Gjermania në alarm nga bombat e urinës!

17 Shkurt 2012, 21:01Lifestyle TEMA

Gazeta Bild në një shkrim të saj thotë se Gjermania është në alarm kohët e fundit pasi është shtuar numri i bombave të urinës që lëshohen nga banjot e avionëve dhe bien në tokë në formë të akullt. Një familje nga Nyrenbergu thotë se një bombë e tillë akulli ka rënë në çati. Familja mendoi se ajo po shembej. Këto blloqe urine mund të jenë disa kile të rënda dhe vijnë në tokë me një shpejtësi rreth 200 kilometra në orë. Agjencitë e siguracioneve thonë se megjithatë nuk kanë marrë ndonjë ankesë për plagosje të ndonjë qytetari nga bombat e urinës.

Një ekspert thotë se bombat e urinës nuk janë aq të forta si akulli normal. Për shkak se në VC ka dezinfektantë, ato veprojnë si një anti- frizë. Edhe vetë urina në fakt ka disa elementë kundër ngrirjes. Prandaj bombat e tilla janë më të buta.

Avionët zakonisht i shkarkojnë tualetet pas uljes në tokë përmes një ventili, por ka raste që shkarkimi ndodh edhe në ajër.

7 komente në “Gjermania në alarm nga bombat e urinës!”

  1. Vila says:

    dum dy cope, nje per ne kryeministri per Salen dhe nje per ne parlament, per Jusufinken. Ti bejme helq koke e kembe, inshalla.

    1. Vlora says:

      mos u trego kaq kurnac,,me vetem dy…………
      un do te thosha ti leshojne te gjitha per salen e xhosin.

  2. memaljoti says:

    ata kur i leshojn ne gjermani dhe jo ne shqiperi qe eshte vendi plerave jo se jemi te till por e ka ber saliu qe kerkon te mbledhi te gjith plerat e evropes

  3. miri suedi says:

    shyqyr qe nuk fluturojne lopet.

  4. bora says:

    Aka ndonje rruge ky avioni ketej nga parlamenti yne ,por kur te kete rrezerva te medha muti dhe ta leshoje mu ne oborrin e tij qe mos kete firme qe ta pastroje.

  5. jola says:

    Kot e keni mos prisni te qelloj rrufeja ne hale..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje