Princi i Holandës goditet nga orteku, në gjendje të rëndë

17 Shkurt 2012, 19:30Lifestyle TEMA

Princi i Holandës, Johan Friso, është në gjendje kritike në spital pasi u godit nga një ortek në një resort austriak.

BBC bën me dije se princi, 43 vjeç, mbeti i groposur në borë për 15 minuta përpara se të nxirrej aty nga forcat e shpëtimit.

Mjekët thonë se ai është akoma në rrezik për jetën.

Princi Friso është djali i dytë i Mbretëreshës Beatrix të Hollandës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje