Ja një mënyrë alternative për të pushtuar Iranin...

27 Shkurt 2012, 23:23Lifestyle TEMA
Ja një mënyrë alternative për të pushtuar Iranin...

Vendi i fundit ku ti pret që të porositësh një KFC është Irani. Megjithatë, edhe pse duket e pazakontë, Kentucky Fried Chicken ka hapur restorantin e parë në vend pas më shumë se 30 vitesh. Rrjeti amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë ka ngritur një të tillë në qytetin Karaj në provincën Alborz, në qendër të Iranit.

Restoranti u hap pavarësisht sanksioneve të ashpra amerikane ndaj Iranit. Mbajtësi i licencës thotë se iu deshën pesë vite për të marrë leje nga autoritetet lokale për të hapur degën e KFC. KFC ishte mbyllur në Iran pas revolucionit islamik të vitit 1979.

6 komente në “Ja një mënyrë alternative për të pushtuar Iranin…”

  1. Gjethi i thate says:

    Më mirë një pushtim i tillë se sa me të vrarë e sakatosur.Po i ka vajtur kjo në mëndje,le të vazhdojnë.Pse me ne çpo bëhet? Apo ne jemi të lirë dhe se durojmë dot thundrën armike?!

  2. Argita_B says:

    KFC eshte bastardimi i ushqimit njerzor, jam kundra islamizimit te njerzimit dhe menyrave eksterimste qe Irani do ti serviri botes, po jam po aq kundra amerikanzimit te ushqimit boteror.
    Amerikanet jane me te vertete shkateruesit e ushqimit boteror, me te varferit ne kete fushe, dhe fatkeqesisht mundohen e arrijne ti eksportojne botes mbare recetat e tyre skandaloze.
    Mjere njerzimi per “udherrefysesin” que ka.

  3. Edi Detroit says:

    Argita B, nuk e kuptoj qe shperthen keshtu,asnje njeri nuk eshte i detyruar te haje ushqim amerikan,KFC eshte vetem prodhim me mish pule, ti e di se ke qene ketu, pra nuk eshte i demshem per shendetin,nuk e kuptoj” Amerikanet jane shkatrruesit e ushqimit boteror”, komentet tende ne pergjithesi jane realiste, por kur flitet per Ameriken ti nuk perdore llogjiken por vetem emocionet,qe ne kete rast jane negative.Megjithese ky eshte mendimi jot dhe une jam i detyruar ta respektoj pavaresisht qe jam krejtesisht kunder.Ketu nuk po flitet per hamburger, Mcdonald,apo Burgerking, plus ne Shqiperi nuk jane plotesuar kushtet, dhe asnje nga keta gjigande nuk ka hyre dhe sbesoj se do hyj shpesh.

  4. Doom n' Gloom says:

    KFD

    Kentucky Fried Derrkuca

  5. Doom says:

    Mero, KFC nuk e ka bere pune. Eshte e pamundur legalisht sepse ka sanksione dhe e mbysin KFC ne kryq po e beri kete. Jam 100% i sigurte kjo eshte fallco

  6. bostonian says:

    KFC eshte ushqim per “Brothers”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje