Dhe telashet nuk kanë të sosur për Dominique Strauss- Kahn

21 Shkurt 2012, 12:28Lifestyle TEMA

Ish- kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss- Kahn është marrë në pyetje nga policia franceze si i dyshuar në një hetim për një rrjet prostitucioni. Lajmin e bëri të ditur një prokuror.

Sipas BBC, Strauss- Kahn, dikur kandidati kryesor për të garuar për presidencën franceze, tani po mbahet në një rajon policie në Lille, në veri të Francës.

Policia ka marrë në pyetje disa prostituta që kanë pranuar se kanë bërë seks me Strauss- Kahn. Por ai insiston se nuk e dinte se femrat ishin prostituta. “Unë ju sfidoj ju të më bëni dallimin mes një femre nudo dhe një prostitute nudo,” tha avokati i Strauss-Kahn.

Policia franceze po heton deri më tani dy persona për organizimin e një rrjeti prostitucioni.

Policia franceze mund ta mbajë Strauss- Kahn në rajon për 48 orë.

Të shkosh me prostituta në Francë është e ligjshme, por të furnizosh të tjerët me prostituta është e paligjshme.

2 komente në “Dhe telashet nuk kanë të sosur për Dominique Strauss- Kahn”

  1. plaku says:

    Sic duket koka e vogel komandon koken e madhe.

  2. pinxho kapellja says:

    jo plaku. koka e vogel e ha te madhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje