Tempulli Taung Kalat në Burma është ndërtuar në majën e një shkëmbi vullkanik- një formacion i krijuar nga magma e dalë në malin Popa.
Këto foto brilante tregojnë tempullin, që është si një Mekë për turistët dhe budistët.
Vizitorët dhe besimtarët duhet të ngjisin 777 shkallë për të arritur në majë, ku shijohet edhe pamja fantastike.
Fotot janë realizuar nga një fotograf spanjoll, i cili ka mbetur i mahnitur, edhe pse puna e tij është që të vizitojë vendet e shenjta.
Burma vijon të jetë një vend shumë i izoluar edhe sot. Por pas disa zhvillimeve të fundit politike, vendi ka nisur të hapet ngadalë për turistët.
B E A utiful!
Qenka vend i shkelqyeshem per me ba alpinizem kryeministri i yne e per te thye edhe nji rekord!!!
What a unique place!
Sa per kujtese: ne shqip ky vend quhet “Birmani”, dhe jo “Burma”. Me siguri qe ai qe e perktheu e mori direkt nga interneti dhe s’e cau shume tr… Here tjeter me shume kujdes.
E vertete qe ne shqip quhet Birmani, por me shume duhet te shqetesohemi per gramatiken dhe germezimin e dobet te fjaleve si dhe perdorimin e shume fjaleve te huaja ne shtypin e perditshem.
Ky tempull ndodhet ne Burma, dhe jo Bimrani..kerkoje ne google dhe do ta gjesh ne vendodhjen Burma. Ja tek e ke edhe ne anglisht.
http://www.whatsonsanya.com/news-19992-burma-s-taung-kalat-temple-built-on-top-of-5000ft-mount-popa-volcano.html
Mos e leni Salen me shku atje se e prish.
Ku ishe per peshk??? – jo ore çne isha per peshk!!! -Aaa… kujtova se ishe per peshk…
-Burma-Bamar-Birmani-Myanma-Myanmar jane emrat e te njejtit vend ne kufi me Indine Kinen Laosin dhe Tailanden.
Birmani- nga emri i etnise me te madhe “Bamar” edhe nuk pelqehet nga pakicat e tjera etnike, per kete nga 1988 e quajne Myanmar nga shkurtimi i “Myanma Naingngandaw” emer qe pranohet me më pak kundershtime nga grupet etnike ne ate vend. Myanmar eshte quajtur nga Mongolet nga vitet 1200-1300. Mramna quhet edhe gjuha e tyre.
Shif fotografit e knoqu ça po na bo shkenc kot, Shnet robo!!!
o Arberor, mire qe je i trashe, po kete duhet t’ja tregosh edhe te tjereve. Burma thuhet ne Anglisht, Birmani ne shqip. Po ta lexosh me kujdes komentin e “ylli i shamunaqes” e kupton … Por duhet te kesh dhe 2 pare mend… ?
Sot emëri zyrtar i këtij shteti aziatik është “MYANMAR” me kryeqytet “Naypyidaww”. Më parë ky shtet quhej “Burma” në gjuhët anglo-saksone dhe “Birmani” në gjuhët latine i cili kishte për kryeqytet Rangunin. Ju kujtoj komentuesve të tjerë , mos të zihen për mustaqet e Celos! sepse ky është versioni i tanishëm zyrtar i këtij shteti aziatik.