Kryeministri aktual i Rusisë, Vladimir Putin, akuzohet se ka shantazhuar një prej aktoreve më të njohura dhe të dashura ruse, Chulpan Khamatova, për ta mbështetur atë për fushatën presidenciale.
Chulpan , e cila është kryesuese e fondacionit për fëmijët Podari Zhizn, ose “Dhurata e Jetës”, është shfaqur në një video që titullohet “Pse do të votoj për Putin”, ku thotë se: “Në jetën tonë nuk ka gjë më të rëndësishme se sa shëndeti i fëmijëve. Vladimir Putin asnjëherë nuk ka qenë indiferent ndaj kërkesës së fondacionit dhe mbështetjes së doktorëve”.
Krerët e opozitës dhe faqe të ndryshme interneti kanë thënë se aktorja e njohur, sidomos për filmin “Good Bye Lenin!”, është shantazhuar nga stafi i Putin për të bërë këtë reklamë.