Peter Stano
Zëdhënësi i Komisionerit Stefan Fyle, Peter Stano, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e BE-së për hetimet e 21 janarit. Ai ka thënë se prokuroria nuk duhet të vihet në presion dhe duhet të punojë pa u ndikuar nga politika.
Si i vlerësoni zhvillimet e fundit në Shqipëri për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit?
“Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian e kanë përsëritur disa herë se, në lidhje me ngjarjet fatkeqe të një viti më parë, është e nevojshme të bëhet gjithçka është e mundur për të hedhur dritë mbi çfarë ndodhi, të thuhet qartë cfarë ndodhi dhe që kjo ngjarje të hetohet.
Në mënyrë që të ketë një hetim gjithpërfshirës dhe të pavarur, dhe kjo është shumë thelbësore dhe shumë e rëndësishme, mbi këtë duhet të punojnë autoritetet e duhura shtetërore, që do të thotë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Dhe që ky hetim gjithpërfshirës dhe i pavarur të jetë i besueshëm, është e nevojshme që ky autoritet, përkatësisht zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, të punojë i lirë nga ndërhyrjet politike.”
A pajtoheni me akuzat që erdhën nga zyra e Kryeministrit, se Prokurorja e Përgjithshme është e njëanshme në këtë hetim?
“Unë vetëm mund të përsëris që këto ngjarje duhet të hetohen nga autoritetet e duhura plotësisht, në mënyrë gjithpërfshirëse e me pavarësi. Dhe është e rëndësishme që autoritetet që po merren me hetimin e kësaj çështjeje të punojnë të lirë nga çdo ndërhyrje politike. Kjo është shumë e rëndësishme. Që kjo punë të jetë gjithëpërfshirëse dhe e besueshme, nevojitet që puna e zyrës së prokurorisë të jetë e lirë nga çfarëdo lloj ndërhyrje politike”.
Duke patur parasysh aspiratën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, si e shihni mbështetjen zyrtare të SHBAve në këtë hetim?
“Sigurisht që ne nuk komentojmë mbi mbështetjen individuale të vendeve individuale. Por në përgjithësi ne e shohim si një zhvillim pozitiv përpjekjen e gjyqësorit për të hetuar dhe për tu marrë jo vetëm me vrasjet por edhe me nxitjen e dhunës gjatë ngjarjeve të vitit të kaluar. Ne e kemi thënë gjatë gjithë kohës se nëse kanë në dorë një ekspertizë të huaj të besueshme, atëherë kjo është e dobishme dhe e këshillueshme që një ekspertizë e tillë të përdoret.”
Sa e rëndësishme është për rrugën europiane të Shqipërisë vënia e drejtësisë jo vetëm për këtë ngjarje tragjike, por edhe për shpërthimin e Gërdecit ku 26 persona gjetën vdekjen katër vjetë më parë?
“Pa qenë i aftë të komentoj për çdo incident të veçantë, ne sigurisht theksojmë rëndësinë e hetimit të çdo ngjarjeje. Unë mund t’ju them se ajo që ka rëndësi për BE-në është rendi ligjor dhe gjyqësori. Këto janë fusha shumë të rëndësishme dhe rendi ligjor është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian dhe Komisionin Europian. Dhe sigurisht që Komisioni po ndjek çdo përpjekje, çdo hap dhe çdo reformë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, pasi sundimi i ligjit është një parim shumë i rëndësishëm për BE-në, veçanërisht gjatë procesit të integrimit. Kjo sepse gjithçka varet apo është e lidhur me parimet dhe vlerat europiane dhe është shumë e rëndësishme të garantohet se liritë dhe të drejtat e qytetarëve bazohen në standartet europiane. Është e rëndësishme që rendi ligjor, në çdo shtet që aspiron anëtarësimin, të arrijë në nivelet e standarteve të Bashkimit Europian. Pjesë e kësaj është një gjyqësor i pavarur, ashtu siç është një pjesë tjetër edhe hetimi i çdo ngjarjeje që përfshin shkeljen e të drejtave të qytetarëve, kur njerëzit lëndohen apo kur njerëzit vriten”.
Arta Tozaj, TCH
Keto ndihmes komisionere evropian tallin mllefin me shqiptaret duke bere thirrje mllefore gjoja se duan dretesi per 21 janarin. Drejtesia fillon me largimin e Berishes dhe jo me deklarata boshe qe prollojne mllefe!!
E pse i jep rendesi,duket qe nga ky “kolopuci” qe kane nxjerre per te mbeshtetur “drejtesine”.Na mjaftojne 21 vjet turperim kombetar qe ti
japim fund,njehere e mire,naivitetit fatal per fatet e jetes e vendit tone.Per shtepine tone,Shqiperi,jemi e mbetemi vete pergjegjes.TUNG!
Keto ndihmes komisionere evropian tallin mllefin me shqiptaret duke bere thirrje mllefore gjoja se duan drejtesi per 21 janarin. Drejtesia fillon me largimin e Berishes dhe jo me deklarata boshe qe prollojne mllefe!!
Ky me sa ve re une s ka idene ku bie Shqiperia.Le pastaj te komentoje mbi ngjarjet ….Thjesht perserit si papagall ate qe i eshte kerkuar te thote pa qene i afte ta mbeshtese me fakte…Sikur gazetari ta pyeste :Cila eshte arsyeja qe ju kerkoni qe prokuroria te mos ndikohet,kur nr realitet te gjithe e perkrahin hetimin??? Ky do mbetej si dell dhe s do dinte te pergjigjej pasi s ka informacion se c ndodh ne realitet ne Shqiperi.
BE: “prokuroria te hetoje e lire nga politika”
Perkthimi: BE po ben thirrje qe saliu te hetoje saliun!!
A thu te jene kaq naive apo luajne rolin??
O te mjere,qe akoma nuk keni kuptuar Europen.Ishte kjo Europe qe pasi na coptoi ne 1913,desh na zhduku nga harta e Europes.Na ndau,tek serbi,gregu dhe italiani,pra ne 1919,nuk do kishte Shqiperi,as shqiptare.Rofte Amerika.Aty e ka shpetimim ky vend.
Nuk e di a lexuat qe ADN e Shqiptareve nuk ka ngjasmeri me asnje komb,tjeter te ballkanit.
Hetim gjitheperfshires dmth hetim per tu bere qefin autoreve te krimit.Prokuroria kryen hetim mbi baze faktesh.Per momentin fakt eshte ekspertiza e ardhur nga FBI.Nuk ka dale ndonje fakt i ri per organizuesit e protestes pervec zhurmes mediatike te megafonave Salibane.Eshte e cuditshme kur ka kaluar nje vit nga organiz i protestes dhe tani merren si te pandehur tre deputete.Para nje viti akuzat Salibane ishin dhe me konkrete per cadra pistolete dhe helm gjarperinjsh.Disa protestoes dhe u ndaluan nga policia dhe urrahen e keqtrajtuan por ndonje prove per krim nuk doli ne shesh.Hetim gjitheperfshires dmth ti vijme pas avazit kryekriminelit.
Se shpejti do te festojme 100 vjetorin e pamvaresise.Nje rruge e gjate me lufte dhe perpjekje,me shume kurban nga radhet e popullit.Mjaft me.Ndodhemi gjeografikisht kaq prane Europes dhe njekohosisht kaq large asaj.Pergjegjesin kryesore e ka kasta politike shqiptare dhe me vendimet e saja.Le te shpresojme se do te na bashkoje Flamuri i Kombit dhe te ndjehemi me shume shqiptare dhe me shume europjane.Urimet me te mira gazetes tuaj per problematiken qe trajton.
Fyle qe po i bi fyllit, ka mbi nji vit qe Saliu sulmo prokurorine dhe presidentin, tani tra nermen, a ke me hudh ndonji shashk tjeter me na bo pak tym, se shashka Saliut qe hodhi sot nga Mali Zi per shqiperine atomike, kishte tym transparent sna bo mo gajle.
Jo,e ka me mbrojt CEZ-in qe e mori qyl e qe po i rrjep lekuren,me fatura te dyfishuara,shqiptareve.
Kur ne te edukohemi ,qe te kerkojme e te zbulojme faturen e cdo paudhesie ne kurrizin tone,atehere do shpetojme.
Si gjithmon KURVA EUROP.As mish e as peshk.TURP
Eshte thene nje pergjigje me e qarte sa s`ka ku te shkoje,” NJE HETIM GJITHPERFSHIRES DHE I PAVARUR”.
Mjaft me,lojes se ndyre te politikes se riciklimit te pushtetit gangster mafioz te krim korrupsionit te ketyre 20 vjeteve.
Mjaft me,derdhjes se gjakut te paster te shqiptarit dhe grabitjes se votes se tij.
Kjo lloj politike ka deshtuar dhe duan apo nuk duan ato,te dyja palet do te japin llogari dhe do te vihen ne banken e te akuzuarve,per dirigjimin qe i bene politikes se tyre mafioze.
Ka ardhur koha se,qe te gjithe duhet te reflektojme drejt ne interes te popullit dhe te Shqiperise,pa servilizma ndaj politikes aktuale banditeske shqiptare.