veten i pandreqshem vazhdimisht Po te besh analiz te sotmen domosdoshmerisht duhet me shiku analizu te shkuaren kjo nuk behet Cdo kush ne kohen e vet ka misionin e vet ZOTI krijoj njeriun si qenje qendrore te gjithesise dhe i dha detyra obligime per te punuar dhe administruar cka fal natyra ne sherbim te tij dhe shoqerise por nuk e ndau sa per vete sa per shoqerine ajo eshte ne karakterin e gjithkujt personal Ne keto kohe nuk eshte veshtire te behesh politikan por veshtire te jesh politikan Kush nuk eshte politikan eshte pa dyshim i verber prandaj ju duket vetja si te perjetshem dhe nuk shikojne te keluaren per te nxerre mesime per te tashmen dhe te ardhmen Koha eshte si nje vegel muzikore QE KUR I BIE NJE QE NUK DI angullijne qen e mace prandaj bota i nderron mendimet ben historin e vendit vet Ketu tek ne per cdo gje duhet te na e thote bota si te veprojme MARREZI E MALLE trupin e semure e shikon mjeku Populli i shikon vete arritjet Telallet dalin tregojne arritjet neper televizore e neper bote TURP Populli eshte i coroditur sa nuk ndan dot qenin nga delja te mirin nga i ligu hajdutin nga i zoti shpise i keq ishte regjimi i ENVERIT por ai e la cdo gje shtetrore qe kemi 20 vjet qe nuk po ja mbarojme 1 eoro ankandi Ne as me poshte as me lart nuk jemi nga cdo popull tjeter fqinj Pse jemi ketu Kete duhet te mendoje cdo SHqiptar NJE peme kur embjell shtrembur ajo ashtru do rritet sa do te mundohesh ta drewjtosh 100 vjori duhet te jete vit jubilar dhe te shpallet viti i toleraces dhe i LOGJIKES MBAR KOBETARE vetem keshtu ne mund te kemi shancin te shkojme atje ku aderojme ne te kunder Nje bashkim i lire mbar Popullor me besnikeri dashuri i hapur me njeri tjetrin mund ta shpetoje vendin qe koha per kete moment po flet Shqiptar shiko lumin qe po vershon mos shiko pse ben shurren nje politikan ne te SHPRESA POPULLORE gjithmone eshte ndryshimi i kohes se bashke mete ndryshon mendimi njerezit rruget Koha ere ka njerez te rinj rruge te reja mendime te reja Ku cdo gje vihet ne vendin e vet si bota perendimore JU faleminderit SHBA ne vecanti ARVIZU ju faleminderit BASHKIMIT EUROPIAN qe ndihmoni vendin tim se e dua shum per vete dhe per femijet na ekane lene te paret tane trashegim Edhe pse akoma nuk kam marre tokat e mia kam emrin SHQIPETARE ZOTI bekofte kush do Shqiperin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje