Tiranë, vritet roja i karburantit

12 Mars 2012, 10:55Politika TEMA

Një roje karburanti, i moshës 25- 30 vjeç është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia thotë se vrasja është shënuar rreth orës 04:30 minuta në një pikë karburanti pranë kthesës së Kamzës. Një telefonatë në polici ka njoftuar për një person të shtrirë pranë pikës së karburantit.

Pas veprimeve të para hetimore policia deklaroi se viktima është Aldo Vrapi, me banim në Paskuqan punonte si roje por dhe si punëtor i turnit të tretë në këtë pikë karburanti. Viktima është dërguar në spital për t’i bërë autopsinë.

Ekspertë të policisë dhe oficerë të policisë gjyqësore po punojnë në terren për të mbledhur ndonjë dëshmi, apo provë që mund të çojë në zbardhjen e vrasjes./shqiptarja

2 komente në “Tiranë, vritet roja i karburantit”

  1. raimondi says:

    Karburantet duhen pajisur me kamera ne menyre qe kush ben krim te identifikohet

    Gjynaf i shkreti –Ndjese paste !

  2. bora says:

    Policise i del per detyre qe ta zbuloje kete krim te shemtuar,dhe drejtesise i del per detyre qe te marre denime maksimale, punedhenesve u del per detyre qe te paguhen punetoret dhe te mos shfrytezohet njerezit e varfer me nga tetedhjetemi lek rrog dhe pa siguracione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje