Deputetët e PS letër Berishës: Ministri Naço shkeli ligjin, po na fsheh çfarë po ndodh në Bulqizë!

27 Janar 2012, 14:48Politika TEMA

Deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar sot përmes një letre kryeministrit Sali Berisha në të cilën konstatojnë mospërputhje kushtetuese në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço. Deputetët deklarojnë se kanë kërkuar informacion nga ministri për minierën e Bulqizës dhe se ministri nuk ka përmbushur detyrën.

Më poshtë letra e plotë e deputetëve të PS-së drejtuar kryeministrit:

“Mbështetur në  nenin 8 të ligjit “Për Statusin e Deputetit”, në të cilin parashikohet se “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me permbushjen e detyrës së tij, të ministrave ose drejtuesve të institucioneve të tjera qëndrore…,”;
Të nenit 48 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet se “Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtoj kërkesa, ankesa ose vërjetje organeve publike”;
Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i është drejtuar Z. Nasip Naço në cilësinë e Ministrit të Qeverisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën nëpërmjet një shkrese “Kërkesë për marrje informacioni”, dt. 19.12.2011.

Nëpërmjet kësaj kërkese, kërkuam informacion mbi situatën në të cilën gjënden minatorët e Bulqizës dhe gjendjen aspak normale të shfrytëzimit të burimeve minerale të vendit tonë.
Gjithashtu, theksuam shqetësimin tonë sa i përket shfrytëzimit pa kriter të pasurisë kombëtare në minierën e Bulqizës ashtu si dhe në çdo burim tjetër minerar, duke rrezikuar seriozisht shkatërrimin përfundimtar dhe varrosjen pa kthim të saj.

Z. Kryeministër,
Për kujtesë edhe Tuajën, minatorët vazhdojnë të vdesin tuneleve të minierave të trajtuar si skllevër, ndërkohë që miliona euro përfitime shkojnë në xhepat e shfrytëzuesve që shtojnë pasurinë e tyre në kurriz të shkatërrimit të  pasurinë tonë kombëtare.
Po për kujtesën Tuaj, pasurimi i paligjshëm me mineralin dhe mungesa e çdo mbikqyrjeje shtetërore në Bulqizë e më gjerë, i ka lënë vendin luftës së bandave kriminale dhe kartelit mafioz të shfrytëzimit të mineralit.

Nuk është egzagjerim pohimi se sot Bulqiza dhe jo vetëm, mbahet peng nën regjim pushtimi nga shfrytëzuesit e mineralit. Këta të fundit, thellësisht të lidhur me botën e krimit dhe koridoret e pushtetit deri në instancat më të larta.

Ne besojmë se vdekjet e njëpasnjëshme të minatorëve në galeritë  e minierës, por edhe lufta për territore minerali e bandave të  armatosura me plagosje e vrasje, janë një këmbanë  alarmi që nuk mund të tolerohet më me injorim qeveritar e përfitime të paligjshme që blejnë heshtje e nënshtrim ministrash.

Ndaj nisur nga këto rrethana dhe në ushtrim të detyrës tonë si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ne i drejtuam disa pyetje të detajuara institucionit përkatës.
Ju bëjmë me dije se ende sot e kësaj dite, kur ka kaluar çdo afat parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji, kerkesa jonë si Deputet të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, edhe pse në ushtrim të plotë të detyrës sonë kushtetuese, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje nga Ministri i Qeverisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën.

Mungesa e përgjigjes jo vetëm përbën një shkelje flagrante të Ligjit dhe Kushtetutës, për respektimin e të cilës jemi betuar njëlloj Ju dhe Ne, por thellon edhe më shumë, Ju dhe Qeverinë tuaj, në errësirës e heshtjes së koridoreve qeveritare prej nga ku besojmë kanë buruar praktikat e dyshimta që vazhdojnë i marrin jetën minatorëve në errësirën e galerive të vuajtjes e mjerimit.

Në këto kushte, mbështetur në paragrafin e fundit të nenit 8 ku parashikohet se “Për shkeljet e kësaj procedure njoftohet Kabineti i Kryeministrit për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.”, si dhe në të drejtën tonë kushtetuese për të marrë informacion për çdo aktivitet qeverisës;

Kërkojmë ndërhyrjen Tuaj për të detyruar Ministrin e Qeverisë Suaj të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës që të dorëzojë menjëherë përgjigjet e pyetjeve që ne deputetët e opozitës kemi depozituar më shumë se 1 muaj më parë.

Duke dashur të besojmë se Ju dhe qeveria Juaj do përmbushni detyrimet kushtetuese për të informuar publikun dhe deputetët e opozitës në respekt të Republikës Parlamentare dhe pa lejuar që të kthehet në Republikën e Ministrave të Kryeminstrit;

Mbetemi në pritje të përgjigjes Tuaj”

11 komente në “Deputetët e PS letër Berishës: Ministri Naço shkeli ligjin, po na fsheh çfarë po ndodh në Bulqizë!”

  1. Dean says:

    I plasi trapi PSIKOPATIT te Vucidolit se c’a po bo,me nder,”ministri” Naço.
    Ai po u bo 100 te zeza vete dhe ju shpresoni se do t’u jape pergjigje ai BARBAR.Tallni lesht ju te PS-se,apo jeni te Trash??????????????

    1. iliri leeds says:

      ato nuk jane te trashe por te zgjuar sepse neser kur te vij puna per ne gjyq do ti duhen ato shkresa dhe po mos ta benin nje gje te tille, atehere do ishin te trashe. ti duhet ti kuptosh me mire se jeton ne perendim

      1. Dean says:

        Do Zoti dhe te jete keshtu si thua ti,por une kam pershtypjen se politikanet shqiptare nuk jane aq largpames dhe me teper e ndertojne karrieren e tyre duke qene Instiktiv,me teper se te kalkulueshem.Por mund te jete edhe ashtu si thua ti.
        Ndersa per aftesine e te meduarit dhe te parit te gjerave,pak rendesi ka se ku jeton,ne Lindje,Perendim apo Shqiperi.
        E rendesishme eshte te jesh syhapur dhe mos t’ia lejosh vetes tate te manipulohesh nga Politika.

    2. elinor bahiti says:

      Vec nqs kjo letra ka Anthrax brenda se ndryshe nuk ben pune…

  2. Altini says:

    Pergjigja e Erles do te jete:
    Kjo ministri eshte nen varesine e kryeminister Metes drejtojuni atij.

  3. a jane mire nga trute keta says:

    Cfare ben keshtu partia socilaste? Po i kerkon falje berishes kaq hapur?
    Po i thote ty te kemi kryeminister.
    Ja pra cfare politike kodoshe ben Edi Rama. I tha gjasme vrases berishes, tani i drejohet si kryeminister qe gjasme s’ka dijeni per skandalet e zagareve te tij.
    Se thone pastaj qe ska faj rama qe s’largohet berisha. Ja ku e keni Edi ramen. Servil i berishes.

  4. Landi- Sverige says:

    O deputet te PS. Me letra drejtuar kryetarit te pozites ju vetem injoroni vetveten. Cfar prisni qe ai tju kthej pergjigje dhe tju japi informacion mbi punen e qeverise? Ku jetoni? Ku punoni? Akoma besoni se ai nuk e ka kthyer Republiken Parlamentare ne Republiken e Ministrave te Kryeministrit? Akoma besoni se ka drejtesi, demokraci??!!
    Ju, nuk kini force per asgje dhe nuk ju llogarisin per asgje. Juve ju kapin per “zhele”, ju heqin imunitetin, ju shajne me liber shtepie, ju varrin tek palma e kryeministrise, ju rrahin ne mes te rruges, ju vrasin mbeshtetesit tuaj ne mes te bulevardit dhe ju vazhdoni ti shkruani me lutje e respekt, per ta “kujtuar” kete “personalitet” per mos zbatimin e kushtetutes dhe ligjeve te shtetit?! Ju qofshi!

    1. usa says:

      zoti landi me duket sikur e kam shkruar une ate komentin tend..
      kjo qe po ben opozita me letra eshte eshte maskarallek
      dikur ne vitet 70′ ka qene nje kenge :

      LETER ME KE CU
      ATJE NE KUFI

  5. Kam pare trapa te tere llojeve po trapa te tille si keta te PS asnjehere. Me kenge ne goje tre deputete po vene ne gijotinen e Sali kermes duke u kembyer me …..shoferin e komandantit te gardes e me nje IT ordiner te kryeqiverise….tani nxorren dhe gallaten e radhes po i luten madherise se ntij kry-krimit qe te prese nje tentakule…
    Fuck you idiots. All of you. Saliu po vret nje nga nje, perdite e cdo ore e ju bastarde shkruani neper facebook e tweeter. Ju jeni njesoj mostra si Saliu JU talleni me gjakun e deshmoreve te popullit, me 26 te vraret e gerdecit, me 21 janarin, me koste trebicken gramos pashkon, me viktimat e vitgit 1997 e me nje mal me kufoma qe i rendojne Sali kermes mbi shpirtin e tij te shemtuar ashtu si dhe surrati.

  6. mergim tari says:

    Mooooos, kjo do ta rrezoje qeverine.
    Barbari vret dhe ben fajtore te tjeret,
    si ajo kurva qe ben dobicin dhe ta le te dera.
    Kujt i plasi trapi se cfare thote opozita per Bulqizen.
    E kuptoni qe kur ceshtjet gjyqesore te vrasjeve mbyllen me
    procedure, keto ceshtje nuk egzistone fare.

    Naco eshte i nderuar pasi nuk ka vrare akoma me doren e tij.
    Kur te vrase atehere drejtojuni Barbarit dhe ai do ju pergjigjet
    se vrasjet i keni bere ju dhe jo NACO, pra ne cdo rast kurva ben
    dobicin dhe ta le te dera….

  7. Antikorrupsioni! says:

    “Deputetet tashme i jane drejuar rruges se vertete te integrimit” duke i drejuar leter Berishes por un do shtoja se deputetet duhet ti dergojne leter ankese dhe per zgjedhjet, per demostraten dhe per te gjitha ato ankesa qe ata kane dhe Xhaxhi Sali do ti kete ne konsiderate! Po paten mundesi ti dergojne leter edhe Xhozefines, ajo i mirepret!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje