Prokuroria: Të plagosurit e 21 janarit u qëlluan për t’u vrarë

28 Janar 2012, 11:25Politika TEMA

Efektivët e Gardës së Republikës kanë qëlluar për të vrarë më 21 janar të vitit 2011 dhe jo për të trembur protestuesit. Në këtë konkluzion kanë arritur hetuesit e prokurorisë në lidhje me pesë personat që kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së 21 janarit. Edhe vetë të plagosurit kanë dëshmuar në prokurori se plumbat që i kanë qëlluar kanë ardhur nga brenda rrethimit të kryeministrisë.

Sipas prokurorisë, të plagosurit Ilia Papa, Erald Bisha, Ilia Qesku, Sokrat Gode dhe Fatos Mahmutaj, në dëshmitë e tyre dhënë para oficerëve të policisë, kanë akuzuar direkt forcat e Gardës së Republikës si autorë të tentim vrasjes së tyre. “Nga informacioni i marrë kemi konstatuar se është plagosur po atë ditë edhe 23 vjeçari nga Laknasi, Artes Dybeli, por, nga kërkimi i bërë nuk është bërë i mundur gjetja dhe marrja e dëshmisë së tij, pasi kemi mësuar që është larguar jashtë shtetit për kurim dhe nuk është kthyer”,- thuhet nga të dhënat e prokurorisë. Ndërkaq, të pesë të plagosurit e tjerë që tashmë janë pyetur, ndër të tjera janë shprehur se plumbat nga të cilët ata kanë pësuar lëndimet trupore kanë ardhur nga brenda rrethimit të ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

“Të plagosurit gjatë marrjes në pyetje, kanë treguar vendet ku ndodheshin në momentin e goditjes duke treguar kështu edhe pozicionin nga mund t’i ketë ardhur plumbi që i shkaktoi plagë në trup, që çuditërisht të gjithë ishin tejshpues. Pra asnjë plumb nuk ka mbetur në trupin e të plagosurve. Këto dëshmi tashmë janë administruar në dosjen hetimore dhe ndodhen në fashikullin hetimor, ku pritet që edhe për këta plagosje të arrestuarit e ndaluar dhe ata që janë nën hetim, të akuzohen për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë”,- thuhet nga të dhënat e prokurorisë. Të pesë të plagosurit kanë plagë të ndryshme në trup, të cilat i kanë marr nga armët e zjarrit në vende të ndryshme të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. “Asnjëri nga të plagosurit me armë zjarri që tashmë janë pyetur, nuk rezulton se është plagosur brenda rrethimit të kryeministrisë. Të pesë të plagosurit në momentin e plagosjes kanë qenë në bulevardin “dëshmorët e Kombit”, por në vende të ndryshme me njëri-tjetrin”,- thuhet nga të dhënat e grupit hetimor.

Ndërsa, reporteri i televizionit ABC, i cili tashmë ndodhet në Belgjikë si azilant politik, sipas prokurorisë, ka qenë fare afër të vrarit Hekuran Deda. “Plumbi që plagosi reporterin Fatos Mahmutaj në dorë është po i njëjti plumb që i solli vdekjen demonstruesit Hekuran Deda, pasi ishin pranë njëri-tjetrit të hipur në podiumin e ngritur nga një televizion kombëtar pranë një pemë, anash portës hyrëse të rrethimit të kryeministrisë”,- thuhet nga prokuroria. Për këtë vrasje, tashmë prokuroria ka ngritur dyshime logjike se ajo mund të jetë shkrepur nga arma e të arrestuarit Agim Llupo, që ndodhet i izoluar në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Por, për plagosjen e katër personave të tjerë, organi i akuzës ende nuk ka arritur në një konkluzion konkretë, pasi është në pritje të eksperimentit të vendit të ngjarjes që është kërkuar të kryhet nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së) në versionin “tre dimensional”. Me kryerjen e kësaj ekspertize, hetuesit e çështjes mund të arrijnë në një përfundim se nga cili vend mund të ketë ardhur plagosja e tyre. Një gjë është e sigurt për hetuesit e çështjes, se akuza ndaj të dyshuarve është ajo e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të katër personave; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë ku për pasoj janë plagosur pesë persona dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e parashikuar na neni 79 pika dh/ ë, ku nëse cilësohen fajtor të dyshuarit rrezikojnë të dënohen jo më pak se 25 vite burg ose burgim të përjetshëm./ Shekulli

 

Vendndodhja e të plagosurve

Ilia Papa nga Saranda, i plagosur në krah ka dhënë dëshmi dhe tashmë ndodhet emigrant në Greqi

Erald Bisha nga Tirana, i plagosur në gjoks, ka dhënë dëshmi jeton në kryeqytet

Ilia Qesku nga Saranda, i plagosur, ka dhënë dëshmi por që tashmë ndodhet emigrant në Greqi

Sokrat Gode nga Berati, i plagosur në krahë, mendohet se ndodhet në Berat

Fatos Mahmutaj nga Tirana, i plagosur në dorë tashmë ndodhet në Belgjikë me statusin e azilantit

Artes Dybeli, nga Laknasi i Tiranës, i plagosur në qafë dhe shpatull, nuk dihet vendndodhja pasi nuk i është marr dëshmia

 

15 komente në “Prokuroria: Të plagosurit e 21 janarit u qëlluan për t’u vrarë”

  1. GENTI VLORE says:

    VEPRO PRA MOJE ZONJE E NDERUAR E PROKURORISE “INA RAMA “DO MBETESH ZONJE E HEKURT DHE ME DINJITET NESE DO ZBATOSH LIGJIN ;;;;NESE JE JASHTE KTHETRAVE TE SALES ;;;;;;MOS E HARRO ;;;;FJELET OFENDUSE ;;;;;LAVIRE BULEVARDI;;;;;;;

    1. templari_antishpellar says:

      Vdekje Sali Berishes. Poshte injoranca, poshte shpellaret!

    2. i says:

      Zonje e hekurt??????
      Ishte po kjo zonje e hekurt qe shpetoi lulzim bashen per rrugen durres kukes,
      Ishte po kjo zonje e hekurt qe nuk mori kurre ne pytje xeninbasi i doli emrin ne cdo pike te gerdecit
      Ishte po kjo zonje e hekurt qe mbasi dolen lloj lloj dokumentash neper gazeta per korrupaionin e qeveritarve tone, nuk nisi as hetimin
      Eshte po kjo zonje e hekurt qe mbasi kane dalur prova te reja per rrugen durres-kukes nuk merr bashen si te pandehur tani qe eshte pa imuntet

      Dhe sa e sa te tjera qe po pertoj ti rreshtoj

  2. QAJE ME DHIMBJE says:

    NESE TI ZONJE NUKE JE PALE ME KRIMINELAT JEPE DREJTESI PER ATA BABALLARE QE LANE DISA JETIME QE NUKE MUNDE TE THERRASIN ME KURRE O BABI PO TE PRESIM NE SHTEPI PER TE NGRENE DREKE

  3. KUNDRA PADREJTESIS says:

    TE DEGJUAM TEK FEVZI ZIU DHE TE PROVOKUAN SHUME DHE NUKE RE KURRE NE GRACKEN E SANDRIT TE KLANIT QE TE MERNIN VESH PER ATE CA KA BERE ME SERVERI E KRYEMINISTRISE SE ATA VETE JANE KRYESORET POR MOS HUMB ME KTE BESIM QE FITOVE NE POPULL FALEMINDERIT

  4. Mike says:

    Mire po ata qe i binin kryeminisris me benz jane arrestuar, ne cdo vend te botes demokratike ata do ishin pushkatuar para deres.Ndoshta ata qe u vrane nuk duhet te vriteshin, sepse ishin larg deres, dhe per kete duhet te denohen kush i vrau, por disa te tjere duhet te vriteshin.Duhet qe shqiptaret dhe sidomos te majtet te kuptojne qe nuk dhunohen institucionet, kush dhunon institucionet ne bote ngelet i vrare.Hiqni dore nga revolucionet, se nuk ka me 97, ku u vrane 4000 veta me mire 4 se 4000.

    1. agbi says:

      Oj mike moj, me mir mos e merr mundimin te shkruash se je shume , shume i shplar ne komentetet e tua . Njeriu zakonisht perpara se te perdor gishtat perdor trurin , ti pse ben te kunderten ?

    2. PERMETARI says:

      edhe ketu ke len koment ti o plere??? po grushtin e shtetit qe beri saliu ne 98 e harove???? u plagosen me dhjetra gardiste dhe prap se prap nuk u vra asnje nga ata opingaret blu te saliut. saliu ne 98 ishte me tanksa, kundra ajror, automatik, pistoleta , etc dhe prap garda nuk qelloj drejt turmes. O NJERI HIPOKRIT, PO A KRAHASOHET 21 JANARI ME 14 SHTATORIN E BERISHES?????????????? SALIU NE 14 SHTATOR E DOGJI KRYEMINISTRINE, E MORI ME DHUNE DHE NUK PATI ASNJE TE VRARE. I KE HARUAR KETO O PLEREEEEE?? SPASKA ME KEQ SE TE JESH SALIT.

    3. fule says:

      Ne cilin vend more Mike, do ishin pushkatuar para deres??? Me thuaj cilin rast njeh ti o shpellar i Saliut? Egjiptin e Mubarakut?
      Aty protestuesit dogjen Ministrite dhe rajonet e Policise, se kishin dale per te kerkuar dorheqjen e tiranit si me 21 Janar o tutkun, po Mubaraku nuk na del hero sot me llogjiken tende, apo jo o Miushi Mike?

      Institucionet do mbronte dhe Ramizi, kur vrau ne 2 Prill, u funderrine? Dhe shikoni fytyren e ndyre te kesaj qenia si shprehet, “ndoshta keta te 4 u vrane gabimisht…(gjithmone ndoshta)” – por shume te tjere duheshin vrare. Gjak i qelbur shpellari je o Mike…

      Po nuk ke faj ti jo, fajin e kane te tjere qe e lane gjalle kete Monster me 97, pasi masakroi nje popull te tere, vetem per te shtyre doreheqjen nga pushteti.

    4. cuni_tr says:

      Po mike,edhe ai qe tentoi te hynte me Benz-in eshte arrestuar, eshte marre ne pyetje dhe ndoshta akoma eshte brenda, pret gjyqin per te bere 6 muaj burg.

  5. Drini says:

    Ti mut(mike) qenke nje koqe kandari qe dukesh sikur te ka dhjere shtrigu sali nga bytha. Ku ke pare ti more malok i qelbur qe vriten masat pa gjygj? More plehre qeverria e forte merr masa dhe i ndalon pa vrare se ka mjete te mjaftushme. Eshte hequr denimi me vdekje me kushteture o Mike-muti. Vrasja ekziston vetem neper kokat malokiane. Po greqia u dogj me 100 here more mike-muti, pse nuk u vra njeri? po italia o mike -muti.
    Ik ore qerohu plehre me metalitet vucidoljan.

  6. tomori says:

    Kjo nuk eshte GARDA E REPUBLIKES por eshte BATALIONI I VDEKJES ne dispozicjon te fashizmit.

  7. Horri i bulevardit says:

    Mikja ka marre si duket ndonje dru rikoshet sic thote Salija dhe mundohet te jape shifra.
    Moj mikja PD-iste, ne kete bote te hallaktur dhe te mbrapshte, behen protesta qe e kalojne 100-fish dhunen e shqiptareve tek kryeministria dhe kur ndodh qe ndonjeri te vritet, personi qe ka kryer kete akt, shkon para gjyqit dhe denohet si vrases, por dhe me keto masa, protestat nuk ndalen dhe behen akoma me te dhunshme dhe kerkesa qe vjen nga keta protestues edhe te dhunshem, ku nuk mungojne dhe maskat, eshte: Te jape doreheqje qeveria.
    Ne shume protesta te dhunshme kudo ne boten demokratike, ku nuk vriten njerezit, ka edhe arrestime te demonstruesve, por qe lirohen me pas dhe vete administrata e qeverise me kryeminstrin ne krye, merr masa per te permiresuar ato pjese te qeverisjes, qe u bene shkak per dhune nga ana e demonstruesve.
    Kurse ne diktature, diktatori injekton me ane te fjalimeve dhe mediave proqeveritare, per armiq dhe tradhetare dhe se shteti qe eshte pushteti i diktatorit, do ti godase dhe do ti asgjesoje edhe fizikisht.
    Sot shume ish komuniste aktive dhe ish spiune, po mundohen te fshihen mbas fjalimeve antikomuniste dhe ja kane arritur per nje pjese si ju.
    Keshtu do te fshiheni dhe ju mbas renies se diktatorit Berisha, ku dhe bota demokratike do te shohi dhe denoje dhunen qe ka bere ky njeri, ne dem te demokracise dhe popullit te tij.
    Por ne ju njohim dhe sdo te keni mundesi te fshiheni.

  8. tironci says:

    kJO ESHTE qeveria FASHISTE A NAZISTE qe drejton SHQIPERINE..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

  9. popull naiv says:

    e gjithe intervista ishte thjesht nje makiazh per ta paraqitur ina ramen zonje te hekurt.

    cfare mut zonje e hekurt eshte ajo kur nuk pati kurajon te perballet me fyerje skandaloze ne forme publike nga kryeministri sali-haleja? ne cfare vendi te botes cilsohet prokurorja nga kryeministri -lavire bulevardi-

    dhe prokurorja e pranon nuk hap gojen, po sikur te kishe bere nje ankese ne media moj ina. pse??????????

    ina rama duke heshtur ndaj fyerjes qe ju bej asaj personalisht tregoi se eshte o.k per nje kryeminister ose mashkull te denigroje femrat qofshin keto edhe ne pozita te larta shteterore dhe pa piken e turpit i zgjat doren e faljes sali -qenit edhe pse ai nuk kerkoi sikur nje falje formale.

    keto jane skenaret e arv-ZIUT qe do ti hedhi hi syve popullit, te besoje se prokurorja do beje detyren.

    le te mos harrojme se ina rama eshte aty ku eshte prej argita berishes. ndoshta dhe ajo vete nuk e kishte parashikuar kurre se per cfare firmosi kur pranoi ate post dhe tani po perpiqet te dali pa njollosur veten duke harruar se te mos implikohesh nuk mjafton te quhesh e ndershme-DUHET TE BESH DETYREN ZONJA RAMA SE PAGUHESH, DHE POPULLI DHE FATET E TIJ NE SHUME ASPEKTE VAREN NGA VENDIMET E TUA.

    ina rama nuk eshte as mish as peshk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje