Deri pak ditë më parë, të gjitha femrat në Francë duhet të shkruanin në dokumentet zyrtare, nëse ishin zonja apo zonjusha, pra nëse ishin të martuara apo ajo. Ligji për këtë rregull ishte miratuar në korrik. Kjo solli reagimin e ashpër të organizatave dhe shoqatave feministe, të cilat e konsideronin këtë si diskriminim. Kjo, pasi sipas tyre, femrat viheshin në siklet kur pyeteshin nëse ishin të martuara apo jo. Pas presionit të tyre, qeveria franceze vendosi ta ndryshojë ligjin dhe tashmë na asnjë dokument nuk do të shkruhet zonjushë. Për të gjitha femrat në Francë do të shkruhet zonjë.