50 mijë euro për…parkimin

24 Shkurt 2012, 11:54Lifestyle TEMA

Të gjithëve u ka ndodhur që të shohin ndonjë makinë të parkuar për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, duke zënë kështu pluhur. E njëjta gjë ka ndodhur në Luksemburg me një Citroen të vjetër me targa franceze, që ishte parkuar që nga viti 2007 në një garazh. Vetëm se pronari i automjetit do të duhet të paguajë plot 50 mijë euro për parkimin, pasi një ditë parkim kushtonte 28 euro. Me një shifër të tillë, ai do të mund të kishte blerë një makinë luksoze. I habitur nga kjo gjë, duke qenë se është treguar i pavëmendshëm, ai ka kërkuar që t’i ulet shifra, dhe mund të paguajë 15 mijë euro. Gjithsesi, edhe nëse i ulet shifra që do të paguajë, sërish 15 mijë euro janë shumë, kur vjen fjala për parkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje