Vajza e Whitney Houston në spital, tentoi vetëvrasjen

13 Shkurt 2012, 12:26Lifestyle TEMA
Vajza e Whitney Houston në spital, tentoi vetëvrasjen

Ekziston frika se vajza e Whitney Houston, 18 vjeçarja Bobbi Kristina, mund të ketë tentuar vetëvrasjen pasi është dërguar në spital dy herë brenda 24 orësh. Nëna e saj u gjet e vdekur në një banjo hoteli, një lajm që shokoi të bijën.

Adoleshentja shkoi në spital pasi kaloi një gjendje të fikëti. Mendohet se ajo ka konsumuar alkool dhe ka marrë një pilulë që i është dhënë nga një prej shoqëruesve të mamasë së saj.

Pak orë më vonë ajo doli nga spitali, po shokët dhe familja e saj janë të shqetësuar për gjendjen mendore.

Ndërkohë trupi i këngëtares nuk do mund të vizitohet nga askush pa mbaruar autopsia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje