Rama mbledh “të urtët”: Ky këshill një bërthamë influencë për partinë

27 Janar 2012, 20:49Politika TEMA

Këshilli politik i PS-së u mblodh për herë të parë nga kryesocialisti Edi Rama. Ish-presidenti Meidani i pranishëm, mungojnë Bufi dhe Pëllumbi

Protagonistë të rëndësishëm në kohë të ndryshme në historinë e PS-së janë ftuar në një tryezë diskutimi nga kryetari i kësaj partie Edi Rama. I ashtuquajturi  “këshilli i të urtëve” është në fakt struktura më e re e ngritur nga Asambleja e PS-së dhe funksionon si Këshilli politik pranë kryetarit të partisë. Ata u mblodhën të premten për herë të parë për të diskutuar mbi programin e PS-së për një Rilindje Shqiptare. Ajo që ra në sy ishte ulja në krah të Ramës e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili kohët e fundit ka qenë më tepër se sa kritik ndaj PS-së dhe Ramës në media. Megjithëse pozicioni i tij në raport me PS-në dhe lëvizjet që ndërmerr ajo ka qenë i ndryshëm në kohë të ndryshme, ish/presidenti ka pranuar të jetë pjesë e kësaj tryezë diskutimi, ku mungonin vetëm Ylli Bufi dhe Servet Pëllumbi. Siç u tha nga PS të dy mungesat kanë qenë për arsye private. Përveç Meidanit në takimin me Ramën ishin Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli,Maqo Lakrori, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ethem Ruka. Rama ishte iniciatori i ngritjes së këtij këshilli duke thënë se besonte në eksperiencën e tyre. Mendohet se kryesocialisti dhe Keshilli i te Urteve do te mund te takohen te pakten 1 here ne muaj per te diskutuar te gjitha çeshtjet me te rendesishme qe do te jene ne fokus te Partise Socialiste.

Në fjalën e tij në nisje të takimit Rama ndër të tjera tha se “efikasiteti dhe produktiviteti i kësaj tryeze është i lidhur drejtpërdrejtë edhe me kontributin e secilit por unë nga ana ime, jam i bindur që kjo tryezë është një vlerë e shtuar në gjithë përpjekjen për t’i dhënë familjes tonë politike sa më shumë kontribute në aspektin e diskutimit mbi strategjinë, mbi ecurinë hap pas hapi të ballafaqimit politik dhe sigurisht edhe mbi kohezionin që duhet krijuar medoemos midis gjithë faktorëve e aktorëve brenda kësaj familje të madhe. Ky nuk do të jetë një forum honorifik, por një bërthamë e rëndësishme dhe influente në vendimmarrjen e Partisë Socialiste. Kjo do të jetë një tryezë e hapur për të pasur prezent edhe protagonistë të tjerë të jetës dhe të punës së partisë sipas rasteve dhe sipas nevojave që mund të nxjerrë periudha në vijim, duke e kthyer në një tryezë diskutimi për të marrë të gjitha sugjerimet, idetë, këshillat në raport me çështje apo momente të caktuara të jetës politike”.

Më tej ai u parashtroi figurave të vjetra të partisë arsyen pse i kishte ftuar duke u folur për programin e partisë ndaj të cilit pret sugjerime nga të “urtët”. “Ne kemi filluar një proces të rëndësishëm me programin e ri të Partisë Socialiste. Kemi vendosur në Asamblenë e fundit që të çelim një rrugë të Programit për të komunikuar intensivisht në këtë fazë tezat e tij dhe për të marrë sa më shumë mbrapsht nga njerëzit, nga komunitetet, nga grupet e interesit reagime, vërejtje, sugjerime dhe për t’i përfshirë ata në mënyrë që ta bëjmë programin realist, të plotë dhe sa më pranë tyre, duke e kthyer atë në një pronësi të sa më shumë njerëzve. Edhe në këtë aspekt kjo tryezë do të përfshihet qoftë për të marrë informacion lidhur me ecurinë e punës me Programin, qoftë për të dhënë ide dhe sugjerime për Programin”, tha Rama. Siç njofton PS, Këshilli Politik do të mblidhet një herë në muaj dhe është vendosur unanimisht që nga mbledhjet e tij nuk do të ketë njoftime për shtypin.

17 komente në “Rama mbledh “të urtët”: Ky këshill një bërthamë influencë për partinë”

  1. Wynona Ryder says:

    Mejdani senior nje socialist qe rri ne krah te Edi Rames! Mejdani junior, nje skilipec i vogel qe punon ne Ministrine e Drejtesise se pushtetit te Sali Berishes! A mundet kush ta shpjegoje kete gje ???

    1. hasani says:

      hahaha po mejdani dhe te tjeret e kane ne terezi, kane pune pare pushtet, dhe nxjerrin ne rruge qorrat qe te protestojne dhe te vriten. O popull idiot kur do vesh mend.

  2. BERISHA LARGOHU. PA PROTSTA DO TE THOT TE MBASH BERISHEN NE PUSHTET! says:

    Edi Rama po humbet kohen duke mbajtur Berishen ne pushtet. Perse i nxorre shqiptaret qe te protestojne kunder Berishes me 21 janar? Perse rreffuzon mjetin demokratik sic eshte protesta? Perse flet negativish kunder Berishes dhe nuk vepron per te larguar Berishen nga pushteti? Perse shqiptaret duhet ti besojne Edi Rames??

    1. zqk says:

      Edi s’ka penguar kend te protestoje! Hidhu, ja sheshi ja mejdadi (jo Rexhepi)!

  3. Aqifi says:

    Me kete perberje keshilli me teper se i te urteve, duket si i grindaveceve. Mungon vetem Erion Brace…

  4. Qytetari says:

    Rilindje Shqiptare do bejne keta mostra qe kane 21 vjet qe ushqejne dhe riciklojne boten e krim-korrupsionit , ne te tre pushtetet?
    Hahahaaaaaaa…sa qesharak jane bere keto mostra e djaj me fytyre njeriu, qe reklamojne “KESHILLIN E TE URTEVE”,kete lukuni cakejsh e ujqerish te politikes se ligesise shqiptare.
    VETEM NJE ZGJIDHJE KA PER JU,O SHUSHUNJA dhe TRASHEGIMTARE TE JASHQITJES SHQIPTARE : TE SHKONI VETE NE BANKEN E AKUZES dhe JO TE VAZHDONI TE KENDONI SI GJELI NE MAJE PLEHUT.
    FUNDI i JUAJ dhe i POLITIKAVE TUAJA ESHTE NJE FUND I TURPSHEM dhe PA KTHIM.

  5. Ja sheshi ja mejdani … Ja dhe Rexho dhjeramani…
    Mejdan … Qengji i urte pi dy te tema…..

  6. Qerimi says:

    Po c’jane keto idjotsira mor Edi. Ca jane keta keshilli i te urteve sikur je ne vitet 700 ne kohen e qepes. Leri mor keto idjotsira o piktor se i le ne opozite keta te shkretet qe po ngordhin per nje cope buke kane 8 vjet.

    1. Mike says:

      Haha,ju mungon vetem E.Hoxha,po jemi ne 2012,me Hajdaragen e orizit te ushtrise do mirrni pushtetin ju mo?.Po Adil Carcanin pse se kane ftuar apo ka vdekur?

  7. REALIST says:

    MIKE,
    aty jane te gjithe ata qe vazhdojne rrugen e Enverit,per te plotesuar foton mungonin 2,Shefi i socialisteve dhe perfaqesuesi i Ramo/nexhmie/Hoxha,i cili eshte NANO,dhe i dyti eshte shefi BERISHA.
    Po te ishin dhe keta,do te kishte dale nje Super foto,por mqns ata nuk jane,besoj qe serisht Populli te mos i besoje,sepse PD-PS jane 2 anet e nje medaljeje,dhe qe te dyja punojne per te njejtin qellim,
    -Vazhdimin e shkaterimin e ketij populli,
    -Mos kthimin e pronave(se u duhet per femijet e tyre)
    -Mos demshperblimi i te Persekutuarve
    -Mos hapjen e dosjeve te Ish sigurimit,se 80% e tyre dalin ne pension
    -mos dhe mos ka shume mos……

  8. Ded bunga says:

    O Edi. Ty e di mire se cfare figura jane ata. Ne rastin me te mire jane te provuar dhe te djegur nga koha. Edi, dil ne natyren tende. Na ka marre malli te shikojme Edin e viteve kur ishe Minister dhe ne fillimet e kryetarit te Bashkise. Bej natyren tende dhe mos bej takime me njerez te vdekur. Thuaji gjerat troc si i ke thene dikur dhe mos digjo as te vdekurit si Mejdani, Bufi e Co dhe as te gjallet tekanjoz si Erion Brace.

  9. Arsen says:

    Hajdaraga e kish marre me vete byrekun ?

  10. zqk says:

    Edo, je i modh! Me pelqen politika e gjitheperfshirjes. Mos degjo ata qe bejne gam-gam! Sala beri aleance me komunistet per zgjedhjet bashkiake e s’e rrujti hic. ‘Perse o baba ve takse per halete’ – i tha djali mbretit. ‘Paraja nuk mban ere or bir’ – ia ktheu mbreti. Keshtu edhe puna e votes, i lypet gjithkujt.

  11. REA says:

    EDI RAMA DUHE TE BEJ NJE TJETER KESHILL,KESHILLIN E TE EGERVE KUNDER SALI KUCEDRES,TE URTET JANE ME MASKA DHE POSHTE TYRE JANE DJALLI.PROTESTA TE FUQISHME PER CDO DITE DERI NE LARGIMIN E KESAJ QEVERIE KRIMINELE HAJDUTE.

    1. fierak says:

      Keshilli i te “Egerve” duket sikur te jep fryme ne keto momente te veshtra, por po ashtu ta ze frymen, kur te kalojne keto momente. Edi nuk duhet te mbeshtetet tek te “egerit” sepse do te jete njesoj si paraardhesit e tij qe kane pasur borxhe ndaj te forteve qe kane kapur dhe shtetin pastaj. Pastaj te vjeterve “pordhet” mos u degjo (si thote Haxhinasto), por fjalet po. Jane keta qe i dine mire si jane te lidhura fijet dhe mund te ndihmojne ne kokoshlepsjen (ekziston kjo fjala?) e tyre. Normalisht Edi duhej te kishte mbeshtetjen e pakursyer te popullit ne cdo rast qe therriste. Por te kujt populli? Me thoni cfare po benit te shtunen e kaluar, kur ishte nje rast i mire per te dale prape ne shesh e per t’i thene pushtetit “jemi ketu dhe nuk kemi harruar”. Si thote Ngjela, “E mendoni sikur te dalin 200-300 mije vete ne shesh, cfare behet? Vetem fryma e tyre e mbyt pushtetin.” Po ja qe ne kemi pune te tjera, si te rrime para kompjuterit tere diten.

    2. LORA says:

      Me sakte nuk mund te thuhet.Pershendetje Rea!

  12. freiheit says:

    Kur do te keputet ose digjet ky film i poshter ne kurriz te popullit tone, deri kur do te vazhdojne dy aktoret e politikes se poshter PS-PD te tallen me ne? Apo regjia e huaj nuk ka ndermend ta beje nje gje te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje